E premte, 19.04.2024, 09:03 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Dy poezi nga Reshat Kripa

E merkure, 31.03.2010, 09:30 PM


Reshat Kripa

 

LULE   “ MOS    PREK “

 

Po shetisja në lulishte, nga zambakët i rrethuar,

Nga begonjat, trëndafilat, karafilat lulëzuar,

Nuk mendoja, nuk besoja  isha, s’isha më në botë,

Isha si në një parajsë, isha në një  vend pa lot.

 

Tek qëndroja i mahnitur, në atë botë përrallore

Ndieja zemrën të gëzonte, kënaqsinë shpirtërore,

Si pa dashur  zgjata dorën, lulen pranë për të këputur,

Lule jo si gjithë të tjerat, ishte lule shumë e bukur.

 

Për çudi lulja seç  foli, zëri saja më habiti,

Ajo më solli në  botë, më hutoj dhe më goditi,

- Ik or djalë e mos më nga, se jam lule “Mos më prek“

Më e mira nga të gjitha, jam një lule, lule mbret.

 

Hoqa dorën turpëruar, isha sjellë si fëmi,

E vështrova lulen  bukur, lulëzonte bukuri,

Atë çast seç u mendova, kësaj lule krenarinë,

Askërkush nuk mund t’ia thyejë, s’ia mposhtin dot fisnikërinë

 

 

DASHURI  E  PERËNDUAR

 

Kur ty të takova, pranë një burimi,

Mbushje ujë në krua, si muzë frymëzimi,

Syt e tu të kaltër, rreze xixëllimi,

Flokët e tu të arta, fije ngazëllimi.

 

Shumë u hutova, shumë u befasova,

Dhe nga buzët  tua, shumë u turbullova,

Ndenja dhe vështrova , edhe për pak shkova,

Porse këmbët s’ecnin, pranë teje qëndrova.

 

Dorën seç ta kapa, në zemër e vura,

Ti je imja thashë, në zemër të thura,

Vargje të pamasë, në parajsë të shpura,

Ëndërr apo zhgjëndërr, para seç t’i prura.

 

Por ti fluturove, lart në qiell shkove,

Më helmove zemrën, shumë më lëndove,

Jetën ma shkurtove, shpirtin copëtove,

Mendjen turbullove, kohën ma ndalove.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora