E merkure, 24.04.2024, 01:23 AM (GMT+1)

Editorial

Shoqata Gjithëshqiptare ''Trojet e Arbrit'': Jemi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

E merkure, 31.03.2010, 09:59 PM


REAGIM I SHOQATËS GJITHËSHQIPTARE „TROJET E ARBRIT“ -  LIDHUR ME HEQJEN E EMBLEMËS SË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

 

Në shenjë respekti për përvjetorin e 132 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mënyrë simbolike, sjellim reagimin e 132 Intelektualëve Shqiptarë nga mbarë Trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora kundër vendimit absurd të Gjykatës Kushtetuse të Kosovës,

SHOQATA GJITHËSHQIPTARE “TROJET E ARBRIT”

 

Lajmi për heqjen e emblemës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit na ka habitur dhe tronditur pa masë, se me këtë akt të vrazhd dhe vandal, Gjykata Kushtetuse e Kosovës ka luajtur me ndjenjat dhe emocionet e 13 milionë shqiptarëve anë e kënd rruzullit tokësorë, kështu, duke hapur plagët historike për të gjithë ata shqiptarë të cilët humbën me të dashurit e tyre gjatë pushtimit pesëshekullorë të perandorisë osmane dhe pushtimit njëshekullor sllav, pushtim i cili ende sot e asaj dite vazhdon në një pjesë të mirë të trojeve tona etnike. Jemi kundër, se kjo logo nuk prezanton vetëm zyrtaritetin e qytetit të Prizrenit, por simbolizon historinë e sakrificës dhe luftën kundër zhbërjes kombëtare nga pushtimet shekullore me etni të ndryshme, që sot edhe po bëjnë inicime të turpshme. Andaj, multietniciteteve të mbetura e të vona, ju, Gjykatë Kushtetuese, mund t’u jepni diç më të vonë, dhe që nuk cenon assesi të mirën e lavdishme kombëtare ndërshekullore. Dhe ju përkujtojmë se, Kushtetutshmëria dhe Kombëtarja janë në binarë të veçantë. Shoqata gjithëshqiptare “Trojet e Arbrit”, përmes këtij reagimi, fton Gjykatën Kushtetuse të Kosovës që në mënyrë urgjente ta heqë vendimin e saj dhe mos të luan me faktologjinë kombëtare, historike e politike, si dhe me ndjenjat shpirtërore të mbi 13 milionë shqiptarëve gjithëkah janë, pa përjashtim. Gjithashtu, ftojmë Asamblenë Komunale të Prizrenit, e në veçanti partitë Shqiptare, e që janë të përfaqësuara në këtë Asamble, që urgjentisht ta hedhin poshtë, bashkarishtë, këtë vendim të Gjykatës Kushtetuse të Kosovës. I bëjmë me dije të gjithë qytetarët e Prizrenit, se Prizreni nuk është qytet multietnik, siç mundohen t‘i japin këtë ngjyrë disa qarqe të caktuara që veprojnë kundër Kombit shqiptar. Sepse, një qytetet mund të jetë multietnik vetëm atëherë, kur në atë qytet banojnë dhe jetojnë katër deri në pesë etnitete të ndryshme, me përafërsisht numër të njejtë të banorëve. Ndërkaq, në Prizren është e kundërta e asaj, aty jetojnë 85% shqiptarë dhe 15% minoritarë. Pra, me këtë ju bëjmë me dije ju dhe opinionit të gjër, se Prizreni është qytet multikulturor dhe jo multietnik. Nëqoftëse Gjykata Kushtetuse e Kosovës nuk do ta heqë këtë vendim edhe pas refuzimit të këtij vendimi nga ana e Asamblesë Komunale te Prizrenit, pra, nga perfaqësuesit e popullatës së Prizrenit, e që janë të zgjedhur nga vet qytetarët e këtij qyteti me rrethinë, atëherë do t‘ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, krahine apo ideje, që të mblidhen dhe të demostrojnë në qytetin e Beslidhjeve Shqiptare në Prizren, derisa këta gjykatës të kthejnë vendimin e tyre politik. Andaj, edhe njëherë, jemi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për mospërdorim të mëtejmë të logos së Lidhjes së Prizrenit, për Komunë të Prizrenit.

Studiues, historianë, publicistë ,veprimtar dhe anëtarë të Shoqatës Gjithëshqiptare “Trojet e Arbrit”, nga të gjitha trojet shqiptare:

 

1.Prof.dr.Muhamet Shatri - Kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Prishtinë

2. Mr.sc Nue Oroshi, Nënkryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit”-anëtar i

Asamblesë Komunale në Prizren

3. Dr.sc.Mentor Quku, Sekretar i Shoqatës “Trojet e Arbrit”-

4. Akademik Mark Krasniqi – Studiues, ish kryetar i PSHDK, shkrimtar

5. Emin Fazlija - Kryetar i Beslidhjes Kombëtare Demokratike shqiptare-Gjermani

6. Prof.dr Ramiz Abdyli - Profesor-Historian, Studiues-Shkup

7. Prof.dr Jahja Drançolli-Medievist, Ligjerues në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, dega e Historisë, Prishtinë

8. Prof.dr.Riza Sadiku - Bashkëpunëtor i lart Shkencor në Muzeun e Kosovës,Prishtinë

9. Akademik Gjelosh Gjokaj-Piktor i përmasave ndërkombëtare-Kryetar i Shoqatës “Lahuta” në Gjermani

10.Akademik Beqir Meta – Studiues – Historian, Profesor - Tiranë

11.Prof.dr. Muharrem Dezhgiu - Instituti i Historisë, Tiranë

12. Prof.ass.dr. Qerim Dalipi - Ligjerues në Univerzitetin e Tetovës

13.  Prof.ass.dr. Fehari Ramadani - Dekan në Fakultetin Filozofik të Tetovës

14. Willy Gjon Kamsi-Ish ambasador i parë i Shqipërisë në Vatikan,studiues Shkodër

15. Prof.dr Sabile Keçmezi-Basha - Punëtore shkencore në Institutin e Historisë në Prishtinë, shkrimtare, poete, publiciste

16. Prof.dr. Lush Culaj - Punëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës

17. Selman Etemi - Anëtar i Kryesisë së Shoqatës „Trojet e Arbrit“, studiues, Hamburg     Gjermani

18. Tomë Mrijaj - Sekretar i Lidhjes së Prizrenit me seli në New York studiues, publicist, SHBA.

19. prof. dr. Izber Hoti - Punëtor shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë

20. Dr.sc. Mehmet Rukiqi - Studiues i etnologjisë në Prishtinë

21. Mr.sc. Mehmet Gjoshaj - Bashkëpuntor i lartë Shkencor në Muzeun e Kosovës

22. Prof.dr.Hajredin Isufi – Studiues, Durrës

23. Prof.dr.Bahtie Gerbeshi-Zylfiu - Ligjeruse në Univerzitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit

24. Abas Fejzullahi - Kryetar i Bashkimit të Intelektualëve shqiptarë në Zvicërr

25. Mr.sc. Besim Morina – Historian, Drenas

26. Ma. Esilda Luku - Ligjeruese në Univerzitetin Aleksandër Mojsiu në Durrës

27. Mr.sc. Parim Kosova - Përgjegjës i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prizren

28. Mr. sc.  Skënder Asani – Historian, studiues, Shkup

29. Nimon Mulliqi - Kryetar i Ballit Kombtar Dega në Gjermani

30. Mërgim Korça - Studiues., publicist, Detroid-SHBA

31. Prof. Ass. dr. Bajram Xhafa - Ligjerues në Univerzitetin e Shkodrës, Shkodër

32. Avni Bilalli-Sekretar i Shoq. Kult. Shqiptare “Jetullah Islami” në Kiel, Gjermani

33. Eugen Shehu – Studiues dhe veprimtar kombëtar në Zvicërr

34. Ma. Enver Sulaj – Publicist, shkrimtar - poet, Prizren

35. Mr. sc. Bedri Muhadri - Punëtor shkencor në Institutin e Historisë, Prishtinë

36. Fatbardha Saraqi-Mulleti-Publiste, shkrimtare, Shkodër 

37. Ali Daci -  Studiues dhe publicist, Mali i Zi

38. Mr. sc. Gjon Berisha- Historian- Studiues, Gjakovë

39. Rexhep Kastrati - shkrimtar, publicist, poet, Prizreni

40. Rukie Rama - Publiciste, mësuese, ish e burgosur politike-Bruksel, Belgjikë

41. Aleksandër Ndoja –Gazetar-Publicist,  Rrëshen, Mirditë

42. Petrit Palushi – Shkrimtar – Studiues, Kukës

 43. Gjon Marku – Publicist, shkrimtar, studiues, Rrëshen

44. Hysen Azemi –Punëtor shkencor në Arkivin e Kosovës-Ferizaj

45. Agron Shabani –Publicist-gazetar, politikolog, Wenden - Gjermani

46. Mr. sc. Adnan Fejzullai- Studiues, Historian- Shkup

47. Shefqet Kelmendi -Publicist, poet, ish i burgosur politik, veteran i nacionalizmës shqiptare

48. Jusuf Bajraktari-Mirashi  - Studiues dhe veprimtar kombëtar - Suedi

 49. Fazli Hajrizi -Studiues-publicist, Mitrovicë

 50. Mr. sc. Sadri Rexhepi -Studiues -historian, Podujevë

51. Ma. Nuridin Ahmeti –Instituti Albanologjik, Prishtinë

52.Prof.Dr. Ahmet Xhigoli-Project Manager-Sëisscom it Services AG BERN

53. Fran Canaj –Publicist, shkrimtar, Tuz -Mali i Zi

54. Pjetër Geci –Shkrimtar, publicist Gjakovë

55. Nexhmi Bushati –Studiues, profesor, Shkodër

56. Rexhep Dedushaj -Studiues, Prishtinë

57. Pjetër Marku-Piktor-studiues, Rrëshen 

58. Muharrem Canaj - Veprimtar kombëtar, Qamëri

59. Hasan Gjonbalaj - Publicist- shkrimtar, Pejë

60. Avdullah Miloti –Studiues, Shkoder

61. Mr. sc. Fadil Geci –Veprimtar kombëtar e politik - Skënderaj

62. Gjovalin Quni-studiues-Drejtor në Biblotekën e Shkodrës

63. Prend Buzhala –Shkrimtar, poet, studiues, publicist- Klinë

64. Rrustem Rugova-Publicist, gazetar- Istog (Burim)

65. Ramadan Reshitaj –Shkrimtar, publicist -Suedi

66. Dodë Pepkola - studiues Rrëshen

67. Mr. sc. Zelije Shala-studiuese, Arkivi i Kosovë, Prishtinë 

68. Qazim Kabashi –studiues, veprimtar shumëvjeqar, Prizren

69. Lekë Shtia-studiues, Rrëshen

70. Gjetë Doda –shkrimtar-publicist, Rrëshen

71. mr. sc. Ramadan Mehmetaj –historian, studiues -Pejë

72. Preng Gjikola - studiues,publicist - Mirditë

73. Enver Zhinipotoku - studiues-publicist, Ferizaj

74. Kolec Çefa –shkrimtar-studiues, Tiranë

75. Terezina Gjeçi - studiues, Rrëshen 

76. Klajd Kapinova - publicist-gazetar-shkrimtar, studiues-New York SHBA

77. Zef Lleshaj-studiues, Gjakovë

78. Frrok Kristaj –gazetar-publicist-shkrimtar, Prishtinë

79. Fatime Ahmeti –publiciste-gazetare, Prishtinë

80. Fritz Radovani –shkrimtar, studiues, publicist, Melborn Australi

81. Mikel Gojani –gazetar - publicist, shkrimtar,  Klinë

82.Mr.sc.Sadik Krasniqi -Instituti Albanologjik, Prishtinë

83.Mr.sc Jetish Kadishani – Studiues - Bibloteka Kombtare e Kosovës Prishtinë

84. Demush Zefi –gazetar- poet-publicist, Ferizaj

85. Pal Canaj – studiues, shkrimtar,  Klinë

 86. Tonin Ndoja – studiues, afarist – Toronto, Kanadë

87. Nexhmedin Kadriu –studiues- veprimtar,  Austri

88. Abas  Fejzullahi -Kryetar i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë    Zvicërr

89. Ibrahim Metaj-Veprimtar i Nacionalizmës së vjetër Kombëtare, publicist, Suedi

90. Luz Thaqi Kryetar i BD të PSHDK Gjermani, dhe anëtar i Kryesis së PSHDK-së në  Kosovë

91. Talat Pllana- Kryetar i Bashkësisë Shqiptare “FAIK KONICA” në Britani e Madhe.

92.Martin  Quni –Publicist, poet dhe veprimtar,  Gjermani

93.Mirash Hajdaraj -Sekretar  BD të PSHDK-së në Zvicërr

94.Zef Thaqi -Kryetar i Degës së PSHDK-së në Karlsruhe-Manhajm-Gjermani

95.Lekë Përlleshi -Drejtor i shkollës “At Gjergj Fishta” në Jagodë të Klinës

96.Tomë Jaku -Anëtar i Ballit Kombëtar në Amerikë

97.Skënder Berisha -Kryetari i Lidhjes së Prizrenit në SHBA

98. Agim Paçarizi -Profesor i historisë, Kryetar i LAPSH "Naim Frashëri", Këshilli Kantonal në Gjenevë

99.Teuta Shala –Historiane - Instituti i Historisë, Prishtinë

100.Genc Mula -Veprimtar kombëtar, Gjenevë

101. Gjon Tushaj -Profesor i Historisë, Prizren

102. Valbonë Krasniqi –Profesoreshë, Gjenevë

103. Avdulla Osmani   -Informaticient, Zvicërr

104. Hamit Krasniqi   -Veprimtar Kombëtar, Zvicërr

105. Nebahate Mustafa –Edukatore, Zvicërr

106. Antigonë Krasniqi –Arsimtare, Zvicërr

107. Selim Hasanaj veprimtar- Shkrimtar, Sarpsborg Norvegji

108. Valbon Krasniqi  - Veprimtar, Zvicërr

109. Lorenc Përllesha  -Veprimtar, Londër

110. Florim Bajraktari –Veprimtar, hotelier-Zvicërr

111.Rasim Hajdari -Inxhinier i Xehtarisë-Zvicërr

112.Qaush Krasniqi- Kryetar i Degës së BKDSH-në Gjermani

113.Mr.sc.Ramadan Ramadani -Profesor-Studiues, Prizren

114.Ruzhdi Jata -Gazetar, Londër

115.Naim Nela –Ekonomist, Londër

116.Ibrahim Përlesha –Publicist, Burrel Shqipëri

117. Ibrahim Egriu- Intelektual dhe  veprimtar në Suedi

118. Ramadan Reshitaj –Gazetar – publicist – veprimtar në Suedi

119. Selajdin Bajraktari –Arkitekt,  Augsburg Gjermani

120. Bedri Çeku -Veprimtar kombëtar, Prizren

121. Prof.Tahir Berisha -Veteran i arsimit,  Londër

122. Nadire Ademi Hashani -Mësimdhënëse në shkollën”Kosova” Londër

123. Mr.sc.Milaim Islami -studiues-tekstshkrues, Prishtin

124. prof.dr.Pjetër Pepa- studiues-publicist, Tiranë

125. Ma.Sabit Syla Historian -Instituti i Historisë, Prishtinë

126. Nikollë Kerhanaj –Publicist – shkrimtar, Prizren

127. Mr.sc.Driton Kajtazi –Studiues, publicist -Zvicërr

128. Mr.sc.Ramadan Hoxha –Studiues –profesor, Francë

129. Dake Mahmutaj -Profesoreshë e Gjuhës Shqipe, Namyr -Belgjikë

130. Fiqirie Canolli –Veprimtare e Shoqatës “Dora Dorës” në Bruksel

131. Altin Filo –Veprimtar dhe librar në Bruksel.

132. Feriha Rada -Profesoreshë e Artit, ish punëtore në Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të  Prizrenit -Londër

 

Mbesim me shpresën, se gjëra dhe vendime të kësillojshme vlerëzhbërëse, e në dëm të Kombit, të mos kemi  në të ardhmen, në të kundërten do bëheni mekatorë ndaj Historisë Kombëtare Shqiptare!

 

Nga trojet gjithëshqiptare, më 31 Mars 2010



(Vota: 24 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora