E premte, 19.04.2024, 01:44 AM (GMT+1)

Editorial

Klajd Kapinova: E treta e vërteta

E marte, 23.03.2010, 11:00 PM


 

E treta e vërteta

 

ALBANIAN AMERICANS FOR DIOGUADI
www.albaniansfordioguardi.com

 

Nga Klajd Kapinova, New York

 

Një arbëresho - italian ose shqiptaro - amerikan, miku i shtrenjtë i shqiptarëve ish kongresisti republikan z. Joe DioGuardi (his service in the US House of Representatives (1985-1989), introduced the very first several resolutions in support of Kosovar Albanians' legitimate demands for fair treatment and freedom in the then Yugoslavia), tashmë ka pak kohë që në Manhattan (ne hollin e madh të Grand Central), ka shpallur zyrtarisht kanditaturën për senator në Senatin Amerikan dhe këto ditë nisi fillimin e fushatës elektorale. Është e natyrshme që të gjithë shqiptaro - amerikanët i janë mirënjohës këtij biri të denjë të tokës së Arbërit Joe DioGuardi, ku stërgjyshërit e tij ikën nga Arbëria si pasojë e përsekutimit mizor nga ana e pushtuesve otoman dhe u vendosen si kolonë në pjesën Jugore të Italisë

Sot Joe DioGuardi, vjen në politikën moderne amerikane me një bilanc pozitiv në planin e çështjes kombëtare shqiptare, si mik për shumë dekada i senatorëve dhe kongresistëve republikanë amerikanë. Pikërisht lidhjet e tij miqësore dhe politike Joe DioGuardi, i ka përdorur me sukses për sensibilizimin e çështjes shqiptare në tërësi dhe të Kosovës në veçanti.

Të gjithëve na kujtohen vizitat e tij në Tiranë e Shkodër, deklaratat mbështetëse kundërkomuniste për forcën e parë politike opozitare në Shqipëri dhe për triumfin e demokracisë në Shqipëri, mbas përmbysjes së komunizmit

Sërisht në ditët tona, ai punon intensivisht si udhëheqës i Liga Qytetare Shqiptaro - Amerikane (AACL).  Joe DioGuardi, bashkë me gruan e tij  Shirley Cloyes kanë ndërkombëtarizuar tek antarët e Kongresit dhe Senatit amerikan çështjen e shqiptarëve në trojet etnike, si: Shqipëri, Kosovë (Joe and Shirley initiated testimonies and hearings in Congress to unveil the deteriorating political and economic conditions in which Kosovar Albanians lived. In addition, at their invitation, several members of Congress went on fact-finding missions to Albanian lands in order to inform the U.S. government and the international community about the appalling brutality exercised by Slobodan Milosevic against Kosovar Albanians during ten years of occupation, culminating in the genocidal ëar of 1998-1999, and the repression of Albanians in Montenegro.), Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri dhe Maqedoni.

Sigurisht që puna e përditshme e tyre nuk ka qenë e lehtë, mbasi në Kongresin dhe Senatin amerikan, ka lobe dhe grupacione greke, serbe dhe maqedonase, me interesa të ndryshme nacionaliste, të konsoliduara dhe janë munduar të bëjnë të kundërtën (ose e thënë ndryshe, atë që mund të quhet më e mira për vendet e tyre).

Dihet se diaspora e shtetëve të cituara më lart, janë vendosur më herët në SHBA. Ata kanë mundur të integrohen me sukses në jetën politike, ekonomike e kulturore këtu. Disa prej tyre janë guvernator, senator, kongresist, kryetar bashkie, bisnesmes të fuqishëm, bilioner, bankier, etj., të cilët veprojnë në unision me ogranizata dhe lobe të tjera, sipas interesave të tyre politike dhe ekonomike, si me lobet ruso-amerikane, ebrejo-amerikane, francezo-amerikane, gjermano-amerikane, italiano-amerikane, irlandezo-amerikane, spanjolo-amerikane, afrikano-amerikane etj, në plane rajonale dhe nder-rajonale (strategjike dhe gjeostrategjike), të mbshtetur shpesh edhe nga shkrimtar dhe aktor të famshëm të Hollivudit

Pra për të që Senator i shtetit të New York-ut z. Joe DioGuardi, i duhet të marrë edhe votën e komunitetëve joshqiptare, duke filluar nga komuniteti serb, grek, ebrej, irlandez, italian etj. Atij i duhet të takohet me ato dhe të dëgjoi kërkesat e tyre, që mund të jetë e kundërta e atyre që ëndrron shqiptaro-amerikani. E çfarë do të bëj ai në këtë rast!? Këtë përvojë e ka kaluar edhe Presidenti Obama, që nga mediat shqiptare nuk është mbuluar barabar, sikurse kandidati republikan. Kur ai u kurorëzuar President, për çudi gazetat “Illyria” dhe “Bota sot” e ndërruan pllakën, duke u bërë me më të fortin ose sikurse thotë Prof. Ernest Koliqi “tregtarë flamujsh”… 

Ndërsa diaspora shqiptare deri më sot nuk ka nivelin dhe potencialin politik, ekonomik dhe diplomatik, mbasi si gjatë kohës së komunizmit dhe në ditët tona, shqiptarët (me keqardhje duhet thënë), më shumë janë marrë me politikë mes vedit, se sa të integrohen me sukses në jetën amerikane.

Në historinë e komunitetit shqiptar në Amerikë, nuk kemi ende të rregjistruar në listën e historisë së Senatit apo Kongresit amerikan një shqiptaro-amerikanë. Ndërsa rasti i ish kongresistit republikan Joe DioGuardi, duhet thënë se ai më së shumti në dy mandatet e tija në nivelin më të lartë si kongresist, është mbështetur jo nga shqiptaro-amerikanët, por nga komuniteti i madh italo-amerikanë, që në New York përbënte numërin më të madh gjatë vitëve 1980-1988. Në atë kohë komuniteti shqiptar ka qenë i vogël në numër dhe jo sikurse thonë disa shqiptaro-amerikanë “se e kemi mbështet askohe ish-kongresisti Joe DioGuardi-n.

 

A është situata e sotme politike në favor të Partisë Republikane në Shtetin e New York-ut, ku z Joe DioGuardi ka vënë kanditaturën për Senator?

 

Në të përjavshmen “The Jewish Week (New York, March 19, 2010), në f. 9 nën titullin: “Searchin For A Gillibrand Rival, shkruar nga Adam Dickter (Assistant Managing Editor), tregohet ndër të tjera edhe për kanditaturën e ish kongresistit republikan amerikan për Westchester (NY) Joe DioGuardi-t. Pra shkurt përmendet vetëm emri i tij pa biografi e koment.

Gjatë muajit Prill pritet që të hedhin kanditaturën e tyre edhe republikanë të tjerë, po për karrigen e senatorit, duke qenë rival të Sen. Kirsten Gillbrand (për Nassau, Westcheter dhe Rockland County të New York-ut).

Është mirë që për lexuesit shqiptarë të dinë se  Sen. Gillbrand, është caktuar nga Governatori demokrat i shtetit të New York-ut nga David Paterson, në vend të ish senatores Hillary Clinton, që herën e fundit fitoi ndaj republikanit ish Kryetarit të Bashkisë së Yonkers-it z. John Spencer me rezultatin 75 % me 25 %.

Gara për karrigen e  Sen. Kirsten Gillbrand, po bëhet interesante, mbasi në valle priten të jenë edhe kandidatë të tjerë republikane, që do të ndeshën mes tyre në zgjedhjet eleminatore brenda vetë Partisë Republikane në Shtetin e New York-ut, nga ku do të dalë kandidati fitues, që do të vijoi garën me kandidatin e Partisë Demokratike.

Ajo që mungon në mediat shqiptaro-amerikane (“Illyria” dhe “Bota sot”), është se nuk jepet informacion mbi kandidatët e tjerë republikanë, që janë me reputacion në profesionin e tyre dhe që mbeshtetën nga lobet e nacionaliteteve të ndryshme brenda vetë Partisë Republikane. Midis tyre është kandidati republikan David Malpass, president i Encima Global dhe kryetar dhe ekonomist i lartë në Kompanisë e njohur “Bear Stearn”.

Një tjetër kanditaturë e fortë brenda republikanëve, me shanse të mëdha fitimi është Dan Senor (38 vjeç), financier dhe mbështetës i organizatës AIPAC dhe lobit të fuqishëm pro - Izraelit, sikurse edhe recensent i librit me studime për Izraelin me titull: “Startup Nation: The Story of Israels Economic Miracle.”

Pë më tepër motra e kandidatit republikan Wendy Senor Singer punon për AIPAC në Jeruzalem, ku republikani Dan ka kryer studimet në “Hebrew University. Ai mbështetet edhe nga demokratët ebrej. Ai ka dy fëmijë dhe gruaja e tij Campbell Brown, e cila aktualisht punon si reportere në kanalin e famshëm amerikan CNN.

Pra një kandidaturë e fortë, që mund të vjelë votat e dy kampeve majtas e djathtas. Vetë kryetari i Partisë Konservatore Republikane z. Michael Long, në lidhje me kandaturën e fortë Dan Senor është shprehur i bindur se “hes seriosly considering it”…

Duke parë disa shkrime euforike të disa gazetarëve shqiptaro-amerikane, mendoj se duhet të jemi më të kujdeshëm dhe më transparet për çdo kandidaturë brenda PR dhe të mos mbajmë me shpresa bashkëatdhetarët tanë në trojet etnike shqiptare, se shqiptarët shpejt do të kenë senatorin e tyre.

Për fitoren e një kandidati për senatin amerikan, duhet më shumë mund, kohë dhe $$$, se për rastin e një kongresisti, mbasi në Dhomën e Senatit nuk zgjidhen më shumë se 100 vetë, sikurse në Dhomën e Përfaqsusve, ku zgjidhen 435 vetë nga 50 shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por fitorja e djeshme për Sigurimet Shëndetsore e z. Obama, i ka dhënë më shumë shpresë dhe motiv demokratëve në New York. Sondazhet e grupeve të pavarura, kanë filluar të shfaqin rezultatet në ngritje në mbështjeje ndaj Presidentit Obama. Kujtojmë se 32 milion amerikanë, për herë të parë do të përfitojnë $938 bilion dhe mundësi të sigurojnë shërbimin shëndetsor për 10 vjet me radhë.

Përmes votimit direkt dhënë nga kanalet televizive 32 milion amerikanë mundën të shihnin më sytë e tyre se kush i mbështet ato në sigurimin e shërbimit shëndetsor. Kjo sigurisht është një minus për Partinë Republikane, në votimet e ardhshme për në Kongresin dhe Senatin amerikan.

Në votimin e djeshëm nga 18 kongresistë demokrat amerikanë për shtetin e New York-ut, që morën pjesë vetëm kongresisti Mike McMahon (D-Long Island) votoi kundër. Pra, sikurse shihet mbështetja për Partinë Demokratike në New York, është shumë e madhe. California dhe New York-u, kanë qenë dhe mbetën bastione të PD. Vetë gazeta e përditshme konservative dhe me nuanca republikane “New York Post (Monday, March 22, 2010), në faqe të parë kishte foton e Presidentit Obama, në të cilën shkruhej: “Obamass BIG VICTORY në një speciale me shumë faqe (p. 2, 3, 4, 5, 6 &7) mbi Reformës Shëndetsore në SHBA...

Nëse do të shohim situatën e sotme politike në Amerikë, del se mbas datën 22 Mars 2010, kurba e reputacionit ose e mbështetjes së amerikanëve ndaj Presidentit demokrat Obama është rritur ndjeshëm. Kjo për faktin se Kongresi amerikan i dha dritën jeshile miratimit të Reformës Shëndetsore, propozuar nga Presidenti.

Mbas aprovimit të shumës financiare, që do të bëj të mundur realizmin e Reformës Shëndetsore në Amerikë nga Kongresi Amerikan 219 pro dhe 212 vota kundër, demokratët, sipas gazetës The New York Times (Monday, March 22, 2010) arritën një fitore historike. Në numërin e djeshëm gazeta në fjalë kishte dy foto në ballinën e saj. Në foton e madhe jepen kongresistët demokratë me në krye Nanci Pelosi-n para momentit të votimit të sigurtë në fitoren e tyre, ndërsa në foton tjetër kongresistët republikanë që në duar mbajnë tre letra të bardhë, në të cilën është e shkruar me gërma kapitale: “KILL THE BILL. Ndërsa menjëherë mbas votimit, përfaqsuesi #3 i Partisë Demokratike në Kongresin Amerikan z. James E. Clyburn nga Karolina e Jugut, është shprehur: “This is the Civil Rights Act of the 21st century”.

 

Joe DioGuardi dhe media

 

Sot mundësitë për komunikim dhe paraqitje të platformën elektorale të kandidatit për senator Joe DioGuardi janë më të mëdha dhe të shpejta. Ekipet e shtabit të tij elektoral, mbas hartimit të hartës elektorale të lëvizjeve të kandidatit në shtetin e New York-ut, u duhet të përqendrojnë punën e tyre në mbledhjen e  fondeve nga mbështetësit, që fare lehtë mund të bëhet direkt përmes internetit ose cash, gjatë darkave politike me kandidatin.

Gjatë dy javëve të shkruar gazeta “New York Post, ka pasur dy shkrime të njëpasnjëshme për antaren e Jurisë së Show “American Idol” zonjën Kiara DioGuardi. Në esencën e tyre, shkrimet më tepër ishin të përqendruar tek Kiara, e cila ndihej krenare për babain e saj ish-kongresistin Joe DioGuardi.

Në të dy shkrimet pak të zgjeruara dhe me foto shoqëruese, nuk thuhej se ish kongresisti apo e bija e saj janë shqiptarë ose me origjinë shqiptare. Ndërsa gazeta më e lexuar (me 2.5 milion lexues ne ditë) në New York “Daily News, në raportin e vet informues, tregonte se ish kongresisti Joe DioGuardi në Stacionin e Madh Metroplitan të Trenave në Manhattan (Grand Central Terminal, 42 Street), ka shpall kandidaturën për Senatin amerikan.

Kujtojmë se gazeta konservatore “New York Post, dallohet për mbështjen direkte për Partinë Republikane, sikurse kanali televiziv “Fox News. Kjo e fundit është sponsorizuesja dhe organizuesja e spektalit për talentët e reja të muzikës amerikane “American Idol, ku zonja Kiara DioGuardi është antare e Jurisë.

Show televiziv “American Idol”, organizohet në California, ku zonja DioGuardi jeton dhe punon. Pra influenca e saj në New York është e papërfillshme, megjithë dëshirën e saj, që newyork-ezët duhet ta mbështesin babain e saj.

Shpresojmë që të ndodh një gjë e tillë, mbasi është kënaqësi, që shqiptaro-amerikani Joe DioGuardi, të hyjë në librin e historisë së nderit të senatorëve amerikanë. Megjithatë janë të shumtë njerëzit që e mbështesin me gjithë zemër moralisht politikanin e nderuar Joe DioGuardi, në internet, përmes Facebook dhe Tweeter.

Por a mjafton kjo!? Sigurisht që jo. Duke parë listën e pjesës më të madh të admiruesve janë shqiptarë, të cilët, në pjesën më të madhe nuk jetojnë në shtetin e New York-ut dhe nuk kanë drejtë vote, çka nuk e bën realitet ëndrrën e madhe të shqiptarëve.

Media dhe Joe DioGuardi, të parë brenda komunitetit shqiptaro-amerikanë nuk kanë potencialin dhe seriozitetin, sikurse e kanë mediat e mirëfillta amerikane. Brenda vetë partisë republikane Joe DioGuardi, nuk e ka të lehtë të garojë, sepse ka përballë njerëz me mbështetje politike lobiste, financiare dhe mediatike shumë më të fuqishme se komuniteti i paorganizuar shqiptaro-amerikanë.

Kjo u duk edhe në rastin, ku Joe DioGuardi humbi në zgjedhjet e fundit, e cila nga media e shkruar politiko-shoqërore shqiptaro-amerikane, si: “Dielli” (1910), “Bota sot” (1993) dhe “Illyria” (1990) u kalua në heshtje. Pra në këtë rast, nuk iu tha asnjë fjalë skjaruese votuesve të shumtë shqiptaro-amerikanë, se cilët ishin shkaqet e humbjes së shqiptaro-amerikanit Joe DioGuardi

Për fat të keq këto media nuk njihen dhe asnjëherë sjanë bërë burim referimi nga gazetat amerikane në shtetin e New York-ut, por ka vetëm raste anasjelltas, kur gazetat shqiptaro-amerikane, për një ngjarje të caktuar të pjesëtarëve të komunitetit tonë, si: kronikat e zeza, vrasjet, aksidentet automobilistike, aktet terroriste në tentativë të 3 të rinjve muslimanë të familjes Duka, etj., janë marrë ose përkthyer drejtpërdrejtë fjala vjen nga “The New York Times”, “New York Post”, “Daily News”, “Newsday” etj.,  apo kanalet televizive lokale në New York dhe ato nacionale.

 

Struktura e përbërjes elektorale

të popullsisë me të drejtë vote në New York

 

Në mënyrë të herë pas hershme kanalet e mëdha televizive prestigjioze amerikane CNN (jo internacional), Fox News, etj., kanë dhënë hartën e shpërndarjes gjeografike të dy partive politike më të mëdha në vend: PR dhe PD. Nëse shohim në global hartën elektorale të SHBA-së, del se shteti i New York-ut, është me ngjyrë blu, ndërsa brenda New York-ut, konfiguracioni ka pak ndryshime, ku sërisht dominon ngjyra blu.

Dihet se në New York jeton një popullsi heterogjene, ku më sëshumti janë të përqëdruar familjet emigrante nga Amerika Latine dhe Qendrore, komuniteti afrikano-amaerikanë, aziatikët, të bardhët etj.

Shpesh në përcaktimin e fituesve në garën presidenciale në Shtepinë e Bardhë, rolin kryesor e kanë luajtur këto vitet e fundit komuniteti ose grupi ispanjik (ata që flasin gjuhën spanjole dhe Brazili portugalisht), që në të gjithë Amerikën me të drejtë vote përbëjnë mbi 10 milion votues. Po sa ka të tillë në shtetin e New York-ut!?

Këtu në NY, është numëri më i madh i papunësisë në rang federal. Gjithashtu në shtetin e New York-ut, është edhe numëri më i madh i familjeve, që marrin asistencë sociale nga shteti. Pjesa më e madhe e komuniteteve në fjalë votojnë në mënyrë konstante për demokratët, që janë më pranë njerëve në nevojë. Gjithashtu demokrtatët mbështetën edhe nga Unionet (Sindikatat e Punëtorëve), që në Amerikë janë shumë të fuqishëm.

Në rastin e kandidatit për senator  Joe DioGuardi, këto elementë që përmenda më lart përbëjnë një pengesë serioze për fitimin e karriges së senatorit, jo vetëm për te, por për cilindo kandidat republikan.

Por nga ana e tjetër vetë komuniteti shqiptar në Amerikë dhe kryesisht në shtetin e New York-ut, është i ndarë sipas preferencave dhe interesave politike e ekonomike në dy kampe të kundërta Pr & Pd. Komuniteti shqiptaro-amerikanë, më së shumti përfshihet në nivelin e shtresës së mesme dhe të vafër (mbasi shumë familje marrin ndihma nga shteti sepse janë pa punë) brenda popullsisë në New York.

Shumica e votuesve janë të rregjistruar si demokratë dhe familjarisht votojnë për partinë e tyre. Por ka edhe shqiptaro-amerikanë republikanë.

Shqiptarët këtu nuk janë të përfshirë në klubet republikane të njërëzve shumë të pasur apo bilioner, sepse nuk ka të tillë këtu në New York. Ata që votojnë për republikanët, ndihmojnë financiarisht partinë dhe marrin çertifikata falënderimi nga kryesia ose kryetari i partisë.

Megjithatë nuk dihet deri më sot, që një shqiptar të ketë arritur të jetë në stafin drejtues të republikanëve për shtetin e New York-ut. Vëllezërit shqiptarë të Republikës së Kosovës, në mënyrë unanime kanë votuar për Senatoren Clinton (të cilen e kanë mbështetur edhe përmes gazetës “Bota sot” dhe “Illyria”) dhe kanë një dashuri dhe respekt për ish Presidentin Bill Clinton, si shej mirënjohje për atë që ai bëri për Kosovën. Por mendoj, se po këtë respekt dhe dashuri ato duhet ta shprehin me prova edhe për Presidentin republikan George W. Bush, që i dha Pavarësinë Kosovës dhe nuk ka ende asnjë bust në nderim të tij në Prishtinë

Kjo gjë është shprehur dukshëm me rastin e fitores së Sen. Hillary Clinton (sot Sekretare e Shtetit) 75% me 25%. Pra është po ky elektorat, që mund të votojnë sërisht për pasuesen e karriges së zj. Clinton, demokrates Sen. Kirsten Gillbrand.

Për më tepër, Sekretarja e Shtetit, mund ta mbështet sërisht në rizgjedhje Sen. Gillbrand, mbasi në këtë mënyrë Presidenti Obama forcon edhe më shumë pozitën e vet në Senat dhe e ka më të lehtë për të realizuar platformën elektorale të tij.

Dhe shqiptarët sigurisht me shumë respekt mund ti përgjigjen një thirrje për mbështetje të ish senatores Hillary Clinton, çka shqiptarëve mund tu rikujtohen shumë mirë momentet e ndërhyrjes së trupave të NATO-s të udhëhequr nga Amerika dhe me urdhër të ish Presidentit Bill Clinton, që sollën lirinë e popullit të Kosovës nga makina shfarosë e Sllobodan Millosheviqit. Dhe mënjëherë disa vite më vonë Presidenti republikan George W. Bush e shpalli Kosovën Shtet i Pavarur, duke e njohur dhe vendosur Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

 

klajdkapinova@yahoo.com



(Vota: 104 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora