Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Riformatimi dhe Korrupsioni

| E diele, 21.03.2010, 10:58 PM |


Riformatimi dhe Korrupsioni

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Në kohet e fundit si duket ka filluar të  flitet seorizisht për riformatimin e Qeverisë. Riformatimi si nocion nuk është vështirë të kuptohet , ka të bëjë pikërisht me ndryshimet në Qeverinë e Kosovës, prandaj i pelqeu apo s’i pelqeu dikujt nga ministrat në kabinetin qeveritar të Kosovës duhet të lëvizë diçka në këtë fushë. Duke u nisur nga një kuptim pak më i gjerë që ka riformatimi, nuk është vështirë të kuptohet rëndësia që  ka  kjo nismë  për Qeverinë e Kosovës dhe për zhvillimin e shoqërisë tonë demokratike . Qeveria e Kosovës  për ta  realizuar në praktikë këtë nismë  duhet menjëherë të analizojë rrethanat që mendon  për t’i hyrë punës me përkushtim dhe pa ndonjë hezitim. Kryeministri, Hashim Thaçi në disa prononcime dhe deklarime ka shprehur mendimet dhe gatishmërinë  për një luftë të pakopromis kundër korrupcionit, Mirëpo këto deklarime dhe prononcime sikur kanë mbetur si më parë, vetëm si deklarime të vullnetit të mirë

 Për korupcionin dhe për të tjera dukuri negative që kanë kapluar shoqërinë tone kosovare  duhet angazhim i veçantë . Ka pasur propozime ,sygjerime, rekomandime dhe se fundi edhe  zor për të ndërmarë diçka  në ndryshimin e kabinetit qeveritar.Kjo është e domosdoshme dhe e arsyeshme , sepse përkrahja  për të luftuar korrupsionin do të ndihmojë institucionet  tona për të punuar komfor rendit dhe ligjit. Duke marrë parasyshë se riformatizimi (ndryshimi) në kabinetin qeveritar në këto kushte dhe rrethana nuk është i lehtë për t’u realizuar në praktikë  pa ndonjë “lekundje” gjatë realizimit , sepse kryeministri  në këtë punë  do të përballet me një faktor  tepër të rëndë, pasi  gati të gjitha dikastionet qeveritare  janë të përfshira në afera dhe skandale, respektivisht në dukurinë e korrupsionit . Deklarata e ambasadorit amerikan Kristofer Dell se “korrupsioni duhet të luftohet nga instucionet  e Kosovës dhe të mos pritet nga ndërkombëtaret”, për më tepër kjo deklaratë e Dellit edhe ajo e pjesës tjetër të faktorit ndërkombëtar që vepron në Kosovë  shihet edhe si qartësim para opinionit se adresa se ku duhet të kërkohet lufta kundër korrupsionit e ka emrin Qeveria e Kosovës dhe jo faktori ndërkombëtar. Kjo gjithsesi është një obligim për Qeverinë e Kosovës sepse tashma po shohim që vertetë korrupsioni është instaluar në instancat e Qeverisë së Kosovës dhe këtu është problemi se nuk mund të luftohet korrupsini nga ata që janë të korruptuar. Prandaj Qeveria më njëfarë rezerve  shprehet në tërheqjen e paraleles në mes të korrupsionit  dhe të reformatizimit të Qeverisë së Kosovës…

 Për të dëshmuar në luften kundër korrupsionit kryeministri duhet të fillojë  ndëshkimin (ndryshimin) e ministrave të tij të cilët mendohet se janë të korroptuar e pastaj të shihet edhe në fusha të tjera  të institucioneve të Kosovës . Këto ndryshime duhet të bëhen në bashkëpunim me kualicionin qeveriar (LDK-në). Disa ministra  nga kualicioni LDK ishin friksuar për pozitat e tyre, sepse secili prej tyre sikur “e kanë mizën pas veshi”, prandaj kanë kontaktuar me  fatmir Sejdiun , i cili i paska  garantuar se nuk ka ndryshime në kabinetin qeveritar pa pelqimin e partisë që është në kualicion. Megjithatë frika e disa ministrive  është e pranishme dhe mjaft “rrënqethëse”.

Hashim Thaçi në lidhje me reformatizimin deklarohet se kurfarë ndeshkimesh ndaj ministrave në kabinetin e tij nuk do ket , sepse këto ndryshime kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm që do të ndihmojnë në rend të parë  në luftimin e korrupsionit dhe  dukurive të tjera negative Duke u bazuar në këto, mendoj se Qeveria nuk e ka ndërmend të bëjë shumë  ndryshime , por edhe nese bënë  këto ndryshime , me siguri do të jenë  periferike  dhe do të jenë  kosmetike  dhe si të tilla nuk do ta zgjidhin problemin e korrupsionit.Fjala reformatizëm nuk përkon me këto ndryshime  që duhet t’i bëjë Qeveria.e Kosovës. Ajo  (Qeveria e Kosovës) në anën tjetër ndonse ka prioritet sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është verejtur deri me tani një aktivitetet i saj i dukshëm në këtë fushë .

Megjithë vendimin e Qeverisë për themelimin e task-forcës me qellim të luftimit kundër korrupsionit nuk është verejtur ndonjë ndryshim në këto fusha , prandaj fenomeni i korrupsionit në Kosovë  po dëmton shërbimet esenciale për qytetarët dhe po e rritë shkallën e mosbesimit ndaj institucioneve . Këtu kemi të bëjmë edhe me  mungesen e vullnetit politik dhe qeveritar në luftimin  e korrupsionit .Kjo po ndikon vetëm në  zhytëjen e vendit në korrupsion…

 Gjatë muajit shkurt është verejtur një përkushtim më i madh, sidomos i deputetëve  në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar rreth çështjes së korrupsionit. Kosova është gjithnjë duke humbur luftën kundër korrupsionit, sepse në vend që të kemi renie, për çdo ditë  dhe për çdo vit kjo dukuri  po shenon ngritje të shkallës të lartë . Kosova ka kornizë të mjaftueshme ligjore  për të luftuar korrupsionin, prandaj krijimi i task-forcës do ta rrisë shpresën se Kosova  do ta marë një rrugë të mbarë  për t’u përballur me këtë dukuri të shëmtuar…