E premte, 19.04.2024, 09:37 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Myftiu Tërnava letër deputetëve të Parlamentit të Kosovës

E hene, 29.03.2010, 08:45 PM


Tërnava: Edukata fetare në sistemin e arsimit publik

 

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në kuadër të iniciativës së Bashkësisë Islame të Kosovës, për futjen e lëndës së edukatës fetare në kuadër të sistemit të rregullt të arsimit publik,u është drejtuar me një letër deputetëve të Parlamentit të Kosovës, me kërkesën që lënda "Edukata fetare" të futet në arsimin fillor dhe të mesëm. Në letrën e tij myftiu Tërnava shkruan se "qëllimi i mësimit të edukatës fetare (të feve tradicionale në Kosovë: islame, katolike dhe ortodokse) në arsimimin fillor e të mesëm, është që nxënësit gjatë rritës dhe zhvillimit të tyre, do të fitojnë njohuri për fenë e tyre, me të gjitha dimensionet e saj duke filluar nga ana shpirtërore, morale, edukative, sociale dhe humane". Duke i ofruar nxënësit këto njohuri, duhet të kihet kujdes që të gjitha këto njohuri rreth fesë, të paraqiten nëpërmjet një dialogu të hapur e tolerant, duke i gërshetuar në këtë rast edhe teoritë dhe njohuritë e tjera shkencore, sepse feja dhe shkenca në fakt veçse e kompletojnë njëra tjetrën, theksohet në këtë letër. Në përpilimin e planprogrameve të "Edukatës fetare", ekspertë nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ekspertët që do të caktohen nga Bashkësitë fetare në Kosovë, do të kenë parasysh që kjo lëndë të përfshijë të gjitha përvojat pozitive të njerëzve, pa marrë parasysh dallimet e tyre në bazën nacionale, fetare apo arsimimin fetar. Ofrimi i këtyre njohurive fetare në të njëjtën kohë është informim dhe përjetim real i fesë, duke u përpjekur që dispozitat edukativo morale, të cilat gjenden në religjionet e këtij nënqielli të mishërohen në të rinjtë tanë të cilët nesër do të bartin barrën e ndërtimit të atdheut tonë Kosovës, theksohet në letrën e kreut të BIK për të nënviziuar se lënda e "Edukatës fetare" fillimisht do të ishte e karakterit zgjedhor.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora