E enjte, 28.03.2024, 08:45 PM (GMT)

Editorial

Nue Oroshi: Digjet për të dytën herë Lidhja Shqiptare e Prizrenit!

E enjte, 25.03.2010, 10:00 PM


DIGJET PËR TË DYTËN HERË LIDHJA SHQIPTARE E  PRIZRENIT !

 

Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi heqjen e emblemës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga salla e Kuvendit Komunal të këtij qyteti!

 

Nga Mr. sc. Nue Oroshi*

 

Gjithçka është ndërmarrë pas ankimimit të një përfaqësuesi minoritar në organin më të lartë të drejtësisë në Kosovë. Ky lajm, si një bombë atomike, erdhi në kokën time dhe për një kohë të gjatë nuk munda ta marrë veten dhe të besoja asesi, se si është e mundur që një veprim të tillë ta merr pikërishtë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe kështu, ta bartin turpin përgjithmonë, ai apo ata gjykatës që e nënshkruanë këtë veprim të tmerrshëm, antinjerëzorë, antikombëtar dhe antiligjor duke harruar se, ju gjykatësit që morët këtë veprim plotësisht politik dhe të turpshëm, jeni të zgjedhurit e politikës së sotme, dhe me këtë veprim tuajin ju Kryetarin e Komunës së Prizrenit dhe 41 asambleistët e Komunës së Prizrenit i keni konsideruar vetëm si hunjë gardhi. Jo të nderuar Gjykatës, Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe 41 asambleistët e kësaj Komune nuk janë hunjë gardhi, por janë përfaqësues të zgjedhur të popullit në mbarë teritorin dhe qytetin e Prizrenit, pra, këtij Qyteti të shumë Beslidhjeve Shqiptare, që fati e ka dashur të jetë qytet që lidhë tri kryeqytete shqiptare: Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën. Dhe, pikërishtë ky vendim vije vetëm shtatë ditë pa u bë 11 vite që kur forcat terroriste serbe me 27 Mars 1999, rrafshuan rrafsh me tokë, dhe dogjën për herë të parë objektin e Lidhjesë Shqiptare të Prizrenit. Objekt ky, që na është simbol i bashkimit kombëtar, dhe, ku shqiptarët pa dallim feje, krahine apo ideje, u bashkuan në luftë kundër Përendorisë Osmane, kundër atij përbindëshi që, së bashku me pushtuesit  pansllavistë i shkaktoi dëmët më të mëdha Kombit shqiptar. Dhe, ende pa u bërë 11 vite të djegijes së parë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit digjet për herë të dytë. Digjet pikërishtë një javë pa u bërë 11 vite, e nga kush se, nga një vendim i paparë i Gjykatës Kushtetuse. Thuase, kjo Gjykatë nuk ka  punë tjetër përveçse ta fshinë nga faqet e historisë qëndresën shqiptare kundër Perandorisë Osmane, dhe me këtë veprim, këta Gjykatës mund të konsiderohen vetëm si Qatipë të Baba Sulltanit-(të modernizuar tashmë), duke u përzier edhe në çështjet e Historisë Shqiptare, dhe duke e pranuar botërishtë dhe ligjerishtë se pushtimi pesëshekullorë Otoman nuk ishte pushtim por një gjë e ligjshme sipas Gjykatësve Kushtetues të Kosovës. Pra, me këtë veprim antiligjor, ata për herë të dytë vranë dhe masakruan të gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare, të cilët në qëndresën pesëshekullore kundër Perandorisë Osmane u vranë, u masakruan, u terrorizuan, u dëbuan me dhunë, u asimiluan, por kado që ecën dhe shkuan, në gjenë, në shpirtë dhe në gjak e mbajtën shqiptarësinë. Këta, për të dytën herë, vranë Abdyl Frashërin, Mic Sokolin, Ymer Prizrenin, Prenk Bib Dodën, Sulejman Vokshin, Hodo beg Sokolin, Mehmed Ali Vrionin dhe shumë e shumë udhëheqës shqiptarë të Lidhjesë Shqiptare të Prizrenit, të cilët një pjesë edhe pse kishin privilegje në perendorinë osmane, ata lanë kolltukët e kësaj Perandorie dhe mësynë Alpet Shqiptare, për të vetmin qëllim, për t’i dalur zot tokës Arbnore. Në librin e mikut tim mr.sc.Parim Kosova, me titull “Monumentët historiko-kulturore të Lidhjes Shqiptare te Prizrenit”, ndër të tjera, i gjejmë edhe këto fjalë: “Rëndësia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shtrihet edhe në historinë e Evropës në tërësi. Ajo, çështjen shqiptare e vendosi në arenën ndërkombëtare, si një ndër problemet më të mprehta që kërkonte zgjidhje, në çdo rregullim të ardhshëm të Evropës Juglindore. Mund të themi se, lidhja shqiptare e Prizrenit u shtyp vetëm organizativisht, ndërsa programi i saj politik që mishëronte programin madhorë të Rilindjes Kombëtare, nuk pushoi së vepruari duke synuar formimin e Shqipërisë Etnike. Dhe platforma e saj patriotike, mbeti në rend të ditës, dhe vazhdonë të jetë përjetësishtë në frymëzimin e brezave të ardhshëm”.

Ndoshta këtë lajm e përjetova shumë rëndë për vet faktin se, edhe vetë përsonalisht në dy çështje jam i kyqur drijtpërdrejt: në realizimin e programit të Lidhjesë së Prizrenit dhe argumentimin me fakte shkencore për Shqipërinë Etnike, si dhe në mbajtjen gjallë të kësaj ideje edhe tek qytetarët prizrenas; dhe, duke qenë nënkryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, e cila deri më tani ka mbajtur tetë sesione shkencore dhe gjashtë akademi shkencore, duke botuar shtatë libra, ku edhe libri i tetë do të dalë nga shtypi së shpejti; si dhe fakti i dytë është: që, me 15 Nëntor 2009 qytetarët prizerenas ma dhanë besimin që të jam përfaqësues i tyre në kuvendin komunal të Prizrenit. I lidhur shpirtërisht me këto dy ngjarje, përveç që nuk pajtohem më këtë vendim absurd, i cili ia shton edhe më tepër problemet ashtu të grumbulluara të qeverisjes në Prizren, ku ka katër muaj që nuk po mundet të formohet Qeveria Komunale, dhe vetëm njëherë është mbledhur Asambleja Komunale, dhe tani Gjykata Kushtetuse e Prizrenit ja shton edhe një barrë me të rëndë, heqjen e simbolit të beslidhjes së Prizrenit !

Me këtë reagim publik, u bëj thirrje Kryetarit të Komunës, prof.dr Ramadan Muja, dhe kolegëve të mi në Asamblenë Komunale të Prizrenit, që, sa më shpejtë të bëjmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuse të Kosovës, që ky vendim të kthehet në favor të qytetarit prizrenas. Këtë vendim të Gjykatës Kushtetuse të Kosovës e krahasoj me një vendim që pushteti komunist në Shqipëri pati vendosur që të ndalohen besimet fetare, meçrast proletarët komunistë duhej ato vendime t’i realizonin edhe në vepër, shkuan në Mirditë tek një familje tradicionale Katolike Shqiptare, dhe kërkuan nga e zoja e shtëpisë për t’i dorëzuar kryqat që i kishin mëshefur. Zoja e shtëpisë u tha: se, e kam kryqin por nuk mundeni të ma gjeni kurrë. Proletarët vazhduanë kërkimin e tyre, por pa sukses. Nuk mund të gjënin asnjë kryq. Në fund,  zoja e shtëpisë ju drejtua me këto fjalë: Kot e keni o proletarë të komunizmit, të pa fe e të pa atdhe”,  dhe para tyre bëri kryq me duar, duke ju thënë e ta kuptojnë, se kryqi është thellë i ngulitur në zemrat tona. Andaj, me këtë dua të ju them Gjykatësve të Gjykatës Kushtetuse të Kosovës, që sa më parë ta kthejnë vendimin e tyre, se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk mund të zhbëhet kurrën e kurrës, dhe tani ajo ka hy thellë në zemrat, shpirtërat dhe mendjet e shqiptarëve si një ngjarje historike e zgjimit kombëtar për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike. Prandaj, nuk mund të na ndaloni që të besojmë dhe të punojmë për shqiptarinë. Edhe pse për herë të dytë, njëmdhjetë vite më vonë, e dogjët Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kthejeni vendimin tuaj të mbrapshtë ju gjykatësit e Gjykatës Kushtetuse të Kosovës. Bile, së paku të jeni pjesëtarë të rindërtimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që ju e dogjët për herë të dytë.

 

*Autori është nënkryetar i Shoqatës gjithëshqiptare ”Trojet e Arbrit” dhe anëtar i Asamblesë Komunale të Prizrenit.



(Vota: 26 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora