E premte, 19.04.2024, 03:24 PM (GMT+1)

Speciale

Pajazit Krasniqi: 106 Martirët e Rudinës

E hene, 29.03.2010, 10:00 PM


Në përkujtim të njëmbëdhjetë vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Rudinë (ish Pastasel) të komunës së Rahovecit

 

106 MARTIRËT E RUDINËS

 

Shkruan: Pajazit KRASNIQI

 

Ishte ditët e fundit e marsit të vitit 1999. Fshati Rudinë, që shtrihet rreth dhjetë km në veriperendim të Rahovecit, e që i takon kësaj komune, ishte i mbushur me njerëz që i kishin braktisur shtëpitë duke kërkuar strehë tek vëllezërit e tyre në këtë fshat. Pavarësisht granatimeve që bëheshin nga forcat serbe, rudinasit hapën dyert duke ofruar buk për të gjithë. Nuk kishte familje që së paku nuk kishte të strehuar edhe pesë familje të tjera. Në pamundësi për t´í strehuar të gjithë disa familje që kishin udhëtuar nga komuna e Pejës dhe e Klinës natën e 30 marsit e kaluan në shkollën e fshatit, sepse nuk kishte më vendë në asnjë shtëpi që të strehoen edhe të tjerë. Ngrohtësinë miqësore dhe bujarinë e kishte secili person që ishte në këtë fshat. Edhe ato familje që ishin të strehuara në shkollë banorët e fshatit Rudinë iu dërguan ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme. Ajo natë e zymtë marsi kaloi në heshtje, thuajse kishtë rënë mortaja në fshat.

Gdhiu dita e nesërme. Ishte një mengjes paksa i ftohtë i marsit dhe mjaftë i zymtë. Dita e 31 marsit u pa në mëngjes se nuk do të përfundonte edhe aq mir për të gjithë ata njerëz që ishin aty si dhe për banorët e fshatit. Po afrohej mesdita dhe sulmet nga largësia vetem sa po intensifikoheshin. Forcat ushtarake e paraushtarake serbe granatonin nga të katër anët fshatin. Ato ishin të stacionuara në fshatin Guri Kuq që nuk ishte edhe shumë larg Rudinës. Banorët e fshatit Rudinë së bashku me të gjithë mysafirët që i kishin nuk dinin se nga t´ia mbanin. I vetmi vend i shpreses ishte lugina që ndodhej menjëher ndër fshat. Në këtë luginë mund të shpëtohej vetëm nga predhat e tankseve dhe predha tjera të kalibrit të rëndë që binin si breshër mbi fshat.

Tankset serbe kishin mësyrë fshatin. Banorët i kishin rrethuar nga të katër anët. Nuk kishin se nga të shkonin më. Kishin mbetur në atë luginë sikur zogu në kurthë dhe po e prisnin vdekjen sikur qengji thikën. Si korbat që lëshohen pas ushqimit në tokë, ashtu u vërsulen djajt mbi engjujt që kishin mbetur krahëthyer në luginë. Me ta nuk kishte diskutime e as biseda pavarësisht përpjekjeve të disa banorëve të Rudinës që iu kishin dalur para forcave serbe për t´ju treguar se janë vetëm popullsi civile. Krimineli nuk tregoi mëshirë as për Blerimin 14 vjeqar që i la të zbrazura bankat e shkollës fillore, as për Armendin që kishte ikur nga Gremniku këmbëzbathur vetëm për t´í shpëtuar dorës krimilane gjakatare serbe, duke u rrëmbyer pamëshirshëm nga krahrori i nënës së tij dhe duke u ekzekutuar vetëm pese fliste shqip dhe në damarët e tij rrjedhte gjak shqiptari.

 Poashtu mëshirë nuk u tregua as për plakun 95 vjeqar që mezi rrinte uluhr në tokën e të parëve të tij.

Menjëherë fillojnë keqtrajtimet brutale duke i rrahur në prani të familjeve, madje të gjithë burrat i ndajnë duke i rrahur me mjete të forta. Gratë dhe fëmijët i kontrollojnë një nga një duke iu vjedhur të gjitha gjërat e vlefshme dhe duke i urdhëruar që menjëherë të nisen për në Shqipëri. Me të vetmën gjë që mund të mburreshin kriminelët serbë ishte vjedhja e stolive dhe vrasja e njerëzve të pambrojtur. Dëshmitarët thonë se nga mijëra njerëz që ishin, në luginë u ndaluan 120 burra dhe fëmijë. Sipas tyre të gjithë ata që e kanë mbajtur plisin e bardhë si simbol të shqiptarit janë detyruar që ta hudhin në tokë. Poashtu janë urdhëruar që të ulen dhe të shikojnë tokën. “Uluni si në xhami dhe shikojeni tokën e Serbisë...” iu kishin thënë policia serbe rrëfejnë dëshmitarët.

 

Përderisa forcat serbe së bashku me vullnetarët civil serb po e djegnin fshatin të tërin, në luginën e vdekjes kishte filluar tmerri i vërtetë.

Muzgu i mbrëmjes kishte rënë lehtë mbi tokë. Atë natë edhe qielli po qante duke lëshuar riga shiu për ta larë gjakun e asaj nate të tmerrshme marsi. Djajt u vërsulen pamëshirshëm mbi engjujt duke i vrarë e masakruar. Vrasja është bërë në grupe dhe secili grup përbëhej nga 25 deri në 30 burra rrëfejnë dëshmitarët e asaj nate kobzezë. Përderisa njëri grup dërgohej buzë përroit dhe ekzekutohej, të tjerët rrinin vetëm 50 metra larg duke e parë vdekjen me sy. Ishin çastet e fundit kur shiheshin vëllau me vëllain, djali me babin. Në mesin e tyre ishte edhe dëshmori Fadil Krasniqi nga fshati Rudinë i cili nuk u largua nga familja e tij as në minutat e fundit. Fadili ishte vrarë në grupin e pari së bashku me të gjithë ata që ishin me të ri në moshë.

Nga 120 burra sa ishin në shënjestër të plumbave serb 14 prej tyre i shpëtojnë kësaj masakre makabre. I shpëtoi Zoti që ta thonë të vërtetën në liri. Dy prej tyre (Beqir Krasniqi dhe Avdyl Mazreku) ishin edhe dëshmitarë në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë për të rrëfyer për Masakren që tronditi botën në natën e 31 marsit të vitit 1999.

Planifikuesve te këtij skenari nuk iu mjaftoi vetëm t´i vrasin e t´i masakrojnë, rreth 30 prej tyre i djegin në rimorkio të traktorit dhe në shtëpitë që ndodheshin aty pranë, duke pamundësuar edhe identifikimin e tyre, prej të cilëve pesë mbeten ende të paidentifikuar edhe sot.

Kjo vepër e dytë ç´njerëzore u realizua me datën 1 prill 1999. Ndërsa, për t´i dhënë fund tërë asaj tragjedie, e për mos t´i lënë të qetë as në varr, më 21 prill të atij viti zhvarrosen 106 martirët e Rudinës. Ngarkohen në kamiona civil dhe dergohen në drejtim të Rahovecit. Edhe sot e asaj dite ende nuk janë gjetur dhe rivarrosur të gjithë martirët e fshatit Rudinë.

 

Prandaj kjo vepër makabre, që në opinionin tonë dhe atë ndërkombëtar njihet si vrasje e dytë e tyre, duhet të merr denimin e merituar dhe të ndëshkohen përgjegjësit e kësaj vepre tmerruese.

106 martirët e fshatit Rudinë, edhe sot po i bëjnë roje atdheut në lëndinën e martirëve në këtë fshat. Gjithmonë do të mbeten udhërrëfyes se me çfarë çmimi fitohet liria.

 

 

Emrat e 101 martirëve (pesë ende mbeten të pa identifikuar):

 

 

1.   Jemin Ali Krasniqi - Rudinë

2.   Shaban Ali Krasniqi - Rudinë

3.   Sahit Mahmut Krasniqi - Rudinë

4.   Pajazit Danë Krasniqi - Rudinë

5.   Feriz Haxhi Mrasori - Mrasor

6.   Hamdi Islam Krasniqi - Rudinë

7.   Avdi Sadik Krasniqi - Rudinë

8.   Ali Sadik Krasniqi - Rudinë

9.   Vehbi Idriz Krasniqi - Rudinë

10.  Hydajet Hysen Krasniqi - Rudinë

11.  Shaban Hysen Krasniqi - Rudinë

12.  Selim Beq Krasniqi - Rudinë

13.  Fadil Selim Krasniqi - Rudinë

14.  Muharrem Beq Krasniqi - Rudinë

15.  Abaz Beq Krasniq - Rudinë

16.  Selim Sinan Krasniqi - Rudinë

17.  Mazllum Xhafer Krasniqi - Rudinë

18.  Selman Shaban Krasniqi - Rudinë

19.  Bajram Shaban Krasniqi - Rudinë

20.  Fejzullah Shaban Krasniqi - Rudinë

21.  Mahmut Salih Krasniqi - Rudinë

22.  Resim Et´hem Krasniqi - Rudinë

23.  Avdyl Sinan Krasniqi - Rudinë

24.  Rexhep Destan Krasniqi - Rudinë

25.  Hamdi Hajredin Krasniqi - Rudinë

26.  Muhamet Jahir Krasniqi - Rudinë

27.  Vesel Islam Krasniqi - Rudinë

28.  Sadik Pajazit Krasniqi - Rudinë

29.  Shaban Pajazit Krasniqi - Rudinë

30.  Ali Sejdi Krasniqi - Rudinë

31.  Musli Haxhi Krasniqi - Rudinë

32.  Muharrem Mursel Krasniqi - Rudinë

33.  Ukë Sinan Gashi - Sferrkë

34.  Ismet Metë Mazreku - Rudinë

35.  Zeqir Metë Mazreku - Rudinë

36.  Ali Sylë Mazreku - Rudinë

37.  Ukë Adem Mazreku - Rudinë

38.  Muhamet Dinë Krasniqi - Rudinë

39.  Behlul Dinë Krasniqi - Rudinë

40.  Shaban Avdyl Krasniqi - Rudinë

41.  Ibrahim Ukë Krasniqi - Rudinë

42.  Mustafë Ukë Krasniqi - Rudinë

43.  Salih Selman Krasniqi - Senoc

44.  Jakup Beqir Rraci - Klinë

45.  Osman Hajdar Merlaku - Gremnik

46.  Armend Osman Merlaku - Gremnik

47.  Tahir Adem Kalludra - Gremnik

48.  Haxhi Jemin Zenuni - Gremnik

49.  Xhafer Zekë Berisha - Polluzhe

50.  Veli Nezir Berisha - Polluzhe

51.  Zaim Haxhi Morina - Polluzhe

52.  Nasim Fejzë Morina - Polluzhe

53.  Ramadan Jetë Dulaj - Polluzhe

54.  Haxhi Xaje Seferi - Guri i Kuq

55.  Blerim Avdi Fetahu - Guri i Kuq

56.  Ibish Maliq Fetahu - Guri i Kuq

57.  Adem Qerim Fetahaj - Guri i Kuq

58.  Haxhi Destan Avdyli - Guri i Kuq

59.  Jemin Ramadan Mustafa - Guri i Kuq

60.  Mustafë Sherif Mustafa - Guri i Kuq

61.  Ramë Zenel Zymeri - Guri i Kuq

62.  Salih Ramë Zymeri - Guri i Kuq

63.  Vesel Zenel Zymberi - Guri i Kuq

64.  Salih Brah Fetahu - Guri i Kuq

65.  Ali Ukë Sadriu - Guri i Kuq

66.  Asllan Destan Sylejmani - Guri i Kuq

67.  Haxhi Ahmet Mustafa - Guri i Kuq

68.  Hasan Destan Avdyli - Guri i Kuq

69.  Dinë Sylejman Sallahaj - Kaznik

70.  Hasan Zenel Bajra - Kaznik

71.  Haxhi Cenë Fejza - Kaznik

72.  Sahit Imer Isakaj - Kaznik

73.  Bislim Ramadan Fejza - Kaznik

74.  Kadri Shaban Bajra - Kaznik

75.  Avdyl Nebi Isakaj - Kaznik

76.  Ibrahim Ramadan Isakaj - Kaznik

77.  Sokol Ramadan Isakaj - Kaznik

78.  Binak Thaçi - Llapqevë

79.  Avdullah Idriz Kelmendi - Kramovik

80.  Rasim Idriz Kelmendi - Kramovik

81.  Ibrahim Osman Berisha - Zatriq

82.  Mustafë Osman Berisha - Zatriq

83.  Ramadan Vesel Kastrati - Zatriq

84.  Hajrush Vesel Kastrati - Zatriq

85.  Metush Gani Kastrati - Zatriq

86.  Xheladin Ibrahim Vehapi - Zatriq

87.  Samedin Jemin Kastrati - Zatriq

88.  Isuf Nush Kastrati - Zatriq

89.  Zymer Isuf Kastrati - Zatriq

90.  Murat Avdi Kastrati - Zatriq

91.  Jahir Nush Kastrati - Zatriq

92.  Hamëz Islam Vehapi - Zatriq

93.  Bajram A. Spahiu - Zatriq

94.  Januz Myrtë Kastrati - Zatriq

95.  Tafil Banush Gashi - Sferrkë

96.  Binak Ismet Gashi - Sferrkë

97.  Niman Demir Mulaj - Jashanicë

98.  Hajzer Hamit Hajzeri - Kopiliq

99.  Mursel Murat Boja - Klinë

100.Iljaz Hysen Gashi - Mleqan

101.  Veli Rrustem Krasniqi - Qifllak



(Vota: 37 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora