E merkure, 24.04.2024, 03:33 AM (GMT+1)

Speciale

Neki Lulaj: Masakra e Lybeniqit krim i pafalshëm dhe i pa pajtueshëm me kriminelët

E enjte, 01.04.2010, 09:59 PM


MASAKRA E LYBENIQIT KRIM I PAFALSHËM DHE I PA PAJTUESHËM ME KRIMINELËT

 

(Askush s’ka të drejtë që Serbisë t’ia shtrijë dorën e pajtimit pa u zbardhur masakrat dhe ata kriminelë që i shkaktuan ato)

 

Nga Neki Lulaj

 

Kulmi i çmendurisë njerëzore të kriminelëve të Karpateve të ardhur si lypsa në Kosovë,duke u karakterizuar nga një gjenocid dhe pastrim etnik i planifikuar nga I Andriqi,D.Qosiqi, A.Rankoviqi,Titoja,dhe duke vazhduar me S.Millosheviqin,Drashkoviqin Shahinoviqin ,Arkanin Sheshelin ,dhe lugetërve të tjerë e që kjo fantazmë e xhelatëve serbosllavë nuk pushoi kurrë në hartimin dhe realizimin e planeve të errëta ogurëzeza mbi shqiptarët e ngratë.

Mëngjesi i 1 prillit të vitit 1999,për fshatin Lybeniq(Komuna e Pejës) nuk ishte një mëngjes i zakonshëm,edhe pse jeta e ndrydhur në robëri e kishte bërë të vetën dhe se hasmëria në fshatin e përzier,po thuaj se kishte shtyer në infinit ndasinë ndërnacionale edhe pse ajo nuk thuhej haptas por u pa dhe u kuptua më vonë.

Kështu në orët e hershme të mëngjesit,formacionet ushtarake,policore militare dhe paramilitare e kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihët rrënxë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc.

Kërcënimet e atyre që numëronin ditët e fundit të sundimit shekullor ne Kosovë ishin jashtë logjikës njerëzore duke u përngjarë ujqërve të tërbuar dhe të uritur për xhah nga një dimër i gjatë madh dhe pa ushqim të mjaftueshëm.Kërcënimet e atyre që kishin humbur arësyen dhe e kishin ngritur urrejtjën patologjike kundër shqiptarëve.

Atë mëngjes nga xhelatët kishte vetëm një urdhër :Të dalin të gjithë fshatarët nga shtëpitë e tyre dhe mos të ngelët askush në shtëpi,së pari njësia kriminale e vdekjës ka pushkatuar Adem Bushatin 65 vjeçar pastaj duke shtier me rafalle automatikësh ne ajër. Më pas fshatarët i kanë grumbulluar dhe i kanë urdhëruar që të shkojnë njashtu grumbull drejtë në fund të fshatit e më pastaj kolonen duke e ndarë në dysh e që ata gjatë ndarjes dhunshëm përdornin kondakun e automatikëve,shqelma,dru,zingjirë dhe gjësende tjera të forta.Operacioni shfarosës kishte mbi civilët e pa armatosur kishte kobin e zi për fshatarët e Lybeniqit,duke e bërë këtë ndarje të dhimbshme jetësore.

Gratë dhe fëmijët i kanë ndarë nga burrat prej 15 deri në 90 vjeç,pastaj gratë duke i kërcënuar që të fillojnë marshin e udhëtimit drejtë për në Shqipëri me fjalë dhe sharje fyese se kjo tokë nuk është e tyre.

Më pastaj burrat e ndaluar në një udhëkryq në të dalë nga fshati,bri rrugës afër një muri.Dy udhëheqësit e fshatit Adem Haredinaj dhe Ukë Bushati kanë bërë përpjekje me bisedue me komandën vrastare por në pa sukses dhe se këta të dy i kanë pushkatuar të parët pastaj kanë urdhëruar që të gjithë të shtrihën për tokë ku aty kanë zbrazë mllefin pushkët dhe armët vrastare mbi civilët e pa fajshëm.

Nga grumbulli i fshatarëve të ekzekutuar tetë prej tyre mbijetuan Masakrën e Lybeniqit e një prej tyre është Besim Huskaj,i cili mes tjerash thotë:“Do të isha shumë më i lumtur po të kisha vdekur atë ditë të kobshme me vëllaun, mixhën, kusherinjët dhe bashkëfshatarët e mi.,e përjetova masakren dhe nga plagët e marra në ato ditë të fillim prillit të vitit 1999,ku pranvera ishte e nxehtë dhe se plagët e marra na u kanë krymë dhe me plagët e marra kemi shkuar zhagas deri në Strellc ku më pastaj kemi qëndrue gjatë gjithë kohës në fshatin Isniq“.

Gjatë atyre ditëve Kosova ishte e boshatisur nga njerëzit, nuk dukej asgjë as rrugëve as fshatrave, edhe ato ishin të boshatisura, nëpër fusha kishte vetëm bagëti pa bari dhe disa qen të tërbuar dhe njerëz të vdekur, të masakruar dhe të pavarrosur.Disa nga emrat e kriminelëve i mbijetuari i masakrës së Lubeniqit tregon se i ka publikuar në deklaratat e mëhershme të cilat ia kanë marrë gazetarët e huaj të mediave të ndryshme ,por asgjë deri më sot s‘ka vepruar askush në këtë drejtim,as përgjegjësit e sigurisë në Kosovë,as policia e UNMIK-ut nga e cila edhe nuk është pritur më shumë, as institucionet e tjera ndërkombëtare por edhe as SHPK-ja. Rasti i Lubeniqit është paraqitur edhe në Hagë dhe se është menduar se dikush nga katër të mbijetuarit do të marrë ftesën për të dëshmuar para Tribunalit mirëpo disa përsona të cilët kanë qenë të ngarkuar në grumbullimin e fakteve si duket janë „kumbaruar-miqasuar“ me kriminelët duke e neglizhuar lëndën tani e 11 vjet dhe se nuk është ndriçuar në këtë drejtim asgjë. Kështu shprehet shumë i shqetësuar i mbijetuari i masakrës së Lubeniqit ngase traumat dhe plagët e pashëruara kishin zënë vend të përjetshëm në shpirtin e tij si dhe mos angazhimi i institucioneve të Kosovës për këtë kategori njerëzish të cilët do të duhej të kishin një tretman të veçantë në trajtimin e shpirtit të tyre të plagosur dhe traumave të fituara në masakrën në fjalë.

Lubeniqi ose fshati i jetimëve edhe pas luftës, edhe me pavarësinë e Kosovës nuk e ka fituar ndonjë tretman të veçantë ose ndonjë ndihmesë që do t’i privilegjonte sado pak këta të mbijetuar dhe fëmijët që padrejtësisht ngelën në kohën më të nevojshme pa prindër. Fantazma e gjelatëve serbosllavë atë ditë pushkatoi edhe Kadri Sadik Jahëmurataj i lindur në vitin 1912, fëmiun Leonard Osman Alimehaj i lindur me 1993 dhe gruan shtatëzënë në muajin e nëntë Shyhrete Shaban Ukshinaj.

Të gjithë të ekzekutuarit sot qëndrojnë në heshtje kthehen në legjenda dhe sodisin dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës, janë bërë emra që gjaku i tyre bëhet blerim i tanë Lubeniqit dhe gjithë Kosovës.

Të vrarët e masakrës së 1 prillit 1999, të fshatit Lybeniq janë: Shaban I. Alimehaj, Haxhi M. Alimehaj, Rrustem M. Alimehaj, Hazir M. Alimehaj, Shaban L. Alimehaj, Bajram S. Alimehaj, Fadil Sh. Alimehaj, Ilir S. Lokaj, Zeqë H. Bobi , Bajram R. Bobi, Bekë R. Bobi, Muharrem B. Bobi, Muharrem B. Bopi, Abdyl B. Bobi, Dinë J. Huskaj, Tafil D. Huskaj, Nekë S. Huskaj, Ramë A. Avdullahaj, Gëzim D. Avdullahaj, Naim H. Avdullahaj, Haxhi B. Avdullahaj, Metush D. Avdullahaj, Ramë S. Avdullahaj, Feim Sh. Avdullahaj, Rexhë C. Rexhaj, Fazli T. Ukshinaj, Ramë B. Ukshinaj, Ruzhdi Q. Ukshinaj, Hajdar U. Ukshinaj, Riza A. Morina, Çun A. Morina, Adem I. Bushati, Smajl I. Bushati, Bajram H. Bushati, Ukë H. Bushati, Ramiz I. Hamzaj, Jashar M. Hamzaj, Xhavit I. Hamzaj, Selim S. Hamzaj, Ali B. Shoshi, Gani D. Shoshi, Sefer S. Shoshi, Sali B. Rrustemaj, Nazmi B Rrustemaj, Zize Cacaj, Musli H. Haradinaj, Adem S. Aradini, Kadri S. Jahmurataj, Musa S. Jahmurataj, Smajl M. Jahmurataj, Ramiz S. Berisha, Selim Aliçkaj, Arif Tahiraj, Osman T. Alimehaj, Ferdane H. Alimehaj, Leonard O. Alimehaj, Hate O. Alimehaj, Fatmir A. Alimehaj, Qamil Rr. Ukshinaj, Shyhrete Rr. Ukshinaj, Muhamet Q. Ukshinaj, Rrustem S. Ukaj, Smajl S. Huskaj, Selam Sylaj, Haxhi I. Cakaj.

Kjo ishte masakra e dytë që serbët e bënë në këtë fshat. Masakra e parë ka ndodhur më 25 maj 1998, ku u pushkatuan shtatë veta të këtij fshati dhe një nga Deçani. Në orën 13.oo, në fshat ka hyrë policia, e cila më parë e kishte rrethuar fshatin. I kanë nxjerrë nga shtëpia meshkujt dhe menjëherë i kanë pushkatuar. Ata janë: Zeqë Misin Hamzaj (1931) me dy djemt Gani Hamzaj (1973) dhe Rifat Hamzaj (1974), Ymer Deli Hamzaj (1945), Bashkim Ymer Hamzaj (1974), Brahim Ukë Hamzaj (1934), Dervish Ukë Hamzaj (19b7) dhe Hysen Daut Alimehaj (1969) nga Deçani. Të gjithë këta janë vrarë me plumba "Dum-Dum". Kokat i kishin të prishura, të deformuara. Atë natë i kemi mbajtur në xhaminë e fshatit dhe të nesërmen i kemi varrosur me gjitha tesha.

Masakra e tretë apo, siç njihet, Masakra e Belit, ka ndodhur në Stanin e Belit, një javë pas masakrës së dytë, me gjasë më 6 apo 7 prill 1999. Stani i Belit ndodhet mbi fshatin Lybeniq në një largësi ajrore diku rreth tre kilometra. Atje policia masakroi 50-60 fshatarë refugjatë të strehuar nga fshatra të ndryshme, të cilët kishin ikur nga policia serbe pas masakrës së 1 prillit (Lybeniqit). Atje s’janë kursyer as njerëzit e paralizuar, siç ishin djali dhe e shoqja e Osman Alimehajt. Në Stanin e Belit janë masakruar, afër 10 veta të kësaj familjeje. Atje është ekzekutuar edhe Qamil Ukshinaj me djalë dhe me gruan shtatzënë në muajin e nëntë. Shumica prej tyre janë djegur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm eshtra dhe hi.



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora