E enjte, 28.03.2024, 05:53 PM (GMT)

Mendime

Albert Zholi: Vazhdon jehona e Kongresit të dytë të Lidhjes Shqiptare në Botë

E premte, 02.11.2007, 06:15 PM


Nga Albert Zholi

Albert Zholi
Edhe pse mbushen plot një javë nga punimet e Kongresit të Dytë të Lidhjes Shqiptare në Botë, jehona e tij vazhdon ende të përhapët jo vetëm në Kuvendet e Lidhjes nëpër Botë por edhe në median shqiptare, atë të diasporës, Kosovës, Maqedonisë, partive politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mali i Zi . Ende në Kryeqytetin e Shqipërisë , në Tiranën e Kuqe ku në datën 27 tetor u zhvillua kongresi i dytë , përfqasues dhe Drejtues të Lidhjes Shqiptare në Botë kanë marrë takime me përafqsues të OJF-ve të ndryshme me drejtim emigracionin, lider të partive politike, akademikë etj… Dje, një përfaqsi e Lidhjes Shqiptare në Botë me ftesë të Mbretit Leka Zogu, bëri një takim pune në rezidencën e tij mbretërore pranë Millenium I. Në këtë takim merrnin pjesë një nga nismëtaret e Lidhjes Shqiptare në Botë, Antare e Kryesisë së Lidhjes Shqiptare në botë, Nënkryetare e Këshillit Organizativ për
zhvillimin e Kongresit të Dytë, poetja dhe humanistja Vitore Stefa-Leka, Kryetare e Kuvendit të Gruas të LSHB-së , për Italinë e veriut, poetja Mardena Kelmendi si dhe z Michele Lagana, president i studios “Lagana” për organizimin e garave të barkave me vela në Itali, delegat i shoqatës së arbëreshëve të Italisë. Mbreti Leka Zogu dhe pse në gjendje shëndetsore jo të mire, rezervoi një pritje speciale dhe me kohë të pakufizuar duke shkelur kështu rregullat protokollare të Oborrit. I emocionuar Mbreti Leka mbasi i përqafoi antarët e delegacionit të LSHB-së, bëri një bisedë të përzemërt dhe miqësore. Në radhë të parë ai kërkoi ndjesë që nuk mundi të marrë pjesë në punimet e këtij kongresi (për arsye shëndetsore) dhe pse kishte dëshirë të madhe të ishte mes delegatëve nga 23 vende të botës. Mora inforacionin e nevojshëm dhe u gëzova pa masë për këtë tubim në kryeqytetin e shqiptarëve, për
strategjinë dhe objektibvat që përcaktoi ky Kongres, i një lloji krejt të vecantë për mënyrën e organizimit dhe qëllimit që përmabn në veteve ky Institucion theksoi Mbreti Leka. Ne jemi nga kombet që jemi shërndarë në të katër anët e globit, që thuajse kemi afërsisht gjysmën e popullsisë jashtë vednit, dhe që patjetër në këto kushte, duhet të organizohemi, vijoi ai. Nisma e vëllezërve Kuzhnini, është një gjest fisnik, patriotik, atdhetar, i cili duhet mbështetur dhe përkrahur për më tej. Njëkohësisht, vlerësoj dhe më entuziasmon pjesmarrja në këtë kongres e delegatëve nga komunitetit arbëresh, miqve tanë italianë, që kanë krijuar lidhje të fuqishme me emigrantët tanë në itali dhe janë të vëmendshëm ndaj inisiativave të tilla me karakter kombëtar, veprim i cili dëshmon për demokracinë e vëtetë në fqinjin tonë perëndimor Italinë dhe respektin e ndërsjelltë ndërmjet popujve që
kanë në themel punën dhe dëshirën për shkëmbim eksperiencash në fusha të ndryshme të jetës dhe shoqërisë, përfundoi ai. Pas tij e mori fjalën antarja e Kryesisë së Lidhjes Shqiptare në Botë znj. Vitore Stefa Leka, e cila i bëri një rezyme zhvillimit të punimeve të Kongresit të Dytë të Lidhjes Shqipare në Botë. Ajo theksoi se në këtë Kongres morën pjesë delegatë nga 23 vende të botës konkretisht dhe nga vende të largëta si Alaska, Argjentina, Siria, Kanadaja, Amerika, Turqia, Lituania të cilët, shpenzimet e këtij kongresi i hoqën vetë. Sipas saj, Lidhja tashmë ka marë një performancë të plotë dhe të qartë, Ajo po vepron si një Institucion serioz për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve në të katër anët e globit. Të realizosh një eveniment të tillë nuk është një ndërmarje e lehtë, por një përgjegjësi e madhe , vazhdoi ajo. Nga Kongresi i aprë në Prizren që u mabjt në 28 nëntor
2001, dhe deri në Kongresin e dytë të Tiranës. LSHB, është munduar me një punë sistematike dhe përgjegjshmëri atdhetare të organizojë Kuvendet e saj në të gjitha shtetet e siërpërmendur,duke ndërtuar struktura që funksionijnë jashtë bindjeve politike dhe atyre fetare. Unë, tha ajo, kam ndjekur me vëmendje lidhjet e përditëshme në internet të mendimeve të Kryetarëve të Kuvendeve nëpër shtete të ndryshme dhe kam parë se për cdo ditë, është rritur interesi i diasporës për pjesmarrje në këtë Lidhje, implementimi një strategjie që ka në bërthamë vetëm interesin kombëtar jashtë interesave meskine individuale, sepse për cdo ditë në këtë lidhje po afrohen njerëz të aftë dhe patriotë të ndershëm. Ndërsa z Michele Lagana, shprehu impresionet e tij rreth këtij kongresi dhe dëshirën për të marrë pjesë në të. Këtu pashë nga afër cilësitë dhe virtutet më të mira të shqiptarit,
mikrptitjen, bujarinë, humorin përgjegjësinë për të marrë përsipër organizime të tilla që duan shumë përkushtim dhe intuitë. Njëkohësisht, ka qënë një nga ëndrrat e mai t;ju takoja Naltmadhërinë tuaj, sepse e respektoj të kalurën e familjes tuaj si dhe Mbretëritë në përgjithësi. Me këtë rast, unë pashë dhe hapësirat për një bashkpunim me Shqipërinë në fushën e sportit dhe pikërisht të një sporti krejt të vecantë dhe të panjohur të garës me barka me vela. Ju keni një bregdet të bukur , tw virgjër ku egzistojnë hapësirat e nevojshme për zhvillimin e këtij sporti të vecantë, përfundoi ai. Ndrësa znj Mardena Kelmendi, bëri një pasqyrë të Kuvendit të gruas së emigrateve në Itali për një periudhë 5 vjecare. Ajo theksin e vuri tek imazhi i ri që ka krijuar gruaja shqiptare në emigarcion sidomos në Itali. Me punën e tyre të palodhur, me cilësitë e tyre të vecanta, me këmbnguljen dhe
intelektin e tyre, imazhi i femrës shqiptare jo vetëm në Itali, por dhe në mbarë botën, tashmë është rritur në mënyrë të ndjeshme në sensin pozitiv. Ndërsa në rolin që ajo po luan në LSHB (grate), mund të them me bindje se, tashmë, nuk është një rol dytësor por i barabartë me atë të burrave përfundoi ajo. Në fund të takimit që kaloi në një atmosferë tejet miqësore, Mbreti Leka Zogu pas i falënderoi pjestarët e delegacionit, shprehu bindjen se takime të tilla në interes të cështjes Kombëtare do të jenë të vazhdueshme duke shkëmbyer eksperiencat dhe ndihmuar njëri tjetrin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora