Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Domosdoshmëria e Fitores

| E premte, 02.11.2007, 07:35 PM |


Ese për një Antologji

Nga Rrustem Geci - Dortmund

(Ngulfatja e lirisë së Kosovës nga vetë bijtë e saj,është e dënueshme dhe krim i rëndë.Populli shqiptar, është popull i rrallë në botë, që jep tagrin e gjakut jo vetëm për lirinë, por, çuditërisht edhe për robërinë e tij.!Në një venda pa status të definuar,pa kushtetutë,pa institucione të mirëfillta,dhe me popullsi të paregjistruar( të panjehur )më se tre dhjetëvjetësha, zgjegjet e 17 Nëntorit, të ashtuquajtura zgjedhje të Sejdiut, Thaçit, Surroit, janë mashtrim i radhës për të qenë të lira dhe të ndershme.Me zgjedhjet e 17 Nëntorit,Kosova rikthehet në problem të brendshëm të Serbisë, nën ombrellën e saj vrasëse.Ulbi dje më tha;nëse babi më detyron të votoj më 17 nëntor, unë do të jem ai që do t´i pres  gishtërinjtë që të mos votoj )    
Pjesë  nga eseja “  Myshku i vjetër i urrejtjes “

Rrustem Geci
Filozofia e mendimit dhe e pushkës vazhdon të jetë arma më sublime e popullit.Pa këtë filosofi nuk do kishte kuptim as vetëdija, as të qenit qytetar dhe i zëshëm në truallin  etnik. Pavarësia e Kosovës, dhe rrapëllimat rreth saj janë të dhimbshme dhe dramatike.Grupi i ashtuquajtur,Grupi i Unitetit,nuk ka as nuk do të ketë kurrë legjitimitet për t´i falur tokë Serbisë,nga toka e shenjtë e Kosovës. Andaj, gjenerata e analistëve,eseistëve,dhe komentatorëve të guximshëm po bën të pamundurën për të nxjerr në shesh të vërtetën, rreth pazarit për statusin e Kosovës.Prandaj, alarmi për domosdoshmërinë e fitores së Kosovës është i pashmangshëm.Lufta kundër kolonializmit serb në Kosovë, është,të jesh apo të mos jesh.Në çdo gjuhë të botës kolonializëm quhet pushtim, poshtërim dhe shkretim i një populli.Antipavarsistët e tipit Sejdiu,Thaçi,Surroi deshëm apo s´deshëm janë të dashuruarit e
kolonializmit serb.Dëshmia e një dashurie të dukshme shprehet në “Traktatin e miqësisë”ku populli i Kosovës vëhet para një sprove të një lufte të re.Në shkrimet e fundit të gazetave elektronike, “Lajmet.net”,”Nënë Shqipëri”,”Shqipëriaebashkuar”,”Lajmet.com”,dhe teleteksti i “Top Channell-it”po bëjnë punë të shkëlqyer për informim korrekt dhe të saktë, rreth bisedimev kot, në Vjenë,Nju Jork, dhe Bruksel.Instinkti nënshtrimtarë i Grupit të unitetit në bisedimet me palën serbe më shumë i ngjan takimeve të homseksualëve se sa bisedave të mirëfillta, lexova një gazetë përditshme.Gënjeshtra dhe mashtrimi në politikë kudo janë qyqarllëk. Heshtja kur s´duhet të heshtet, sepse, është krim i paramenduar. Domosdoshmëria e fitores së Kosovës është e pashmangshme.Në zemrën e vrullshme të lirisë së Kosovës vlon një zemërim i paparashikur, një vullkani që kurrë nuk i dihet koha e shpërthimit.Të ndodhur në këtë situatë, Kosova do të jetë një “çmenduri” e rëndesës së vullnetit, ku do të përplasen të gjitha të paplasurat.Gjaku sërish do të jetë pika e fillimit.Mizëria e përgjakjes me ngjyra, Kosovën do ta shpie në një vdekje krejt të vullnetshme. Antarët e Grupit të Unitetit as nuk kanë dije, as nuk kanë popull, as  moral. Heshtja e librave veç ka filluar, në këtë udhëkryq,vetëm AKSH-ja do të jetë forca që do t´i prijë domosdoshmërisë së fitores. Analistët dhe eseistët,Bedri Islami,  Koço Danaj, Rexhep Kasumaj, Xhevat Bislimi, Kristina Ras, Mona Agrirorea, Fadil Shyti, Ahmet Qeriqi, Liburn Aliu, Albin Kurti, Mehdi Hyseni,Tafil Duraku, Kadri Rexha, Mehmet Bislimi, Jeton Kelmendi e të tjerë, me krijimet e tyre po i japin gjak të ri mendimit shqiptar.Kosovës ditë e përditë po i merret fryma. Dihatjet e saj zor se do ta mbajnë gjatë. Esetë,“Marrëzia e madhështisë”, “Myshku i vjetër i Urrejtjes”,”(Pa)varësia që (nuk) negocohet”,“Kombi që ka fqinj vetën”, “Koha për vetëmbrojtje”, “Pakoja e Ahtisarit( Eduard Gey i dytë),”Deti i flamujve”,”Tërmeti popullor që godet sistemin terrorist serbo ahtisarian” e të tjerë, përbëjnë antologjinë e mendimit më të përparuar shqiptar. E vërteta sado e vogël qoftë, britmën e ka të madhe. Kosovë, mbushe gojën me thirrje që të dëgjojë toka e qielli, se këto zgjedhje s´janë tuajat,as të popullit tënd, por të treshes, Sejdiu,Thaçi, Surroi.Më falni por,..domosdoshmëria e fitores së Kosovës është e pashmangshme. Eseja e Bedri Islamit,”Marrëzia e madhështisë”,është një ese tronditës për filozofinë e bisedimeve, për aktualitetin tragjikomik të Grupit të Unitetit, për mashtruesit më ordiner të kombit.Ndërsa Rexhep Kasumaj, në esetë e tija trajton disfatat e pafund të Grupit të Unitetit,dhe të klasës aktuale politike në Kosovë. Arma e mendimit nuk njeh pardon, vazhdon eseja. Mos tradhëto s´do të quhesh tradhëtarë.Këto dhe dhjetëra ese të publicistëve tanë tregojnë për shkallët e rënies të klasës politike në Kosovë, dhe për një thes dështimesh të tjera. Në Vjenë mori udhën teposhtja e Kosovës/…udhën e pakrye ku e kanë shpënë epigonët e strategjisë negative të nënshtrimit/,lexoj tek “Myshku”. Eseja “E vdekura më e bukur”trajton përmbysjen e vullnetit të popullit,nga Grupi i ashtuquajtur,Grupi i Unitetit. Traktati i miqësisë,ose traktati i vet-nënshtrimit, nga kungulloshat Sejdiu,Thaçi,Surroi, i cili  edhe më shumë i vëjnë flakën një lufte të re në Kosovë, nuk kënaqen vetëm me aq, por ata vazhdojnë të bisedojnë prapa kulisave, qoftë me zgjedhje, qoftë me ndërmjetësues të miseve të ballkanit,qoftë me krim të organizuar. Tregëtarët e “traktatit të paqes me serbinë”me vet vullnetin e tyre, Serbisë i ofruan vet-nënshtrimin më banal të Kosovës, duke e bërë të pamundur për një kohë domosdoshmërinë e fitores.Në tekstin famëkeq të”traktatit të miqësisë për paqe…” me armikun shkruan; “Lidhje të thella e të lashta mes du popujsh”, “Organe të përbashkëta”, “ Marrëdhënie speciale”,e të tjera janë mënyja,Sejdiu Thaçi,Surroi,mënyja e përmbysësve më ordiner të vullnetit të popullit të Kosovës.Me këtë dokument famëkeq,Grupi i famëkeqëve” të unitetit” vazhdon eseja, popullin e shumëvuajtur të Kosovës sërish e rikëthen në luftë dhjetëra vjeçare me Serbino dhe koloboracionistët aktual.Lufta për pushtet e jo për shtet këta tre li-derr, (mozomakeq) krijojnë treshen më famëkeqe mbi fatin e pafat të popullit të Kosovës.Nënshkrimi i Delaratës së Nju Jorkut nga Sejdiu,Thaçi, e Çeku,vullnetin e Kosovës për Pavarësi e këthejnë krejt përmbys, duke shndrruar Kosovën në çështje të brendshme të Serbisë. Sa është e aftë Kosova t´ia merr nga duart pushtetin kolaboracionistëve aktual ,Sejdiut, Thaçit, Surroit, mbetet të shihet në muajt e ardhshëm.Në Kosovë dhe rreth Kosovës ndodhin gjëra nga më shqetësueset. Njerëz me imagjinatë të sëmurë përmbysin idealin dhe vullnetin e më të guximshmëve.Të shkelësh mbi misionionin çlirimtar të Adem Jasharit,dhe të shkelësh gjakun e dhjetëra mijëra shqiptarve të rënë në fushat e betejës,kjo nuk mund të quhet ndryshe, pos tradhëti, dhe tradhëtarë.Liria nuk është anonime dhe as e paemër.Vetëmbërrijtja dhe vetëmbrojtja janë detyrë qytetare. Grupi i Unitetit, pasi  ia dorëzuan Beogradit fatin e pakicës-tani atij po ia lënë në dorë edhe fatin e shumicës shqiptare thotë eseja. Edhe Mona, edhe Kristina,edhe Kadri Rexha,edhe Medi Hyseni,edhe Xhevat Bislimi, edhe Ahmet Qeriqi e të tjerë, me analizat dhe esetë e tyre  më analitike i japin zë domosdoshmërisë së fitores, që Kosova të bëhet ajo që duami,me të sotme,dhe të ardhme të lirë dhe të pavarur.Ndryshe, domosdoshmëria e fitores është e pashmangshme.Lexues të”Nënës Shqipëri”,lexues të “Lajmeve .com”, lexues të “lajmeve .net”,lexues të “Shqipërisë së bashkuar” e vërteta e këtyre shkrimeve eshtë e sakta, e përbashkëta dhe e paanshmja e gjërave.Këtë definicion të së vërtetës e kam nxjerr nga esetë tuaja, nga ata që lirinë e kanë diell në zemër. Shëndet o bijë të pendës,shëndet e jetë të gjatë.