E enjte, 25.04.2024, 12:41 PM (GMT+1)

Speciale

Beqir Cikaqi: Rrëfim i pa përfunduar, i njerit nga ata!

E diele, 28.03.2010, 09:59 PM


 

Me rastin e njëmbdhjet vjetorit te sulmit të NATO-së në caqet serbe

 

Rrëfim i pa përfunduar, i njerit nga ata!

 

Nga: Beqir Cikaqi, Itali

 

-Haxhi (Hamdi) Gashi, ëshë njëri nga ata mijëra e mijëra shqiptar që u dëbuan me dhunë nga trojet etnike. Gjithashtu është edhe njëri nga ata që pati fat, që është gjallë sot, pikësirht pas plot 11 vjetëve...Ishim dakord, që ma mirë një herë me vdek-se sa vazhdimisht me hjek!..Kur rrëfen emocionohet, kur e vëren se edhe të tjerët emocionohen, rrëfimin e ndërpren...

 

Më 24 mars 2010 (dje) u bënë plotë njëmbëdhjet vjet nga interveinmi i NATO-së mbi caqet serbe.

Të pa ngopurit me dhunë, me plaçkitje, tortur,... ndaj shqiptarëve, paralimitarët, të përkrahur nga forca policore-ushtarake e të ndihmuar edhe nga disa romë vendas, filluan një ofenzivë dhe më të ashpër në shenjë hakmarrje. Këtë ofenzivë e kishin përkrahur e ndihmuat hatpas (se ashtu edhe ma parë kishin vepruar) banorët serb, që deri atëhere shtireshin se nuk jan përkrahës të dhunës, vrasjeve, torturave, plaçkitejve,mizorive, e çka jo tjetër. Menjëherë pas 24 marsit 1999, kishe fillur depërtimi masiv i populltës për në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi.

Në mesin e të depërtuarve ishte edhe bac Haxhiu.Përndryshe, bac Haxhiun e takuam në Paese të Trevisos (Itali), fare rastësisht. Të mërkureve është ditë tregu në këtë lokalitet, në mesin e pjesëmarësve (në treg) vërehet një person me plis të bardhë. Nga larg e kuptova se është shqiptar i Kosovës, forma dhe ngjyra e plisit më bënin më të sigurt në bindjen time. Iu afrova nga dal dhe e përshëndeta, pa dashur që të ia zgjas doren, për të kuptuar sadopak karakterin e tijë. Për një moment u shtang, njeriu plisëbardhë! Por, nuk u habit, më kapi doren dhe më përqafoi fort-sipas traditës që kemi shqiptarët. Në sy dhe fytyren e tijë vërejta një gëzim, që mua më bënin më të vendosur e të sigurt.

Zhvilluam një biesdë të shkrutë, sa për tu njoftuar, e caktuam pas dite (të merkuren me 24 mars 2010) që të kalojm një kohë së bashku. E ftova të dalim me nje bar-kafe, refuzimi i tijë ishte kategorik. Prandaj, isha i detyruar të ia plotëosjë kërkesen e tijë, që ate pasdite ta kalojm në banesen e djalit (Nazmiut), që nuk ishte larg nga aty ku zhvillohej tregu. E, bac Haxhiu ka gjithsejt katër djem, tre (Shyqeriu, Nazmiu e Refkiu) jetojn në Itali, me nuse e fëmjë, ndërsa Binaku (ma i pari) me familje jeton në Kosovë, me të cilin jeton edhe bac Haxhiu me plaken e vet. Këtu kishte ardhur vetëm për një vizit disa ditore, së bashku me bashkëshorten, për tu çmallur me djem, nuse, nipa e mbesa (nga 12 nipa e mbesa që kishte, tetë i kishte në Itali), të cilët Baba Loku-t (sikur e thrrisnin nipat e mbesat) një natë ma parë ia kishin pregaditë një befasi, duke ia festuar për herë të parë ditëlindjen në jetën e tijë shtatëdhjet e një vjeqare, ka lindur me 23 mars 1939.

Meqenëse, edhe ashtu u dakorduam u takuam me bac Haxhiun pasditen e së mërkures. Isha kurreshtar të dija më tepër për jetën 71 vjeqare të plisbardhit që takova në Itali. Më interesonte se si kishte kaluar këto vite, peripetit që e kishin përcjellur gjat gjith jetës, etj. Duke mos e anashkaluar edhe gjendjen e tanishme në Kosovën e pas 17 shkurtit 2008. Bac Haxhiu, nis rrefimin, i cili është shumë i ngjajshëm me jetën e përgjithëshme të shqiptarëve të Kosovës.

“... Gjyshi i tijë, në fshtain Samadragjë, e kishte shitur gjith pasurin për tu shpërngulur në Turqi. Më pas kishte hequr dorë nga shpërngulja. Për heqje dorë nga shpërngulja, si duket kishte patur ndikim patrioti dhe atdhetari i asaj ane Ramë Bllaca. Në fshatin e lindjes nuk mund të kthehej, se blersi i pasurisë(që kishte bler me një çmim të volitshëm) nuk bëhej pishman. Pas qëndrimt afro një vit me qira në Prizren, kishte blerë pasuri nga një serb i fshatit Leshan, komuna e Suharekës, në prag të Luftës së Dytë botërore. Në ndërkohë, gjyshi kishte vdekur. Babai ishte kujdestari kryesor i familjes. Me përfundimin e luftës, pas vitit 1945, serbi-shkau i Leshanit nga i cili e kishin blerë pasurin kishte shpifur (shpifja është draditë e shkive) duke thëne se ma e kan marr pa pages(uzorpu) në kohën e Shqipnisë-sikur e kan quajtur pushtimin italian. Këto shpije i përkrahnin partizanët easaj kohe e regjimi i Titos, pa asjnë dilem! Detyrohet babai ta paguaj edhe njëhere pasunin tonë. Shitëm çka patëm prej bagëtive, deri edhe stolit e veshjet trupore që kishte nëna...Edhe në shkollë fillova me vones, në mungesë të kushteve që na u krijuan. Mësuesin e parë e kam pasur Sedat Diden, me të cilin jam takuar para dy viteve, pas një kohe të gjatë, dhe më kishte mbajtur mend...Mandej.Kam punuar punë nga më të rënda në Beograd, kur isha shumë i ri...disa muaj kam punuar në Zvicër. Shtatë vite në Gjermani,... dhe vendosa të i kthehem bujqësisë, nga cila kishte siguruar kushtet jetësore edhe për familjen,...” Kështu, bisedë pas bisede arrin deri në luftëne fundit në Kosovë. Për sjelljet e fqinjëve serb, ate qe e thonin në mes sysh e kishin sa për sy e faqe, se krejt tejtër gjë vepronin... Kur arritëm të ngjarjete 24 e 25 marsit 1999, meq u përputheke me ditën në të cilen ishim. E pashë të arsyeshme ta paraqes si shkrim rrëfimin e bac Haxhiut. Kërkova edhe pëlqimin e tij. Atëhere më pyeti nëse jam gazetar? Iu përgjegja, jo me profeson, por mirrem me shkrime e kronika. Qeshi,..deshi të thoshte diçka, por u ndal. Isha këmbëngulës të tregonte se pse qeshi dhe qfar deshi të thotë. Duke qeshur, tha”Ju gazetarët jeni si fëmijët! Fëmija çka ndëgjon në shtëpi shkon e tregon në kojshi dhe të kundërten, çka ndëgjon në rrugë e kojshi vjen e tregon në shtëpi. Ndërsa, ju gazetarët, secilin lajm a ngjarje që ndëgjoni, keni dëshirë ta përhapeni sa ma shumë,..”! Kështu tha bac Haxhiu, vazhdimisht duke qeshur, ku më tregoi domethënjen e krahasimit në mes gazetartit e fëmijës-e kishte për humor.Pas, këtijë sqarimi qeshem së bashku. E kishim përfunduar çajin ma parë, tani ne tavolin na sollen verën e kuqe, të cilen bac Haxhiu, sikur shprehet – e përdor vetëm sa për “ilaq”.

Unë insistoja që vazhdohet biseda. Dhe pasi sigurova fletore, bac Haxhiu vazhdoi rrëfimin. E vërejta se nguronte, jo pse rrëfmi i tijë po pubilkohej, por aty prezent ishte edhe nipi i tijë (Betimi) që nuk i largonte dotë syt nga Baba Loku, e përcillte me vëmendje çdo fjalë e fjali të tijë. Pasi lag buzët duke e ngritur goten, vazhdon rrëfimin.

...Më në fund u gëzuam të gjithë se NATO i ra Serbisë, duke shpresuar se shumë shpejt do të dorëzohet. Nuk doli ashtu. Tërë natën mbetëm të zgjuar, me gjithëse kishte kohë që une në një farë mënyre po kujdestaroja. Kishte krisma, bombardime, lëvizje makinash, herë pasë here edhe britma njerzish,...Fshati ynë deri atëherë ishte i pa dëmtuar, shpresonim se do të kalojm pak më ndryshe pasi kishim serb lokal. Por jo. Që në mëngjes filloi të digjet edhe fshati ynë, nga drejtimi i fshatit kojshi (Tërnjes). U bëmë gati të i lëshojm shtëpitë. Kisha dymbdhjetë antar të familjes. Ngarkuam disa gjëra në Traktor, e disa në makin, por kot, se të gjitha mbeten në oborr. Iu bashkuam turmës së popullatës që kalonin kah dyert e mia. Turma për një moment u ndal, nuk dinim se nga të shkonim. Muarrëm drejtimin e shkollës së fshatit, duke kaluar nëpër një urë, ku dy nuse të reja ran në ujë, si pasoj e ngutjes së turmës. Çuditërisht nuk u dok se u lëndua, vetëm se u lagën duke i shpëtuar fëmijët. Serbët lokal nuk u dukeshin , përveq njeri kinse tentoi të na ndihmoj, por, shumë shpejt i ngriti duart duke na u drejtuar me fjalen “Zoti u ndihmoftë!”...Në oborrin e shkollës ishim tubuar të gjith banorët, fëmijë, të rritur. gra, pleq, nuse, edhe musafirët e rastit që ishin refugjat mbrenda vendit të vet. Tymi dhe flaka e mbuloi tërë fshatin. Ishte vështirë ta shohësh duke u djegur pasuria-e të mos kesh mundesi me ba diçka,..Ta shohësh njeriun duke ta maltertuar e rrahur mizorisht-e mos ti ndihmon. Të e largon nipin nga dora me dhunë duke qarë, e duhet të qëndron në distancë-sikur më ndodhi mua. .. Autoblinda rrinte gati në drejtimin tonë, njerëz të armatasur, të maskuar e të ngjyrosur me tyta të drejtuar turmës na provokonin me fjalë më ofenduese. Na detyruan disa herë të brohorasim për Serbin, e kundrejt NATO-s... Dikur i ndan femrat dhe fëmijët, ndërsa neve na than se do të iu pushkatojmë, edhe ashtu ishim dakort, ma mirë një herë me vdek- se sa vazhdimisht me hjek Femrat e fëmijët që i ndan nga ne i nisen në drejtim të Prizrenit.Ku ta dinim se nga i qonin!? Neve na urdheronin herë të ngrihemi, e herë të ulemi, të kthejm koken për muri. Nga një aty këtu e nxjerrni dhe e qonin në drejtim të pa caktuar. Para territ të mbrëmjes na urdhëruan të ngritemi në këmbë e të rreshtohemi për katër. Me arsyetim se do të na kontrollonin për armë, na i merrnin të gjitha paret, mua mi grabiten 1300 DM. Mandej na urdhëruan të nisemi në këmbë drejt rrugës magjistrale Suharekë-Prizren. Askush më nuk kishte mundësi të i ndihmoj dikuj, vetëm e priste që ate të mos kap plumbi a zjarri. Nuk e dinim se ku e kemi pjesen tjetër të familjes...Nuk e dinim as vet se si dhe ku do të përfundonim. Të uniformuari çdo herë bënin sjellje edhe më çnjerzore... E çka më kan parë këta sy, e çka kam dëgjuar me këta vesh, vetëm ate ditë, vështir të rrëfehem. Ofshan... Nuk mund të tregojë më për këtë moment...

Këtu ndalet bac Haxhiu, kërkon falje se nuk mund ta vazhdojë rrefimin, që ishte më trishtues. E vërejë se emocionohet. I kërkojë falje edhe unë që e futa në këto kujtime, duke e ftuar që ta ngrejm gotën. Ky ishte një pjesë e rrëfimit të Haxhi (Hamdi) Gashit nga Leshani i Therandes për daten 25 mars 1999. Bac Haxhiu, nuk është personazh i njëmijë e një netëve, por është njeri nga njëmilon e një të zhvendosurve, e i mbi dy milion dy shqiptareve të Kosovës i tortuar dhe i përbuzur nga regjimet e kaluara familjarisht deri te regjimi i fundit serb. Ishte një rrëfim i papërfunduar, i njerit nga ata! E kishin detyruar ta shes pasurin për tu shpërngulur në Turqi-në kohen Pashiqit, detyrohet të paguaj dy herë pasurin-shkaut në kohen e Titos. Gjithashtu edhe u detyrua të ndërtojë shtëpi dy herë-në kohen e Millosheviqit, duke filluar nga e para, se kur ishte kthyer nga Shqipëria , çdo gjë që kishte patur i kishte marrun fund.

Erdhi koha të ndahemi me bac Haxhiun, duke shpresuar se do të takohemi edhe tjera herë sa do të qendrojë këtu në Itali,. E ka vizen 60 ditëshe , por do të kthehet ma heret, jo pse nuk po i pëlqen, këtu,. Mirpo atje ka basuri bujqësore të cilen e punon djali-Binaku, e ky akoma i ndihmon. Përkundrazi këtu i pëlqen, sidomos infrastruktuar dhe zhvillimi i bujqësisë. Kur ështe moti i mirë ec me orë të tëra, vazhdimisht me plis të bardh, e vendasit e përshendesin pa kurfar kompleksi. Edhe bac Haxhiu kishte mësuar dy fjalë më të shpeshta, përshëndetëse të italianëve(buongiorno-mirëdita dhe ciao-tung).

Kur u ndam, më bëri një lutje, se nëse shkruan diku rrefimin tim, mos e le pa e falemenderuar familjen e Haxhi Lushnjes nga Kavaja, qe afro tre muaj na mbajti të gjith familjen time pa kurfar kompenzimi, duke na i plotësuar të gjitha kushtet, jo vetëm elementare. Ndërsa une shrytëzojë rastin ti falemenderojë të gjitha familjet në Shqipëri, për mikëpritje që u servuan të dëbuarve. Paqin bekimin e Zotit!



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora