E premte, 19.04.2024, 05:56 AM (GMT+1)

Faleminderit

Pajazit Krasniqi: Dragoi në luftë me kulçedrën

E enjte, 18.03.2010, 11:00 PM


DRAGOI NË LUFTË ME KULÇEDRËN
 
- Kushtuar simbolit të lirisë, dëshmorit të parë në zonën e Anadrinit, Milaim Krasniqi -
 
Atë vit maji erdhi i kuq, e pranvera sikur donte të  
qilte vetëm lulëkuqe, e trimëritë ndër male ruanin
nderin e atdheut. Burrëria ballëskuqur e pushkën
krahut ruante nderin e kombit e të atdheut.
I këndonin lirisë, flisnin edhe zanat. E dëgjoni ju...!
edhe kullat e vjetra gjithandej Anadrinit, Drenicës,
Llapit, Pashtikut, Shalës, Karadakut, Nerodimes e
donin Milaimin në këngë, e donin edhe fëmija, e
donin edhe zanat e malit. Atij një copë zemër i ka
betur në Drenicë, atje po po...atje te kulla e
qendresës, atje ku i thonë Prekazi
i Ahmet Delisë, i Shaban Plakut të Shqipërisë dhe i
Tahir Mehes. Atje i ka mbetur zemra, atje ku i thonë
Shqipëri, atje ku i thonë Kosovë Adem Jasharjane.
Recital nga Dibran Fylli - regjisor
 
Shkruan: Pajazit Krasniqi
 
Kosova po e priste ditëlindjen e saj nëpër kohë të përflakura me aromë baroti që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Çdo ditë mëmëdheu zgjohej nën ankth dhe çdo mengjes lante sytë me gjakun e bijëve e bijave të saj që vriteshin e torturoheshin nga okupatori serb. Askush nuk dinte se kur do t´i vinte fundi një regjimi të egër shovinist. Një gjë dihej, se Kosova më në fund do të jetë e lirë. Për këtë u desh shumë mund, sakrificë e të derdhej gjak, që të arrihej deri te ditëlindja e shtetit më të ri që ndodhej në cep të evropës. Shumë djmë ranë në altarin e lirisë duke dhënë jetën mbi taknske të regjimit hegjemonist. Edhe komuna e Rahovecit e pagoi lirinë me gjak. Që nga janari i vitit 1990, kur në hyrje të Rahovecit, gjegjësisht në fshatin Brestoc, duke iu bashkuar kolonës së gjatë të gjithë atyre që kërkonin liri nëpër plumba, u vranë katër djelmosha, Nasemi Elshani nga Nagaci, Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Agron Fetahu nga Celina dhe Ilmi Krasniqi nga Hoqa e Vogël, u pa qartë se rruga drejtë lirisë dhe çlirimit ishte nisur. Veprimtari, atdhetari e intelektuali i shquar Ukshin Hoti nuk e ndalte rrugëtimin e tij fshat më fshat e qytet më qytet duke komunikuar me secilin qytetarë dhe duke e vetëdijesuar për çështjen atdhetare e patriotike që duhet bërë dhe sfidat që do të na presin në të ardhmën.
Po në atë vit nga ish Shërbimi Ushtarak Jugosllav, kthehet në arkivol, si shumë të tjerë edhe i riu Bashkim Krasniqi nga fshati Qifllak i kësaj komune.
Rrugës së Ukshinit, Nasemiut, Agronit, Elmiut e Halimit si dhe shumë të tjerëve ishte nisur edhe luani i betejave të përgjakura të Anadrinit, Milaim Krasniqi i cili me pushkën e tij theu mitin e madh se Serbia është e pathyeshme. “Lira i ka rrënjtë në gjak”- ishte fjala që kishte dëgjuar shumëher nga gjyshi i tij Emini i cili ishte edhe bashkëluftëtar i Azem Bejtes.
Padyshim edhe Mili, që njihej me emrin përgëdhelës, ishte vu në rrugën e të parëve të tij, në shërbim të atdheut që qonte drejtë Kosovës së lirë dhe të pavarur. Por, nuk thuhet kot fjala e urtë popullore se “dardha pik ndër dardhë”. Nuk kishte nga të dilte as Milaimi.
Milaim Krasniqi u lind në mars të vitit 1967 në fshatin Rudinë e që atëherë quhej Pastasel. Pasi mbaroi shkollën fillore u regjistrua në të mesmen në Rahovec. Duke kujtuar gjithnjë fjalët e gjyshit të tij se liria i ka rrënjtë në gjak, ai që nga vegjëlia nisi shtegëtimin e tij drejtë shtigjeve të lirisë. Në vitin 1981 mori rrugën drejtë Shqipërisë, drejtë shtetit të ëndrrve të tij.
Ai thoshte se Kosova është Shqipëri dhe që në atë moshë theu kufijtë fizik të cilët padrejtësisht i ndanin këta dy trupa që jetonin me një shpirtë të vetëm.                                    
Kohë e egër ishte kur Mili përfundoi shkollën e mesme. Rinia ishte halë në sy të armikut dhe detyrohej të merrte rrugën e mundimshme të gurbetit për t`ju shpëtuar turturave çnjerëzore e vrasjeve nga pushteti hegjemonist. Rruga ishte e gjatë.                         
  Kalonin vite e vite që jetonin largë shtëpisë e familjes, me mallë për një grusht dhe në mërgim. Mirëpo, Mili nuk e ndali veprimtarinë e tij as në mërgim, ai ishte i përkushtuar dhe ishte vënë në shërbim të atdheut të tij. Mili një kohë kaloi në Kroaci, pastaj në Gjermani, Zvicër e së fundi edhe në Austri. Kudo që shkonte lënte mbresa te bashkatdhetarët si njeri i sjellshëm dhe zemërgjërë. Ai merrej me organizime që kishin karakter human dhe patriotik. Me zemer në Kosovë e trup në atdhe, Mili digjej sikur druri në zjarrë. Për të ardhur në Kosovë e kishte të ndaluar ngase ishte i kërkuar nga policia serbe, kështu që një dit i shkruan letër nënë Shemsies ku kërkon që ajo së bashku me birin e saj të takoheshin në Shkup dhe së paku për një ditë ta shuante mallin që kishte për familjen dhe atdheun në përgjithësi. Nëna e përmalluar për djalin e saj, në një ditë të nxehtë vere e pret tek Ura e Vardarit. Lotët përziheshin me ujin e freskët nën rrezet përcëlluese të gushtit, ndërsa nënë Shemsia çmallej duke përgëdhelur fytyren engjëllore të birit të saj. Pasi që një kohë qëndruan së bashku Mili ishte i detyruar që të kthehej sërish në Austri ndërsa nënë Shemsia duhej që të kthehej për në Kosovë. Lotët nuk kishin të ndalur në sytë e nënës ndërsa shikimet mbetën të ngrira në drejtim të fytyrës së nënës që e shpuanin si shigjetë zemrën e saj. Mili iku me veturën e tij duke lënë kujtim vetëm prekjet e fundit dhe shtrengime duarsh të nënës dhe motrës së tij.
Nuk kaluan shumë kohë dhe Mili vendos që përfundimisht të kthehet në Kosovë, në vendin ku ishte lindur e rritur, aty ku guralecët e rrugicave të ngushta të fshatit ia kishin përgjakur këmbët në vegjëli. U kthye dhe fillojë jetë normale në Kosovë. Veprimtaria e tij patriotike e atdhetare zuri rrënjë që me kthimin e tij nga Austria. Ai ende kujtonte fjalët e gjyshit të tij Eminit (i masakruar nga çetnikët serb më 31 mars 1999 në fshatin Rudinë), se duhej mund, sakrificë e gjak për tu derdhur për të arritur deri të çlirimi i Kosovës. Mili ishte lindur për këtë kohë. Shtegëtimi i tij drejtë lirisë kishte marrë hov më të madh. Bie në kontakt me celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fillon veprimtarinë e tij sikur dielli që i lëshon rrezet në ditët e ngrohta pranverore. Në Kosovë aktivitetet për çlirim ishin intensifikuar dhe tashmë edhe populli kishte filluar të vetëdijesohet se liria mund të arrihet vetem me pushkë, ngase armiku do plumb e jo fjalë siç thuhej në atë kohë, prandaj edhe kërkohej përgjegjësi për organizim nëpër fshatra. Me këtë përgjegjësi ngarkohen djemtë Mensur Zyberaj, Bedrush e Feim Gashi (që të tre dëshmorë), që të zhvillojnë aktivitete ilegale dhe kishin për qëllim zgjerimin dhe ofrimin e djemve në rrethin e tyre. Ndërsa, më 15 janar të vitit 1996 inkuadrohet edhe Isuf Gashi, "Baca i Madh" dhe pastaj edhe Osman Zyberaj, "Baca i Vogël" dhe Vehbi Muharremi. Gjashtëshja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Rahovecit është formuar në vitin 1996 dhe përgjegjës ishte Mensur Zyberaj, tani dëshmor i kombit, që njihej me nofkën "Pesëqindëshi" dhe me këtë nofkë identifikohej edhe njësiti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ishte themeluar e vepronte në këto anë. Në mesin e tyre ishte edhe Mili që vepronte ilegalisht.
Ai vëzhgonte së bashku me këta djem tek “Kerrshi i Maqinave” duke bërë plane për organizim dhe zgjerimin e UÇK-së. Shumë shpejtë arrihet qëllimi që këta djemë e kishin nisur. Më 26 prill 1998, për herë të parë del publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fshatin Drenoc. Mili ishte në mesin e tyre që bënin plane për zgjerim, ndërsa më vonë ai së bashku me Femi Lladrovcin bëjnë identifikimin e pikave më të rëndësishme dhe strategjike për vendosjen e istikameve të UÇK-së. Sikur shqiponja që bashkon zogjët e saj, ashtu edhe Mili mblodhi rreth vetes shumë djemë për t´ja kthyer pushken armikut. Betejat vazhdoni njëra pas tjetrës duke fituar si gjithnjë dhe duke marshuar si zogj ngadhnjimëtar ata që po e thonin fjalën me plumb. Betejë ps beteje erdhi edhe dita kur Mili duhej ta përjetësonte amanetin e stërgjyshit të tij Aliut.
Ishte mengjesi i 12 majit të vitit 1998. Atë ditë Mili nuk ishte në Shtab ngase një ditë më parë sapo e kishte përfunduar ndërrimin që e kishte. Ishte i lodhur nga dita e 11 majit sepse i kishin ndjekur policinë serbe duke i dëbuar matanë Gradishes dhe duke iu treguar se këtu është Kosovë. Ai ishte zgjuar në mëngjesin e majit të kuq, që atë ditë do të skuqej edhe me gjakun e tij, i kishte vënë të dy duart në dritare duke e shikuar diellin që sikur po i fliste se liria do të shndërrit me gjakun tënd sikur ky mengjes që po shndërrit me rrezet e mia. Ai kishte dëgjuar ushtimën e helikopterit të forcave serbe që vëzhgonte nga ajri Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Menjëherë ndez veturën e tij, pershendetet me nënë Shemsien që e çmonte dhe e respektonte, ngrit njërën dorë përpjetë duke u pershendetur dhe i thotë: “Mirupafshim nënë…”. Këto ishin fjalët e fundit të nënës me të birin e saj, po sikur ta dinte se nëna nuk do ta shihte më të gjallë gjithsesi se edhe shkëmbi mbi fshatin Rudinë do të ishte çarë mu në mes. Mili niset në drejtim të fshatit Drenoc dhe më pas menjëher hip në një veturë dhe merr rugën për në front për t´ju bashkuar bashkëluftëtarëve të tij që ishin duke e mbrojtë atdheun pëllëmë më pëllëmbë. Tek vendi i quajtur “Krisne” Mili takohet me disa bashkëluftëtarë dhe si luaj hynë në betejë. Luftimet ishin të ashpra, marramendëse, të pabarabarta, gjashtë me gjashtëqind, si në balada. Pas disa orë luftimesh nga betejat e përgjakura del i plagosur rëndë dragoi që e coptoi kulqedrën. Bashkëluftëtavrve iu lë amanet se lufta nuk duhej të ndalet deri në çlirimin e plotë të vendit. Mili po atë ditë, pra më 12 maj 1998 iu bashkua plejadës së gjatë të dëshmorëve të atdheut.
Sot, Kosova gëzonë lirinë fal gjakut të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që luftuan e kontribuan për çlirimin e vendit. Shtegëtarët e lirisë, më në krye Komandantin Legjendar Adem Jashari, edhe sot i bëjnë roje atdheut të tyre në liri. Këta do të jenë përherë buzëqesje në sytë e filizave të njomë dhe do të jen shembull brez pas brezi se vetëm kështu fitohet liria.


(Vota: 63 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora