E premte, 29.03.2024, 05:55 AM (GMT)

Faleminderit

Jahë Sadrija: Nimon Ferizi ”Mësuësi i Popullit” i vrarë në emigracion

E diele, 21.03.2010, 09:56 PM


Rruga e vdekjes, për të vërtetën e kombit, nuk njeh frikë!

Nimon Ferizi ”Mësuësi i Popullit” i vrarë në emigracion

Nga Jahë Sadrija

Kosova e martirizuar, një jetë të tërë ka nxjerë nga gjiri i saj i pashtershëm figura të shquara dhe në fushën e arsimit tonë kombëtar. Mësuësi i Popullit Niman Ferizi, është njëri prej tyre.
U lind në Gjakovë, më 1883, aty mbaroi dhe Normalen e qytetit. Bajram Curri është atdhetari i parë me të cillin Niman Ferizi krijoi lidhje të ngushta, që i mbajti deti në vdekje të jetës.
Pas shpalljës së Pavarësisë, shërbeu si mësues në Berat, ku punonin  Babë Dudë Karbanura e Sali Gjuka.
Më pas punon mësues në Jellë të Tiranës, në Has e në vendlindje.
   Me atdhetarë të tjerë, më 1916, formoi shoqërinë”Besa Kombëtare” Me krijimin e “Komitetit për Mbrojtjen Kombetare të Kosovës” u bë njëri nga veprimtarët më aktivë të tij. Vitet 1918-1921 e gjejnë në Tropojë, në veprimtari intensive atdhetare. Për këtë, më 1922, u dënua me vdekje, Shpëtoi nga amnestia e vitit 1923.
Niman Ferizi dha tërë ndimën e tij të mundshme në krijimin e aktivitetin e shoqërive arsimore “Shkelzeni” e “Dobia”. Ai punoi që Avni Rrustemi të zgjidhej deputet në Kosovë, vrasja e të cillit e hidhëroi së tepërmi, e mori pjesë në varrim.
Me fitoren e Revolucionit të Qershorit 1924, u emërua prefekt në Berat.
Atje bashkëpunoi me revolucionin e njohur, Riza Cerova. Pas përmbysjes së Qeverisë së Nolit, Niman Ferizi mori rrugën  e emigrantit politik, si shumë shokë të tij. Atje mori pjesë në KONARE si dhe në “Komitetin e Kosovës”, bashkë me Hasan Prishtines, Qamil Balen etj.
Në emigracion shkroi e botoi kujtimet për Bajram Currin, mbajti lidhje me Asdrenin, Asim Vokshin e të tjerë burra të tillë.
Niman Ferizi, si mësues, la gjurmë të thella e të pashlyshme kudo që punoi. Gjatë kohës që shërbeu në Tropojë, hapi shkolla të reja në Krumë të Kuksit, Golaj, Shtiqen, Bicaj, Kalis, Bujan etj. Si inspektor arsimi në Kosovë, bëri të gjitha përpjekjet për shtrirjen e arsimit në sa më shumë fshatra.
Drejtor i parë i konviktit “ Kosova”, që u hap në vitin shkollor 1923-1924, Niman Ferizi siguroi ndihmën e atdhetarit Bajram Curri për mbarëvajtjen e këtij konvikti. Po më 1924, Niman Ferizi u zgjodh deputet i Tropojës.
Si mësues, ai ishte kundër përzirjes së shkollës me besimet fetare. Për meritat e tij, në qeverinë e dalë prej Revulocionit të Qershorit, ishte njëri prej kandidatëve për postin e ministrit të arsimit.
Armiqtë nuk iu ndanë as në emigracion. E vranë në Zara të Dalmacisë, më 6 korrik 1937.
Sot emrin e tij e mbajnë dy shkolla të mesme, njëra në Krumë të Hasit e njëra në Tropojë.
Niman Ferizi mban titullin më të lartë-në fushen e arsimit, atë të “Mësuesit të Popullit”.

Gjakovë, 12-03-2010


(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora