E marte, 27.10.2020, 05:29 PM (GMT)

Editorial

Xhafer Leci: Në vend të reagimit

E premte, 02.11.2007, 06:39 PM


LIBRI “ATENTATET” I IBRAHIM KELMENDIT SI ROMANI
I NASHO JORGAQIT “MËRGATA E QYQEVE”

Shkruan: Xhafer Leci
 

Xhafer Leci

Derisa popujt e zhvilluar po udhëtojnë me anije kozmike në planetët e largëta si Marsi, duke kërkuar atje jetë për pushime verore, apo për të gjetur miniera të cilat mund t’i shërbejnë njerëzimit në tokë, ku aktualisht jetojnë mbi 6 miliardë njerëz, ne shqiptarët akoma planifikojmë se kë duhet vrarë, njollosë, me fyer, denigruar, poshtëruar si dhe kë duhet akuzuar vënd e pa vënd, etj.
 
Romani I. K që përpiqet të sjellë fakte historike, jo që është i vonë, por siç duket shumë i një anshëm, prandaj  po shkruaj rreth tij për sa kam qenë në rrjedhë dhe aq sa posedoj të dhëna gojore dhe të shkruara, me shpresë se protagonistët që janë apostrofuar në këtë “roman historik” do japin argumentet e tyre.
 
Jemi popull i vogël dhe i çuditshëm!
Fillimisht, përshëndes familjet: Gërvalla, Zeka, Ibrahimi dhe Hadri; bëhuni të fortë dhe ndjehuni krenarë që rritët patriotë dhe atdhetarë të cilët u flijuan për lirinë e vendit të vetë. Duke bërë këtë shkrim mospajtues, me shumë gjëra që ka shkruar autori i librit “Atentatet”, që në fillim kërkoj ndjesë nëse eventualisht do mund të më ketë  dalur nga mendja ndonjë fjalë që mund t’i prekë ndjenjat e ndonjërit nga lexuesit.
 
Prej dëshmorëve që dhanë këto 4 familje, një numër i madh mërgimtarësh i ka njohur, Jusufin, Bardhin, Kadriun, Vehbiun dhe Enverin. Veprat e tyre kombëtare dhe patriotike janë  shumë të mëdha, prandaj edhe respekti im ndaj tyre është i madh.
 
Gjithashtu, edhe për aq sa kam njohuri t’i hedh poshtë para opinionit disa të pavërteta që në librin e tij “Atentatet” i ka sjellë Ibrahim Kelmendi, sidomos për t’i mbrojtur ata që në këtë libër fyhen dhe denigrohen pa fakte, vetëm se mendonin ndryshe nga autori i këtij libri, ose vetëm pse ishin antikomunist si; Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri, Emin Fazlija (alias Emil Kastrioti) etj.
Nuk  është lehtë të shkruhet dhe flitet për vrasjen e këtyre  tre pishtarëve të lirisë, sidomos pas një periudhe kaq të gjatë 25 vjeçare. Me këtë rast po theksoi: Të fyesh figurat që për vite të tëra kujtohen dhe nderohen nga shumica  e shqiptarëve pa ofruar argumente historike dhe analitike, jo që është e pa përgjegjeshme, por vërtet shtrohet një pyetje e madhe; nga ky njeri i kishte dhe posedonte gjithë këto informata dhe nuk i nxori me kohë, me emra para opinionit, por tani i dramatizon në formë romani!?
 
Nasho Jorgaqi me romanin e tij  “Mërgata e Qyqeve”, e ka përçarë  mërgatën shqiptare në Belgjikë deri në përleshje. Edhe libri “Atentatet” i  I. Kelmendit mund të sjellë përleshje të reja në mes të shqiptarëve !
 
Ndoshta nuk më takon mua të flas para atyre që ishin shokë të afërt të Jusufit, Bardhit, Kadriut, Vehbiut dhe Enverit, meqë unë nuk isha aq i afërt me ta. Ndoshta mund të kalojnë muaj apo vite derisa të tjerët ta thonë mendimin e vet lidhur me këtë libër kontraverz, e ndoshta disa nuk i hyjnë këtij mundi sepse mendojnë se është ende herët për të folur për shkak të situatës, siç është rasti me heshtjen për zbulimin e aktorëve të vrasjeve tjera politike që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë!? 

Parimisht, unë nuk pajtohem me ata që thonë; nuk merrem unë me Ibrahim Kelmendin se nuk ja vlen.  Ndoshta ata e dinë më mirë, me që edhe janë njohur me të më mirë se sa unë.Të gjithë e dinë kush është ky person shumë i përfolur dhe i dyshimtë.  Këtu ne nuk do të merremi shumë me I. K., por para së gjithash me të pa vërtetat e tij rreth shumë ngjarjeve që ai i përshkruan në libër, sepse ndjej obligim moral dhe kombëtar të flas dhe shkruaj kur dëshmorët tanë fyhen pa vend si ; Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri etj. Tash ata nuk janë më gjallë, nuk mund të flasin, ndaj ne të gjallët e kemi obligim të flasim për veprat e tyre, t’i mbrojmë nga shpifjet që iu mvishen.
 
A zbulohen vrasjet duke shkruar romane? Jo. Sepse ato mund të zbulohen duke mbledhur fakte dhe dëshmi të gjalla nga secili individ që posedon informata, e pastaj me dëshmitarë të gjallë të ngrihet padia tek organet përkatëse të drejtësisë gjermane kur është fjala për vrasjen e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës, e jo për këtë akt makabër të shkruhen libra të tipit të “Agatha Kristit” . Këtë punë duhet ta bëjnë organet e hetuesisë, pra ne të gjallët përmes fakteve dhe argumenteve të kontribuojmë të zbulohen atentatorët e kësaj vrasjeje shekullore. Ata të cilët janë të zhytur në atë krim i mbuloftë turpi, ndërsa ata që kanë spiunuar dhe kanë bërë pazare me Beogradin kundër popullit të vet, duhet të sillen domosdo para drejtësisë në shtetin e  Kosovës që të marrin dënimin e merituar.
 
Nuk kam qenë i kyçur në organizimet ilegale, nuk i kam takuar asnjë grupi ilegal, kam qenë vetëm pjesëmarrës në demonstrata. Shumë prej nesh nuk ishim as titoistë e as enveristë, pa ideologji politike donim t`i sherbenim popullit dhe vendit tonë, për arritjen e lirisë dhe të drejtave tona që na ishin cunguar nga jugosllavët.
Në atë kohë i kemi ikur  thashethënave, sepse ishte kohë e vështirë. Si veprimtar i asaj kohe, por edhe tani, ndjej obligim moral dhe njerëzor që të shkruaj dhe ndihmoj në pasqyrimin e drejtë të historisë sonë. Mendoj se këtë të drejtë nuk mund të ma mohojë askush, ngase shpeshherë kam qenë pranë ngjarjeve dhe rrjedhave të tyre të cilat kanë ndodhur në mërgatën tonë, këtu në Perëndim.
 
Nëse mund të më përvidhet ndonjë gabim në vlerësime, si çdo njeriu tjetër, mund të jetë pa qëllim. Por unë nuk kam frikë nga e kaluara ime,  sepse nuk ndihem i ngarkuar me të kaluaren time  dhe jam i sigurtë se kurrë nuk kam punuar kundër vendit dhe popullit tim,  për vendin dhe popullin tim nuk kam kursye asgjë. Sigurisht se një ditë do të hapen dosjet dhe për secilin do dihet e vërteta e biografisë dhe punës së tij, do dihet edhe se kush ka spiunuar kundër popullit të vet .
Me sa e kam kuptuar Romanin dhe intervistat e tij në mediat shqipe, del se I. Kelmendi nuk i ka paraqitur ngjarjet ashtu siç kanë qenë në realitet, posaçërisht rreth disa njerëzve të vrarë nga UDB-ja jugosllave dhe për disa të tjerë që janë gjallë të cilët unë i kam njohur. Këta të gjallët duhet të flasin vetë. Unë do të flas për dëshmorët e vrarë, dhe mendoj se kur flitet për ata, duhet të shkruhet drejtë dhe pa anime politike, ose nga pozitat e “superioritetit” patriotik siç flet dhe shkruan për këtë dëshmor, I. K.
 
Dy fjalë rreth librit “Atentatet”
Në fillim ky libër nuk të tërheq për ta lexuar deri në fund, nuk më dukej interesant tema ku flitet për fenë, krishtlindjet, etj. Sepse në  botë ka besimtarë të feve të ndryshme, por ka edhe ateistë. Historia deri më sot nuk njeh asnjë shtet ateist, ani pse E. Hoxha e bëri Shqipërinë vendin e parë ateist në botë. Por, ja që tash për fat të mirë Shqipëria po merr frymë shlirëshëm dhe po e thithë ajrin dhe aromën e lirisë demokratike .
I. Kelmendi do duhej të ishte njohës i mirë i ngjarjeve të periudhës për të cilën ai shkruan në librin e tij, sepse ishte edhe pjesmarrës në disa organizime të drejtepërdrejta, të disa demonstratave dhe protestave në Perëndim. Sa ka qenë i sinqertë të paraqesë realitetin dhe të shkruajë të vërtetën, është kjo krejt një çështje tjetër.
Disa shokë dhe shoqe të I. K. po shkruajnë nëpër faqe interneti dhe po i japin atij përkrahje të pa rezervë, pa asnjë vërejtje edhe kur është fjala për personat që nuk i kanë njohur personalisht.
Mënyra e përkrahjes së shoqeve dhe shokeve te I. K. më duket jo reale e aq më pak të interesuar për të vërteten e asaj periudhe që të zbardhet realiteti , por më shumë apriori kush kundër kujt po shkruan, me fjalë tjera, simpati  personale !
I.Kelmendi e ka botuar librin, por a qëndron e tëra që është thënë në të rreth ngjarjeve që flitet aty, është çështje tjetër rreth të cilës duhet diskutuar shtruar. As kush nuk mund të pretendojë se e ka të drejtën absolute të fjalës së fundit rreth ngjarjeve politike dhe historisë sonë, sado qofshin ato të dhimbshme dhe tragjike. Unë nuk besoj se I. K. mund t’i argumentojë me fakte gjithë ato akuza që ua mveshë disa ish-shokëve  të tij. Çuditërisht mbi gjysma e atyre për të cilët shkruan i paraqet si të dyshimtë ose si bashkëpunëtorë të UDB-së!? Disa nuk i kam njohur personalisht, por mjafton fakti se ndaj atyre që unë i kam njohur personalisht, më del se I. K. ua mvesh disa gjëra të pa qena.
Si mund të thotë I.K.se  nuk ishte komunist!? Përshëndetjet e tij me grusht, flamuri që mbante ishte me yll, ndërsa  ashtu nuk përshëndeteshin ;Vehbi Ibrahimi dhe Emin Fazlija, por as nuk bartnin flamuj komunistësh etj.
Fjalët i merr era, ndërsa shkrimet i ruan letra.
Për mendimin tim të thuhet pas 25 vitesh se e njoh vrasësin e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, është një papërgjegjësi shumë e madhe. E aq më keq nëse autori e paska ditur që nga koha e vrasjes dhe nuk ka folur ose e ka lënë në heshtje dhe kur në vend të drejtësisë, I.K. me romanin e tij do të argumentojë vrasjen e tyre në rrethanat e asaj kohe, sidomos ato të asaj  nate të kobshme. Nëse siç thotë I. K. kur u vranë tre dëshmorët nuk duhej treguar vrasësit, sepse ishte situata e rëndë, atëherë pse nuk ikej edhe nga konfliktet politike në vazhdim?! Situatë e rëndë është edhe sot. Pse pikërisht  tash në prag të definimit të statusit politik të Kosovës duhet dalë me librin ”Atentatet”? Ibrahim Kelmendi për mendimin tim mbanë përgjegjësi të madhe politike, që me kohë, menjëherë pas atentatit nuk ka folur aq sa ka ditur para shokëve rreth kësaj vrasjeje.
Ja si përgjigjet I. Kelmendi në pyetjen e gazetarit të gazetës “Express” në intervistën e bërë me të:
Express: Dorasi ka dhënë një alibi se ka qenë te motra..., por ju e demaskoni këtë?
Ibrahim Kelmendi:Unë e kam bërë këtë duke u thirrur në bashkëbisedimet që kam pasur
me krye-hetuesin, sepse ai thotë që motra ka qenë shumë mirë e përgatitur, e ka mbuluar shumë mirë , por nipat e tij me të cilët kam biseduar, ata kanë dëshmuar se daja i tyre s`ka qenë gati për dy vjet aty. Fatkeqësia e tij (krye hetuesit) është se ligji ia ndalon që të miturit të jenë dëshmitarë në gjyq..”
Express: Ju e dini se kush është vrasësi, ai është Rezili ,meqë ju e keni pasur mik Jusufin, pse nuk e denonconi rastin, kur të miturit e motrës së tij tash janë rritur, ata mund të flasin në gjyq. Rezili jeton në Kosovë në një rajon të caktuar. Cili është obligimi moral i mikut të Jusufit i cili është gjallë?
Ibrahim Kelmendi: Obligimi im moral është që të testoj opinionin, kam të drejtë unë apo nuk kam të drejtë të shkeli mbi amanetin e Jusufit për të bërë pastaj denoncim konkret ndaj Rezilit...Fund citati
Pasi që I. Kelmendi nuk e ka definuar këtë çështje, shtrohet pyetja si quhej kyrehetuesi dhe të miturit, nipat e R. Salihut, pasi që kemi të bëjmë më dëshmitarët e tri vrasjeve, emrat  e të cilëve duhet të bëhen publik?

JUSUF GËRVALLA: “ NEVE NA VRAU UDB-ja JUGOSLLAVE ”
 
E dimë se Jusuf Gërvalla ka thënë; nëse vrasësit janë shqiptarë kurrë mos u zbulofshin. Mirëpo, çdo njeri nëse mendon pak duhet ta dijë se nuk ka logjikë fjala as amaneti i një të plagosuri rëndë. Mendoj se për raste të këtilla siç ishte gjendja e Jusufit i plagosur rëndë, duhet të flasin ekspertët si psikologu, psikiatri, kriminalistika e në veçanti drejtesia!
Dikush mund të thotë, po ky është libër dhe nuk i besohet krejt çka është shkruar aty.
Po intervista e I. Kelmendit dhënë gazetës “Express” është libër?
Ibrahim Kelmendi, sikur të ishte i sinqertë, pasi qenka 100% i sigurtë se Riza Salihu është atentatori dhe vrasësi i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, atëherë pse nuk e ka treguar deri tash aktorin ?!
 Ne duhet pritur edhe më tej reagimet e familjeve Gërvalla dhe Zeka, familje këto që nuk e kanë fare të lehtë durimin, kur dihet se në mendjet e tyre vërdelliset shumëqka.
Jusufi ka një vajzë dhe dy djem të rritur e të shkolluar, ata deri më tash po heshtin.
Nuk e di a kanë folë-shkruar apo dhënë mendimin e tyre ende vëllazërit e Kadri Zekës?
Po ashtu duhet pritur edhe reagimin e familjeve Ibrahimi e Hadri.
Deri tash nuk kam lexuar në mjetet e informimit se dikush ka reaguar ndaj fyerjeve që janë bërë ndaj dëshmorëve Vehbi Ibrahimit dhe Enver Hadrit, nga enveristi i pa përmirsuar I. Kelmendi. 
 
RUAJENI IBRAHIMIN !
 
Z. Hysen Gërvalla, vëllai i Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në një prononcim të tij në gazetën “Express” ka kërkuar nga opinioni që ta ruajë Ibrahim Kelmendin për dëshmi. Ka thënë se e admiron atë se i ka hyrë një pune shumë të madhe, edhe pse vetë Kelmendi është njeri shumë i përfolur. Ibrahim Kelmendi si autor i librit “Atentatet”, sipas familjes Gërvalla është njeriu i parë i cili ka drejtuar gisht drejtë një njeriu të dyshuar për vrasjen e vëllezërve të tij tyre dhe thotë se Rezili nuk është njeriu i vetëm i dyshuar, por janë edhe shumë të tjerë, ndër ata, thotë Hyseni, është edhe vetë Ibrahim Kelmendi si njeri shumë i përfolur rreth kësaj vrasje. 
 
Për këtë, tash për tash H. Gërvalla nuk dyshon në Kelmendin për shkak se ky ka marrë guximin t`i hyjë hetimit dhe zbardhjes së rastit të vrasjes së vëllezërve të tij. “Pasi Ibrahim Kelmendi ka thënë se ka obligim moral për zbardhjen e rastit të vrasjes së Jusuf Gërvallës, atëherë unë nuk dyshoj në të, edhe pse është përfolur shumë për të”, ka thënë Gërvalla. Në këtë rast, Hysen Gërvalla kërkon nga populli kosovar dhe mbarëshqiptar ta ruajë Ibrahim Kelmendin si dëshmi për vrasjen e vëllezërve të tij. “Lus popullin shqiptar që mos ta sakatojë Ibrahim Kelmendin, pasi që ai po di aq shumë për vrasjen e vëllezërve të mi”, tha Gërvalla.
 
E martë, 13 mars 2007 
 
A ka mundësi që I. Kelmendi të zbulojë vrasësin dhe t’i besohet në këtë “zbulim” kur dihet se policia gjermane është polici shumë e përsosur!?..Natyrisht se edhe policia gjermane mund të bëjë gabime si çdo polici tjetër në botë, por së paku nuk është polici e korruptuar si ato në vendet ballkanike. Drejtësia përdorë metodat e veta të punës sipas ligjeve, dhe natyrisht se nuk u beson gjithherë dëshmitarëve, kur  mendon se mungojnë faktet.
Siç e dijmë,  R. Salihu pas 5-6 muaj u lirua nga organet e policisë gjermane, si i pa fajshëm. Konsulata e Jugosllavisë në Stuttgart, ka ditur çdo gjë rreth këtij atentati, madje konsuli shqiptar i atëhershëm Bashkim Hisari, ka qenë në konflikt Politik me Bardhosh Gërvallen. B. Hisari duhet ta thotë të vërtetën, të cilën asnjëherë deri më sot nuk e ka thënë, ai di shumëçka për atentatin, si dhe shqiptarët që kanë bashkëpunuar me konsulatën jugosllave në Stuttgart .
Ibrahim Kelmendi , diku në vitet 1977-1980 vinte në vizitë tek dhëndri i tij, tash i ndjerë Ramush Kastrati në Plochingen si dhe te Hysen Gega në Esslingen. Unë, me  Hysen Gegen, Beqir e Shaban Eminin Hajrullah Matoshin etj, punonim në fabrikën “SEL-Standard Elektrik Lorenz” në Esslingen. Hyseni dhe Beqiri flinin bashkë në një dhomë në Zeppelin Str.112 , e më vonë në nr. 140. Dyshohet se Riza Salihu ishte në shërbim të UDB-së dhe të Konsulatës jugosllave në Stuttgart, e ndoshta edhe në shërbim të Ambasadës shqiptare në Vjenë.  I. Kelmendi, Riza Salihu, Hysen Gega etj, ishin shokë, dhe të gjithë  janë gjallë.
Në gusht 1978, Shaban Emini për pushime verore udhëton në vendlindje Kumanovë. Shabani kapet dhe kontrolohet në kufirin jugosllav, në Jesenice,  dhe tek ai gjendet material propagandues; disa broshura dhe libri “Azem Bejta dhe Shote Galica”. Shabanit i konfiskohet pasaporta dhe ai me 1981 dënohet dhe vuan 2.5 vjet burg. Materialin propogandues Shabani e kishte marrë nga Hysen Gega.
Edhe djalit të xhaxhait të Shabanit,  Beqirit, i cili kishte udhëtuar vetëm një ditë pas tij për Kumanovë, policia ia kontrolon shtëpinë, por nuk i gjejnë asgjë. Dyshohet  se Riza Salihu, mirrte vesh kush kur po udhëton në vendlindje dhe lajmëronte, por as për këtë nuk ka dëshmi.
Pasi është burgos Hysen Gega më 1980,  R. Salihu vetëm edhe një herë ka qenë tek unë, shton Beqiri me 1984 në të pame për vdekjen e babait  tim dhe më kurrë s’e kam takuar, e as nuk di gjë më për të, dhe nuk e dija as nga kush e ka marrë vesh se më kishte vdekur baba!  Atëherë edhe banesën e kisha ndërruar, banoja në Werk str. 10 në Esslingen.
Unë e pyeta Beqir Eminin; si ta merr mendja ty Beqë, pasi e ke njohur bukur mirë R. Salihun a mund të jetë ky vrasësi i Jusufit, Bardhit dhe Kadriut? Beqiri tha; ka mundësi se ka spiunuar, por nuk e besoj t’i ketë vra ai me dorën e vetë.
I.Kelmendi për disa enveristë konsiderohet si patriot i madh, se ka bërë një veprimtari patriotike dhe atdhetarëe mbi 30 vjeçare etj. Ndërsa nga shumica e mërgimtarëve konsiderohet si njeriu me veprimtari të dyshimtë?!
Pse të dyshimtë?

1.-Gjatë varrimit të tre dëshmorëve më 5 shkurt 1982 në Stuttgart, derisa shumë pjesëmarrës në varrim qanim, nga dhembja shpirtërore që ndjenin për tre dëshmorët, Ibrahim Kelmendi , dukej sikur nuk ishte fare i mërzitur.
Remzi Ademaj pati lexuar një letër të dhimbshme. Remziu tash është hero i rënë në luftën e fundit në Kosovë )1998-1999). Foli një gjerman dhe një vajzë shqiptare.
Foli edhe Ibrahimi i cili dukej sikur të kishte zemër guri, fliste me zë të madh e të thekshëm-fuqishëm, sikur të ishte në brohoritje të parullave në demonstrata në sheshet evropiane. Me të vërtetë duhej dhënë zemër masës së pranishme, sepse ajo kishte nevojë për kurajo, për mbajtjen e moralit lartë, për ta vazhduar rrugën tonë drejt lirisë.
Ndoshta Ibrahim Kelmendi mendonte se pas Jusufit, Kadriut dhe Bardhit kishte mbetur më i dijshmi dhe për atë dukej jo fort i mërzitur..!
Po sjellim disa citate që kanë thënë për I. Kelmendin:
2.- Faridin Tafallari, në librin e tij “Terror, Dhembje, Qendresë” Faqe 56-57, shkruan për raportet jo të mira në mes Jusuf Gërvallës dhe I. Kelmendit.
          “Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin  sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit. Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.
Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: ”Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër”.
 
Veç kësaj, për një kohë Riza Salihu ia ka kontrolluar korrespodencën Jusufit; se me çfarë mënyre ia ka arritur kësaj, nuk e di. Por më pas u krijuan dyshime mbi Ibrahim Kelmendin se vetëm ai ia dinte adresën Jusufit. Riza Salihu pas vrasjes së shokëve tanë, është burgosur nga policia gjermane. Pas demonstratës së organizuar në prill 1981 në Stuttgart ne shkuam në një sallë; aty erdhi edhe Riza Salihu, por pjesëmarrja e tij nuk është mirëpritur as nga Jususfi dhe as nga Kadriu.
Dyshimet janë mbështetur edhe në korrespodencën midis Jusufit dhe Ibrahimit. Në kopjet e letrave që m`i la Suzana, del qartë se midis tyre ka pasur mosmarrëveshje”,
përfundon citati.
 
3.- Edhe në vitin e turpit të 1997-ës kur Shqipëria u shkatërrua nga vet shqiptarët, Ibrahim Kelmendi pati shkuar me gazetar gjerman në Shqipëri. I. Klemendi pati fol edhe para bandave shqiptare, duke i lavdëruar ato se kinse po bënin mirë që po largojnë një qeveri të keqe nga pushteti, e që ata në realitet po digjnin Shqipërinë demokratike. Pas atyre ngjarjeve të dhimbshme I. K. botoi librin “Shqipëria jashtë Veriut dhe Jugut”. Vallë a kishte atëherë nevojë botimi i një libri i cili mbështeste “Revolucionin Demokratik të Vonuar” të Rexhep Qosjes? Libër i cili i ka kontribuar  shumë përçarjeve të subjekteve politike në Shqipëri.
Të thirresh në emër të popullit dhe të bësh grevë urie si I. K. me disa shokë në Gjermani për largimin e dr. I. Rugovës, dr. B. Bukoshit dhe prof. dr. S.Berishës, kur poulli në mënyrë demokratike ua kishte dhënë votën, ishte hiç më pak se hile e madhe politike e tij.
Një pyetje të tillë gjithënjë e kam shtruar se në emer të kujt flet ky njeri ? Pyesim në emër të cilit popull thirrej I. K. kur e kishte të pamundur ta ndryshonte vullnetin e shumicës së popullit pa dhunë. Dhe dhuna në Shqipëri dihet se kujt i shërbente?!  E pamë se si u shkatërrua Shqipëria nga vetë shqiptarët, pra u gëzuan Serbia dhe Greqia..!!
4.- më 1999, kur Presidenti dr.Ibrahim Rugova gjendej i kidnapuar nga Millosheviqi, më thërret Bedri Islami për një takim me Ibrahim Kelmendin. U takuam në Wendlingen në Bistro Cafe. Unë, B. Islami, I. Kelmendi dhe Raif Aliu. Bedri Islami m’u drejtua; Xhafer a njiheni me Ibrahimin? I them po, e njoh që moti. I. Kelmendi më pyeti; akoma je me LDK? Po i them. Më tha; a e dinë ti se I. Rugova është tradhtar? Jo i them unë, ai është kombëtar. Edhe për ty, i them unë Ibrahim prej vitit 1981 nuk flitet fort mirë, por sikur ta dija se je tradhtar, sigurisht se nuk do ulesha të pija kafe me ty. Për Christopfer Hillin i cili ato ditë zhvillonte bisedime me Millosheviqin rreth Kosovës, I. K. tha; ai është pro serb dhe se gruaja e tij është serbe?!
I. Kelmendin e njoh moti dhe shumë herë e kam parë në demonstrata, tubime homazhe etj.  Ishte hera e parë të ulem diku me të, të bisedoj dhe pija kafe. Pas fjalës që i thash se nga 81-shi nuk flitet fort mirë për të, ai nuk më kundërshtoi as nuk më pyeti pse, kush dhe çka flitet për te? Për qëllimin e këtij takimi nuk folën as I. Kelmendi e as B. Islami. Sigurisht në start vërejtën qëndrimin tim të pa luhatshëm. Se unë nuk kam ndryshuar asgjë, pavarësisht gjendjes, përkrahja vijën politike të dr. I. Rugovës.
Rugova i kidnapuar dhe i detyruar të takohet me kriminelin Millosheviq, quhet tradhtar. Kurrë nuk kemi dëgjuar se I. Kelmendi apo ndonjë enverist tjetër ta ketë quajtur tradhtar Fatos Nanon, që qe takuar vullnetarisht me Milosheviqin në Kreta të Greqisë. Dhe nga Lisbona e Portugalisë , Nano na porositi ne shqiptarëve të Kosovës ta njohim Beogradin si kryeqytet tonin..!
I. Kelmendi në maje të gjuhës e ka fjalën që t´i etiketojë njerëzit me tradhtar, agjent, spiun i dyshimtë, i rrezikshëm kriminel etj. Të gjithë e dimë se në gazetën “Zëri i Kosovës” fyheshin shumë personalitete dhe figura të njohura të dëshmuara kombëtarisht si Akademik Fehmi Agani quhej “susllovi” rus, për akademik Mark Krasniqin po ashtu gjithçka flisnin keq e më keq.
Tani po i kthehemi intervistës së I. K. dhënë gazetës “Express” të dt. 10 mars 2007,
Prishtinë. Në atë intervistë I.K. thotë se në Gjermani erdhën shumë analfabetë. Dihet se analfabetë nuk ka pas gati fare, sepse shkrim-leximin e dinin të gjithë, por në vitet e 1970-ta kishte shumë pak intelektualë. Mjafton që I. Kelmendi ishte intelektual dhe kishte mundësi të luante rolin e “bosit” dhe t’i shfrytëzonte ata në emër të patriotizmit, sidomos disa patriotë dhe atdhetarë të flakët që i besonin.
Në Belgjikë gjithashtu shkruan se nuk kishte intelektual dhe se për atë e ka zgjedhur Zvicrën si qendër organizative, se kinse atje kishte shqiptarë me shkolla të mesme. Në Zvicër ka pasur shqiptarë me fakultete, por jo aq shumë si sot, ngase të shkolluarit erdhën në vitet 1990-ta. Po përmendi dy intelektualë të shkëlqyeshëm; Xhafer Shatri në Zvicër dhe  Xhafer Durmishi në Suedi. 
Në Belgjikë, intelektualë shqiptarë ka pasur para 110 vitesh. Me 20 mars 1897 Faik Konica nxori gazetat  “ALBANIA” dhe “KOHA”. Edhe Enver Hadri para disa të tjerëve më 1974 ka botuar disa numra pa ylli të “Zërit të Kosovës”. Historia shqiptare nuk ka filluar me parullën “Kosova Republikë”dhe as me “Zërin e Kosovës”.  Në Bruksel ka jetuar kolonel Muharrem Bajraktari etj. Më vonë kanë ardhur disa intelektualë si Enver Hadri, Gani Azemi, Reshat Sahitaj, Behar Rexhepi, Ramadan Gashi etj. G. Azemi e R. Sahitaj kanë shkruar për E. Hadrin dhe Vehbi Ibrahimin sikur që  edhe unë kam shkruar.
Pse I.Kelmendi thotë se kinse ai e paska përgatitur varrimin e Enver Hadrit më 25.1.1990, në Bruksel?  Neve për vrasjen e E.Hadrit u informuam përmes lajmeve dhe shtypit,nga Stuttgart-i dhe Esslingen-i.  Udhëtuam me dy autobusë, të cilët i vozitnin vëllezërit Nami e Jakup Ramadani.Unë kam përcjellur me vemendje varrimin. Foli Josef Diogardi, i cili akuzoi UDB-ën për vrasjet e shqiptarëve, dhe tha se ai do të shkojë nga Brukseli në Gjenevë, dhe atje do të kërkojë dënimin e Beogradit për gjenocidin që po ushtron ndaj shqiptarëve, njohjen e Republikës së Kosovës etj. Ndërsa Gani Azemi e Ramadan Gashi kanë qenë drejtuesit kryesor në ceremoninë mortore, ata folën për veprimtarinë e E.Hadrit, përkthyen nga shqipja në gjuhën, frenge, gjermane e angleze.
Askush nuk i beson I. Kelmendit se tek  Enver Hadri nuk kishte parë kurrfarë intelektualizmi dhe se ai ishte në njeri  i dyshimtë ose në shërbim të sigurimeve të huaja si UDB-ës etj,  Unë, shton I. Kelmendi e kam përcjellur  Enver Hadrin hap pas hapi.
 
Po, këtë e besojmë. Se jo veç Enver Hadrin, por të gjithë veprimtarët shqiptarë me orientim të djathtë i ka përcjellur  I. Kelmendi, sepse atë detyrë e kishte marrë nga SHISH dhe ambasadat shqiptare, të cilave është dashur t’u raportojë rregullisht.
 

E. Hadri

E. Hadri ka ditur të trokasë në derën e duhur. Portën e vërtet, pra në Parlamentin Evropian.  Se a bashkëpunonte Enver Hadri me sigurimet e huaja apo jo, sigurisht jo me UDB-në,për kët akuzë I.K. nuk ka sjellur asnjë dëshmi, ndërsa me sigurimet tjera  kjo nuk ka rëndësi, të gjithë e dimë se ai punoi shumë për popullin dhe vendin e vet, deri sa e pagoi me jetë. Pa diskutim se E. Hadri e dinte se liria na vjen nga Amerika dhe se bashkëpunimi me të ka qenë dhe është i plotëkuptueshëm. E dimë se Nosho Jorgaqi për romanin “Mërgata e Qyqeve” u pritë në audiencë tek Enver Hoxha. I. Kelmendin për botimin e romanit “Atentatet” po të ishte gjallë E. Hoxha do ta priste po ashtu në audiencën e tij.
Shokë dhe bashkëpunëtor të E. Hadrit që e kanë njohur shumë mirë kanë shkruar, duhet ende të shkruajnë dhe mos të lejojnë që të njollosen figurat e atdhetarëve shqiptarë siç ishte E. Hadri. Po ashtu besoj se Emin Fazlija ( alias Emil Katrioti) do të përgjigjet  për vete dhe për bashkpuntorin e vetë Vehbi Ibrahimin. I. Kelmendi nuk mund ta përshkruajë sipas tekeve të tij figurën e E. Hadrit dhe Vehbi Ibrahimit, vetëm se i ka takuar dhe biseduar me ta ndonjë herë.
Në këtë rast mendoj se E. Hadri ka bërë më shumë se sa zhvillimi i shumë demonstratave. P.sh. sikur të ishte çliruar Kosova para 50 viteve me armë nga vetë shqiptarët, përsëri do të ulej në bisedime pranë tryezave të KS të OKB-s etj. Nëse nuk do kemi përkrahjen, sidomos të fuqive të mëdha nuk do njihet as pavarësia e Kosovës. Nuk është shumë vështirë të shkruash e të lavdërosh apo të kritikosh, por duhet shkruar realitetin, përndryshe njeriu duhet ballafaquar sy me sy me njerëzit.
Politika dhe diplomacia  janë një art i vështirë, duhet përvojë e gjatë për ta mësuar atë,  e disa nuk do e mësojnë kurrë politikën, sepse inatet dhe fanatizmi nuk i lejon ta ushtrojnë si duhet. I.Kelmendi thotë se të huajtë i dinin problemet tona por nuk u interesonte. Unë besoj se të huajtë në përjashtim të ndonjë diplomati apo historiani, e që në gishta mund të numroheshin, nuk kanë ditë as ku është Kosova, e lere më se në Jugosllavi jetonin shqiptarë.
Është turp të nënçmohet dhe fyhet pa asnjë fakt dëshmori i lirisë Vehbi Ibrahimi. Si ndjehet sot familja dhe shokët e tij. Kam pasur nderin ta njoh personalisht Vehbiun, qysh në vitin 1970-1972, kur Vehbiu punonte në Thiersee, Hotel Breitenhof, 7 km larg nga Kufstein-i në Austri. Në Kufstein punonim mbi 100 shqiptarë dhe shumica nga ata e kanë njohur V. Ibrahimin si atdhetar e jo si kriminel që qenka marrë me prostitucion, siç shpif I. Kelmendi.
Vehbiu e ka lëshuar Austrinë pas themelimit të Klubit jugosllav në Kufstein, diku kah mesi i viteve të 1970-ta, sepse Vehbiu ka kërkuar që klubit t’i vihet emri “Ismail Qemali”. Pasi që në Kufstein kishte më shumë shqiptarë se sa jugosllavë. Pas kësaj kërkese të Vehbiut, ku edhe konsulli jugosllav ka qenë prezent, V. Ibrahimi ishte në shënjestër të UDB-së. Konsulata jugosllave në Klagenfurt nuk ia ka vazhduar më pasaportën ndaj ajo ishte arsyeja e largimit të tij nga Austria.
 
DËSHMOR I KOMBIT DHE USHTAR BESNIK I IDEALIT TË SHQIPËRISË ETNIKE
 

V. Ibrahimi

Kongresi i -II-të i Partisë “Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare” qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë më 14-15 -IV-1979, ndërsa Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror.
Të shkruhet e flitet se V. Ibrahimi është marrë me kriminalitet dhe prostitucion, këtë mund ta thotë vetëm I. Kelmendi e askush tjetër. Emin Fazlija në fillim kishte pseudonimin Arben Kosova e më vonë Emil Kastrioti. I. Kelmendi thotë se Emini paska qenë i rrezikshëm dhe i dyshimtë!? I. K. shton tek Emin Fazlija; nuk ka pas mundësi të bashkëpunohej me të, sepse ka mund të vijë deri te vrasjet ndërmjet shqiptarëve. Pse I. Kelmendi e konsideron si të dyshimtë dhe të rrezikshëm Emin Fazliun. Për kë ka qenë i rrezikshëm Emin Fazlija?
Dihet se Emini luftohej nga titoistët dhe enveristët, megjithate ai luftonte për bërjen e Shqipërisë Etnike dhe shkatërrimin e Jugosllavisë së AVNOJ-t. Për këtë arsye me 1960 dënohet vetë i katërti. Gjykata ushtarake e Zagrebit për veprimtari politike dhe atdhetare i shqipton dënimin me 8 vjet burg nga të cilat i vuan 6, dhe lirohet më 1966. Pas shkarkimit të kriminelit nga posti i ministrit të brendshëm jugosllav Alesandër Rankoviq, Titoja amneston disa të burgosur, ku edhe  Emini përfiton nga ky rast dhe lirohet. Unë me një rast e kam pyetur Eminin a ka biseduar ndonjëherë me Ibrahim Kelmendin për bashkpunim?  Emini më është përgjigjur ; kurrë nuk kam biseduar për çështjen kombëtare, e as nuk kam pi kafe me të.
I. Kelmendi me disa enveristë tjerë, djathtistët nuk i kanë konsideruar kurrë si patriotë dhe kombëtarë, edhe kur ata kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut. Për ta s`pari ka qenë dashtë të jesh enverist e pastaj mund të jesh edhe patriot e atdhetar!?
Po të ishin gjallë Enver Hadri dhe Vehbi Ibrahimi nuk e besoj se I. Kelmendi do kishte guximin ti njolloste ata dy dëshmorë të kombit shqiptar. Gjykatave për raste të tilla nganjëherë u duhen muaj e vite derisa të kryhen proceset për të vërtetuar fajësinë, apo pafajësinë. Me ç`farë të drejte akuzon ky mjeran atdhetarët ?
Regjimi i Enver Hoxhës kishte larguar nga vëndi i vet antikomunistët dhe shumë atdhetarë të cilët u shpërndanë në gjithë botën dhe kurrë nuk i la të qetë edhe në dhe të huaj. Si Nasho Jorgaqi dhe Ibrahim Kelmendi, ka pasur edhe të tjerë që në bashkëpunim me konsulatat shqiptare shpërndanin literaturë të E. Hoxhës, e nuk bënin punën që duhej bërë, integrimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me botën, por shanin revizionizmin angloamerikan etj. Dhe se çfarë i solli kombit politika enveriste, e pamë të gjithë pas vitit 1990..!?
 
I. Kelmendi tregon se E. Hadri pati filluar të mbledh para dhe nuk tregon për çka?
Unë mendoj se për ta vazhduar punën e çështjes shqiptare, e jo për xhepin e vet ?
Tash, Ibrahim Kelmendi e ka obligim moral dhe njerëzor që para se të shkruante romanin do duhej ta denonconte “vrasësin” e dëshmorëve të kombit në prokurorinë  gjermane dhe ate kosovare, dhe pse jo edhe tek ajo ndërkombetare, dhe vërtet nëse do dënohej vrasësi me fakte, atëherë libri i tij do ishte një  sihariq për shqiptarët. Por, derisa Rezili ecë shlirë në Kosovë, do të ketë shumë komente për këte libër “senzacional”!?
 
Pastaj meqë njihen mes vete me siguri se Riza Salihu do t’i thotë diçka Ibrahim Kelmendit, sepse akuza që i ngarkohet Riza Salihut nga I. K. nuk mund të mbetet vetëm në letër..!   Pasi që organet gjermane R. Salihun pas disa muajve burg e kanë liruar, organet e  drejtësisë së Kosovës nuk e kanë të lehtë ta ngrisin procedurën kundër tij, sepse krimi ka ndodhë në shtetin gjerman. Këto që theksova më lartë le t’i vlerësojnë lexuesit dhe le t’i japin mendimet e veta. Sepse vrasjet nuk mund të vërtetohen duke shkruar libra (lexo: aktakuza) në stil romanesh, pa e thënë fjalën e fundit drejtësia. Po ashu posedoj shkrimet e 8 gazetave gjermane, të përkthyera në gjuhën shqipe, pra edhe ato të cilat kanë shkruar për Riza Salihun.
Ibrahim Kelmendi edhe në intervistën dhënë revistës “Republika” të Sali Kabashit përgojon figurat politike dhe kombëtare si Hafiz Gagicën, se kinse sigurimsi i UDB-së jugosllave Selim Brosha paska vizituar atë në zyrën e LDK-së në Stuttgart dhe se I. Kelmendi paska informata për këtë!?

Në ambientet e varrezave kryesore në Bad Canstat, Stuttgart Gjermani, viti 2001, 20 vjet rrjesht u bëmë nderimin 3 dëshmorëve të kombit (Jusufit, Bardhit e Kadriut). Ishte viti i fundit dhe tani trupat e tyre pa jetë, pushojnë në Kosovën e lirë martire, për të cilën luftuan e dhanë jetën. Nga e majta i dyti: Gani Geci, Shpend Shala, Hysen Gërvalla, Agim Kamberi, Qemajl Morina, Xhafer Leci, Nebi Geci,Avdyl Gërvalla dhe Emrush Çekaj.

A thua nuk paska pasur vend tjetër ku të takohet H. Gagica me S. Broshën, përveçse në Zyrët e LDK-së në Stuttgart?! Çfarë shpifje e kulluar!
Ajo që shkruan I. Kelmendi për takimin e Selim Broshes me H. Gagicen në zyrat e LDK-së është fyerje e rëndë edhe për 36.000 antarët e LDK-së, sa ishim dikur në Gjermani. Për ne kjo është një gënjeshtër si shumë tjera, për të cilat nuk i zëmë besë askujt, e aq më pak I. K.  Një lansim i tillë ka qenë në vitet e 90-ta, tani u vërtetua se nga ka dalur një dezinformatë e tillë! Sikur të kishte fakte të tilla, me siguri do e thonin publikisht edhe ata që e kanë pa, sepse dihet që organizimi i LDK-së ishte legal dhe gjithashtu edhe i Gagicës dhe gjithë të tjerëve që nuk kanë pas pseudonime, prandai shtrohet pyetja, kush ishin këta keqedashës të një levizjeje të fuqishme politike që përpiqeshin të dezinfomonin opinionin, por për fat pa sukeses ! Ne sikur ta njihnim H. Gagicen si njeri të dyshimtë, jo një dekadë, po asnjë ditë nuk do ta lejonim të jetë kryetar  yni, sepse do ia merrnin imunitetin ne anëtarët e LDK-së. Ne dimë mirë se në zyrat e LDK-së përherë ka qenë dikush kujdestar, qoftë nga kryesia e Degës, ose nëndegëve apo aktiveve. Mendoj se për një shpifje të këtillë z. H. Gagica duhet ta padisë në gjyq I. Kelmendin. Kurrë nuk  kam dëgjuar nga anëtarësia e LDK-së dikend të ketë folur për këtë vizitë të S. Broshës në Shtutgart.
 
Edhe  për Xhafer Shatrin  kur ka ikur nga burgu flitej se e kanë parë duke u larguar me një mercedes të zi të UDB-së..!?
Pse i bëheshin Xh. Shatrit këto akuza, nuk është vështirë ta kuptojmë. Sepse, tipat si I. Kelmendi ia kishin frikën, se tani ka ardhur një intelektual i rangut të Jusuf Gërvallës dhe po u merrte frejtë nga dora. Pos kësaj, Xh.Shatri ishte vizionar dhe e dinte se nga marksizëm-leninizmi s`ka gjë. Pra,edhe ai si Enver Hadri dhe disa tjerë ishte pro-perëndimor. Me një rast u kishte thënë disa shokëve se kam frikë se këto shtriga-ambasada të Shqipërisë po na përçajnë. Këto ishin arsyet se pse Xh. Shatri duhej etiketuar. Unë, pak e njoh atë, vetëm nëpër demonstrata dhe në tubime tjera e kam dëgjuar duke mbajtur fjalime. Kurrë nuk kam biseduar me të dhe nuk besoj se ai më njeh. Për herë të parë e kam parë duke folur në një demonstratë në Bernë. Gjelozitë e pakuptimta të I. Kelmendit ndaj të tjerëve, janë një sëmundje e pa shëruar.
H. Gagica ishte shumë më politikan dhe vizionar se I. Kelmendi. Ai dijti që me kohë t’i përkrahë intelektualët e universitetit të Prishtinës, të cilët e formuan Lëvizjen legale gjithë popullore, LDK-në e viteve të 1990-ta, e udhëhequr nga intelektualë të vërtetë të dëshmuar kombtarisht, siç ishte Dr. I. Rugova, akademikët; F. Agani, Mark Krasniqi, Nexhat Daci etj. Në qendrat evropiane protestonin prej 10.000 deri në 100.000 shqiptarë dhe Hafiz Gagica, falë përkushtimit të tij atdhetar bëri emër të madh në politikën shqiptare. Ndërsa I. Kelmendi mbeti një minifigurë, por që kombit të vet i solli shumë sherre. Edhe fushata që po bën sot me librat e tij, kinse “historik” kundër të djathtës shqiptare, nuk ia mbulon dot fajësinë dhe përgjegjësinë që mban për përçarjet që i ka shkaktuar, si në mesin e mërgimtarëve, ashtu në Kosovë dhe Shqipëri.
                              
Në ambientet e varrezave kryesore në Bad Canstat, Stuttgart Gjermani, viti 2001, 20 vjet rrjesht u bëmë nderimin 3 dëshmorëve të kombit (Jusufit, Bardhit e Kadriut). Ishte viti i fundit dhe tani trupat e tyre pa jetë, pushojnë në Kosovën e lirë martire, për të cilën luftuan e dhanë jetën.
Nga e majta i dyti: Gani Geci, Shpend Shala, Hysen Gërvalla, Agim Kamberi, Qemajl Morina, Xhafer Leci, Nebi Geci,Avdyl  Gërvalla dhe Emrush Çekaj .
 
Çfarë shkruajnë të tjerët për Enver Hadrin ...?
 A KA MARRË PJESË NË ATENTATET NË KOSOVË XHON BOLTOM
Udbashi që urrente Amerikën…

Atentatori i Enver Hadrit, Bozhidar Spasiq lajmërohet vetë!
Bozhidar Spasiqin, fantom i fundamentalizmit komunist, jurist i diplomuar, i lindur më 1949 në Çaçak të Serbisë. Që nga viti 1979 inkuadrohet në shërbimin e mbrojtjes shtetërore në Sekretariatin për Punë të Brendshme dhe si kriminel që ishte arrin deri në shkallën më të lartë të kierarkisë së tij policore "kryeshef i ekipit special kundër emigracionit terrorist", për të kryer gjatë diktaturës jugosllave, 88 "aksione speciale".
Pas shkarkimit nga detyra (1993) krijon agjencinë private SIA. Libri i tij prej 270 faqesh, s`është tjetër veçse një krrokamë korbash, ku përshkruan implikimet e tij në spektrin e aksioneve terroriste kundër emigracionit shqiptar. Përmes atij libri të tij del në pah barbaria e udbashëve të xhindosur kundër flamurtarve të demokracisë nga Kosova, Kroacia, Sllovenia. Në fragmente të panumërta hidhet baltë ndaj shqiptarëve të diasporës dhe përpjekjeve të tyre për çlirimin e Kosovës. Shpirtëligësia e autorit del në shesh edhe përmes përdorimit të panumërt të sintagmave "shiptari" dhe "shiptarski terroristi". "Budallain mos e vet se rrëfen vetë", thotë një fjalë e urtë. Autori bën publik budallallëkun e vet për të joshur admirimin e budallenjve të tjerë.
Në disa faqe, mburret me faktin, gjoja se paska shpëtuar Arkanin nga burgu, se ka mbrojtur Milosheviqin, se ka marrë pjesë në provokime, shantazhe, kurdisje, montime, regjistrime, incizime, duke përshkruar madje edhe likudimin e Enver Hadrit. "Në semafor ndizet drita jeshile. Automobili me agjentët tanë vazhdon rrugën, në kohën kur Hadri mbetet në vend. Hadri goditet në kokë dhe përplaset mbi timon (...) Amerikanët filluan të egërsohen nga mllefi dhe pamundësia. U është vrarë para syve agjenti më besnik. Në anën tjetër, ndër terroristët shqiptarë, zotëron paniku i vërtetë (...). Atentatori arriti në Beograd brenda më pak se 20 orësh pas kryerjes së detyrës (...). Derisa në Bruksel përgatitej varrimi i Enver Hadrit, amerikanët provonin të gjejnë ndonjë farë gjurme që do t`i çonte deri te atentatori. Por, gjurma nuk kishte. Në varrimin e terroristit arritën rreth dy mijë shqiptarë nga tërë bota .... Përmes eliminimit të Hadrit, u likuidua çështja terroriste shqiptare në Evropë. Nuk kishte më plane për atentat ndaj Milosheviqit. Si profesionist, isha tejet i kënaqur".
Mllefi dhe urrejtja kundër shqiptarëve, ngjarjet dhe parapërgatitja e krimit shkojnë e lidhen njëra me tjetrën.
Çka i premton gjeneralit Graqanin para kryerjes së atentatit kundër Enver Hadrit?
 "Çka ke planifikuar?- më pyeti ministri Graqanin.
 "Në këtë moment, rreziku më i madh na janë terroristët shqiptarë. Amerikanët i kanë vënë nën kontrol të plotë. Shikoni atë senator Diogardi se si sillet nëpër vendin tonë? Patjetër duhej t`u lusnim ta dëboni. Gjendet gjeneral edhe një grup shqiptarësh që kanë formuar trekëndshin Zvicër-Belgjikë-Gjermani. Në Zvicër janë kryesorët; Xhafer Shatri dhe Xhavit Haliti, në Belgjikë; Enver Hadri, ndërsa në Gjermani; Emin Fazlia. Planifikoj t`i sulmoj të gjithë me çdo gjë që posedoj dhe nëse ka nevojë, mundem edhe t`i likuidoj, - iu përgjigja". "Mirë veçse ki kujdes ndaj njerëzve", tha ministri. Edhe diçka, zotëri gjeneral, vazhdova. Ata para do kohe kanë pasur mbledhje, në të cilën janë marrë vesh për t`i berë atentat Milosheviqit. Në këtë grup më i rrezikshmi ishte Enver Hadri".
(Alban Voka "Fakti", 15 dhjetor 2003)
 
NJOFTIME MBI VRASJEN E SHTETASVE JUGOSLLAV 
(Südwestdeutsche Zeitung, 30 janar 1982) 

FAKSIMILI NGA GAZETA GJERMANE “Südwestdeutsche Zeitung e dates 30 Janar 1982

Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vëzhguar një kohë të gjatë para kryerjes së veprës...!
 Dymbëdhjetë ditë pas vrasjes së tre mërgimtarëve shteatas jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-it, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar hetimet kërkimore. Organet hetuese po kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vjet, të cilët disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Përveq kësaj, organet hetuese kërkojnë një shtetas jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, pasi që nuk  kishte dëshmi të sigurta kundër tij .Viktimat e atentatit, deri tash më të rëndë, në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mërgimtarë jugosllavë me kombësi shqiptare, të cilët kanë vepruar për themelimin e një Republike të Pavarur të Kosovës në Jugosllavi. EFK ka referuar në informata, në bazë të cilave 28 vjeçari Kadri Zeka, poashtu i vrarë gjatë atentatit, është dashur që të nxitet për t'u kthyer në Jugosllavi. Në rast që nuk pranon, ai është kanosur se do të vritet. Edhe banesa e vëllazërve Gërvalla kishte qenë vëzhguar qysh moti, jo vetëm pak para atentatit. Ata dy burrat, të cilët kinse, pak para atentatit e kanë vëzhguar benesën e dy vëllezërve, kanë bartur, në bazë të njohurive të EFK, kësula të zeza. Poashtu tërheq mendjen edhe dallimi i gjatësisë i të dy të dyshuarëve dhe veshmbadhja e çuditshme e njërit prej tyre, i cili kishte veshur një pallto ngjyrë kafendryshk, me jakë gëzofi të errët dhe pantollona të kuqe të ngushta. Është e mundur se ata kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të markës Citroen Cx. Personi i tretë (shiko fotografinë), do të ketë " ndryshuar drejtimin" e dërgesave postale të bashkatdhetarëve me një mashtrim, dhe i ka përvehtësuar atë. Njëherit ai ishte përpjekur, siq kishte informuar policia, t´i posedojë edhe letrat e vëllezërve Gërvalla.
 

Riza Salihu

Policia kërkon shtetasin  jugosllav, Riza Salihu, i cili në vitin 1980 kishte sjellë në pronsinë e vet postën e bashkatdhetarëve të tij dhe kundër të cilit ekziston edhe fletarresti edhe për delikte tjera. 
 
(Stuttgarter Zeitung- Gazeta e Stuttgart-it ,19 janar 1982)
 
Në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it – përgjegjës, shërbimi sekret jugosllav?
Nga bashkëpunëtori ynë në Untergruppenbach,
           Në një atentat, me siguri të motivuar politikisht, në natën e së hënës, në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it janë qëlluar për vdekje tre shtetas jugosllavë që jetonin në egzil. Diku rreth orës 22, 15 h, në qastin kur tre të huajtë nga një shtëpi në Untergrupenbach, deshën të largohen me automobil, për në vendbanimin e afërm për të telefonuar, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy udhëtarë vdiqën në vend, ndërsa i treti vdiq disa orë më vonë në spital, i cili arriti të thotë se përgjegjës për vrasjen është shërbimi sekret jugosllav. Të tre të vrarët ishin shtetas jugosllavë, me prejardhje shqiptare, të cilët angazhoheshin për pavarësinë e Kosovës, provincë kjo e shqetësuar në kufi me Shqipërinë. Vrasësit janë zhdukur pa gjurmë. Dëshmitarët duket të kenë parë, menjëherë pas atentatit, dy meshkuj duke ikur. Sipas njoftimit të shërbimit shtetëror për kriminalistikë në Stuttgart, bëhet fjalë për viktima nga Jugosllavia që jetonin në egzil. Fjala është për Bardhosh Gërvallën (31), vëllaun e tij Jusufin (36) dhe gazetarin e radios Kadri Zekën (28), që jetonte në Zvicër. Ata nga fillimi i vitit të kaluar, banonin në një shtëpi në Untergruppenbach, përafërsisht 40 m. Nga dera e garazhit, janë qëlluar me armë dhe në vend kanë mbetur të vrarë, vozitësi dhe personi afër tij, ndërsa Jusufi që ishte i ulur në karrigën e prapme, ishte i qëlluar rëndë në pjesën e epërme të trupit, vdes në mëngjës në spital. Gërvalla, sikur vëllau i tij, jetonte si refugjat politik në Gjermani nga viti 1979. Qeveria jugosllave i kishte akuzuar të dy vëllazërit se janë pjesëtarë të një organizate që vepronte kundër shtetit jugosllav. Jusuf Gërvalla ishte cilësuar udhëheqësi kryesor i kësaj organizate. Sipas një njoftimi të policisë, Kadriu jetonte në Zvicër, ku kishte marrë strehim politik. Bardhoshi punonte si punëtor social, në AWO-në e Ludwigsburgut. Policia fare nuk ka njohuri për kryesit e këtij krimi. Në vendin e krimit nuk janë gjetur armë. Dy meshkujt që janë parë nga dëshmitarët kanë ikur këmbë nga vendi i krimit. Gjithashtu, policia nuk e di se sa herë kanë qëlluar vrasësit. Jusuf Gervalla, që ishte i lënduar rëndë, ishte goditur nga dy plumba në pjesën e epërme të trupit. Landi  Baden Würtemberg gjithnjë ishte fushë e parapëlqyer për konfliktin në mes të refugjatëve kroatë dhe shtetit jugosllav. Deri tash sulmoheshin kryesisht refugjatët konservativë kroatë, kurse kësaj radhe janë goditur papritmas, kundërshtarët e shtetit jugosllav. Për atentatet e deritashme mbi diplomatët jugosllavë, si të akuzuar paraprakisht ishin pjesëtarët e Këshillit Nacional Kroat, organizatë kjo që në vitet e kaluara e kishte përqëndruar aktivitetin në Stuttgart, në Mannheim, në Karlsruhe në rrethinën e Freiburg-ut, Lörach-ut, Offenburg-ut, si dhe në liqenin e Bodensee-së. Qëllimi kryesor i organizatës ishte krijimi i shtetit të pavarur kroat, edhepse në të kaluarën brenda organizatës kishte konflikte të ashpra rreth asaj se a duhet ky të jetë një shtet i organizuar në baza socialiste apo të një demokracie parlamentare. Herën e fundit KNK-së i është dëgjuar zëri, atëherë kur Jugosllavia kishte kërkuar dorëzimin e tetë kroatëve, në shkëmbim të katër terroristëve gjermanë. Atëherë u organizuan  disa protesta nga KNK-ja kundër kërkesave të qeverisë jugosllave, të cilat qeveria gjermane nuk i përfilli. 
 

VRITEN TRE EMIGRANTË JUGOSLLAVË

E TËRA DUKET SI NJË EKZEKUTIM
Masakër ndaj shqiptarëve: Si siguron shërbimi sekret jugosllav detyra për vrasje në Republikën Federale ( Gjermani, shënim i përkthyesit )
Vrasës të panjohur vranë, në afërsi të Heilbronn-it, tre shtetas jugosllavë. Për organet gjermane të sigurimit, është kjo masakër një kulminacion në luftën e nëntokës, të cilën e bëjnë shërbimet sekrete jugosllave kundër kundërshtarëve të regjimit të shtetit shumëkombësh në Republikën Federale. Pas mërgimtarëve kroatë tash regjimi i Beogradit, si po shihet i ka shpallur luftë të përgjakshme mërgimtarëve shqiptarë nga Republika e Kosovës. BMW-ja e gjelbër 316 voziti prapa prej garazhi. Vozitësi nuk deshi që të kthehej në borë dhe drejtoi veturën prapa 40 metra gjatë, deri te një udhëkryq. Kur vetura për një kohë të shkurtër u ndal te një dritë rruge, u paraqit një burrë nga vendpunishtja në anën e djathtë dhe prej një distance, përafërsisht tri metra qëlloi në brendi të veturës. Një burrë i dytë qëlloi poashtu, u ndal pastaj pranë veturës që nëpërmjet dritares së thyer anësore, të mund të bindej për ndikimin e goditjeve. Fqinjët, të frikësuar nga zhurma e të shtënave i panë dy burrat duke ikur. Mizorisht, dëshmuan banorët e lagjës "Habichtshöhe" të komunës së Untergruppebach-it, në afërsi të Heilbronn-it, të shohin pastaj natën e së hënes të javës së kaluar: Katërcilindriku punonte ende me tërë rrotullimin, shoferi e kishte ende këmbën në këmbzën e gazit. Pastaj, si duket, ai e lëshoi kupllungin, ai vdiq. Automjeti ngiste pa shofer në një gjysëmqark në të majtë dhe u ndesh me një derë të mbyllur të garazhit. Rrotat e nxitjes kishin gropuar thellë në borë, motori ishte fikur, ishte qetësi. Në brendi të automjetit policia gjeti vozitësin Bardhosh Gërvalla 31 vjeçar jugosllavi  i qëlluar nga gjashtë të shtëna, qëndronte i mbështetur prapa timonit, bashkëvozitësin e tij Kadri Zeka, 28 vjeç, i vrarë nga dy të shtëna në pjesën e epërme të trupit, dhe vëllaun e vozitësit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, i qëlluar poashtu nga dy të shtëna të rrezikshme për jetë. Vendi i ngjarjes në Untergruppenbach: dhjetë goditje në zemër, në mushkëri dhe qafë. Këto tri viktima u identifikuan dhe u klasifikuan politikisht shpejt: Mërgimtarë jugosllavë me prejardhje shqiptare nga Krahina e Kosovës në jug të shtetit ballkanik dhe të tre agjitatorë kundër qeverisë në Beograd. Edhe për dorasit kishte menjëherë njohuri. Qysh në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla i pëshpëriti policisë, i cili më vonë vdiq: "Këtë e bëri SDB"-ja Shërbimi Sekret Jugosllav-"Sluzba Drzavne Bezbednosti." Dymbëdhjetë herë ishte goditur nga dy revole të kalibrit 7,65 në tre burrat, dhjetë goditje e kishin goditur atë në zemër, mushkëri dhe qafë. Një polic në vendin e ngjarjes: "E tëra duket si një ekzekutim". "Ishte ky verprim i përdorshëm i shërbimit sekret, sikur u shpreh Sigfried Hübner, instruktori policor dhe snajperist nga Stuttgart-i; katër goditje duhet të godasin, "tri që ta shtangin viktimën apo, nëse qëndron, ta rrëzojnë dhe ta bëjnë të paaftë për luftim, pastaj goditja e duhur vijuese, vdekjepruese". Edhe kjo tregon për SDB. Që disa vjet zhvillojnë shërbimet sekrete jugosllave dhe kundërshtarët e regjimit, luftë të përgjakshme në botën e jashtme. Në shumë raste kanë sulmuar dhunshëm mërgimtarët militantë jugosllavë: ambasadat, konsulatat dhe përfaqësuesit e vendit të tyre. Beogradi reagonte në vdekje dhe terror, gjithënjë me të njëjtën mënyrë.

Der Spiegel (Revista pasqyra) 25 janar Nr. 4/1982

Vendveprimi i Shoot-out'it balkanik ishte gjithnjë Republika Federale dhe policia ishte deri më tash e pafuqishme që ta përfundonte këtë çështje. Me këtë rast janë përgjegjësitë të njohura. Beogradi iu frikësohet grupeve të angazhuara të mërgimtarve si vatër trazirash në shtetin shumëkombësh dhe lufton kundër tyre.Vrasësit e shërbimit sekret i kishin drejtuar revolet e tyre deri më tash, para se gjithash kundër kroatëve mërgimtarë. Në të shumtën e rasteve të vrasjeve në mërgimtarët kroatë pjesëmarrja e Beogradit është dëshmuar qartë. Për shembull: kur kroati Franjo Goreta, një burrë i dikurshëm i shërbimit sekret, me detyrë për vrasje në Republikën Federale, u shkëput dhe e vrau një oficer drejtues, dërgoi Beogradi një komando.
Posa Goreta e përfundoi dënimin me privim lirie, e kryen njerëzit e SDB-së një atentat, të cilit Goreta mezi iu shmang. Në procesin vijues kundër të tre veprimtarëve, shkroi gjykatësi një apel në vendimin gjyqësor, deri më tash të kotë, drejtuar Bonnit: "Nuk mund të pranohet, që në tokën tonë të zbatohen detyra për ekzekutim, të cilat porositen nga shtetet e huaja, për t'i kryer problemet e tyre ndërshtetërore". Pranë kroatëve,ndërkohë kanë rënë edhe mërgimtarët shqiptarë në shënjestër të organeve shtetërore jugosllave. Prej se në pranverën e kaluar qëndresa në Autonominë Shqiptare të Kosovës në Jugosllavi është zmadhuar në trazina të përgjakshme, ka konkluduar Beogradi, se prapa tyre ekzistojnë të huajt, që i tërheqin fijet prapa skenës. Konflikti dirigjohet prej shtetit fqinj, Shqipërisë dhe shërbimeve komuniste besnike ndaj Moskës, por edhe kështu, politikanët nga Beogradi, në masë të madhe nga Republika Federale. Me të vërtetë jetojnë vetëm në Baden Württemberg përafërsisht 2000 mërgimtarë shqiptarë nga Jugosllavia, pjesa dërmuese e tyre me azil politik. Mbi aktivitetet e tyre konsulata e Stuttgartit nuk është ankuar vetëm një herë.

Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit, Heilbronn Untergruppenbach


 
Prill 2007 Gjermani



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora