E shtune, 20.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Faleminderit

Sulejman Sulejmani: I kujtoj, ata nuk janë në mesin tonë - Selman Ramadani, Metush Krasniqi

E premte, 19.03.2010, 10:57 PM


I KUJTOJ, ATA NUK JANË NË MESIN TONË -SELMAN RAMADANI, METUSH KRASNIQI

Shkruan: SULEJMAN SULEJMANI

Alberto Moravia pak vite para se te vdiste,në një intervistë pat thënë se: të vdekurit nuk i kujtoj kurrë edhe pse disa nga ata i kam dashur shumë.Sa ka qenë i sinqertë shkrimtari i madhë në këtë deklarim është vështirë të thuhet...Unë, me këtë jeten time të pa bujë kam disa miq që nuk janë më në këtë botë,por që janë vazhdimisht me mua.Njëri nga ata është edhe miku,shoku dhe vëllami im-Selman Ramadani!
Sa herë që e vizitoj Kosovën,gjithënjë më bëhet se diçka nuk kam realizuar,pasi atë nuk e takoj.Mos takimi me mikun tim Selman Ramadani më privon nga dëshira ime për me thënë shumë çka,por kujt të ia themë ato fjalë se?Ai ,ka kohë që pushon te Monopoli i duahnit në Gjilan!I kam thënë se ky vend nuk është për të,por si për djall,ai nuk më beson dhe nuk më dëgjon...Unë i themë: ’’axha Selman,unë jam mësuar,të të shofë,në këmbë,në punëtorinë tënde,ku punoje dyer dhe dritare,nuk mund të shofë të shtrirë!’’ Ai, me kryeneqësi përgjigjet:’’me lerë djalo,dua të pushoj,tepër kam punuar dritare dhe dyer,pastaj gjatë e kam lexuar atë djall gazete të armikut’’Politika’’nuk më bëjnë sytë më,dua të pushoj,nuk di çka t’i themë më,mbetem pa tekst!
Ky miku im,ka shumë gjëra që ia themë e nuk më beson më,me sa shifet e ka tjetërsuar varri fare!
I kam thënë se një nga më të preferuarit të të madhit Metush Krasniqit,Hydajet Hyseni,qëndron në një Parlament hajdutësh,mafiozësh,gllabëruesish,njerëz të pa moral etj.Ai, jo vetëm që nuk më beson,por edhe më tallë...Kjo është rrenë më thotë dhe me çuan gënjeshtarin më të madhë që ka hasur në këtë botë dhe atje në Ahiret...I themë se Mehmet Hajrizi për të cilin thuhet se ka qenë antari i vetëm i Partisë së Punës së Shqipërisë,jashtë Shqipërisë londineze është këshilltar i Kryetarit të Parlamentit të hajnave,ky vëllami im qeshet,i themë se aty janë Basri Musmurati,Emin Krasniqi etj,nuk më beson gjë...I thash,mos beso ti axha Selman dhe tretu aty në dhe,nuk mund të detyroj,pastaj,nuk ka faj ky miku im,gjithë ai dhe kur të mbulonë,vështirë t´i kuptosh gjërat sikur në këtë botë...
* * *
Të flasë nga delë shpirti,siç thonte nëna ime,burrë më besnik,më trim,më patriot,se Selman Ramadan-Novosella,vështirë se do të lindë nëna!Për mos me zgjatur shumë do të iu tregoj,se ishte mik i ngushtë me të madhin Metush Krasniqi.Për ata që nuk janë të informuar,mund të duket gjë normale,vetëm të gëzosh besimin e Metush Krasniqit dikur,ka qenë privlegj i madhë.Kur e arrestojë UDB-a gjakatare herën e fundit Metush Krasniqin e torturojë në mënyrë mizore dhe u përpoq t'a thyej,me këtë donte të arrinte ta thyente tërë Lëvizjen Kombëtare në Kosovë me vise dhe ta ulte rezistencën popullore...Por me sa thyhet Guri i Zi në Zarbincë,aq thyhej Metush Krasniqi.UDB-a gjakatare e vrejti që ky shkëmb nuk thyhet dhe e vërejti se e bëri për varrë, dhe ,Metush Krasniqi u lirua nga burgu.Metushi, kujt do të ia tregonte vuajtjet që pësoj,nëse jo mikut më besnik Selman Ramadanit!Motra ime Nazlije,ishte nxënse në shkollën e mesme në Gjilan dhe ishte dëshmitare,kur Metushi erdhi të vizitonte Selmanin.I tregon për torturat që i kishin bërë dhe nga marazi Metushit i shkonin lotët për faqe,njëherit,më tregonte Nazlija ia fillojë edhe axha Selman me lotuar fshehtas,fshinte lotin që i pikonte ...Pas pak ditëve,Metush Krasniqi pësoj një sulm të rëndë në zemër dhe nga pasojat e tij nuk u këndell më,iku në atë botë...
Axha Selman, herën e fundit kur e vizitojë Metushin më pat treguar çka i ka thënë...Edhe pse Metush Krasniqi nuk është kursyer kurrë për çështjen atdhetare,i kish pas thënë:’’Selman,kishte pas qenë gabim që kishim pasur kujdes,ishte dashur të rrokim martinën dhe të vdesim si burrat,vdekja po të gjejka ashtu kështu’’(Edhe pse ai vdiq si burrat)Pas pak ditëve,Metush Krasiqi vdiq dhe u varros në vendlindje në Dajkovc!
Kur iku nga kjo botë, ky miku im Selman Ramadani,dëshmitarët tregojnë se në ngushllime erdhi edhe Adem Demaçi dhe e tha të njejtën fjalë që kishte thënë Metush Krasniqi!Demaçi iu drejtoht të pranishmëve dhe iu thotë ’’paj unë dhe Selmani nuk kemi qenë me vdekur kështu në shtrat,por kjo punë nuk po i ditka’’
* * *
Mesazhi im,për miqët e mi të afërt është i qartë!Shumë herë i kam ’’bishtnuar’’vdekjes,në shumë raste,në shumë muaj dhe shumë vite...i kam ’’ikur’’vdekjes me lavdi,vdekjes me bujë,me zjarr,me dridhje,me tërmet...i kam ’’ikur’’vdekjes me këngë e me zjarr siç thoshte Rexhep Mala...E dini?Tash,po vdes ngadalë,për çdo ditë,me një vdekje të pa lavdi,të mundimëshme,torturuese...po vdes ashtu si në ’’Procesin’’e Kafkës,po vdes si qen!


(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora