E enjte, 28.03.2024, 11:57 PM (GMT)

Editorial

Vladimir Bruçaj: Nuk mund të errësohet sakrifica e mijëra prifterinjëve...

E hene, 22.03.2010, 09:59 PM


Nuk mund të errësohet sakrifica e mijëra prifterinjeve të ndershëm për fajin e disa kriminelëve ordiner

 

Nga Vladimir Bruçaj

 

"I am truly sorry". Jane fjalet qe Papa Benedikti XVI u drejtohet viktimave te prifterinjeve pedofil, "keni vuajtur ne menyre te tmerrshme dhe ndiej me te vertete keqardhje". Shprehe "turp dhe pendim" Ati i Shejte, dhe u flet te gjithe besimtareve "me pervujteshmerine dhe afektin e nje te krishteri si ju, i skandalizuar dhe i plagosur per ate çfare ka ndodhur ne Kishen tone te dashur". "Shume nga ju e ka provuar qe, kur ishit shume kurajoz per te treguar per ate çfare ju kishte ndodhur, askush nuk mori mundimin as te ju degjoje". Perveç fjaleve qe shprehin dhimbje dhe pendim kundrejt viktimave, Ati i Shejte nuk kursen "kritikat" e ashpera ndaj atyre qe kane shkaterruar jeten e qindra te rinjeve jo vetem ne Irlande. "Nuk mund te mohet se ndonjeri nga ju dhe nga paraardhesit tuaj te kete shkelur, nganjehere ne menyre shume te rende te drejten kanonike te kodifikuar prej shume kohesh me krimet dhe abuzimet mbi femije. Duhet te pergjigjeni perpara Zotit te gjithepushtetshem ashtu si perpara gjykatave kostitucionalisht te krijuara". Benedikti XVI flet edhe per masat qe duhen te merren ndaj njerzeve te Kishes qe me krimet e tyre kane "erresuar Ungjillin e Krishtit. "Duhet vepruar me urgjence per t'u perballuar me keta faktor qe kane erresuar driten e Ungjillit, erresuar deri ne ate pike sa nuk kishte ndodhur as ne periullen e gjate te persekutimeve. Do te doja qe te reflektoni per te gjitha plaget qe i keni shkaktuar trupit te Krishtit". Jane fjale qe kerkojne falje te gjitha viktimave te prifterinjeve pedofil. Falje kundrejt viktimave, kritika(per te thene nje eufemizem) ndaj njerzeve te Kishes qe u kane kondicionuar jeten qindra femijeve ne vende te ndryshme, dhe ne te njejten kohe kane njollosur imazhin e Kishes karshi opinionit publik.

 

Aktet e ketyre prifterinjeve moster jane krime te mirefillta kunder njerzimit. Ne asnje menyre dhe per asnje arsye nuk duhen justifikuar me argumenta pak serioze. Kush preke femijet duhet denuar ashper nga drejtesia, nga shoqeria dhe nga institucioni qe ai perfaqeson. Duke thene kete, duhet te tregohemi te sinqerte se nuk duhet akuzuar Krishterimi per keto krime por disa personazhe qe fatekeqesisht per Kishen Katolike, e kane perfaqesuar ate per shume kohe dhe ne shume vende. Fenomeni i pedofilise fatekeqesisht eshte nje fenomen qe nuk ka prekur vetem njerzit e Kishes apo nje komb te veçante, ky fenomen eshte nje fenomen shume i rende global. Mjafton te shikojme pasaportat e gjetura pas Cunamit prane Hoteleve luksoze ne vendet aziatike per te krijuar nje opinion mbi dimensionet e ketije fenomeni kaq te ulet dhe tragjik. Shumellojshmeria e kombesive qe flejne ç'do nate neper Hotelet luksoze te Tajlandes apo Indonezise na ofronje nje ralitet te tmerrshem. Sidoqofte nga te gjitha rastet e pedofilise qe kane ndodhur ne rangun boterore, vetem 3% eshte e kryer nga njerzit e Kishes, por ne faqe e para te te gjitha mediave jane vetem ata. Nuk kam asnje qellim per te justifikuar keto raste kaq te uleta, por te sulmosh Kishen tashme eshte shenderruar ne nje Mode. Natyrisht qe prifterinjet duhet te jene nje shembull per njerzit, si mbeshtetes moral te problemeve te tyre dhe jo te shkasin ne fenomene kaq te trishtueshme, por eshte e vertete edhe se ç'do rast i vertete apo i sajuar qe mund t'i perfshije ata ne me te voglin skandal te vertete apo te sajuar, shfrytezohet maksimalisht nga mediat dhe si rrjedhoje i gjithe opinioni publik. Nese sot jemi te njohur me keto raste kaq te renda nga ana humane mbi te gjitha, eshte fale shoqerise demokratike ku jetojme. Nuk duhet nenvletesuar fakti se raste te tilla kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin edhe ne shoqeri, kultura dhe besime te tjera, por nga mungesa e demokracise dhe mosrespektimi i te drejtave te njeriut, fajtoret nuk arrine kurre te zbulohen aq me pak te dalin perpara drejtesise.

 

Pamvarsisht nga rastet aq te rendomta te disa prifterinjeve pedofil, nuk mund te mohohet fakti se Krishterimit nuk i falet asgje, dhe rasti me i vogel i vertete apo i sajuar ben xhiron e botes duke skandalizuar bile edhe vete ato besime fetare qe kane lindur nepermjet skandaleve. Indiferences dhe largimit qe deri pak vite me pare konsideroheshin si normalitet, apo shekullarizimit te ngadalte, aktualisht i shtohen edhe nje agresivitet, qe nuk eshte vetem verbal. Rastet e prifterinjeve pedofil jane pritur me padurim nga disa qarqe dhe organizata, por akuzat ndaj Krishterimit dhe Kishes Katolike nuk kane munguar edhe me pare. Bile po te shohim akuzat qe Krishterimi ka vazhduar te akuzohet sidomos vitet e fundit, rastet e pedofilise kane qene oksigjen per akuzuseit. Akuzat jane te shumta dhe shpesh here qesharake, martesat, maskilizmi, autoritarizmi xherarkik, manipulimi i figures se Krishtit, per komplicitet ne persekutimin e hebrenjeve, per spekullime financiare, per perulje ndaj figures se gruas dhe pasojat ne mohimin e te drejtave te saje, si antihomoseksual dhe si rrjedhoje paerkrahes te fashizmit, kunder perdorjes se prezervativit qe do te thote si perkrahes te perhapjes se AIDS: siç shihet lista e akuzave eshte e pafund dhe shtohet nga dita ne dite. Por kohet e fundit eshte duke u shtuar diçka qe kontribon per t'u dhene ketyre akuzave nje sens te ndryshem, nje impakt me te gjere shkaterrues, per te bashkuar te gjithe sebashku ne sulm kompleksiv. Ky ndryshim eshte diçka radikale, qe tenton t'i jape kolpon e fundit. Ajo qe ben pershtypje jo vetem besimtareve por edhe atyre si une qe te tille nuk jane, eshte perhapja ideologjiko-kulturore e antikristianizmit, bile edhe ne ato ambiente ku perbehen nga shtresa te ulta e mesatare. Kishes dhe prifterinjeve nuk u falet as gjeja me e vogel, dhe ne disa situata kemi arritur deri aty sa te krijohet nje kulture e paster e antikristiane. Por keto rryma tentojne te justifikohen tek "gabimet" dhe "fajet" e njerezeve te Kishes per te mbuluar antikristianizmin e tyre.

 

Nga te gjithe motivet me komplekse qe qendrojne prapa te gjithe ketije trasformimi do te doja te permendja te pakten tre. Ne vendin e pare eshte modernizimi i shoqerive perendimore ku iluminizmi eshte reduktuar ne diskutimet e rruges. Ekziston idea se modernizimi na mundeson ç'do gje dhe i vetmi limit konsiderohet ai qe vondosin vete njerzit. Duke konsideruar te vdekura te gjitha autoritetet e vjetra, ku vendin e tyre mund t'a ze vetem shkenca. Gabimisht ekziston idea se jemi ne gjendje te veteadministrohemi dhe nuk kemi nevoje per asgje qe mund te na tregoje se ku eshte e keqja dhe e mira.


Motivi i dyte eshte se, Kisha dhe ç'do gje qe eshte fetare konsiderohet e vjeter, duke e fajsuar per te gjitha falimentimet e se shkuares se afert apo te larget. Kjo do te thote, se ç'do gje qe eshte antike dhe ç'do tradicion konsiderohet si i vjeter, dhe te mendosh me terma historik eshte gjithmone dhe me e ralle. Jane gjithmone dhe me te perhapura injoranca ne lidhje me historine dhe mbi permbjatjen e saje per disa tema jetike, po ashtu edhe anti-historia, ku aplikohen kriteret e te sotmes per te vlersuar te djeshmen. Nje gje sa e gabuar aq e pamundur. Keshtu qe tentohet te denohen ne menyre qesharake, krime qe ndoshta Krishterimi nuk ka fare lidhje, duke glorifikuar nje jetike qe gjoja ka te drejten e fjales se fundit mbi ç'do gje.


Cinizmi i fundit eshte çinizmi qe e din se si shkojne gjerat apo e beson nje gje te tille, qe sapo degjon qe predikohet e mira dyshon menjehere per te keqen. Njerz qe mbivlersojne kapacitetin e tyre, dhe nuk besojne ne asgje qe mund te na ofroje sado pak shprese, qe perveç se nuk mbajne syte drejtuar qiellin, kerkojne te ulin ç'do gje ne nivelin e tyre shume te ulet.

 

Askush nuk kujton kontributin qe Kisha Katolike jep ne te gjithe boten me misionaret e saje te shumte, qe sakrifikojne edhe jeten ne vendet me te varfera te planetit. Eshte shume e vertete se sot ne bote behet fare pak bamirsi nga ç'jane mundesite, por nuk duhet harruar se eshte vetem Kisha Katolike qe eshte e angazhuar ne kete drejtim. Dhe ajo qe spikat me shume eshte se, Kisha Katolike eshte i vetmi institucion fetar qe ben bamirsi sot ne bote. Asnje nga besimet e tjera fetare qe nuk mungojne te shfrytezojne rastin per te bere moral, eshte i angazhuar ne Afrike apo Azi per te mundur urine dhe semundjet e shumta. Asgje dhe askush nuk do te jete ne gjendje qe t'i fshije te gjitha keto sakrifica te njerzeve te Kishes Katolike. Nuk mund te jete as nje prift kriminel dhe as nje grup prifterinjesh qe te erresoje driten qe Kisha Katolike sjelle ç'do dite tek te gjithe te varferit e planetit. Nuk mund te mohohet sakrifica e Nene Terezes dhe Motrave te saje per fajin e tre apo tridhjete prifterinjeve kriminel qe jane perjashtuar nga Kisha dhe do te perballen me ligjet e drejtesise. Ashtu si nuk duhet mungoje solidariteti jone per te gjitha viktimat dhe familjet e tyre, duke denuar ashper dhunuesit e tyre, por pa akuzuar me hipokrizi Krishterimin per krimet e nje grupi njerzish, qe ndoshta me vonese por nuk do te jene kurre me pjese perberse e tije.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora