E enjte, 25.04.2024, 04:57 PM (GMT+1)

Speciale

Ilmi Veliu: Moisi Golemi nuk e tradhëtoi Skënderbeun

E merkure, 31.03.2010, 09:57 PM


MOISI GOLEMI NUK E TRADHETOI SKENDERBEUN

 

Nga Ilmi Veliu

 

Duke analizuar edhe njihere vepren e Marin Barletit, kame ardhur ne perfundim se  dy njerezit me te medhenje ne ushtrine e Skënderbeut,  Moisi Golemi dhe Hamza Kastrioti nuk e tradhetuan Skenderbeun. Une duke punuar ne arhivat e Stambollit per magjistraturen tme, “Skenderbeu ne burimet oemane dhe Bizantine” nuk kame hasur ne ndonje dokument qe do ta vertetonte mendimin tim, por kjo nuk do te thote se une nuk do te vazhdoi te hulumtoi ne keto arhiva, per te gjetur ndonje dokument te tille.

Te mendoi rreth asaje se ata nuk e tradhtuan komandantin e tyre me shtyri leximi dhe analiza e rrjeshtave ne vazhdim qe i shkruajti Marin Barleti......

           Faqe 307. “Për dinjitetin e këtij burri, ( Moisi Dibra)) më duhet të përmend këtu shkurt disa pak gjëra rreth origjinës së tij, të cilat janë pothuaj të tilla: Moisiu, i cili është mbiquajtur “i Dibrës”, për shkak se banonte në Dibrat ku Skënderbeu i kishte dhuruar shumë pron, dhe një pjesë të madhe të vendit, i thirrur edhe ndryshe me mbiemrin Moisi Golemi, Arianiti, Dibra, (Dibrani), ishte epirot nga kombësia, lindur në qytetin e Valmëve të Epirit”. 

      Në faqe 311: “Të shumtë ishin ata që kishin autoritet të madh dhe gëzonin fort besimin e Skënderbeut si në kohë paqeje, si në luftë, por vendin e parë ndërmjet tyre e pretendonte Moisiu, jo vetëm për trimëri në luftë, por edhe për një farëshkëlqimi të pashoq  ...”

 

--Dhe pas një konstatimi të këtillë të vetë Marin Barletit, ne do të pyeteshim, se a ka mundësi që ky burrë me këta cilësi ( trimëri në luftë dhe një farë shkëlqimi të pa shoq) në fund të mashtrohej nga ndonjë premtim i pa vlerë i sulltanit.

........E pa mundur dhe e pa  besueshme .

      Faqe 306: “Ai, (Skënderbeu) duke mos pasur mjaft besim në fuqinë e pararojës së vet, e priti turmën armike që po i turrej, duke lëshuar mbi pararojën e saj Moisinë dhe Hamzanë me një numër burrash të shënuar....

 

(307)....Dibrani i cili u lëshua si stuhi në mes të tyre dhe mbasi vrau më trimat... u dha të tjerëve arratinë... dhe sikur Hamza të mos e kish frenuar me fjalë furinë e tij... ai do t`i kishte ndjekur ata deri në mes të radhëve armike....”   

     Faqe 303,...të hollat per lirimin e komandantit osman qe e kishin  zene rob iu dhane Kastriotit, dhe ai  urdhëroi që pjesa më e madhe t`i jepej të nipit (Hamza Kastriotit), kurse pjesa  tjetër u nda në mes të ushtarëve që ishin të pranishëm, dhe Moisiut iu dërguan për t’ia ndarë (të hollat rojës). Por nipi, që s’ish më pak bujar se i ungji (Skënderbeu), nuk mbajti gjë për vete nga paratë që iu dhanë; përkundrazi, shpesh herë ai i solli të tëra dhe i vuri përpara gjithë miqve dhe shokëve të tij...”

-- Nga kjo mund të nxirret përfundimi se Hamza Kastrioti ka pasur besim të madh dhe pozitë të lartë në kuadër të shtetit të Skënderbeut, po ashtu ka pasur edhe pasuri e të holla dhe është e pa mundur dhe absurde ajo që ai në fund ta tradhtonte Skënderbeun, njeriun të cilin e përkrahu dhe iu ngjit pas që nga momenti kur ai iku nga lufta e Nishit për në Krujë, më 1443.

          Faqe 302. ”Kapedani osman iu dorëzua nga i ungji (Skënderbeu) , në bazë të së drejtës së luftës, Hamzës sonë, me qëllim që ta shpinte të lidhur në Krujë..”   

            Faqe 304...”Moisiu ishte fort i admirueshëm si për meritat ushtarake, ashtu edhe për meritat prej kapedani, por ishte me gojë ngaherë të gjakosur, siç thotë, me kreshta përpjetë, që s`i frenonte dot dhe që shumë pak e urdhëronte veten, prandaj thonë se atëherë ai u qortua nga Skënderbeu dhe u këshillua që guximin e tij ta përdorte më me masë dhe fitoren më me mend..”

       Faqe 308, “Moisiu u lëshua dhe u fut, për habinë e të gjithëve në mes të radhëvet më të dendura të tyre dhe pasi ia rrëmbeu barbarit flamurin nga duart, ua hodhi shokëvet...”

       Faqe 309, “Kalin e Debresë bashkë me gjithë armatimin e tij ia dorëzoi vetë Skënderbeu me dorë të vet Moisiut, duke e lavdëruar fort me fjalët më të mira...”

 A mund të gjejmë argument më të fortë dhe më bindës se kjo e dhënë që na jep Barleti për Moisiun dhe autoritetin që ka pasur ai tek Skënderbeu. Cila pasuri ose cili post do të ketë qenë ai i premtuar nga sulltani që ai ta nëpërkëmbte nderin dhe respektin që i ka bërë komandanti suprem i shtetit shqiptar, Skënderbeu, ( Kalin e Debresë, komandantit të vrarë osman) ia dorëzoi vetë me dorë të vet Skënderbeu, Moisiut duke e  lavdëruar fortë...)

     -- Për atë se Skënderbeu ka pasur të organizuar shërbimin informativ dhe se përveç Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë ka qenë edhe komandant i këtij shërbimi shohim edhe nga kjo e dhënë e Marin Barletit:

    Faqe 303...” Armiqtë e zënë rob, pasi paguan çmimin, i lanë të lirë të largoheshin.. Hamzai (komandanti osman i zene rob nga Skenderbeu) u duk pothuaj si i mërzitur që po nisej drejt Stambollit dhe, përpara se të largohej, thonë se bisedoi me Skënderbenë, pa i dëgjuar të tjerët, për karakterin e Mehmetit dhe për arsyet e luftës. Kur po niseshin, (Skenderbeu) i dha dhurata dhe ushqime për më shumë ditë, si edhe një numër të madh rojesh për ta nxjerrë gjer në kufijtë e mbretërisë.

-- Këtu mund të kuptojmë se Skënderbeu me dhuratat që i dha turkut, mori premtimin prej tij se do ta informonte dhe do t`i jepte të dhëna për forcat ushtarake që në të ardhmen do të vinin kundër tij, dhe ajo u vërtetua në betejën kundër komandantit tjetër osman, Debrea të cilin Skënderbeu e priti i pagatitur mirë dhe e fitoi.

303)”Me këtë mënyrë Hamzai turk, lavdëronjës i zellshëm dhe mirënjohës ndaj mikut që e priti....(Skënderbeut) u bë shkaktar i një lavdie më të madhe dhe i një fitoreje më të begatë...” (për informatat që ia dha Skenderbeut.)

 --Se Moisi Golemi, Hamza Kastrioti dhe të tjerë kanë udhëhequr me shërbimin sekret informativ të Skënderbeut, shohim edhe nga këto të dhëna që na jep vetë Marin Barleti e që deri më tash është dokumenti më i besueshëm për periudhën e Skënderbeut.

       Faqe 304. “Kështu lajmet ( Nga komandanti osman që e liroi Skënderbeu) për gatitjen dhe ardhjen e armikut, e gjetën atë (Skënderbeun) bashkë me Moisinë në (krahinën) Dibër. Atëherë me shpejtësinë më të madhe, siç e donte puna, mblodhi aty për aty më se 7000 njerëz...(dhe i doli perpara)”   

      Faqe 304..”Pa u nisur ende (Kundër ushtrisë së Debresë) dërgoi përpara, menjëherë “Dibranin” (Moisi Golemin) bashkë me dhjetë kalorës për të vëzhguar armiqtë që po vinin dhe për të zbuluar planet e tyre. Prapa tij vinte vetë (Skënderbeu) bashkë me forcat e tjera.

-- Pas këtyre të dhënave, kush mund të thotë se Moisi Golemi nuk ishte i specializuar për vëzhgim, zbulim dhe kundërzbulim.

 “e dërgoi për të vëzhguar dhe zbuluar planet e tyre...”

   Faqe 305.”....Moisiu i bëri fare lehtë të gjitha vrojtimet.... dhe për të gjitha sa pa e njoftoi me saktësi Kastriotin.... i cili dha urdhër të nisej ushtria.... me një shpejtësi të pazakontë.”(ti dilte perpara debrese)

 

       Këta janë faktet në të cilat ne duhet të bazohemi dhe që na japin të drejtë të mendojmë se ikja e Moisi Dibrë dhe  Hamza Kastriotitiishte një punë e përgatitur nga vetë Skënderbeu dhe se ai kishte nevojë për kësi lloj njerëzish të besueshëm dhe të aftë të cilët do të vepronin në brendi të Turqisë dhe do ta informonin këtë për të gjitha ngjarjet dhe përgatitjet që do të bënte Sulltani kundër tij. Ne nëse nuk jemi në gjendje ta pranojmë aftësinë e jashtëzakonshme të Skënderbeut, atëherë duhet të mos e besojmë edhe këtë mendim timin, e nëse jemi në gjendje ta pranojmë atë, e që e ka pranuar e gjithë bota, atëherë duhet ta pranojmë edhe atë se Moisi Dibra dhe Hamza Kastrioti nuk e tradhtuan Skënderbeun por punuan nën komanden e tij dhe ne shërbim të tij, gjatë gjithë epokës së tij.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora