E enjte, 18.04.2024, 01:47 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Senatin Amerikan, z. DioGuardi midis miqve shqiptarë në Staten Island, New York

E premte, 19.03.2010, 11:00 PM


Kandidati për në Senatin Amerikan, z. DioGuardi midis miqve shqiptarë në Staten Island, New York

Nga Këze Kozeta Zylo

Intlektualë dhe përfaqësues organizatash dhanë një pritje në mjediset e restorantit “Bella Vita 2” për nder të ish Kongresistit dhe presidentit vullnetar të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, z.Joe Dio Guardi, i cili këtë javë shpalli zyrtarisht hyrjen në garë për në Senat në Shtepinë e Bardhë.
Java për mikun e ngushtë të shqiptarëve, z.Joe Dio Guardi me origjinë shqiptare ka qenë tejet e ngjeshur.  Z.Joe Dio Guardi dha intervistë këtë javë në emisionin televiziv Fox & News, CNN, intervistë që u prit me interes nga populli amerikan dhe i New Yorkut, si dhe nga shumica e shqiptarëve.
Kongresisti Dio Guardi si gjithmonë entuziast dhe energjik erdhi mbrëmë në Staten Island. 
Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij znj.Shirley Dio Guardi, këshilltare për çështjet ballkanike, e cila ka luajtur një rol të madh në mbrojtjen e të drejtave dhe të kauzës shqiptare, nga amerikani z.Stive Cirvello dhe Shqiptaro-Amerikani Nik Dedvukaj, i biri i patriotit të shquar Gjergj Dedvukaj.
Fjalen e përshëndetjes dhe të mirëseardhjes e dha organizuesi kryesor i kësaj darke, z.Ibrahim Kolari, kryeatar i shoqatës atdhetare “Dibra” dhe një biznesmen nga më të suksesshmit.
Ai i shprehu mbështetjen e plotë në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan në Staten Island dhe se do të punonte pa u ndalur që z.DioGuardi të zinte vendin e merituar në Senatin Amerikan.  Z.Kolari foli me konsideratat më të larta për punën e madhe të DioGuardit në çështjen shqiptare dhe veçanërisht në atë të Kosovës. 
Staten Island është një ishull dhe lagje e bukur e New Yorkut, ka rreth 15 mijë dibranë dhe shumë shqiptarë të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare që jam i sigurtë se do ta mbështesin kandidaturën e ish Kongresistit DioGuardi vazhdoi z.Kolari.
Znj.Shuhrete Uke Hakaj një aktiviste e palodhur e Komunitetit shqiptar nga Plava, shprehu mirënjohjen dhe respektin e thellë që ka për z.DioGuardi dhe tha se iu kishte dërguar të gjithë bashkatdhetarëve kudo që ndodheshin për ta mbështetur kandidaturën e tij.  Ne si shqiptaro-amerikanë duhet të punojmë shumë për të fituar DioGuardi në Senat, pasi atje jam e sigurt se ai do të çojë zërin shqiptar dhe çështjen kombëtare.
Ndërsa z.Rifat Mehmeti një tjetër aktivist i palodhur i kauzes shqiptare u shpreh se e kemi për nder që në Senatin amerikan do të kemi një shqiptar si DioGuardi që i ka dhënë aq shumë Kombit tonë.  
Z.Qemal Zylo i dha mbështetjen e plotë kandidaturës së DioGuardi, nga TV Alba Life dhe shkolla shqipe.  Ai tha se ne kemi kohë që e kemi ndjerë nga afër punën dhe kontributin e tij në çështjen e Kosovës dhe atë shqiptare në të gjitha trevat.  
Ai përmendi ftesën që i kishte bërë në organizimin e simpoziumit për cështjen e Kosovës, në një kolegj amerikan në Brooklyn, i cili i ishte përgjigjur menjëherë, pa zyrtarizma dhe formalitete.  Studentët e kolegjit në Brooklyn, kurrë nuk do ta harrojnë fjalimin e tij para qindra studentëve nga e gjithë bota në auditorium, në lidhje me Kosovën, ishte koha kurrë Kosvova ishte në luftë me Sllobodan Millosheviçin dhe Serbinë.  Fjala e DioGuardit tronditi pedagogë dhe anëtarë të stafit me origjinë ruse, që u dhimbsej Serbia…
Z.Zylo tha se në se ju do të dëgjoni fjalën e Sllobodan Milosheviçit në gjyqin e Hagës, do të kuptoni se sa i tronditur ishte ai nga DioGuardi dhe Liga qytetare Shqiptaro-amerikane, pasi ai e pohon vetë emrin e tij dhe Ligën para kamerave në Hagë.
Po kështu dhe mësuesi veteran z.Zyhdi Daci së bashku me djalin e e tij Fisnikun, një tjetër biznesmen dibran shprehën entuaziazmin e tyre për fitoren e DioGuardit në Shtëpinë e Bardhë.
Në këtë darkë merrte pjesë dhe gazetari i palodhur në të gjitha aktivitetet shqiptare, z.Beqir Sina, i cili po e shoqëron pothuajse në të gjitha veprimtaritë e tij. 
Z.Sina shprehu besimin e thellë për mundësinë e fitores së DioGuardit në Senat.
Në fund z.DioGuardi foli me krenari të ligjshme për origjinën e tij si shqiptar dhe tha se nuk do t’i harronte kurrë rrënjët e tij.  Ai i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe iu shprehu mirënjohjen e tij.  Ai tha se fushata e tij do të përqëndrohet në krizën kombëtare të ekonomisë dhe të borxheve të shumta.  Ai është një specialist i fushës së ekonomisë ku në Shtëpinë e Bardhë ka kryesuar Komitetin e Ekonomisë dhe të Financës, kur ishte anëtar i Kongresit Amerikan.
Z.DioGuardi është babai i Kara DioGuardit, gjykatëses së një prej shfaqjeve më kryesore në Amerikë, “American Idol”, ku shikohet nga miliona e miliona amerikanë   
Ajo ka deklaruar para gazetave më prestigjioze amerikane për kandidaturen e DioGuardit, dhe e ka quajtur babain e saj një “Superman”.
Darka u sponsorizua nga z.Adem Cukaj, i cili mbështet kandidaturën e DioGuardit.
Z.Cukaj është dalluar gjithmonë për patriotizëm dhe bamirësi.  Ai tha se duhet të punojmë të gjithë së bashku për t’a mbështetur kandidaturën e tij, pasi shoh që është një nga kandidaturat me të devotshme për të punuar me përkushtim për shqiptarët dhe Amerikën.

18 Mars, 2010
Staten Island, New York


(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora