E enjte, 25.04.2024, 07:15 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Poezi kushtuar atdhetarit e dëshmorit Avdi Xhaçku

E diele, 21.03.2010, 10:54 PM


POEZI  KUSHTUAR  ATDHETARIT  E DËSHMORIT    PASHTRIKUT  Z. AVDI  XHAÇKU

                                                           

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

Lindi në fshatin Hogosht

nga një familje fshatare

nga rinia e herëshme  u brymosë

Me ide kombëtare.

 

  Gjatë kryerjes së gjimnazit

Avdiu, akuzon sistemin komunistë,

duke e quajtur  atë

rexhim barbarë e fashistë.

 

Akuzat e Avdiut

ishin shumë reale

por kjo si shkonte për shtati

partisë komuniste barëbare.

 

Në vitin e dytë të gjimnazit

drejtimi gjuhësorë

Avdiu, gjatë orës së historisë

ra në konfliktë me  profesorë.

 

Profesori i historisë

I edukuarë në frymë  komuniste

akuzon Avdiun

për sjellje “nacionaliste“.

 

I revoltuar tej mase

profesori i historisë

thërret mbledhjen urgjente,

dhe kërkon ndihmën e partisë.

 

Pasë shumë polemikave

nga anëtarët e partisë

nuk gëzon  përkrahjen e anëtarëve

profesori i historisë.

 

I betuarë në idet  komuniste

 Profesori  me të madhe bërtiste,

 sillej rreth e rrotullë klasës

i demoralizuar dhëmbët i kërsiste.

 

Për t‘i ndihmuar profesorit

Kishte  ardhë një udbash sigurimi

i cili e ftoi  Avdiun,

në bisedë“ informimi“.

 

Që nga fjalët e para

me zë të lartë bërtiste spiuni

por kjo se trembi Avdiun

sepse ai kishte zemër burri..

 

Ditë pasë dite

Avdiu përgatitej për fakultet,

një pasë dite postieri

solli një lajmë të keq.

 

Në letër shkruante…,

zotëri  Avdi,

po të informojmë..,

 me 10-shtator

 duhet të shkoshë në ushtri.

 

U revoltua Avdiu,

sepse e dinte ku po shkonte

qëndroi burrërishtë

që prindëritë mos t‘i shqetësonte.

 

Në shërbim ushtarakë

shërbeu pakë ditë

dhe çdo kohë ai priste momentin

 si nga armata me ikë.

 

Gjatë një stërvitje ushtarake

kurë errësira e kaploi hapësirën

Avdiu iku nga armata,

 pa i thënë lamtumirën.

 

Pasë shumë sakrificave

që Avdiu përjetoi gjatë ikjes

arriti të këthehet në shtëpi

në mesin e ditës.

 

Vizitat e policisë serbe

tek shtëpia e Avdiut i ishin shumë të shpeshta

E kërkonin Avdiun

Në shtëpi e vreshta.

 

Duke e parë këtë gjendje, Avdiu

zgjodhi rrugën e mërgimit

për ta shpëtuar veten e familjen

prej dhunës e maltretimit.

 

Posa arriti në Zvicër

kërkoi strehim politikë,

kërkesa e tij u refuzua

nga shteti më demokratikë.

 

Mbi tetë vite

në Zvicër i kaloi

por Atdheun e Kosovën

kurrë nuk i harroj.

 

Kur lufta në Kosovë filloi

kur armiku rrahte, burgoste, vrante shqiptarë

U vërsulë në mbrojtje të Atdheut

Me vullnetarët  e parë.

 

 Iu vërsulë  armikut

Me vullnetë e guxim

E sulmonte armatën serbe

Hiq pa frikësim.

 

Në betejen e Pashtrikut

me 1 qershor të vitit 1999

 Avdiu u plagosë rëndë.,

pas disa orësh

edhe jetë ndërron.

 

Ra, për të mos vdekur

ky  hero i Kosovës

i trojeve etnike shqipëtare

dhe i tërë diasporës.

 

Në mesë të fshatit- Hogosht

është ngritur lapidari i Tij

i cili i bënë roje

fshatit të  tij.

 

Sytë e atij burri,

goja  e atij trimi

 ishin  magjepse

gjatë çdo komunikimi.

 

Mitrolozi i Avdiut

Nga tyta zjarrë lëshonte

Ushtarët, paramilitaraët dhe oficerët çetnikë

Për toke i palonte   

 

Të lumtë  dora

o  dëshmorë  i kombit

 këtë e meritove

se për çlirimin e Kosovës

jetën e flijove.                              

 

Shkruar  me 5.05.2008                       

Weingarten-GJermani



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora