E enjte, 25.04.2024, 07:04 AM (GMT+1)

Editorial

Deklaratë nga Përfaqesues të Institucioneve dhe Shoqatave të Komunitetit Shqiptar të Michiganit

E premte, 19.03.2010, 10:59 PM


Të nderuar Drejtues të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës!

Të nderuar Klerikë, dhe Drejtues të Institucioneve Fetare Shqiptare!

Të nderuar përfaqësues të Ambasadave dhe Konsullatave Shqiptare!

Të nderuar përfaqësues të Mediave të Shkruara dhe Elektronike!

Më lejoni t’ju dergoj bashkëlidhur një deklaratë të përbashkët të Përfaqësuesve të Shoqatave dhe Institucioneve Shqiptare të Michigan-it.

Kjo deklaratë shpreh reagimin e përbashkët, për një incidet të panevojshëm, te krijuar nga publikimi ne YouTube dhe në disa media shqiptare, të një video montazhi, që ka lidhje direkte me Komunitetit Shqiptar të Michiganit.

Duke ju falënderuar për mirekuptimin,

Me respekt,
EKREM BARDHA
Konsull i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Michigan (248) 851-7310 bardha@aol.com


DEKLARATË

Nga: Përfaqesues të Institucioneve dhe Shoqatave të Komunitetit Shqiptar të Michiganit

Drejtuar: Opinionit Publik Mbarëshqiptar

Të mbledhur në Kishën e “Shën Palit” në Detroit, në një takim të jashtëzakonshëm, sot me datën 16 Mars, 2010, në prezenë të Konsullit të Nderit të Republikës së Shqiperisë, Z. Ekrem Bardha, përfaqësues të shtate shoqatave shqiptare të Michiganit dhe tre institucioneve fetare, aktiviste dhe bashkatdhetare nga të gjitha trevat Shqiptare, me keqardhje dhe me shqetësim të madh konstatuam se:

1. Video montazhi (viti - 2007), në lidhje me një nga fjalimet e drejtuesit të Kishës Katolike të “Shën Palit” në Michigan, Dom Anton Kçira, i publikuar në YouTube disa kohë më parë, ka shkaktuar një situatë të panevojshme, por në të njëjtën kohë është bërë edhe precedent i rrezikshëm, për unitetin tonë nderfetar në veçanti si dhe atë kombetar ne pergjithesi.

2. Eshtë bërë një goditje e organizuar dhe me prapavijë të rrezikshme në dem të interesave tona kombëtare, duke denigruar një prej drejtuesve kryesorë të Komunitetit Shqiptar të Michiganit, një prej klerikeve më të përkushtuar të këtij komuniteti si dhe një prej figurave më patriotike të diasporës Shqiptaro-Amerikane për më shume se 20 vjet.

3. Për më tepër se 15 ditë, janë bërë përpjekje për t'a tërhequr Komunitetin Shqiptar te Michiganit, komunitetet shqiptarë në shtete të tjera të SHBA-së, por mbi të gjithë opinionin publik në trojet etnike shqiptare, në një debat të rrezikshëm, që synon përçarjen fetare mes Shqiptarëve si dhe çon ujë në mullirin e armiqve shekullore të kombit shqiptar.

4. Video e publikuar është një video e montuar me kujdes, për t'i shërbyer interesave të caktuara dhe në dem të unitetit të Kombit Shqiptar. Fotografitë dhe zëri i përsëritur në gjysmën e dytë të videos, janë jo vetem elementë spekulative dhe të denueshëm, por kanë edhe elementë të falsifikimit, denigrimit dhe nxjerrjes së fjalimit jashtë kontekstit të tij real.

5. Fjalimi i Dom Anton Kçires, në simpoziumin e Intelektualeve të Michiganit, është një fjalim emocional, në kushtet e nervozizmit, deshpërimit dhe indinjatës së tij personale, pas tentativës së dështuar të planit terrorist, në bazën ushtarake Amerikane në Fort Dix në Neë Jersey, ku implikoheshin tre Shqiptarë nga Maqedonia.

6. Ne unanimitet të plotë, të gjithë pjesmarrësit e vleresojnë fjalorin e përdorur nga Dom Anton Kçira si një fjalor të papërshtatshëm dhe të pa menduar mirë, por të mbështetur në traditën zakonore Shqiptare, dhe duke njohur mirë karakterin, aktivitetin dhe kontributin e Dom Anton Kçirës vlerësojmë, se ky fjalim duhet të ishte interpretuar si një “neme” ose “mallkim”, që një prind mund t’ja drejtojë fëmijëve të tij, në kushtet e një reagimi të deshperuar, por që asnjëherë nuk mund të interpretohet si një deshire e tij e drejtëpërdrejtë. Indinjatën e Dom Anton Kçirës, ja dedikojmë faktit, qe akti terrorist fatmirësisht i ngelur në tentativë, mund të kishte pasoja të pakorrigjueshme, për ëndrrën e të gjithë martirëve të kombit shqiptar, Pavarësinë e Kosovës.

7. Kush e njeh nga afër Dom Anton Kçirën e di shumë mirë, se familje për të është Komuniteti Shqiptar dhe se vëllezër, motra dhe fëmijë të tij janë të gjithë shqiptarët, pa kurrfarë dallimi. Përkushtimi dhe betimi i tij më madhor, është vetëm përkundrejt Zotit dhe Çështjes Sonë Kombëtare.

Si rezultat i konstatimeve të mësipërme, pjesmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm, dëshirojnë t’i drejtohen opinionit mbarëshqiptar kudo që ndodhet, me qëllim që të sqarohet çdo keqkuptim i krijuar, për të bërë përpjekje, për rivendosjen e dinjitetit të Dom Anton Kçirës dhe Kishës Katolike të “Shen Palit”, në vendin që i takon.

 
Kjo deklaratë lëshohet duke u bazuar në faktet e mëposhtme:

1. Dom Anton Kçira, ka dhënë prova të shumta të respektit dhe bashkëpunimit me bashkatdhetarët e besimeve të tjera fetare. Që në fillim të punës së tij si klerik, ka bashkëpunuar në mënyrë vëllazërore me Hoxhën e Gllogjanit në Kosovë, si dhe me komunitetin mysliman të asaj krahine, duke dhënë ndihme esenciale, për ndërtimin e Xhamisë si dhe në respektimin e të gjitha riteve, festave dhe ceremonive fetare myslimane.

2. Dom Anton Kçira, është kërcënuar nga regjimi serb dhe është detyruar të largohet nga Kosova në vitin 1989, si një klerik Shqiptar i papranueshëm nga autoritetet serbe, për aktivitetin e tij kombëtar në Kishën e Gllogjanit.

3. Dom Anton Kçira pas mbërritjes në Detroit të SHBA, ka bashkëpunuar ngushtësisht me të ndjerin Imam Vehbi Ismaili, një klerik patriot i fesë myslimane, në përkrahje të çështjes sonë kombëtare. Gjithashtu ka bashkëpunuar ngushtësisht me të ndjerin Baba Rexhepin dhe Teqen Bektashiane, në të gjitha aktivitetet me karakter kombëtar dhe patriotik, bashkëpunim i cili vazhdon në mënyrë vëllazërore.

4. Dom Anton Kçira, se bashku me aktiviste dhe patriotë të Komunitetit Shqiptar të Michigan-it, para se gjithash me shqiptarë nga treva heroike e Malësisë, ka ndërtuar Kishën e re të “Shen Palit” në qytetin Rochester Hills, që është një institucion krenarie për të gjithë Shqiptarët pavarësisht besimit të tyre fetar. Kjo Kishë gjithashtu është një monument i madh bashkimi, që mban në hyrje të saj përmendoren e kalorësit tonë kombëtare, Gjergj Kastriotit - Skënderbeu. Në ambjentet e kësaj kishe, janë të afishuar figurat tona kombëtare, si: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, Nënë Tereza, Gjergj Fishta, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Dede Gjon Luli, Adem Jashari etj.

5. Kisha Katolike e “Shen Palit”, ka hapur dyert e saj për mësimin e gjuhës shqipe, për të gjithë fëmijët shqiptare, që duke jetuar në diasporë, nuk kanë mundësi t'a mësojnë, shkruajnë dhe lexojnë gjuhën shqipe. Kjo shkollë shqipe asnjëherë nuk ka bërë dhe nuk bën asnjë dallim krahinor apo fetar mes fëmijëve që e frekuentojnë atë.

6. Dom Anton Kçira, ka marrë pjesë në të gjitha manifestimet dhe demontratat paqësore të shqiptarëve të Amerikës përpara Institucioneve Amerikane, për sensibilizimin dhe ndërkombëtarizimin e çeshtjes së Kosovës.

7. Dom Anton Kçira, ka marrë pjesë në të gjitha takimet e organizuar në Kishën e “Shen Palit” dhe jashtë saj me zyrtare dhe përfaqësues të lartë të Shtetit Amerikan, në mbrojtje të çeshtjes sonë kombëtare. Vlen të përmendet këtu takimi me ish Presidentin Amerikan Ëilliam Jefferson Clinton.

8. Dom Anton Kçira dhe Kisha e “Shen Palit” bashkë me aktivist, patriot e biznesmen, kanë mobilizuar dhe drejtuar komunitetin e shqiptarëve të Detroitit në fushatën e mbledhjes së ndihmave financiare për Ushtrine Çlirimtare të Kosovës.

9. Dom Anton Kcira, ka marrë pjesë në të gjitha takimet dhe manifestimet në përkrahje të Pavaresisë së Kosovës, deri në ditën e shpalljes së Pavarësisë së saj.

Për sa u tha me sipër dhe duke shprehur keqardhjen tonë për denigrimin e padrejtë të figurës së një kleriku dhe patrioti të tillë, dëshirojmë të pyesim të gjithë shqiptarët: A është e drejtë të quhet si antishqiptar, nëpërmjet një video montazhi prej pesë minutash një individ si Dom Anton Kçira më një aktivitet 43 vjeçar të shquar, për çështjen tonë kombëtare? Çdo Shqiptar sot, duhet të ngrihet në lartësinë e përgjegjësive individuale përpara kombit. Kombi dhe çeshtja jonë kombëtare qëndron përpara çdo interesi apo konflikti personal, që sot duket se ka polarizuar mendjen dhe zemrat e Shqiptarëve. Paraardhësit tanë, sa herë që është tentuar përçarja mes shqiptarëve, kanë gjetur gjithmonë forca për t’i tejkaluar ndasitë dhe kanë arritur pajtimin tonë kombëtar, që është edhe kyçi i ekzistencës sonë si komb.

Të nderuar bashkatdhetarë, sot është dita t’i japim dorën njeri-tjetrit, dhe t’i diskutojmë problemet dhe mosmarrëveshjet tona së pari mes nesh, dhe mbi të gjitha me civilizim, tolerance dhe kulturë të denjë, për një popull, që dëshiron integrimin në Evropë. Çdo veprim i pamatur dhe ekstremist, do të bënte një dem të pariparueshëm për të sotmen dhe të ardhmen e Kombit Shqiptar.

Të gjithe pjesmarrësit e këtij takimi të jashtezakonshëm, shprehin besimin se e drejta do të triumfojë mbi spekulimin dhe mashtrimin dhe se Komuniteti Shqiptar do të dijë t’a kalojë me dinjitet këteëkeqkuptim dhe do të gjejë forca dhe enërgji për të rikthyer paqen, harmonine dhe respektin mes Shqiptarëve. Zoti bekoftë Kombin Shqiptar!


NËNSHKRUAN:


KONSULLI I NDERIT I REPUBLIKËS SË SHQIPERISE NË MICHIGAN

z. Ekrem Bardha

SHOQATA MALSIA E MADHE

z. Gjergj Ivezaj
z. Prek Gjokaj

LIGA QYTETARE SHQIPTARE AMERIKANE

Z. Marash Nucullaj

TEQEJA BEKTASHIANE

z. Eduart Aliko
z. Nevruz Nazarko
z. Xhaferr Laho

LIDHJA INTELEKTUALE SHQIPTARO-AMERIKANE, MICHIGAN

z. Ndue Ivanaj
z. Altin Zaloshnja
z. Dede Beleshi
z. Mikel Demaj

LUFTËTARË TË ISH UÇK-së

z. Nikoll Perkaj
z. Besnik Bezhi
z. Agron Mirdita
z. Anton Nikollaj

KISHA “ZOJA PAJTORE”

Dom Ndue Gjergji
z. Vuksan Juncaj

SHOQATA DUKAGJINI

z. Ndrek Guri
z. Pëllumb Kulla

SHOQATA KOSOVA

z. Tom Duhani
z. Gjon Marku
z. Gjok Gojani
z. Ndue Grabanica

SHOQATA SOFRA E KURBETIT

z. Zef Kalaj

KËSHILLI I KISHËS SË SHËN PALIT

Kryetari z. Zef Gjonaj

 

NIGHT OF COLUMBUS,

AT GJERGJ FISHTA COCIL #10243,

GRAND NIGHT.

z. Gjovalin Gjokaj

Datë: 16 Mars, 2010 Michigan, U.S.A.


(Vota: 31 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora