E merkure, 24.04.2024, 06:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Treshi përsheshi gërhet për Liri

E enjte, 18.03.2010, 10:09 PM


KALOSH ÇELIKU

TRESHI PËRSHESHI 
  GËRHET PËR LIRI
  
         E hap gazetën e përditshme t? “pavarur” që del në Shkup: Treshi përsheshi gërhet për Liri. Edhe me fotografi, pozojnë para syve t? lexuesve me ato facat e tyre kulturo-policore t? sh?mtuara. Thonë: “Unë shpresoj që një ditë do të përfundojë durimi i shqiptarëve. Mendoj se do të ketë padëgjushmëri ose refuzim të vendimeve të qeverisë…” Tjetri: “kryetari i BDI-së Ali Ahmeti viktimizohet së tepërmi dhe është jo shumë i përgjegjshëm në këtë aspekt.” I treti: “nëse vjen deri te ndarja e Shkupit kjo përfundimisht thotë ndarje edhe të Maqedonisë”.
         E unë, e kthej filmin e kujtesës prapa pesdhjetë vjetëve, në kohën e tyre të artë komunsite. Po, ky Tresh Përsheshi: doktoronte, punonte në Universitet, redaksi, kabinete të Qeverisë komuniste. Dje komunist?, sot “demokratë”. Në atë kohë si komunistë fitonin tituj universitar, vende pune dhe para me thasë. Sot në “demokraci”, shesin tituj shkencor, vende pune, me tre pensione shtetërore dhe libreza kursimi brenda e jashtë vendit. Përmëtepër, edhe vajtojnë, derdhin lotë krokodoli për çështjen shqiptare, integrimin e Maqedinisë në Bashkimin Evropian. E shajnë Maqedoninë, që dje e donin me mish e shpirt. E kishin Atdhe, nuk e dinin gjuhën shqipe, po gjuhën maqedone si gjuhë me perspektivë në të ardhmen. Edhe librat e tyre i shkruanin dhe botonin në këtë gjuhë me perspektiv? sipas tyre, në mjetet e informacionit, deklaroheshin si shkrimtarë maqedonë. Tjetër punë, që sot në “demokraci” mezi e mësuan edhe gjuhën shqipe dhe shkarravisin edhe në këtë gjuhë “vepra artistike komb?tare”. Gurë e dru hedhin mbi Maqedoninë. “Luftë” bëjnë për Shqipëri Etnike. Patriotët e vonuar që i shëtitën të gjitha partitë politike “demokratike”. Në fund, u ka mbetur edhe një Parti politke “demokratike” pa e shëtitur si “patriotë” të vonuar melezë. Dhe, ajo është: Partia demokratike e Varrit…
         I mjeri Dhëndërr, që para emrit ka titull shkencor: Dr. dhe ende ?sht? brëllok në një  shoqëri “demokratike”, i hedhur nëpër kontnierë bërlloku që nga koha e komunizmit. I mjeri DoktorZiu, që nuk la vend pa i futur hundët, i ka mbetur edhe një çerdhe “irredentistësh” pa e zbuluar: Haleja. I mjeri Patriot i vonuar, këlysh melez me zgjebe i DoktorZiut, që gjithë jetën nuk u rrite në qen, të lehish pas Ujkut edhe matanë portës... 
        Vallë, a nuk e keni mjaftë më, me deklerata teknefese?! E patë edhe koha e juaj e artë komuniste. H?ng?r fiq dhe vdiq. Tekefundit, bëtë çka bëtë në atë kohë. Tashti, leni pak rehat të rinjtë të na prinë në këtë kohë, shekull të ri mes maleve!…
        Ligje të Natyrës, m? thot? nj? z? brenda vetes sime nat? e dit? mbi libra. Këlyshët me zgjebe duhet të lehin pas Ujkut. Nuk kanë punë tjetër në jetë, përveç lehjes pas Ujkut. Shkaku:  Ujku, është Ujk. Dhe, Këlyshi melez me zgjebe nuk di tjetër zanat, përveçse ndërsimit dhe lehjes pas shpine.
         Përsëri shkaku: E kanë në gojë një cop? buke. Ose, ndonjë asht. Ua kanë hedhur “vëllezërit.” E Këlysh? melezët me zgjebe si këlyshë, janë shumë besnikë ndaj zotërinjëve. E ndjekin “armikun” këmba këmbës, matanë Lëmës. Edhe përtej Livadhit, deri te Jasakët e Tikeve. Majë maleve…
         Fatkeqësi kombëtare: Treshi Përsheshi vazhdon të fotografohet para kemerave televizive. Në gazetat e përditdhme t? “pavaruara”. Shetë mend. Nuk u lë vënd edhe të tjerëve në kohën e soçme të thonë ndonjë fjalë, diç të re për politikën shqiptare. I kanë uzurpuar mjetet informacionit, njësoj si në kohën e komunizmit. Përditë i ngushtojnë radhët e tyre me trusakatë. Nuk duan të dëgjojnë një zë tjetër të ri pas çuke. Veshët i kanë shtupuar me copa gazetash. Pambuk. Dhe, flasin marrëzira nëpër gazeta, debate televizive të Unionit të viçave. Ndonjëherë, edhe nëpër tryeza të rrubmbullakta të nivelit komunal e republikan, që i orgnizojnë gjysmanalfabetët për marketing politik. Hiqen si  të  mençur, ua ngatërrojnë punët edhe partive politike shqiptare. E thonë: populli i dytë, gjuhë e dytë zyrtare… Nuk e di pse, nuk mund të pajtohem me këta deklarata sakate. Unë mendoj ndryshe: popull i barabartë, gjuhë e barabartë zyrtare… Shqip?ri Etnike…
         Edhe: jo, fedarilizimit! Është zgjidhje e përkoshme për çështjen shqiptare. Them: problemi zgjidhet përgjithmonë: me Shqipëri Etnike. Koha është të mos krijojmë më kombe artificial, shtete të vogëla artificiale si në kohën e komunzmit. Shkaku: nuk e kemi zgjidhë problemin shqiptar n? Ballkan, po vazhdojmë ta zvarrisim nëpër vite. Përsëri marrveshje maqedono-shqiptare. Edhe një gabim. Shqiptarët n? mes t? dy Luft?rave bot?rore e kanë një marrveshje historike: shqiptaro-bullgare. Sipas mendimit tim nuk shoh arsye, që shqiptarët të bëjnë edhe një marrveshje shqiptaro-maqedone. Shqiptarët mund të bëjnë edhe një marrveshje politike, po jo me një komb pa indentitet, që ?sht? duke dh?n? shpirt,  po me bullgarët.
         Unë nuk mund t’i besoj këtij Treshi Përsheshi politik, shkaku se:  Pesëdhjetë vjet me radhë ende e kam të freskët veprimtarinë e tyre “patriotike kombëtare” p?r Atdheun. Edhe sot, pas kaq viteve. Në fund:  këtij Treshi Përsheshi, nuk mund t’i besoj asgjë se: flet jerm. Përgjumshëm. Edhe n? mes t? dit?s, shohin ?ndrra. Nuk i shihni si p?rjagen p?r Liri?! Shqip?ri Etnike…Vetëm pak përcillni me vemendje çka flasin në mjetet e informacionit: përralla patetike. Theshetheme dhe asgjë më shumë në këtë kohë, kur na digjet zjarr mbi krye. Ose; si te ajo anekdota popullore: Katundi digjet e plaka krihet.
        E pabesueshme, me gjith? k?t? “tru patriotik komb?tar”, shqiptar?t t? jen? edhe sot e k?saj dite  n? k?t? gjendje hutie, n?n zgjedh??! Po, ja q? jemi se, Treshi P?rsheshi prodhon vet?m deklerata patetike e jo pun?, veprime atdhetare. Treshi P?rsheshi ende i ngat?rrohet popullit shqiptar n?p?r k?mb?. Edhe n? shpin? i ka hipur ky b?rllok policor, e populli shqiptar kurr?sesi t’i hedh? nga shpina me gjith? samar?. Trusakat?t, q? jan? shkaktari kryesor ende t? jemi n?n zgjedh?, edhe sot na detyrojn? ta t?rheqim qerren e ngarkuar me kunguj Stambolli p?r n? Baba Tomor. 
        Dhe, patjetër këtu në këtë shkrim duhet ta përmendi: maxhatoren dhe pulën. Edhe ne: shqiptarët dhe maqedonët jemi në rolin e pulës. Hiqemi se bëjmë politikë. Politikën e bëjnë të huajt (paqsor?t). Vite me radhë e ndjekin pulën nëpër Lëmë. Thikën t’ia vënë në qafë për mikun qe e kemi sonte në darkë. Shkurt: Maxhatorja na ndjekë të na zë te hambari, po në realietet mendon të na zë te pulaniku…


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora