E marte, 19.03.2024, 09:03 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Pierre-Pandeli Simsia: Mbrëmje madhështore, spektakolare në Bronx të Nju Jorkut

E merkure, 31.10.2007, 06:37 PM


Nga Pierre-Pandeli  Simsia

Pierre-Pandeli Simsia
Pierre-Pandeli Simsia

Komuniteti shqiptar në Nju Jork, ditën e diel, më 28 Tetor  2007, jetoi çaste të gëzuara, të paharuara dhe tepër mbresëlënëse që do mbetet  për një kohë të gjatë në kujtesën e tij; festimin e 10-të vjetorit të  Televizionit Shqiptar "Kultura Shqiptare" me qendër në Nju Jork, producent i të  cilit është bashkatdhetari ynë i nderuar, zoti Adem Belliu. Për festën e  Kulturës Shqiptare, erdhën bashkëkombas të shumtë  nga lagjet e ndryshme të  Nju Jorkut dhe të shteteve fqinjë Nju Xhersi, Connecticut,  Pensilvania. Mbrëmja u mbajt në një nga sallat e mëdha dhe luksoze në  Restorantin e njohur luksoz "Maestro's Restaurant" në Bronx të Nju Jorkut. Të  përshkruash atë ceremoni tepër të gëzueshme, që zgjati 4 orë, me pjesëmarrje mbi  800 bashkëkombës, nuk mjaftojnë dy apo katër faqe gazete. Kultura Shqiptare  bashkoi në Bronx bashkëkombas të shumtë, artistë, regjisorë, këngëtarë,  instrumentistë, shkrimtarë, poetë...  me emër që i kanë dhënë shumë për  vite e vite me radhë Artit, Skenës, Kinematografisë Shqiptare.
Ambient tepër  i këndshëm dhe i gëzuar, emocionant, tek takohemi me miq bashkatdhetarë, e ndjen  veten të lumtur kur takon dhe njihesh për herë të parë edhe me bashkëkombas të  tjerë të panjohur më parë. Çfarë nuk i mungoi asaj mbrëmjeje të paharuar, do  jetë kjo përgjigjja, nëse
dikush mund të na pyes: "Hë, si ia  kaluat..."? Ndjejmë gëzim, emocione, ndërsa shohim nga afër njerëzit e shquar  të artit tonë, pjesëmarrës në atë mbrëmje; Regjisori i madh shqiptar, Artisti i  Popullit Pirro Mani kishte ardhur me bashkëshorten e tij, aktore-regjisoren e  mirënjohur Pavlina Mani (Teta Pavlina, siç edhe njihet ndryshe nga fëmijët  shqiptar të asaj kohe, kur Pavlina ishte çdo të shtunë me fëmijët e "saj" të  dashur...), shkrimtari dhe regjisori i mirënjohur dhe i suksesshëm,   Pëllumb Kulla, shkrimtari i mirënjohur, zoti Naum Prifti bashkë me bashkëshorten  e tij zonja Rina, aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Koço Devole, zoti  Prenjo Imeraj, bashkatdhetari ynë i nderuar, kryeredaktor i revistës "Jeta  Katolike" zoti Mark Shkreli, aktor-regjisori i suksesshëm, Xhevat Limani, ish  drejtori i Divizionit Evropian n? Radion "Z?ri i Amerik?s" zoti Fran Shkreli,  Botuesi i të vetmes gazetë shqiptaro-amerikane që botohet në Nju Jork "ILLYRIA",  zoti Vehbi Bajrami, Presidentja e Shoqatës së gruas shqiptaro-amerikane "Motrat  Qiriazi", Dr. Anna Kohen me bashkëshortin e saj, ish punonjësja dhe folëse në  Televizionin Shtetëror Shqiptar, Elmira Muja, poeti Mëhill Velaj, shkrimtari  Genc Leka, poetja Kozeta Zylo me bashkëshortin e saj Qemal Zylo, poeti, piktori,  ish luftëtari i batalionit "ATLANTIKU" për çlirimin e Kosovës, Nexhat  Imeraj,...
Në mbrëmje kishin ardhur edhe këngëtarë të njohur të skenës  shqiptare; bilbili i këngës popullore shqiptare, këngëtarja Merita Halili,  këngëtarja e mirënjohur Morena Reka, këngëtari i suksesshëm, i mirëpritur nga  bashkatdhetarë të shumtë, i nderuari Gëzim Nika, këngëtari i talentuar Kino  Gara, këngëtarja, përfaqësuese e shqipërisë në Eurovizion Aida Ndoci, këngëtarja  dhe biznesmenia Eli Rizo-Gjezo me bashkëshortin e saj, Minella, këngëtarët Dile  Gecaj, Leti Vokshi dhe grupi i djemve që e shoqëronin, këngëtarët Xhelal Gjurkaj  dhe Luljeta Pëllumbi,... Pjesëmarrës gjithashtu ishin edhe regjisorë dhe  aktorë të  "Albanian Film, bashkatdhetarë të ndryshëm, si: Luigj Shkreli,  Tomë Ulaj, i përndershmi Dom Viktor Dedaj, Kreshnik Fekushi, Neritan Bejleri,  Adelina dhe Imer Laçaj...Moskorrektësia e orës së fillimit të çdo mbrëmje  dhe aktiviteteve të ndryshme në komunitet, që tashmë është bërë e njohur, nuk i  shpëtoi as asaj mbrëmje të gëzuar dhe këtë, sikur e kërkonin edhe vetë të  pranishmit në atë sallë luksoze. "Le të vonohet edhe pak hapja e programit. Edhe  kjo është një kënaqësi kur takohemi me miq dhe shokë në aktivitete të ndryshme  gëzimi, kur bëjmë edhe fotografi të ndryshme kujtimi, për t'u mos harruar  kurrë..." Organizatorët e kishin menduar që asaj mbrëmje të mos i mungonte  asgjë. Pjesa e parë e programit kishte këngë dhe humor, ndërsa pjesa tjetër,  muzikë, kërcim, vallëzim. Vajza simpatike nga qyteti i Elbasanit Matilda  Ndreçka, bashkë me djaloshin e pashëm Valdez Murati, një çift i zgjedhur, ishin  prezantuesit e asaj mbrëmjeje të paharuar. Televizioni Shqiptar "KULTURA  SHQIPTARE" me qendër në Nju Jork ka dhjetë vjetë që ka hyrë në çdo familje  shqiptare. Producenti i atij televizioni, i palodhuri dhe i kudogjenduri Adem  Belliu, me punen e tij, është bërë pjesë e çdo familjeje shqiptare këtu në USA. Sa shumë bashkatdhetarë të ndryshëm, politikanë, njerëz të shkencës dhe të  artit... kanë qenë mysafir, të ftuar në "shtëpinë", studion e tij  televizive. Dhe një pjesë të atyre aktiviteteve gjatë këtyre dhjetë viteve i  pamë në ekranin e madh në monitor, në sekuencat filmike. Pamë ish presidentët e  Shqipërisë Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, politikanët Ljublin Dilja, Joe Dio  Guardi, intelektualë të ndryshëm Gjekë Gjolekaj, Kozeta dhe Qemal Zylo, Elmira  Mujo, Dr. Anna Kohen, ish luftëtarë të UÇK-së.... TV KULTURA SHQIPTARE i  shikuar nga pesëdhjetë mijë teleshikues është vlerësuar me çmim nga TV Bronx  Net. Gazeta të ndryshme që botohen në Nju Jork shpesh herë kanë shkruar për  të. Pas përshëndetjes së prezantuesve të mbrëmjes Ndreçka -Murati, të cilët i  uruan mirëseardhje të pranishmëve, filloi festa. Këngëtarja Leti Vokshi këndoi  me grupin e saj. Një yll, që po shkëlqen në skenat shqiptare në Amerikë,  është dhe aktori humorist nga qyteti i Fierit, Arjan Rrapushaj.
Humoristi  Rapushaj është një aktor i suksesshëm dhe i talentuar, me një të ardhme tepër  premtuese. Humori i tij i këndshëm u mirëprit dhe u duartrokit disa herë, ndërsa  Rrapushaj vazhdonte të interpretonte. Një tjetër humorist i suksesshëm, i  mirënjohuri  Koço Devole, bëri që duartrokitjet dhe të qeshurat e  pjesëmarrësve të mos kishin të pushuar. Me humorin e tij, tashmë të njohur,  Devole na solli pranë aktorët e ndjerë Tano, Banushi, Mentor Xhemali, Sandër  Prosi, Ndrekë Luca. Ndërsa humori me artistin e popullit Avni Mula, siç e tha  edhe vetë humoristi Devole, i urojmë jetë të gjatë, ishte me i kendeshmi, duke u  shoqeruar me duartrokitje dhe te qeshura nga pjesemarresit. Të papriturat  ishin te njepasnjeshme. Zeri i bukur dhe melodioz i kengetares se mirenjohur  Dile Gecaj, do t'ia linte radhën kanarinës se këngëve të muzikes popullore  Merita Halili."Artistja e Popullit" Vaçe Zela "erdhi" ne ate mbrëmje me  Valsin e lumturise, kenduar mjeshterisht nga Morena Reka. Të pranishmit  ishin përqendruar të gjithë tek këngëtarja, ndërsa ajo e këndonte këngën në  lartësinë e zërit të vetë Vaçes. U mirëpritën dhe u duartrokitën këngëtarja  Aida Ndoci, dueti Luljeta Pëllumbi dhe Xhelal Gjurkaj, humoristi Bashkim  Berisha... Aktor-regjisori i mirënjohur i skenës dhe kinematografisë Xhevat  Limani, si gjithmonë, erdhi me një "meze" të zanatit të tij, siç u shpreh edhe  vetë artisti Limani. Vargjet e pavdekshme nga poema "Bagëti e Bujqësi" rrodhën  plot ndjenjë, të kthjellëta, të pastra, të kristalta, siç është vetë natyra e  magjishme shqiptare, së cilës i këndojnë ato vargje. Shkrimtari i mirënjohur  Naum Prifti, pati nderin t'i jepte çertifikatën e mirënjohjes këngëtares merita  Halili. "Kam nderin sot këtu t'i jap çertifikatën e mirënjohjes, për të  vlerësuar punën e saj të palodhur..." - tha ndërmjet të tjerash shkrimtari  Prifti. Një tjetër vlerësim ishte edhe dhënia e çertifikatës së nderit  Presidentes së Shoqatës së Gruas Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi" Dr. Anna  Kohen. Doktoreshës Kohen, çertifikatën ia dhuroi Konsulli Albert Jerasi me  motivacionin: "For suporting NYACTV tAccomplish ITS Duty of Servicing  the Albanian-American Community". Si gjithmonë, këngëtari i mirënjohur,  bilbili i këngës shqiptare Gëzim Nika u mirëprit dhe u shoqërua me duartrokitje  gjatë gjithë kohës, ndërsa këndonte "O sa mirë që jam shqiptar", "N'Dardani bjen  tupanët"Një zë tjetër shpërthyes ishte edhe zëri i këngëtarit Kino Gara, si  përherë i suksesshëm në skenë. Festimi i 10-të vjetorit të Televizionit  "KULTURA SHQIPTARE" ishte me të vërtetë një mbrëmje e gëzueshme dhe festive, një  koncert varriete, një spektakël mbresëlënës dhe i paharuar. Jemi popull i  mrekullueshëm, kemi artista të aftë dhe me përvojë, të lindur për art, që dinë  të krijojnë dhe të bëjnë art. E ndërsa minutat, orët iknin pa u ndjerë,  pjesëmarrësit këndonin, kërcenin, hidhnin valle. Sa mbaronte vallja e Napolonit,  fillonte vallja e Shotës, pastaj vallja Pogonishte... e kështu me  radhë. Orkestrina tashmë e mirënjohur dhe e shumëkërkuar në dasma dhe gëzime  të tjera familiare "Grupi Muzikor ALBA" nën drejtimin e kitaristit Edi Xhani, si  përherë ishte në formën e saj. Instrumentisti Sokol Asllani e bënte klarinetën e tij me tingujt e saj të "ndizej" zjarr. Vogëlushja 5 vjeçare Dea Bejleri  këndoi këngën "Dhuratë për Ditëlindjen" (Globi rrotullohet) e cila pa druajtje  dhe me zërin e saj fëminor emocionoi pjesëmarrësit.I zoti i shtëpisë, që na  kishte mbledhur për të gëzuar dhe festuar në atë mbrëmje, Adem Belliu,  falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe Komunitetin Shqiptar në Amerikë për  ndihmën e madhe që i kanë dhënë TV Kultura Shqiptare.Bashkatdhetari ynë i  nderuar, zoti Ukë Camaj vlerësoi TV Kultura Shqiptare dhe punën e palodhur dhe  të suksesshme gjatë këtyre dhjetë vjetëve të producentit Adem dhe gjithë  Familjes Belliu. Kështu kaluan ato katër orë të këndëshme me pjesëmarrjen e  Komunitetit Shqiptar në Maestro's në Bronx, NY. Kështu u mbledhshim përherë  me njëri tjetrin, në gëzime dhe vetëm në gëzime. Dhe përsëri do mblidhemi, së  shpejti në muajin Nëntor, po në Bronx, zhvillohet Festivali i 17-të Kombëtar i  Këngës popullore; përpara kemi Festën e madhe të Flamurit. Mbrëmja u përcoll  nga njerëzit e medias dhe televizionit, gazetarët Beqir Sina, Dalip Greca,  Elmira Mujo, TV Shqip, zoti Halil Mula, Alan Cariton dhe Robert  Bach.

Faleminderit TV KULTURA SHQIPTARE
Faleminderit artistëve tanë të  talentuar që na japin kënaqësi me artin e tyre të larmishëm.
Faleminderit  zoti Adem Belliu dhe Familja e tij.

Producenti Adem  Belliu
Grupi i djemve me Kostume  Kombetare
Prezantuesit e mbremjes, Matilda Ndrecka dhe Valdez  Murati
Aktori i humorit Arjan Rrapushaj
Shkrimtari Naum Prifti, duke i dhene certifikaten e nderit Merita  Halilit
Kengetarja Merita Halili
Kengetarja Aida Ndoci
Kengetari Gezim  Nika
Kengetarja Morena Reka
Kengetaret Luljeta Pellumbi dhe  Xhelal Gjurkaj
Kengetarja Leti Vokshi
Kengetarja Dile Gecaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora