E marte, 23.04.2024, 09:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Vepër me vlera të larta historiografike dhe kulturore

E merkure, 31.03.2010, 07:25 PM


Këto ditë doli nga shtypi Monografia, “ZEJTARËT E PEJËS”-Botimi i II-të, e shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA

 

VEPËR ME VLERA TË LARTA HISTORIOGRAFIKE DHE KULTURORE

 

Këto ditë doli nga shtypi botimi i dytë i Monografisë “Zejtarët e Pejës” të autorit, Sejdi BERISHA. Kjo monografi, botimi i parë i të cilës u realizua në vitin 1995, ka 400 faqe, në të cilat pasqyrohet një thesar i zejtarisë dhe i zejeve të Pejës, e ku janë të përfshira afro 300 fotografi, tridhjetë faksimile dokumentesh dhe ku “defilojnë” mbi 1600 emra zejtarësh dhe personalitetesh të tjera të ndryshme, është një dokument i rrallë, i cili pasqyron një trashëgimi me vlera të larta historiografike, kulturore dhe letrare.

 

 “Zejtarët e Pejës, është një vepër me peshë shumëdimensionale, e cila nuk është vetëm fragment i qenësisë së ecurive historike, por edhe pasqyrë e vlerave dhe e kontributit gjithëpërfshirës të zejtarisë dhe zejtarëve. Veprat, siç është kjo monografi, tani e plotësuar edhe me shënime dhe të dhëna të reja nga periudha e luftës dhe e pasluftës në Kosovë, jo vetëm se është pasqyrë e vlerave historike dhe kulturore e ekonomike të kombit nëpër epoka, por është edhe vule e vlerave universale që reflektojnë rolin historik të zejtarëve dhe të zejeve në zhvillimin e të gjitha fushave fondamentale të popullit, rajonit mbase edhe atdheut, por që, gjithashtu, janë edhe emblemë e shumë segmenteve të zhvillimit shoqëror, ekonomik, kulturor, arsimor dhe politik, faktorë këta, të cilët, në rrugëtimin kombëtar, shpeshherë kanë ngelur dhe ngelin nën hijen e rrjedhave të kohës dhe të atyre ecurive që e varfërojnë historinë dhe dëshminë si dokument dhe argument të përjetësimit të rrjedhave shumë të ndritshme të kombit shqiptar.

Monografia “Zejtarët e Pejës” (Botimi i Dytë), pothuaj se është ekzemplar i veçantë dhe i domosdoshëm për begatimin dhe ndriçimin e vlerave historiografike dhe kulturore, dhe jo vetëm kaq.

Autori i kësaj vepre, shkrimtari dhe publicisti por edhe njëri ndër punëtorët më të mirëfilltë të kulturës në komunën e Pejës dhe më gjerë, Sejdi Berisha, ka bërë një punë me vlerë dhe me peshë, duke ia prezantuar opinionit të gjerë, pra edhe lexuesit, jo vetëm rëndësinë dhe vlerat e zejtarisë dhe të zejeve, por, përmes këtij libri-dokument me peshë, ka vënë në spikamë edhe mesazhin dhe begatinë e ndritshme të zhvillimit të rrjedhave historike e kohore. Po ashtu, përmes kësaj forme, ofron edhe të dhëna aq me peshë e kapitale për etapat e zhvillimit të përgjithshëm të qytetit të Pejës, të kësaj komune të Rrafshit të Dukagjinit, por edhe të rajonit dhe më gjerë, sa që ky libër mund të konsiderohet si një muze dhe arkiv me veçanti karakteristike dhe shumë të dobishme.

Në këtë vepër, përveç zejtarisë dhe zhvillimit të saj, janë prezantuar edhe karakteristikat më pikante zhvillimore të komunës së Pejës në të gjitha fushat.

Monografinë “Zejtarët e Pejës” (Botimi i Dytë) e botoi Club Kultura-Pejë-2010, dhe ka 400 faqe.



(Vota: 25 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora