E hene, 18.11.2019, 10:31 PM (GMT)

Komente

Oltjana Mezini: Cfare eshte Klinika e SFI ne Spille te kavajes

E merkure, 31.10.2007, 06:23 PM


Nga Oltjana Mezini

Kam lexuar lajme e diskutime neper forume ne internet per nje klinike ne Spillej te kavajes.
Ne ate zone kam punuar per pak kohe per nje projekt social me te financuar nga nje Kisha Katolike. Nje zone e thelle malore, e varfer e veshtire por shume e bukur per shkak te plazhit te bukur te Spillejit.
Duke u ngacmuar nga malli per ta pare perseri Spillejin dhe nga kurioziteti per te pare kete klinike te perfolur (deri ne transplant organesh neper gojet keqadashese) vendosa te shkoja atje te djelen e kaluar me 28 tetor 2007.
Rruga e perbaltur dhe e lodhshme mbaroi per nje ore e gjysme pas nisje nga Tirana. Spilleeja ishte ne shi.
Ne te hyre te fshatit ndala makinen dhe pyate dy te rinj, me treguan me gisht kliniken. Pasi u afrova tek kangjelat u perpoqa te gjej nje menyre perte pare nese ka njeri brenda apo jo, nxora nga xhepi telefonin celular dhe formova nr qe ishte printuar ne tabelen ne hyrje...... asnje pergjigje. Dy te rinjte me thane qe nuk kihte njerez ot aty.
E lodhur nga rruga vendosa te drejtohem ne familjen e miqve te mij M. P.
Gjerat qe mesova per kliniken ishin te cuditshme, te veshtira per tu kuptuar.
Pra vitit 2000 kishte qene Qender Shendetesore me 5 dhoma, Ambulance, shtepi lindjeje, dhome per mjeket dhe per mamite dhe dhoe injeksionesh.
Shoqata bamirese SFI qe ishte paraqitur aty kishte shprehur angzhimin te ristrukturonte shkollen dhe Spitalin dhe ne fund te procesit godinen e re ndertuar mbi truallin e qendres shendetesore te vjeter e kihte kthyer ne klinike private.
Kush ishin mjeket qe sherbenin atje?
Banoret tregoni se ne fillim kishte punuar nje mjek i ri nga Peshkopia, i cili kishte fituar besimin dhe respektin e popullit aty. me pas nje mjeke e re te cilen banoret pothuaj nuk e njihnin, ndersa here pas here vinin mjeke gjermane, zvicerane etj qe rrinin vetem nje jave e iknin pa rene ne sy.
Pervec vizitave aty kryheshin ekografi, analiza dhe jepeshin barna.
Cmimet ishin te shtrenjta , 5 mije leke te vjetra deri ne 30 mije paradite per nje vizite dhe 10 mije deri ne 50 mije pasdite per nje vizite. Analizat rutine te gjakut shkonin deri me 90 mije
te vjetra.
Auto ambulanca per te transportuar urgjencat per ne Durres ishte deri 300 mije ndersa ekografia nuk perdorej.
Marredheniet me mjekun e familjes, qe punonte per shtetin dhe mjekeve te SFI ishin tejet te tensionuara, M me tha se infermieren e Shtetit qe quhej Pashke e kishin kercenur disa here te mos dukej ne Spille.

A eshte bamirese shoqata SFI me kliniken qe ka ngritur aty??
Nje aktivitet quhet bamires kur afrohet pa pagese dhe pa kushte.
Nje aktivitet quhet bamires kur ai ka krijuar kontakte miqesore me simotrat e tij, si kishte mundesi qe nje Fondacion Bamires SFI, te te krijoje probleme dhe armiqesi me mjeket e shtetit qe ofrojne sherbimin shendetesor ne Spille(!!!). Ata qe vijne per bamiresi e ofrojne bamiresine ne menyre te tille, dmth bamirese.
Per mua ishin biznesmene te zinj! Bamires jo dhe jo!

A ka elemente te krimit ne historine e kesaj klinike?
Eshte shembur pa marre asnje leje Qendra Shendetesore e Spillese (vetem me nje marreveshje nen dore te ish kryetarit te komunes)
Eshte pervetesuar trualli i Q SH , ne menyre te paligjshme
Eshte penguar forcersht dhe me dashje sherbimi shteteror mjekesor, eshte eleminuar keshtu konkurenca.
Eshte ngritur nje klinike qe sherben jashte cdo kontrolli, sado moderne, por e shtrenjte ne sherbime, madje e frikshme.
Tregetohen barna te cilat nuk jane te rregjistruara dhe vendasve ju serviren si produkte autentike zvicerane,e banoret here heres nuk i perdornin nga frika e se panjohures
Une mendoj PO ka elemnte kriminale me te cilet duhet te merren instancat perkatese.
Uroj te mos kete me shume se kaq veshur nen veladonin e "bamiresise " se ketyre te huajve!!!
Ky eshte nje problem i ndjeshem si per nga lloji ashtu dhe nga nr i qytetareve qer jane nen interes.
Ministri i shendetesise duhej me kohe te kishte reaguar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT