E marte, 23.04.2024, 09:26 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Emigrantet, legalizimi i dokumenteve ne Greqi

E premte, 02.11.2007, 01:23 AM


Fatjona Mejdini

Ambasadori i Shqiperise ne Greqi, Vili Minarolli, thekson se perfaqesia jone diplomatike po ben te gjitha perpjekjet, qe emigrantet shqiptaret te kthehen ne praktiken e meparshme per legalizimin e dokumenteve te tyre ne vendin fqinj. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, Minarolli shprehet se “ambasada po ben te gjitha perpjekjet per reduktimin ne maksimum te kerkesave per legalizimin e emigranteve tane”. Nderkohe qe ai shton se “po perpiqet qe gjithe stafi te jete prane emigranteve ne zgjidhjen e te gjitha halleve te tyre”. Ne lidhje me lajmet per transferimin e te burgosurve shqiptare nga burgjet greke ne ato shqiptare, perfaqesuesi i vendit tone ne Greqi thekson se shteti grek po planifikon edhe ndertimin e nje burgu ne vendin tone ne menyre qe shqiptaret e arrestuar ne Greqi te kryejne denimin ne vendin e tyre. Sipas Vili Minarollit, marredheniet mes dy vendeve mund te konsiderohen si te mira dhe realitetin do ta perforcoje vizita e Kryeparlamentarit grek dhe ministres se Jashtme, Bakojanis, kete vit ne Shqiperi.

Procedurat per legalizimin e dokumenteve te emigranteve pritet te behen ne vendin tone, por ne lidhje me keto procedura Ministria jone e Jashtme ka pasur rezerva. Ju si perfaqesues i vendit tone ne Greqi, a keni negociuar per kete ceshtje?

Ka nje marreveshje midis shteteve evropiane, ajo qe quhet Konventa e Hages, qe standardizon legalizimin e dokumenteve nga vendet joanetare te BE-se. Me Shqiperine jane pese shtete, shtete ku kemi me shume emigrante, qe nuk e kane nenshkruar konventen. Arsyeja eshte mosplotesimi i disa kerkesave qe permban konventa, njera prej te cilave eshte informatizimi i sistemit te gjendjes civile dhe standardizimi i te shkruarit te dokumenteve, kryesisht te certifikatave qe leshojne gjendjet civile. Ne kishim me shume se nje vit qe negocionim me palen greke, qe te vazhdohej praktika e deritanishme dhe qeveria shqiptare - edhe ne kuadrin e masave per krijimin e Regjistrit Kombetar, te pajisjes te qytetareve me pasaportat biometrike dhe te informatizimit te sistemit te gjendjes civile - po jepte garanci per permbushjen e standardeve te Konventes te Hages. Une kam bere negociata te vazhdueshme me autoritetet me te larta greke ne Ministrine e Jashtme, ne Ministrine e Brendshme dhe ate te Rendit. Vendimi qe moren e pati mbeshtetjen ne nje hapesire qe kishte Marreveshja jone Konsullore e vitit 1993 dhe qe nga pala greke u kerkua qe te negociohej, por justifikimi kryesor ishte lidhur me zhurmen shume te madhe dhe te panevojshme qe u be ne Parlamentin tone, ne lidhje me parregullsine e certifikatave, ne prag te zgjedhjeve lokale dhe ne rastet e zgjedhjeve te pjesshme parlamentare.

Ambasada nuk i ka nderprere perpjekjet per t‘u kthyer ne praktiken e pare dhe krahas kesaj me me perparesi per reduktimin ne maksimum te kerkesave per legalizimin e emigranteve tane. MPJ duhet te punoje per nenshkrimin edhe me Greqine te Marreveshjes se Hages. Sidoqofte, ky vendim nuk ka sjelle asnje permiresim per ate qe pretendoi pala greke, ne te kundert, me shume efekte negative, si sorollatje te panevojshme te qytetareve shqiptare, hapesira me te shumta per abuzime, shmangie nga verifikimi profesional etj. Si ambasade nuk i kemi nderprere perpjekjet tona dhe kam besim se me deshiren e dyanshme per zgjidhjen e problemeve, mendoj se edhe per kete ceshtje do te gjejme nje mirekuptim.

Ministria greke e Drejtesise konfirmoi kthimin e 2700 te denuarve shqiptare nga burgjet greke. Cili eshte qendrimi juaj ne lidhje me kete ceshtje?

Nuk kam dijeni per sa thoni, por di qe ka qene nje projekt i pales greke per ndertimin e nje burgu nga ana e tyre ne Shqiperi, per te burgosurit shqiptare. Per numrin nuk kam dijeni. Keto jane probleme negociatash me Ministrine e Drejtesise dhe te MPJ. Di gjithashtu qe, nepermjet Ambasades, here pas here, ne baze te marreveshjeve midis dy Ministrive te Drejtesise, ekstradohen te burgosur shqiptare nga Greqia ne Shqiperi, ose me kerkesen e te burgosurve vete, ose me kerkesen e pales tone. Sidoqofte, ne cdo rast transferimi ne burgjet shqiptare krijon lehtesira per familjaret, qe te takojne njerezit e tyre qe vuajne denimin.

Ministrja e jashtme greke, Bakojanis, anulon per here te dyte viziten e saj ne Shqiperi. Te njejten gje ben dhe Presidenti grek. Mendoni se dicka nuk shkon ne marredheniet shqiptaro-greke dhe, aktualisht, si mund te konsiderohen marredheniet mes dy vendeve?

Keto jane vetem njoftime nga ana e disa gazetave shqiptare dhe nuk ka asgje te vertete. Presidenti i Shqiperise, edhe ne kuadrin e turit te tij ballkanik, ka mirepritur ftesen e Presidentit te Greqise dhe do te vizitoje zyrtarisht Greqine, se shpejti. Po ashtu eshte rene dakord per nje vizite zyrtare te ministres Bakojani ne nje kohe te pershtatshme per te dy palet, ashtu sikunder brenda ketij viti do te jete i mirepritur Kryetari i ri i Parlamentit grek dhe vizita te tjera reciproke, ne sherbim te forcimit te bashkepunimit, gjithnje e me te ngushte, midis dy vendeve tona. Ajo qe ia vlen te theksohet eshte fakti, qe nga te dy palet ka vullnete te palekundura per forcimin e miqesise dhe te bashkepunimin ne te gjitha fushat. Vizitat e nivelit te larte jane konkretizim i ketij vullneti.

Vetem dy dite me pare shefja e diplomacise greke deklaroi se, “Kroacia do te jete vendi qe do kete perparesi per ftesen per ne NATO ne Samitin e Bukureshtit”. Do te thote se mbeshtetja per Shqiperine ka rene?

E njejta mbeshtetje eshte shprehur edhe per Shqiperine ne vazhdimesi dhe ne e kemi konsideruar Greqine partner te rendesishem ne procesin e integrimit ne strukturat euroatlantike dhe BE. Mbeshtetja dhe ndihma e Greqise eshte konkrete, jo vetem me deklarata dhe qeveria shqiptare e ka vleresuar ate.

Raporti i KLSH per shpenzimet e perfaqesise sone diplomatike ne Greqi, te cilen e drejtoni ju, eshte interpretuar ne menyra te ndryshme nga ana e mediave shqiptare. Si i komentoni akuzat, te bera publike?

Tashme ky problem eshte sqaruar dhe une vetem mund te them se eshte nje nga shpifjet e zakonshme te radhes dhe te pamoralshme te “G.Sh.”, qe per fat te keq po profilizohet si nje fletushke shpifjesh dhe te pavertetash dhe ku disa shkrues gjejne hapesira per te shprehur inate personale.

Cfare eshte bere per te drejtat e emigranteve shqiptare ne Greqi dhe cilat mendoni se jane sot shqetesimet e tyre kryesore?

Mua me pelqen t’i quaj qytetaret shqiptare, qe jetojne e punojne ne Greqi. Ata sot jane faktor ne jeten ekonomike dhe sociale te shoqerise greke dhe jane te vleresuar nga shteti dhe qytetaret e Greqise. Kete une e ndiej ne te gjitha takimet e mia, nga me perfaqesues te shtetit dhe qeverise greke, ashtu dhe me qytetaret greke. Kjo qe eshte arritur eshte ne radhe te pare merite e qytetareve shqiptare, qe kane transmetuar ne shoqerine greke vlerat me te mira te popullit tone, por edhe te mikpritjes te popullit grek. Shqiptaret punojne dhe kane fituar respektin e vendasve, per vlerat morale qe mbartin dhe qe transmetojne tek femijet e tyre, por edhe kane permiresuar ne menyre te ndjeshme gjendjen ekonomike. Nje numer jo i vogel jane sipermarres dhe kane bizneset e tyre, shume familje kane blere shtepi, femijet e tyre vazhdojne shkollat. Me nje fjale, jeta e tyre eshte e ngjashme me ate te qytetareve greke. Shume here keto aspekte pozitive te jetes te shqiptareve gjejne me shume pasqyrime ne median vendase se sa ne median shqiptare. Une vleresoj edhe rolin e kater gazetave ne gjuhen shqipe, qe botohen ne Greqi dhe sic jam informuar numri i tyre do te behet gjashte. Ashtu sic vleresoj punen e korrespondenteve shqiptare ne Athine. Jeta dhe puna e qytetareve shqiptare ne Greqi, bashkejetesa e harmonishme e tyre me shoqerine greke, integrimi (jo asimilimi) i natyrshem ne kete shoqeri, si model i integrimit te shoqerise shqiptare ne shoqerine evropiane, duhet te gjejne me shume hapesira edhe ne medien shqiptare. Por kane edhe probleme, qe jane prioritete te punes te ambasades, si levizja e lire, kur kane dokumentet ne proces rinovimi, problemi i njohjes te vjetersise ne pune per efekte te pensionit, problemi i thjeshtimi te dokumenteve te legalizimit, te bashkimit familjare, etj.

Per sa i perket statusit perfundimtar te Kosoves, mendoni se Greqia do te mbeshtese zbatimin e planit Ahtisari dhe, per pasoje, pavaresine e saj?

Problemi i percaktimit te statusit final te Kosoves, ne perputhje me vullnetin e popullit te Kosoves, eshte ne keto momente nje ceshtje mjaft e rendesishme e politikes nderkombetare dhe jo e shteteve te vecanta. Greqia ka mbeshtetur mendimin e zgjidhjes te ketij problemi mbi bazen e konsensusit dypalesh, me ndermjetesine nderkombetare dhe shpreson ne arritjen e nje rezultati brenda 10 dhjetorit. Ka gjithnje e me shume nje kuptim te faktit, qe ceshtja e Kosoves eshte nje rast unik dhe kerkon nje zgjidhje unike, ne perputhje me ato standarde qe prodhojne paqe dhe stabilitet.

Legalizimi

“Vendimi qe qeveria greke mori per legalizimin e dokumenteve te emigranteve ne vendin tone nuk ka sjelle asnje permiresim per ate qe pretendoi pala greke, ne te kunderten, me shume efekte negative, si sorollatje te panevojshme te qytetareve shqiptare, hapesira me te shumta per abuzime, shmangie nga verifikimi profesional etj”

Burgjet

“Ekziston nje projekt i pales greke per ndertimin e nje burgu, nga ana e tyre ne Shqiperi, per te burgosurit shqiptare. Sidoqofte, ne cdo rast, transferimi te denuarish ne burgjet shqiptare nga ato greke krijon lehtesira per familjaret, qe te takojne njerezit e tyre, qe vuajne denimin”

Vizitat

“Presidenti Topi edhe ne kuadrin e turit te tij ballkanik ka mirepritur ftesen e Presidentit te Greqise dhe do te vizitoje zyrtarisht Greqine, se shpejti. Po ashtu, eshte rene dakord per nje vizite zyrtare te ministres Bakojani ne nje kohe te pershtatshme per te dy palet, ashtu sikunder brenda ketij viti do te jete i mirepritur Kryetari i ri i Parlamentit grek”

Problemet

“Emigrantet shqiptare kane probleme te shumta, qe jane prioritete te punes se ambasades, si levizja e lire, kur kane dokumentet ne proces rinovimi, problemi i njohjes te vjetersise ne pune per efekte te pensionit, problemi i thjeshtimi te dokumenteve te legalizimit, te bashkimit familjar etj.”

Kosova

“Greqia ka mbeshtetur mendimin e zgjidhjes te ketij problemi me ndermjetesine nderkombetare dhe shpreson ne arritjen e nje rezultati brenda 10 dhjetorit. Ka gjithnje e me shume nje kuptim te faktit, qe ceshtja e Kosoves eshte nje rast unik dhe kerkon nje zgjidhje unike, ne perputhje me ato standarde qe prodhojne paqe dhe stabilitet ”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora