E marte, 07.04.2020, 11:58 AM (GMT+1)

Sporti » Sporti

Lance Armstrong, çiklisti që theu rekordet

E merkure, 31.10.2007, 12:22 AM


Lance Armstrong është një ish-çiklist, i lindur më 18 shtator të vitit 1971 në Plano të Teksasit në Shtetet e Bashkuara. Ai është një ish-kampion i botës në çiklizëm (në vitin 1993) dhe ka fituar Turin e Francës shtatë herë (rekord absolut) dhe radhazi. Karriera e tij është vënë edhe në dyshim si pasojë e dyshimeve për doping.

Biografia

Armstrong e filloi sportin e çiklizmit në moshën 15-vjeçare dhe kaloi në radhët e profesionistëve në gusht të vitit 1992.Ekipet e tij të njëpasnjëshëm ishin : Motorola (nga 1992 më 1996), Cofidis (1997), US Postal (nga 1998 më 2004), Discovery Channel (që prej vitit 2005). Lance Armstrong filloi të merret me sporte të ndryshme, që i jepnin atij fuqi dhe qëndrueshmëri, megjithatë ai u specializua në çiklizëm. Ai u bë i njohur me rastin e Turit të  Francës së vitit 1993. Mbajtës i fanellës së kampionit të Shteteve të Bashkuara, ai fitoi në sprint etapën e Verdunit. Disa javë më vonë në Oslo të Norvegjisë, kur ishte vetëm 21-vjeç, u shpall kampion i botës në çiklizëm në rrugë me kushte meteorologjike shumë të këqija dhe para të gjithë të favorizuarve. Ai është paraqitur shpesh, gabimisht, si kampioni më i ri i botës në specialitetin e tij. Këtë titull ekuivalent e kishte marrë Karel Kaers, në moshën 20-vjeçare në vitin 1934. Në vitin 1995, Lance arriti fitoren e tij të dytë në etapë në Tur, në Limozh. Duke e kaluar linjën vetëm, Armstrong ngriti një gisht drejt qiellit në homazh me shokun e tij të ekipit Fabio Casartelli, viktimë e një rënieje vdekjeprurëse tre ditë më parë në tatëpjetën e qafës së Portet Aspet. Çiklist i fuqishëm dhe shpërthyes, Lance Armstrong u afirmua gjithashtu si një çiklist dyshues në garat e një dite (fitore në Classique të San Sebastian në vitin 1995, në Fleche Wallonne në vitin 1996), por edhe në garat me etapa njëjavore, siç e tregon edhe vendi i tij i dytw gjatë garës Paris-Nisë i vitit 1996. Në fund të vitit 1996, ndërkohë që ai njoftoi kalimin e tij te ekipi Cofidis për sezonin e ardhshëm, Armstrong ishte i nënti në renditjen botërore dhe në nivelin e tij më të mirë që prej fillimit të karrierës. Por në tetor të vitit 1996, atij iu diagnostikua një kancer në testikuj që e mënjanoi nga konkursi për më shumë se një vit. Mjeku i tij tregonte se të gjitha shanset që ai kishte për të mbijetuar nuk i kalonin 50 %. Pas shërimit dhe një riaftësimi të gjatë, ai filloi sërish të lëvizë me biçikletë dhe nënshkroi një kontratë me ekipin U.S. Postal në vitin 1998. Ishte shumë pranë braktisjes së gjithçkaje pas kthimit në konkursin me rastin e turit Paris-Nisë të vitit 1998. Por fundi i sezonit lë të kuptohen premisa të mira. Paraqitja e tij, shumë e rafinuar në krahasim me vitet e para, e formuar nga praktikimi i sporteve të ndryshëm, i dha atij mundësinë të kapërcente malin e lartë me më shumë lehtësi, siç e tregon edhe vendi i katërt në Turin e Spanjës së vitit 1998. Trajneri i tij i ri, Johan Bruyneel e inkurajonte shumë dhe ndryshoi mënyrën e trajnimit të tij, duke i dhënë atij mundësi të përmirësonte teknikën e tij e të pedaluarit. Vetëm i interesuar për Turin e Francës duke filluar nga viti 1999, ai lë pas klasikët, me përjashtim të Amstel Gold Race. Nga viti 1999 në 2005 ai fitoi 7 Ture të Francës radhazi. Më 19 prill të vitit 2005, ai njoftoi se do nuk do të merret më me sportin e çiklizmit në përfundim të Turit të Francës së vitit 2005. Më 24 korrik të po atij viti, ai e mbajti fjalën dhe braktisi çiklizmin profesional. Si pasojë e zbulimeve të gazetës «Équipe», që kishte të bënte me një përdorim të mundshëm dopingu në EPO gjatë Turit të Francës së vitit 1999, atij iu desh shumë kohë që të rikthehej sërish në garë. Nga viti 2004 në shkurt të vitit 2006, ai ka qenë i fejuar me Sheryl Crow. Lance Armstrong krijoi fondacionin e tij për kërkimet kundër kancerit: “Lance Armstrong Foundation” (Livestrong). Sot ai mohon çdo marrje të produkteve të dopingut.

Turi i Francës 2000: 7 fitore radhazi

Në fund të garës, Armstrong arriti i dyti, dy sekonda pas Millar, por 12" para Jan Ullrich. Më pas sportisti nga Teksasi eci shumë fort në etapën e parë të maleve në Lourdes Hautacam, ku la pas italianin Marco Pantani në terrenin e tij dhe zviceranin Zulle, të dy të paaftë të ndiqnin ritmin që ai i impononte. Rreth 6 kilometra para mbërritjes, Heras, Escartin, Beloki dhe disa garues të tjerë e arritën dhe e kaluan. Në kilometrin e tretë, ishte radha e Jimenez të merrte veten. Më në fund, vetëm Otxoa, arriti të dalë para amerikanit. Armstrong mbajti fanellën e verdhë. Për kundërshtarët e tij, bilanci ishte i vështirë: Beloki mbërriti 3'35" dhe Ullrich 4'01" pas "Boss". Disa ditë më vonë, pasi i kishte ofruar fitoren e etapës Pantanit në majën e Ventuks (etapa 12), Armstrong fitoi pranë Mulhuse 25" para rivalit të tij Ullrich. Ishte 6'02" përpara Jan Ullrich, i cili bëhet pasuesi i tij më i shpeshtë. Amerikani mbajti 12 ditë gjithsej fanellën e verdhë në Turin e vitit 2000.

2001, një fitore spektakolare

Gjatë etapës së tetë, një largim i shpejtë i 14 garuesve u zhvillua në Jura dhe vuri në pozicion të avancuar disa garues të rrezikshëm si Andrei Kivilev. Grupi i garuesve dhe të gjithë të favorizuarit u mënjanuan nga njëri-tjetri në minutën e 35-të. Armstrong arriti një pjesë si pasojë e vonesës në ngjitjen spektakolare të Alpe Huez, ku la ta parakalonte rivali i tij kryesor Jan Ullrich në kilometrin e 13 të ngjitjes. Ai parakaloi më në fund Laurent Roux, i mënjanuar në mënyrë individuale 6 kilometra në ngjitje dhe korri me duart lart fitoren. Ullrich humbi atë ditë 1'59" ndaj amerikanit dhe Beloki 2'09". Një ditë më pas, Lance Armstrong fitoi sërish kronometrin në malin Shamrusse para Ullrich (në 1'00") dhe Beloki (në 1'35"). Në Pirene, Armstrong fitoi një etapë tjetër në Saint-Lary-Sulan sërish para Ullrich (në 1'00") dhe Beloki (në 1'46"). Për të kurorëzuar gjithçka, sportisti nga Teksasi ishte sërish fitues në kronometrin e Montluçon-Saint-Amand-Montrond. Në Paris, ai ishte 6'44" përpara pasuesit të tij Ullrich. Amerikani mbajti fanellën e verdhë 8 ditë në Turin e vitit 2001. Sërish fitues, Armstrong arriti në çmime belgun Philippe Thys, francezin Luison Bobet dhe amerikanin Greg LeMond, treshja fituese e Grande Boucle.

2002, një përpjekje e dështuar

Pasi kishte fituar, Lance Armstrong, siç e kishte zakon, e merr situatën në dorë gjatë etapës së parë të malit në Mongie. Shoku i tij i ekipit Heras ndiqte një ritëm shumë konstant dhe vetëm Beloki arriti të ndjekë dy burrat. Jalabert, i nisur me shpejtësi u parakalua në 3,5 km nga fillimi. Më në fund, në hektometrat e fundit, ndërkohë që të gjithë mendonin se do t’i ofronte fitoren Heras, Armstrong sulmoi dhe arriti të korrë fitoren e tij të dytë në këtë Tur. Një ditë më pas, ai fitoi sërish në Plateau de Beille 1'04" përpara Heras dhe Beloki. Disa ditë më vonë, kreu një ngjitje shumë të shpejtë të malit Ventuks, por etapa me gjithë përpjekjet e bëra nga ai, u fitua nga Richard Virenque, i mënjanuar shumë para fillimit të kësaj qafe mali. Armstrong e korri këtë fitore duke mposhtur kronometrin e fundit të Macon. Më në fund, ai posedoi në Paris një avancë prej 7'17" para Beloki, i cili arriti i dyti dhe mbajti fanellën e verdhë gjatë 11 ditëve të Turit të vitit 2002.

2003, turi më i vështirë dhe më i suksesshëm

Turi i vitit 2003 qe turi më i vështirë për Armstrong. Gjatë etapës së 14, ekipi i tij (US Postal) fitoi kronometrin nga ekipet. Më pas, në Alpe, për herë të parë Lance Armstrong u sulmua shumë herë. Për më tepër, një episod i izoluar ndodhi në zbritjen e qafës së La Rochette në rrugën Gap, ku Beloki ra para amerikanit. Ky i fundit, pas një refleksi, hyri dhunshëm në kampion fqinj, që kalon në mënyrë spektakolare para se të arrinte një liqen poshtë rrugës. Disa ditë më vonë, viktimë i një dehidratimi, ai u mund thellësisht nga Jan Ullrich në kronometrin e Gaillac-Cap. Megjithatë ai ruajti fanellën e verdhë për 34 sekonda. Në fund të Pirenejve, Ullrich kishte të gjitha shanset sepse largësitë ishin shumë të vogla (15" ndërmjet Armstrong dhe atij). Gjatë etapës së Luz-Ardiden, rreth 10,3 km nga mbërritja, Armstrong, viktimë e një përplasje me një spektator, ra duke marrë me vete Iban Mayo. Ullrich, ngadalësoi shpejtësinë për të arritur amerikanin. Më pas në kilometrin e 9, Armstrong kaloi në sulm. Më në fund sportisti nga Teksasi fitoi etapën e 40" para Jan Ullrich dhe Mayo. Armstrong i dha shanset e tij të fundit Jan Ullrich në kronometrin e fundit midis Pornic dhe Nantës. Në Paris, mënjanimi ndërmjet Jan Ullrich dhe Armstrong ishte 1'01" që mbetet mënjanimi më i ngushtë i Armstrongut ndërmjet tij dhe të dytit. Amerikani e mbajti të veshur fanellën 13 ditë në Turin e vitit  2003. Me këtë titull të pestë, Armstrong arriti rekordmenët Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault dhe Miguel Indurain, pesë herë fitues të Grande Boucle.

Turi i vitit 2004, më i bukuri i karrierës së tij

Armstrong arriti i dyti në prologun pas Cancellara (për vetëm dy sekonda). Katër ditë më pas, ekipi i tij US Postal fitoi kronometrin për ekip, gjë që i dha mundësi sportistit nga Teksasi të mbajë fanellën e verdhë. Gjatë ngjitjes së Mongie (etapa e 12), Armstrong dhe Basso largohen nga konkurrentët e tjerë. Më në fund, Armstrong i ofroi këtë etapë italianit. Një ditë më pas, ndodhi i njëjti skenar, por këtë herë amerikani nuk i bëri më dhuratë Bassos dhe fitoi etapën. Goditje e vështirë për Ullrich, i cili përfundoi në 2'42", për Mayo, për Hamilton dhe për të favorizuarit e tjerë. Tre ditë më vonë, amerikani korri fitoren e dytë në etapën individuale të këtij turi me gjithë një sulm të bukur të Ullrich. Në etapën e 16 Armstrong ai dominoi Ullrich (në 1'01"), Kloden (në 1'41") dhe dubloi madje Basson (në 2'23") edhe pse ishte nisur dy minuta para tij. Gjatë etapës së 17, ai korri edhe një fitore tjetër në Grand Bornand, ku arriti në linjë Andreas Kloden. Për të përfunduar triumfin e tij, "Boss-i" kaloi pa vështirësi kronometrin e fundit në Besançon 1'01" para Ullrich. Në Paris, ai posedoi 6'19" avancë para Klöden, pasuesin e tij dhe mori fanellën e verdhë gjatë 7 ditëve të dhe korri 5 fitore si dhe kronometrin për ekip. Ky Tur i vitit 2004 do të qëndrojë për Armstrong një ndër më të bukurit e karrierës së tij. Amerikani u bë rekordmen i fitoreve në Turin e Francës me 6 suksese radhazi.

Turi 2005, më i shpejti në histori

Gjatë fillimit të garës Armstrong mënjanoi konkurrentët e tij kryesorë me më shumë se 50 sekonda, por ai u mund nga shoku i tij i ekipit në US Postal, i riu David Zabriskie i ekipit CSC me vetëm dy sekonda. Jan Ullrich, rivali i tij kryesor u parakalua nga amerikani i nisur një minutë pas tij. Siç e kishte zakon, Armstrong sulmoi fort që në etapën e parë. Pikërisht kështu ai filloi pjesëmarrjen e 11 në Turin e 92 të Francës. Ekipi i tij (Discovery Channel Team) fitoi më pas kronometrin me një avancë prej dy sekondash para CSC të Ivan Basso. Në Curchevel, gjatë etapës së 10, «Boss-i» sulmoi sërish fort. Ai pati një ecje shumë të shpejtë në ngjitjen finale dhe vetëm disa garues (Valverde, Rasmussen, Mancebo) arritën pak a shumë ta shoqëronin deri në majë. Kundërshtarët e tij kryesorë Basso, Ullrich dhe Vinokourov nuk arritën të ndiqnin ritmin e vendosur nga sportisti nga Teksasi dhe u mënjanuan pas disa minutash. Në etapat e ardhshme, Lance Armstrong u sulmua, u izolua, qëndroi gjithmonë më i forti dhe askush nuk arriti ta çekuilibrojë. Ai mbërriti edhe këtë herë i dyti në Ax-3, ku vetëm Georg Totschnig, i mënjanuar arriti të përfundojë përpara tij. Më në fund, ai arriti të fitojë kronometrin individual të Saint-Etienit, 23 sekonda para rivalit të tij Jan Ullrich. Mënjanimi ndërmjet Basso dhe Armstrong në Paris ishte 4'40". Amerikani mbajti fanellën e verdhë për 17 ditë në Turin e Francës së vitit 2005. Ky Tur i Francës, më i shpejti në histori, u mbyll nga Lance Armstrong me shpejtësinë mesatare 41,654 km/orë. Fitues i vetëm i shtatë edicioneve radhazi të Turit të Francës, zi u zgjodh si  atleti i vitit 2002» nga revista e shquar amerikane « Sports Illustrated ». pasi fitoi me duart lart Turin e vitit 2005, Armstrong vendosi të largohet nga ky sport në kulmin e artit të tij. Ai është i vetmi nga kampionët e mëdhenj (Eddy Merckx, Bernard Hinault, Jacques Anquetil, Miguel Indurain) që braktisi konkursin para një fitoreje një tillë. Që prej vitit 1999, ai nuk e njohu disfatën në gara.

Dyshimi për doping
 
Lance Armstrong u kontrollua gjatë Turit të Francës së vitit 1999, por paraqitja më parë e një certifikate mjekësore bëri të mundur që ai të shpëtojë nga sanksionet. Sipas atyre që e rrethonin, bëhej fjalë për një pomadë dermatologjike të autorizuar me recetë mjekësore. Megjithatë, i vetmi fakt që ishte paraqitja e kësaj certifikate pas dhe jo para kontrollit do të kishte mjaftuar, në aplikim strikt të rregullores për ta sanksionuar. Më parë, ai do të kishte kontribuuar për të mënjanuar Christophe Bassons nga grupi i garuesve, duke e qortuar për qëndrimin e tij antidoping. Gjatë Turit të Francës 2000, televizioni France 2 transmetoi një reportazh në të cilin shihet që nga personeli i ekipit US Postal hidhen në kosh shiringa dhe kuti me medikamente. Vitin e ardhshëm, Armstrong theksoi se konsultohej që prej vitit 1995 me doktor Michele Ferrari, i dënuar që prej asaj kohe për mashtrim sportiv dhe ushtrim abuziv të profesionit të farmacistit, por jo në mënyrë që ky dënim të ketë lidhje me marrëdhënien mes dy burrave. Gjykimi për Ferrarin bie kryesisht në pohimet e çiklistit Filippo Simeoni, pohime që kanë qenë të konfrontuara nga një seri elementësh të mbledhur gjatë procesit. Armstrong kishte ndërprerë zyrtarisht çdo marrëdhënie me mjekun italian, që ishte ndër të ftuarit gjatë festës së kremtimit të fitores së tij të gjashtë në Turin e Francës në korrik të vitit 2004. Në gazetën “Le Monde” të datës 18 korrik 2005, Mike Anderson, asistenti i tij personal nga 2002 në 2004 deklasoi: «Nuk kam asnjë dyshim lidhur me faktin që Armstrong ka përdorur produkte të ndaluar për të fituar Turin e Francës (…) Duke përdorur produkte të ndaluar, ai mashtroi çiklizmin dhe publikun». Lance Armstrong e ka mbrojtur gjithmonë pafajësinë e tij, ashtu siç bëri gjatë një deklarate në përfundim të Turit të fundit të Francës: «Do doja t’u adresohem të gjithë atyre që nuk besojnë te biçikleta. Do doja t’ju thosha cinikëve dhe skeptikëve që më vjen keq për ata. Më vjen keq që ju nuk besoni në mrekullira, më vjen keq që ju nuk i besoni çiklizmit. Biçikleta është sporti më i bukur dhe më i vështirë në botë dhe Turi i Francës është gara më e bukur dhe më e vështirë e botës. Rroftë përgjithmonë Turi i Francës!»



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT