| E hene, 29.03.2010, 09:55 PM |
Nga ekspozeja e Presidentit të Republikës ILIRIDA, z. Nevzat Halili
Në sallën e vogël të Pallatit te Kultures në Tetovë , Presidenti i Republikës Ilirida, me anëtaret e Kuvendit të saj, analizoj situatën politike në vend. Ai elaboroj gjithë ndodhitë në vend, të cilat I beri te njohura perpara mediumeve , se ka eskalim unitar të pushtetit makosllav, i cili, duke shfrytëzuar dobësite funksionalizuese të partive shqiptare në pozitë dhe opozitë, përpiqet të realizoje projektin megaloman unitar që shprehet nëpër të gjitha institucionet e shtetit . Ma tepër se kurrë ky pushtet kolonist :
- Ështe dëshmuar me procedura eleminuese të sjelljes se çdolloj ligji ne Parlament.
- Eshte dëshmuar duke realizuar Programe kulturore, sociale dhe ekonomike, ne territorin e Lindjes, duke anashkaluar Perendimin e banuar nga shqiptaret,
- Është dëshmuar me Programe investimi dhe ndertimi që kanë tendencen e zhvillimit etnik makosllavist.
Prandaj zgjidhja e çeshtjes dhe mireqenia qytetare, vecmas ajo shqiptare, nga keto strategji shtypese, merr karakter problemi. Marrëveshjes së Ohërit, me qellim ia shtojnë sterkeqjet, me marreveshjet e shpifura e të lidhura sipas dëshires dhe interesit të grupeve mjerake te kastave politike shqiptare, për te ble kohë pushteti stratofik unitar i makosllavisë.
Në bazë të këtyre zhvillimeve, Republika e Iliridës, dhe organet e saj, kanë hartuar progrmin e zhvillimit real. Asaj nuk i intereson të bëhet bartëse e proceseve se si zhvillohet pushteti i makosllavisë që i krijon rast kriminalizimit, vjedhjes dhe inkuizicionit.
- Republika e Iliridës, ka synim të bëjë përgatitjet funksionale të zhvillimit shqiptarë pa nëpërkëmbur asnjë grup apo shtresë të shoqërisë . Asaj i intereson komunikimi për gjetjen e zgjidhjes së standardeve që kërkon BE dhe Amerika, jo të vendnumrojë me dekada për zgjidhjen e emrit, se si do te quhet shteti i vene padrejtsisht ne terrtor te huaj, ku vendasit, shqiptaret i perndoqi gjate nje shekulli.
-Republikës së Iliridës i intereson pushteti demokratik, jo pushteti kolonial dhe administrata që krijon dhunë, dhe mjerim per gjithe qytetaret.
- Republika e Ilirides dhe Institucionet e saj, e marrin përgjegjësinë të krijojnë pa hamendje qetësi, barazi, fleksibilitet dhe shkallë të pavarësise kombëtare për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për mireqenie ekonomike dhe politike!
- Profilizimi i Republikes se Ilirides, nuk ka tendence të provincializojë çeshtjen shqiptare, por, përkundrazi, ate ta funksionalizoje, qe ideologu i zhvillimit, te marre urdherin dhe pergjegjesine nga institucionet e formuara per qëllime te drejta qe nuk e zavendsojne politiken ofanzive te zhvillimit me politike adaptive dhe defetizëm. E nesermja e saj nuk eshte synim i zvarritjes, por i motivit per te arritur me racionalizëm deri tek efikasiteti dhe shfrytezimi i dobive institucionale.
- Republika e Ilirides i ka analizuar gjithe çeshtjet e grindjeve në Parlament dhe Qeverinë okupatore te makosllavisë, prandaj ka sjelle vendimin per perfundimin e zenkave ndershqiptare. Dhe, apelon tek subjektet politike, te nderpresin fushaten, per tu be pjese e Platformes qe kane krijuar organet Institucionale te Republikes Ilirida, e cila ka gjetur mbeshtejen edhe tek institucionet nderkombetare.
- Zhvillimi real nuk eshte programi ekonomik i Qeverise Grujevski, as tolerancat e argateve te tij qe shnderrohen ne borizane se kane shpresa per te permirsuar dicka.
- Republika Ilirida ka arritur te manifestoje te verteten e bazuar nga praktika e udheheqjeve te gabuara ne shtetin kolonial, dhe ne baze te gabimeve te saj, ajo ka ndertuar strategjine afatgjate te veprimit. Prandaj, edhe manifestimet dhe deklarimet e shkuarjeardhejve te autoriteteve te Shqiperise ne Beograd, ajo i pranon me rezerve. Ndersa ashper i kritikon deklarimet se Serbia eshte fqinje e Shqiperise!
- Republika e Ilirides, se shejti do të rrumbullakesoje ekipet qeveritare te saj, dhe komisionet Parlamentare.
Zedhenësi i Presidences se Republikës Ilirida
Ferit Ramadani