E premte, 19.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Riformatizim pro forma

E enjte, 25.03.2010, 10:59 PM


Riformatizim pro forma

 

Nga Gjon KEKA*

 

Para se të mendoja të shkruaja për riformatizimin e qeverisë së Kosovës doja të shkruaja mbi 11 vjetorin e hedhjes së bombave të SHBA dhe aleancës veriatlantike të NATO-s mbi kokën e dikataurës së ish-Jugosllavisë respektivisht shtetit serb që gjakosi në mënyrë më të tmerrshme rajonin e ballkanit duke e lënë këtë rajon ende të rrethuar nga grimca mbeturinash , diktatorësh ,nacionalistësh ekstrem dhe pasionant.Por duke parë se edhe pas ndihmës dhe çlirimit nga ana e miqëve tanë historik dhe të mëdhenjë Kosova dhe liderët e saj si duket kanë harruar se ç'ka ndodhur dje dhe të gjitha përpjekjet në histori të popullit të Kosovë për liri dhe mvetësi të tij.

 

Janë këta lider institucional që po shkelin çdo ditë mbi gjakun e njerëzve dhe që po e poshtrojnë rrugën e nisur nga ata për të jetuar të lirë dhe të barabart me vendet e botës demokratike.Po ashtu janë këta lider politik që kan harruar se SHBA dhe vendet aleate (NATO)ishin ato që e çliruan Kosovën nga represioni serb.Janë këta lider politik e institucional që po qojnë Kosovën në një rrugë pa vizion dhe pa e respektuar fare testamentin e të parëve tanë që e trasuan rrugënpër liri dhe pavarësi ,janë këta lider që kanë ndryshuar të gjitha gjërta për të keq,janë këta lider politik e institucional që nga ajo liri që në erdhi si ndihmë nga SHBA me aleatët(NATO) po e kethejn në skllavëri e varfëri gjunjëzuese për popullin ndërsa për vete në “liri absolute” për t'u pasuruar dhe korruptuar deri në gryk etj etj.

 

Megjithkëtë që në fillim do nënvizoj këtë ditë (11 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s)si mjaftë të rëndësishme dhe historike për Kosovën e cila i shpëtoi shuarjes totale si popull nga egërsia e nacionalizmit pasionant serb.

 

Ndërhyrja e SHBA me aletatët(NATO)ishte një nga aktet më sublime dhe humane të mbrojtjes së qenjes njerëzore nga shuarja e tij dhe nga mungesa e lirisë së tij brenda vendit të tij me shekuj.Kjo jo vetëm se e shpëtoi një popull të tërë nga zingjirët e skllavërisë por edhe e ndihmuan pikërisht këto miq si SHBA dhe aleatët(NATO)që ky popull të marrë këmbët, të filloj rrugën e re të ripërtritjes pastaj të ngritjes së tij drejt formimit të vullnetit dhe përgaditjes së rrugës për ndërtimin e shtetit dhe të ardhmes së tij europiane.

 

Sidoqoftë tani pas gjithë kësaj Kosova u bë shtet i mbykqyrur dhe në ndërtim e sipër,por edhe pas bërjes së Kosovs shtet ajo ende ka probleme dhe sfida të mëdha apo më mirë do të thoja ka tensione të brendshmë në mes të mosaftësisë institucionale të lidershipit(liderëve institucional e politik të korruptuara dhe të paaftë) dhe kërkesave të shumta e të shpejta që dalin para në dinamikën e rrugës së Kosovës si shtet në zhvillim.Siç shohim Kosovë edhe pas marrjes së shtetësisë ajo po rënkon nga dhimbjet e brendshme,këto dhimbje nuk i ndien elita institucionale dhe politike por është populli (sovrani) që po i shkaktojnë dhimbje politikat e mbrapshta dhe korruptive të qeverisjes së shtetit të mbykqyrur të Kosovës.

 

Prandaj ,sot populli i Kosovës në përgjithësi është bërë si i mpirë duke e kapluar kështu një  ndjenjë dyzimi mes pasionit për të vepruar dhe ndalur këtë rrugëtim të keq të shtetit të mbykqyrur të Kosovës nga njëra anë, dhe kërkimit të rrënjëve të vërteta politike të lidershipit të ri apo të rrugëve të tjera për të dal nga kjo amulli apo kjo gjendje rrënuese për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe popullit të saj.

 

Ndërkaq ditëve të fundit flitet mjaftë për një lloj riformatizmi të qeverisë ,riformatizim ky edhe nëse ndodh i ngjan lloji të rioframtizmit pro forma apo sa për sy e faqe ,asgjë të re apo të freskët nuk sjell riformatizimi ,siç edhe kam nënvizuar shumë herë se këto lloj arnimesh nuk i mbajnë gjallë institucionet këto vetëm sa i dëmtojnë ato dhe rrugëtimin e shtetit të mbykqyrur të Kosovës drejtë proceseve tjera zhvillimore dhe integruese.Gjithashtu me këto lloj arnimesh nuk mund të justifikohet mospuna dhe mosaftësia e qeverisjes së shtetit të mbykqyrur të Kosovës ,po ashtu as me ndërrim vendesh ministrash herë në një dikaster e herë në tjetër,sepse kjo më shumë ngjan lojërave në fushë hokej që lëvizin lojtarët sa në njërin kah sa në tjetrin, gjë që kjo gjendje e arnimeve apo ndrrimeve vetëm sa do ta rëndonet akoma më shumë procesin e qeverisjes joefektive dhe të paaftë për ndërtimin e shtetit juridik pastaj sfidave tjera në proces dhe orientimin e Kosovës drejt rrugës së integrimeve euroatlantike.

 

Dhe krejt në fund institucionet qeverisëse në Kosovë nuk kanë nevoj për riformatizim por për një transformim apo ndërrim total të kësaj garniture politike e institucionale sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ecet mbarë dhe sigurtë në rrugën e ndërtimit të një shteti demokratik e juridik, pastaj të një shteti ekonomiksht të qëndrueshëm si dhe që ka në zemër të të gjitha projeketeve nevojat dhe kushtet e mirëqenjes së qytetarit ,zhvillimin ekonomik ,focimin e shtetit dhe rrugën e integrimit në familjen europiane.Duhet theksuar se ndryshimet në shtetin e mbykqyrur të Kosovës mund të ndodhin vetëm nëse populli arrin ta kuptoj se kjo garnitur politike dhe institucionale po e rrënon ardhmërinë e tij, pastaj të popullit dhe të proceseve tjera të rrugëtimit të vendit drejt së ardhmes.Kështu që shpëtim i shtetit dhe ardhmërisë së tij është në duar të popullit(sovranit) vetëm ai mund t'i ndal këto lëvizje të çmendura dhe të dëmshme për Kosovën nga ana e kësaj garniture politik e institucionale ,vetëm në këtë mënyrë mund që të ndalet dora e rrënimit të fatit të këtij vendi etj etj.Kosova si asnjëherë më parë ka nevoj për një qeverisje të mençur ,të përgjegjshme ,efektive ,transparente e llogaridhënëse ,që është në shërbim të popullit dhe që ka si qëllim punën dhe vetëm punën në ndërtimin e një shteti demokratik,juridik dhe europian.

 

*Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora