E enjte, 25.04.2024, 03:29 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Pak fjalë në një dhëmbje të madhe

E premte, 26.03.2010, 11:01 PM


NJË PËRKUJTIM PËR KOLEGUN, GAZETARIN, KOLUMNISTIN E ATDHETARIN  BARDHYL  AJETI

                                  

PAK FJALË NË NJË DHËMBJE TË MADHE

      

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Po kalojnë ditë muaj e vite, unë akoma i kam të freskëta fjalët kolegu im Bardhyl Ajeti që mi tha në dy takimet tona në Gjilan, 15 dhe 20 maj të vitit 2005. Dhe po ato fjalë nuk më lënë të qetë. Kur i kujtoj ato fjalë  nga sytë  e mij rrjedhin  lotët. Unë duke e ndier peshën e përgjegjësisë morale që kam ndaj kolegut e atdhetarit të devotshëm të çëshjes kombtare atdhetarit Bardhyl Ajeti, gjej forcë për pak çaste ta harrojë dhembjen, e ti shkruaj këto fjalë. Ne duhet jo vetëm të shkruajmë e të themi se e kemi kryer obligimin moral, kolegial dhe kombëtar ndaj kolumnistit të gazetës kombtare “Bota sot“, por duhet t‘i thërrasim organet kompetente të shtetit të Kosovës që të fillojnë hetimet për  zbardhjen e vrasjes së Bardhyl Ajetit, Xhemail Mustafës, kol. Tahir Zemajt, Ahmet Krasniqit, Besim Dajakut, Bekim Kastratit, etj… Plagosja e gazetarit, redaktorit, kolumnistit, të gazetës kombëtare “ Bota sot “ dhe kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Kosovës, Bardhyl Ajetit nga kriminelë të pa njohur në fshatin Bresalc të Gjilanit – me 3 qershor të vitit 2005, e më vonë vdekja e tij me 25 qershor të vitit 2005, në spitalin e Millanos së Italisë, është pritur me indinjat e dhembje të thellë në Kosovë, trojet etnike shqiptare e diasporë. Bardhyl Ajeti u vra nga dora kriminele tinzare njëri nga penat më të afta të gazetarisë bashkëkohore kosovare dhe kolumnisti i vërtetë i gazetarisë shqiptare. E kamë vështirë të shkruaj, në këtë dhembje të madhe që ndiej për kolegun, gazetarin, redaktorin, kolumnistin ( e gazetës kombtare“Bota sot“) dhe kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur  të Kosovës. Të koncentrohem për ti shkruar këta rreshta, dhe për ta realizuar si është më së miri profilin, biografinë e kolumnistit e redaktorit Bardhyl Ajeti, është vështirë. Atentati ndaj gazetarit, kolumnistit të gazetës kombëtare“Bota sot“ është gjykuar dhe do të gjykohet edhe ne të ardhmën ashpër nga të gjithë shqiptarët, gazetarët, intelektualët, fshatarët, thënë shkurt nga mbarë njerëzimi. Kjo vrasje tinëzare e kryer nga të pa besët nga langojt e armikut, ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen e Tij , ishte humbje për të fejuarën e Tij, ishte humbje për gazetarinë  shqipëtare, ishte humbje  e dhembje e madhe  për redaksin e  gazetës kombëtare “Bota sot“, ishte humbje e madhe edhe për fjalën e lirë, ishte humbje e madhe edhe për demokracin e brishtë kosovare, ishte humbje edhe për Asociacionin e Gazetarëve të Pavarur të Kosovës, ishte humbje e madhe edhe për lexuesit e gazetës kombëtare “Bota sot“…, ishte humbje e madhe edhe për lexuesit e diasporës. Bardhyl Ajeti ishte gazetar, trim e guximtar, kolumnist i fuqishëm që ka vendin e tij të pa diskutueshëm në gazetarinë bashkëkohore demokratike shqiptare. Ishte njeri i FJALËS  dhe i BESËS, që nga ditët e herëshme të rinis së tij. Ai në takimin e fundit më tha:‘‘ Unë do të shkruaj vetëm të vërtetën , pa marrë parasysh se a i pëlqen dikujt apo jo. Njeriu lindë për të vdekur. Por, edhe vdekja duhet të ketë arësye, dhe të mbetët vend për të thënë; i lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Unë po shkruaj gjëra të cilat janë realitet në përditshmërin tonë. Unë nuk i frikësohem askujt- pos zotit“. Ai ishte një gazetarë autentik , me një origjinalitet të papërsëritshëm. Ai iu rrokë një vargu të madhë të ngjarjeve për zgjidhjen e çështjes kombëtare duke e ndjerë deri në palcë e zemër të gjitha dukurit negative që zhvilloheshin në Kosovë e trojet tjera etnike shqiptare. Shkrimet e tija ishin tërheqëse për lexuesin, sepse aty tregohej e vërteta dhe vetëm e vërteta. Ai ne shkrimet, kolumnet e tij të kujton një mendim shqiptar të realiteteve, ishte një gazetar që bëri një vepër të madhe të paharruar për jetë të jetërave. Gazetari, kolumnisti dhe redaktori  Bardhyl Ajeti, ishte (dhe do të mbetet) gazetari shqiptar me një jetë interesante i cili gjatë jetës së tij shkroi pa asnjë lloj frike dhe heshtjeje, pa asnji lloj ndrojtje, por gjithëmon me një modesti, thjeshtësi, vendosmëri, guxim dhe me një përkushtim shembullor. Ai ne shkrimet e kolumnet e tija, çdo herë, dhe me të gjitha forcat e tij fizike, mendore, materiale dhe intelektuale i dënoi fuqishëm dukurit negative; krimin, korrupcionin, familjarizmin, prostuticionin, karierizmin, majtizmin, leninizmin, komunizmin, nanoizmin ..,etj. Ai e shkroi realitetin sado që i hidhur të ishte ai. Ai ishte njeri me një kulturë të gjërë, me një sens të gjallë, me një guxim qytetar të rrallë dhe me mjaft sukëses i konstruktonte kolumnet e tij. Ishte njeri thellësishtë kombëtar, një shqiptar i rrallë me një kurajo të pa përkulur dhe trimëri të pa parë.

Sot nuk e kemi në mesin tonë, kriminelët na e vranë  shokun, kolegun, gazetarin, kolumnistin, redaktorin dhe atdhetarin e devotshëm të çështjes kombëtare , ai nuk mund të kthehet.., ai nuk mund të zavendësohet . Mirpo, kërkohet nga ne që ta ngrisim zërin tonë që organet kompetente të fillojnë  hetimet për  zbulimin e kriminelëve sa më parë. Nuk duhet heshtur, sepse kriminelët nëse ne heshtim…, ata bëhën më agresiv dhe natyrishtë numëri i tyre rritet. Ata që e kanë njohur Bardhylin ( ai kishte shumë miqë nuk mbante asnjë lloj poze, ishte njerëzor, magjepës, transparent me të gjithë) e dinë se kemi humbur një penë të madhe, një vigan të gazetarisë shqiptare, një intelektual të aftë. Por krminelët e langojt- tinëzakët, nuk guaxuan ti dalin ballë për ballë, sepse e dinin se ai nuk i frikësohej askujt pos perendis-zotit. Ata kanibal, ata lugetër, ata butakë...., në arteriet e kapilarët e tyre nuk kanë gjakë shqiptari, në arteriet dhe kapilarët e tyre lëvizë gjakë i ngjizur, gjakë i përzier me …., ata nuk defilojnë ditën rrugëve të qyteteve apo fshatrave të Kosovës, por vetëm natën. Sot kërkohet nga ne dhe organet kompetente që ti përvishen punës për zbulimin dhe dënimin e tyre, sepse nesër do të bëhët vonë. Vepra e kolumnistit Bardhyl Ajeti ishte dhe do të mbetët hero i demokracisë bashkohore shqiptare. Ai me tërë qenjen e tij e urrente anarkinë. Duke qenë shqipëtar ai e kishte të shenjët unitetin kombëtar dhe i donte e i respektonte institucionet e Kosovës. Bardhyli ishte një luftëtarë me vetëdije të shqetësuar për jetën dhe tagri i pavdekësisë ndodhet në tërë dëshminë e tij estetike kaq të rëndësishme , të cilën bashkëkohësit dhe pasëardhësit do ta vlerësojnë, dhe do ta ridimenzionojnë, do ta nderojnë , do ta përkujtojnë dhe do ta ngrisin ne piedestalin më të lartë. Në emrin tim dhe të familjes sime, por edhe të disa mërgimtarëve të këtij lokaliteti kërkojmë që sa më parë të zbulohen kriminelët, sepse familja e tij pret ditën kur organet e hetuesisë të trakasin në derën e tyre .., dhe tu komunikojnë lajmin për zbulimin e kriminelëve. Ndersa organet e drejtësisë ta shpallin dënimin. Por si do që të jetë dënimi…, ata i ka dënuar POPULLI e KOMBI ,ata do ti dënojë TOKA e UJI . Me emrin e Bardhyl Ajetit, gazetaria shqiptare gjeti një nga gurët për ta ngritur tempullin e saj që nuk mbaron. Prandaj ne gazetarët “Botës sot“, betohemi se do ta ndjekim rrugën tonë drejtë ndertimit dhe bashkimit kombëtar, sepse vetëm ky bashkim do ti shuaj ëndërrat dhe dëshirat e shumë njerëzve, dhe do ta realizoj amanetin e shumë dëshmorëve të rënë. Është vështirë të shkrash ne këtë dhembje , është vështirë të përmbahesh pa derdhur lotë, sepse kjo është një tragjedi e madhe për ne familjen e tij dhe tërë kombin tonë. Kurrë shqiptari nuk ka vra tinëz, mirpo ja kjo po na përsëritet..,po na rritet, sepse ne nuk po marrim masa adekuate.., ne po heshtim.., ne po presim që dikush nga jashtë të na i zgjedhë problemet tona. Në fundë ju shprehi ngushllime (me rastin e pesë vjetorit të vrasjes tinëzare ) familjes së të ndjerit Bardhyl Ajeti, duke u thanë; ju lumtë për këtë burrë që rritët, për këtë gjeni të gazetarisë shqiptare. E nderuara familje e dijmë se ju keni dhembje.., por keni edhe krenari, sepse vepra, qëndrimi, bujaria, sakrifica, aftësia, trimëria dhe guximi i tij janë vyrtyte të cilat e ngrisin lartë në historinë tonë kombtare. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

 

Punuar me 22.03.2010          

Weingarten-Gjermani



(Vota: 39 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora