E marte, 23.04.2024, 11:02 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shoqata e të burgosurve politikë: Kërkohet miratimi i ligjit për ish të burgosurit politikë

E marte, 30.03.2010, 09:26 PM


Shoqata e të burgosurve politikë, dega në Besianë

 

KËRKOHET MIRATIMI I LIGJIT PËR ISH TË BURGOSURIT POLITIKË

 

Nga Milazim KADRIU

 

Kryesia e  Shoqatës të burgosurve politikë, dega  në Besianë, mbajti një  takim të zgjeruar me anëtarësinë. Në këtë takim  u diskutua për gjendjen e rëndë aktuale, me të cilën po ballafaqohet kjo kategori dhe nevojën sa me urgjente për miratimin e Ligjit për të  burgosurit politikë. Me këtë ligj do të zbutej gjendja e rëndë e tyre, thuhet në njoftimin e SHBP, dega në Besianë  të nënshkruar nga Afrim Fusha, kryetar.Më tej në këtë njoftim thuhet se  me rastin e përvjetorit të 29 të demonstratave masive që u mbajtën në  mars të vitit ’81, anë e mban Kosovës u përkujtua ajo periudhë e lavdishme protagonist të të cilit vit ishin mu kjo kategori për të cilën shoqëria e sotme nuk qan fort kokën. Po ashtu kjo shoqatë shprehu keqardhje për një vendim antihistorik të Gjykatës kushtetuese të Kosovës lidhur me  vendimin e saj për ta qitur jashtë ligjit emblemën e KK të Prizrenit me  simbolin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si një akt që është për t’u shqetësuar.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora