Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Kosova në rrjedhat e Bashkësisë Europiane

| E premte, 26.03.2010, 10:59 PM |


Kosova në rrjedhat e Bashkësisë Europiane

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Tashma është bërë shumë fjalë për Stratëgjinë  e Kosovës, për veriun e Mitrovicës të cilen nuk e ka kundërshtuar ICO-ja , por është  përkrahur edhe nga shtetet më të  forta  në takimin e mbajtur në Austri. Mirëpo kjo nismë me rëndësi të veçantë për shtetin e pavarur të Kosovës sikur po prêt ditë më të mira, më të përshtatshme për realizimin e saj në praktikë .

 Këto ditë BE-ja  ka përcaktuar politikën e vet strategjik për veriun e Mitrovicës e cila si duket nuk ka asnjë dallim sa i përket realizimit në praktikë  me stratëgjinë e Qeverisë së Kosovës . Plani strategjik i BE-së dhe stratëgjia e Qeverisë së Kosovës pretendojnë që brenda  vitit 2010 të vejnë rregullin instucional në veri të Mitrovicës. Plani i BE-së sa i përket qasjes në praktikë  do t’i përmbush  kërkesat e stratëgjisë    Kosovës. Prandaj sipas këtij plani (politike)  hartuar në javën e kaluar BE-ja  ka vëndosur “ që një EULX funkcional  - me “instalim” në terë teritorin e Kosovës, respektivisht  në veriu të Mitrovicës.Qellimi tjetër i BE-së është hapja e shtëpisë së BE-së përmes të cilës popullata lokale  do të mund të mësojë  më me detaje  se çka  dhe si  punon BE-ja  dhe çka kundër mund të bëjë  në të ardhshmën në atë që Brukseli  sheh si përpjekje  për t’ia afruar BE-në qytetarëve  të rëndomtë . Në këto fusha Brukseli dergon mesazhe (përgjigje) të gatshme në Prishtinë .Një udhëzim   i BE-së për Prishtinën përmban shtatë  mesazhe  që duhet përciell Qeveria e Kosovës…

Dokumenti i Brukselit  për prezencën e BE-së në Kosovë  përfshinë edhe pikat që janë identifikuar si “ vija mbrojtëse”  dhe që përgjithësisht janë përgjigje ndaj çështjeve  që do të mund  të konsiderohen si më të ndjeshme . Peiter Feith në  këtë fushë sqaron disa çështje  për veriun në cilësinë e të dërguarit të BE-së (EUSR), si domosdoshmëri e tij (ICO-së) dhe BE-së, prandaj zyra e ICO-së do të përgjigjet sipas udhëzimeve  të BE-së, prandaj ICO-ja dhe  Qeveria e Kosovës janë duke u mbështetur në iniciativën që ka për qellim përmirësimin e kushteve  të jetësës për qytetarët në veri. Kjo do të bëhet në baza të decentralizimit, pronësisë vendase  dhe ndryshimeve paqësore …

             

Politika e Serbisë ndaj Kosovës- udhë pa krye

 

Mendoj se realizimi për Stratëgjin e Qeverisë së Kosovës është duke shkuar ngadalë, por me maturi, Prandaj në këtë drejtim duhet punuar me hapa të sigurtë , me kujdes të veçantë  dhe  pa ndonjë përplasje të dukshëm , sepse politika e Serbisë ndaj Kosovës  është një udhë pa krye, prandaj ketë politikë duhet në të ardhshmen e afertë korrigjuar më me kujdes dhe më me seriozitet.  Megjithëse në Beograd ka mendime të ndryshme  për rrjedhat në Kosovë, respektivisht për stratëgjinë e Qeverisë së Kosovës, ne duhet të shkojmë rrugës tonë komfor ligjëshmëtrisë dhe kushtetutës së miratuar pa ndonjë hezitim, për zgjidhjen e këtij problemi jetik për shtetin e Kosovës.Mendimet e tyre (të elitës serbe) që  rrahen në mes tyre për Kosovën janë pa ndonjë efekt të veçantë  për t’u marrë me to . Dy opcione përmenden në Serbi për të gjitha rrjedhat në Kosovë e këto janë: Njëra është  BE-ja , tjetra është Kosova , Serbia  duhet ta zgjedhë njëren prej tyre për të pasur mundësi për të hyrë në BE. Aleksandara Joksimoviq nga Forumi për Marrëdhënje  Ndërkombëtare  Beograd thotë se  mesazhet që vijnë  nga Brukseli sjellin zhgënjim që do të qonte vendin  (Serbinë)  në një udhë pa krye nese nuk u përmbahen këtyre mesazheve dhe rekomandimeve . Ndersa Ivan Vojvoda  , drejtor i Institutit Ballkanik për Demokraci thekson se nese gjithë  bashkëpunimin e vendosur në EULX-n dhe veprimet që kanë marrë  dhe do të merren, gjerat do të qartësohen pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare  të Drejtësisë .

       

Në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

 

Siq është e ditur   Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë  kishte dallime  në mes të shteteve  që e përkrahen pavarësinë  dhe atyre që  që nuk e përkrahen, prandaj vendimi që do të merrët, mëgjithësë nuk ka peshë obligative, nuk do të ndikojë  kursesi në vendimin e njohjes se Kosovës jo vetën nga 65 shtete më të njohura botërore që tashmw e kanë njohur, por edhe nga shumë të tjera që do ta njohin, të ndikojnë  në qëndrimin ndaj iniciativave  më të “avansuara” për zgjedhjen e problemit ndaj Kosovës si shtet i pavarur, me njohje të konsiderueshme ndëekombëtare  dhe të mirëpritura nga Kosova . Mirëpo udha pa krye e Beogradit pasqyrohet edhe në faktin se elita politike  dhe një pjesë  e opinionit  janë të ndarë . Mirëpo nese shtrohet para qytetarëve  alternativa : Kosova  a po  BE-ja  mendoj se do të fitojë opcioni për BE-në  , siq shprehen edhe disa politkanë  nga Beogradi, sepse çështja e Kosovës është e zgjidhur dhe e pakëthyeshme përgjithmonë…

Mirëpo këto iniciativa  kanë filluar të gjejnë shprehje edhe në disa konferenca  të rëndësishme të organizuara enkas për Ballkanin Përendimor të cilat kanë rëndësi për integrimin e shteteve rajonale  të ballkanit në BE, sidomos për Serbinë dhe Kosovën. Por si zakonisht Serbia  nuk po mer pjesë  në këto konferenca  për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës. Ajo kërkon që kosova të përfaqësohet nga UNMIK-u , sipas rezolutës 1244, të KB-së. Serbia nuk morri pjesë edhe në konferencën  e mbajtur në  Bërdo të Sllovenisë , ndersa Kosova si shtet i pavarur, me dinjëtet dhe pa ndonjë hezitim mori pjesë dhe u treguar mjaft e sukseshme , në krye me Hashim Thaçin. Mosmarrja pjesë e Serbisë në ketë konferencë i ka kushtuar më shumë dëmë se dobi.. .

        

Si do të përfaqësohet Kosova  në konferencën e Sarajevës?

 

 Tani këto ditë po flitet për mbajtjen  edhe një konference tjetër  , atë të Sarajevës, ku Spanja është kryesuese e kësaj konference . Spanja nuk e ka pranuar  shtetin e Kosovës, ajo ishte  edhe kundër pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Mirëpo Spanja përkundër kësaj ka mendim tjetër për realizimin me sukses të konferencës , me pjesëmarrjen edhe të Kosovës edhe të  Serbisë. Ajo ka zgjedhur formulen më  ”inventive” për të arritur pjesëmarrjen e Kosovës dhe njëkohësisht edhe të Serbisë  në konferencën e BE-së  për Ballkan e kjo mund të jetë ajo që Kosova  dhe UNMIK-u të ftohen si delegacione  të veçanta , të cilat do të uleshin njëra pranë tjetrës e jo sëbashku.Mirëpo nuk është e arsyeshme që dy përfaqësi të një shteti , ne kete rast Kosoves, të flasin për çështjen dhe problemet e Kosovës. Disa diplomatë  të disa  vendeve  antare të BE-së  thonë se  pjesëmarrja  e Kosovës  do të jetë  temë  për t’u diskutuar në dy muajt e ardhshëm. Në këtë rast takimi poashtu nuk do të jetë gjithëpërfshirës , ndersa si resultat i kësaj disa vende  të rëndësishme të BE-së do të dërgojnë  në këtë takim përfaqësuesit në nivele më të  ulta. Kjo është  një dëshmi se as  takimi në Sarajevë  nuk do të ketë  ndonjë substancë, sepse  tash e tutje  përseri e terë energjia  do të shprehet në dilemen  se si të  ftohet Kosova  e të marrë pjesë edhe Serbia… …

 

 (Autori është shkrimtar dhe publicist i pavarur)