E premte, 29.03.2024, 02:01 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Intervistë Ekskluzive me veteranin Ismail Bytyçi

E diele, 28.03.2010, 08:59 PM


Atdhetarizmi në praktikë: Intervistë me veteranin Ismail Bytyçi

 

Mehmet Bytyçi, luftëtar trim e pleqnar

 

Nga Kadri Mani

 

Jemi mysafirë në shtpinë e zotit Ismail Bytyçi, nëpunës në pension, në Prizren; lagjja Arbana, rr. “Jeta e re” 65; më 29.1.2010. Ismail Bytyçi (15.01.1925), Vendlindja: Semetisht- Therandë.

 

Pyetje: Zotni Ismail, na flisni diçka për prindërit tuaj, babain tuaj të ndjerë, luftëtarin trim e pleqnarin, Mehmet Bytyçi?

 

Përgjigje: Prindërit e mi kanë pas 14 fëmijë, prej tëcilëve jemi gjallë vetëm unë dhe një motër. Babai im Memeti, ndjesë pastë, ka qenë luftëtar trim e pleqnar i fisit tonë Bytyç, i vogël me trup, por i madh për luftë e për kuvend. Babai im ka bërë 4 lufta: ka marrë pjesë në Kaçanik- Hyrrjeti, në Qafë të Duhles, më 1943 në Kollashin kundër drazhistëve dhe kundër partianëve në Restelicë, te Dragashi.

Sipas të madhit Lekë Dugagjinit, 12 fiset shqiptare ishin: Krasniqja, Mirdita, Gashi, Berisha, Shala, Shosha, Hoti, Gruda, Kelmendi, Sopi, Thaqi, Kryeziu.
Për një pajtim ramë në mbarim dhe nevijteshin përfaqësuesit e 12 fiseve, babai im përfaqësonte fisin tonë Bytyç: erdhën e morën me kalë, dhe do njerëz po thoshin se ky plak qenka i vogël, Mehmeti i dëgjon dhe ju thotë: Nuk qëlloi aty plaku i madh dhe unë plaku i vogël erdha që ta zëvendsoj!

Unë kam tentuar ta imitoj babain tim, por nuk besoj që t'ia kem arritur as 50%?- por jam mburrur dhe mburrem me të.

 

Pyetje: Secila kohë i nxjerr njerëzit e kohës, edhe ju vetë dhe bijtë tuaj keni vepruar ilegalisht, opinionit i ineresojnë kujtimet tuaja?

 

Përgjigje: Me bijtë e me rejat kemi qenë të përfshirë në ilegalitet, e në UÇK: Muhameti e Mihriaja, Nuhiu e Jeta, Gazmendi e Sabrija nga Zvicra na e kanë dërguar një qerre me para... për luftë e për familje. Paraprakisht ishte Fronti Nacional Shqiptar (Organizatë Ushtarake Ilegale), ku po vepronte edhe biri im Nuhiu, dhe do ta mbanin një Tubim në shtëpinë tonë, 19 anëtarë të Organizatës, më 28 nëntor 1989, dhe më pyet Nuhiu se a do të pajtohesha?- i kërkova afat 24 orë, dhe atë natë hiç nuk fjeta, or tungjatjeta! Më e sigurt për familjen ishte një JO! Por babai im i ndjerë po më thoshte-PO: më i mirë rreziku sesa dyshimi, lëre që nuk je trim atdhetar, por edhe mund të më quaj dikush- tradhtar!

Dhe ju thashë- PO. Me kusht që edhe të na pushkatojnë dhe edhe të na e djegin shtëpinë. Dhe erdhën 17 veta: Sokol Dobruna, sekretar; Menor Kaçi, kryetar... nuk di pse nuk erdhën Adem Jashari e Abdyl Krasniqi...

Mentor Kaçi e ka kapërcyer kufirin disa herë: shkonte në konsultime te Ramiz Alija...

Tash bre mik, sikur po më shef: vetëm jam... me dhomë të nxehtëe shtrojë e mblojë e ushqime të mjaftueshme, po shyqyr, por nuk më vie kurrkush, mohim total shoqëror! E kam thirrë në telefon Sokol Dobrunën dhe ia kam zënë për të madhe:

-Qysh bre Sokol nuk u kujtuat ta vendosni një pllakë përkujtimore në shtëpinë tonë!?! A nuk është kjo mosmirënjohje për mua si zot shtëpie?- por edhe e dëmshme për historinë!? –„Nuk po pajtohet shoqëria!“- më tha:

-Cila shoqëri!?- pikërisht ajo që po të mos i përgjigjesha kërkesës, do të më shpallnin tradhtar!?- kjo shoqëri është e sëmurë...

 

Pyetje: Për fund?

 

Përgjigje: T'i ruajmë traditat tona të mira që i kemi pas e që sot nuk i kemi!

 



(Vota: 23 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora