E enjte, 25.04.2024, 03:22 PM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Grekofonët e Shqipërisë në Athinë promovojnë të ashtuquajturin “Vorioepiri”

E merkure, 31.03.2010, 09:59 PM


Brohoritjet shoviniste të ushtarëve grekë nuk ishin rastësi

 

Grekofonët e Shqipërisë në Athinë promovojnë të ashtuquajturin “Vorioepiri”

 

 Nga Arben LLALLA

 

Grekofonët e Shqipërisë kishin qenë të ftuar të merrnin pjesë më 25 mars për të festuar festën kombëtare të Greqisë. Në mënyrë të organizuar ata atë ditë kanë parakaluar në Athinë duke mbajtur flamurin e Autonomisë së Vorioepirit, i cili njihet i shpallur më 17 shkurt 1914.

Ndonëse shprehja Vorioepiri është e ndaluar zyrtarisht në Shqipëri të përmendët, kjo si ka penguar një grup qytetarësh nga Shqipëria, minoritarë grekë, të shkojnë në Athinë dhe të shprehin publikisht aspiratat separatiste kundrejt vendit ku ata jetojnë me shekuj.

Prandaj edhe britmat e ushtarëve grek që shanin shqiptarët gjatë paradës më 25 mars, nuk ishin të rastësishme. Ato britma ishin të  frymëzuara nga minoritarët grek të Shqipërisë të cilët, siç shihen në fotografi, kanë qenë prezentë dhe aktivë me parulla dhe me flamurin e Voriepirit, flamur i cili nuk është i Republikës së Greqisë.

Kjo ngjarje, që deri më tani ka ngelur e heshtur, paraqet provokimin më të drejtpërdrejt, nga ana e elementeve greke, të integritetit dhe sovranitetit territorial të Shqipërisë. Parada shoviniste kundër tërësisë tokësore të Shqipërisë, e manifestuar publikisht në qendër të Athinës, nuk ka mundur të mos vërehej nga autoritetet e shtetit fqinjë, aq më tepër kur nga ana e Tiranës zyrtare gjithnjë e më tepër vijnë sinjale pozitive të ofrimit dhe thyerjes së stereotipeve ballkanike që pengonin bashkëpunimin e mirëfillt fqinjësor.

Ky kontingjent minoritarësh grekë të krahinës së Himarës, Dropullit, Gjirokastrës, që zbarkoi më 25 mars në Athinë për të dërguar mesazhe urrejtjeje që cënojnë sovranitetin tokësor të Shqipërisë, duhet të jetë alarmi i fundit për diplomacitë e të dyja shteteve që marrëdhëniet fqinjësore të vendosen në binarë të mirëfilltë të bashkëpunimit reciprok, por jo në këtë mënyrë ku nëpër deriçkë futet një aspiratë e vjetër e cila i kthen këto marrëdhënie në një kohë të vështirë, në një kohë ekskomunikimesh e urrejtjesh.

  

FOTOGRAFI TË BËRA GJATË PARADËS SË GREKOFONËVE TË SHQIPËRISË MË 24 SHKURT NË ATHINË DUKE KËRKUAR AUTONOMINË E VORIOEPIRIT.

KËTA JANË ATA NJERËZ QË DUAN TË ANEKSOJNË JUGUN E SHQIPËRISË.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora