E premte, 29.03.2024, 11:01 AM (GMT)

Kulturë

Flet ish aktorja e cirkut “Mjeshtre e madhe e Punës” dhe poetja Vitore Sallaku

E enjte, 18.03.2010, 09:02 PM


Flet ish aktorja e cirkut “Mjeshtre e madhe e Punës” dhe poetja VITORE SALLAKU

Tek filimi “Cirku në fshat” më hoqën për arsye biografie
Skënderi ka qenë gjithmonë xheloz, por unë jo
Specialistwt kinezw kanw thwn se Skënderi është një Carli Caplin i vërtetë

Nga Albert Zholi

Një grua e qetë, e qeshur, e ëmbël në bisedë, kërkuese ndaj vetvetes. Jeta e saj është mbushur surpriza nga më të ndryshmet. Që në moshë të njomë për arsye të strukturës së trupit të saj (ekastik) futet në radhët e cirkut me pagesë. Por biografia e pengon në shumë drejtime dhe pse me arritjet mund të mirrte tituj, diploma, apo shumë turrne jashtë vendit. Por krahas cirkut, ajo është dhe një poete. Në krijimtarinë e saj ajo numëron 6 libra një prej të cilit ja dedikon bashkshortit të saj “Artistit të Popullit”, Skënder Sallaku. Jeta e saj me aktorin, mundësin, Skënder Sallaku, sipas saj, është shumë e bukur por dhe shumë intersante. Kjo jo vetëm se ishin të dy në të nëjjtin institucion, por edhe sepse kudo kanëe qenë bashkë, në çdo hap të jetës, rrugëtim që rrallë u ngjet çifteve në botë. Vetwm pas pwrmbysjes sw komunizmit,nw demokraci, puna e saj vlerwsohet duke marrw disa tituj si
“Artiste e merituar” dhe “Mjeshtre e madhe e Punës”

-Na thuaj diçka mbi fëmijërinë tuaj, si është shfaqur tek ju dëshira për cirkun?
-Te tregosh se si më ka lindur dëshira për cirkun është shumë e thjeshtë sepse unë qysh fëmijë kam qenë shumë e dhënë mbas cirkut. Cirku për mua është art që unë e krahasoj me poezinë. Si duhet të zgjidhet fraza në poezi ashtu do të zgjidhet edhe në cirk mënyrën se si do të punosh dhe mënyrën se si do ta zgjidhësh vete punën.Ta krahasosh me poezinë  cirku është lirësia e shprehjes.Duke pasur lirësinë e shprehjes dhe talentin përt të punuar arrin gjithshka.
- Kush ka qenë numri i parë që keni luajtur në cirk dhe cili vit ka qenë?
-Ka qenë viti 1952 me Ali Xhixhën. Unë kam ecur në tel dhe bashkë me të kam bërë edhe ushtrime plastike.Ai ushtrim ishte një art që unë e kisha të trashëguar. Pra ishte konstrukti im që i kishte te gjithë të dhënat absolute që nuk ka mundësi ti ketë gjithkush. Kjo më ka ndihmuar gjatë gjithë karierës që unë të eci gjithmone përpara sepse bazën e kisha të falur nga natyra.Duke pasur këtë bazë mbi një punë kolosale arrita që të bëhem dikushi.Nëpërmjet punës time ne kemi pasur mundësi edhe ofertë specializimi, dhe ata më ndihmuan që unë të ngrihem në majat më të larta të akrobacisë.Mbas Aliut pastaj kam ardhur në estradën e shtetit. Që në moshën 10 vjeç unë kam dhënë shfaqjeje dhe që në atë moshë unë jam paguar me rrogë.Kam qenë me rrogë 2 vjet për arësye se nuk me morën në estradë për arësye të biografisë.Kjo ishte cilësi e artit të akrobacisë që në moshë të vogla mund të
paguhesh sit ë rriturit. Pastaj në vitin 1956 kam ardhur në estradë. Fillimisht cirku ka qenë pjesë e vogël e estradës. Dalngadalë ajo u rrit dhe u krijua pastaj ansambli akrobatik.Në vitin 1972 u nda cirku nga Estrada si një institucion më vete.
-Keni pasur në atë kohë akrobatë të tjerë me famë ?
-Në atë kohë kur kemi punuar ne ka pasur një staf shumë të kualifikuar. Arsyeja ishte sepse kemi bërë specializim në Bashkimin Sovjetik  (në Moskë) unë kam qenë për 4 muaj me Telat Agollin që është edhe babai i cirkut. Unë me bindje te plotë them se ai e krijoi cirkun. Mbas specializimit kemi pasur zgjedhur dhe përgatitur artistë shumë të mirë.Kemi pasur artistë që kanë dhënë kontribut shumë të mirë duke filluar tek Telati,  Skënder Sallaku, Arjan Miluka.Kur u prish sistemi ai u largua nga Shqipëria dhe shkoi në Belgjikë. Në Belgjikë mbas një periudhe njohje ai mori pjesë në cirkun e Belgjikës dhe ai u bë një nga insiatorët që cirku i Belgjikës u bë famoz. Sot ai është një qytetar i nderuar në Belgjikë dhe është edhe “Mjeshtër i madh i Punës” siç jam edhe unë.
-Kur e keni fituar çmimin “Mjeshtre e madhe e Punës”?
-Unë të gjithë titujt duke filluar nga “Artiste e merituar” dhe të tjera unë i kam marrë vetëm mbas ndërrimit të sistemit.
-Në kohën e diktaturës kur keni arritur rezultatet më të mëdha, dhe a keni dalë jashtë shstetit?
-Pikërisht  nga peripecitë e mia unë kam pasur fatin të jem pjesë e atijë grupi që është specializuar jashtë.Në Kinë kemi qenë një vit bashkë me Skenderin. Per specializim. Por jemi specializuar si në Moskë ashtu edhe në Kinë, ku  kemi punuar me specialistët më të mëdhenj tw kohws. Prandaj edhe rezultatet tona në Shqipëri ishin edhe të mira.Në Shqipëri ka ardhur edhe Drejtori i Përgjithshëm i cirqeve të Evropws që ishte italian dhe e kam shoqëruar unë. E quanin Roberto Mani.Roberto u çudit me arritjet tona dhe tha: Ju keni arritje shume te mira dhe keni pasur fatin të punoni me artistë më të mëdhenj të botës dhe keni futur shpirtin shqiptar brenda që i keni dhënë nje bukuri të veçante lëvizjeve. Ka qenë viti 1971 kur ne u kthyem nga Kina dhe në atë kohë erdhi edhe Roberto në Shqipëri.Ne kemi dhënë premieren e parë këtu dhe kjo premierë tregoi një cilësi shumë të lartë. Boshti i shfaqjes ka
qenë Skenderi.Cirku ka numra  shumë të vështirë që emocionojnë edhe publikun ku spikatnin pantonimat e Skwnderit. Nw fund ai tha “Tw tw kasha wnItali, me turnetw nw Evropw do tw bwja njw vagon me para”.
-Sa vete ka pasur cirku në atë kohë?
-Trupa ka qenë e vogël rreth 15-16 veta.Ne mbajshim shfaqjen me dy puntata.Edhe estrada jepte me dy pjesë shfaqjen ku bëhej pushim në mes. Dhe pastaj fillonte pjesa tjetër.
- Po udhëheqësit e shtetit të asaj kohe kanë ardhur në ndonjë shfaqje?
-Ato vinin në të gjithë shfaqjet atëhere, dhe kjo ne na nderonte shumë (sigurisht pwr atw kohw), pasi ata ngeleshin tw kwnaqur me arritjet tona.
Kanë qenë të gjithë edhe Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. 
-Si kanë reaguar ata atëherë dhe çfarë kanë thënë?
-Ata ishin një sy magjik sepse ata ndikuan pozitivisht që unë të mbijetoja dhe pse me me cen nw biografi!!!.  Edhe bashkimi im me Skënderin ka qenë një domethenie e madhe sepse, Skenderi ishte shumë i talentuar. Nuk ka artist në Shqipëri që të bëntë pontonimet akrobatike dhe këto i bënte  Skënderi. Pra këro pantomime ishin në cirk.Këtë e kanë thënë edhe artistë të mëdhenj të tjerë si në Moskë dhe në Kinë se Skënderi është një Carli Caplin i vërtetë.
-Si u njohët me Skënderin?
-Në fillim ne kemi qenë bashkë të dy institucionet. Skënderië jepte shfaqje edhe në estradë edhe në cirk. Ne punoniom të paktën 8 orë në ditë bashkë.Ka qenë puna ajo që ne na ka lidhur.
-Në periudhën e komunizmit a ishte dhënë rëndësia e duhur cirkut?
-Arti është vlerësuar shumë në atë periudhë sepse ishte i vetmi që i jepte kënaqësi publikut. Populli mund ta gjente kënaqësinë veçëse në estradë dhe në cirk.Njerëzit në atë kohë vinin nga rrethet për të parë një shfaqje cirku. Atëherë cirku ishte i vetmi eveniment ku njerëzit mund të gjenin një kënd ku mund të shplodheshin..Njerëzit në atë kohë punonin me tre turne dhe përsëri e gjenin kohën për të ardhur dhe për të parë cirkun.
-Kur e ke ndjerë veten më keq në cirk?
Nuk janë të pakta momentet. Kam menduar për momentin që kam humbur edhe jetën.Kur u kthyem nga Kina (ditën e parë që erdhëm) në punë ishte mbushur salla plot me miqtë tanë që kishin ardhur me pa se si ishim përgatitur ne në Kinë. Unë ndërmjet ushtrimeve të tjera kam pasur një numër ekuilibri me bambu që e mbante Telati në ballë. Bambuja ishte shume e gjatë.Telati e hap bambunë që ishte e paketuar por skena nuk e nxinte sepse ishte shume e lartë. Kishim dhe një tjetër që ishte pak me e shkurter dhe e nxorëm në skenë. Në kohën finale ku do të zbrisja unë do të zbrisja me kokë poshtë pa mbrojtëse dhe hiqja mjetin mbrojtës dhe e veja tek bambuja.Kur punonim Telatit i lëvizte shumë ekuilibri. Në kohën që unë heq mjetin mbrojtës llonxhën,  Telatit i ikën bambuja dhe i bjen dhe une bie ne ajër dhe ndjeva zhurmën e trupit që rashë në tokë.Atëherë më kanë çuar në spital. Mbas 20 vjetësh kam takuar
doktorin që më ka dhënë ndihmën e parë dhe tha: çuditem, për mua ti kishe vdekur.Mbas tre javëve u ktheva përsëri në cirk.
-Ju keni botuar tre libra me poezi, si lindi poezia tek ju?
-Poezinë e kam pasur pjesë të shpirtit. Gjithmonë jam munduar dhe kam bërë.Gjithmonë mundohesha të shkruaja diçka dhe ato i kam ruajtur. Erdhi një ditë ku unë mendova se mund të bëja diçka vete. Ndoshta kjo ka qenë edhe e trashëguar sepse im atë ka qenë shumë i apasionuar dhe nuk pati fatin që të jetonte sepse u pushkatua. Ai ka pasur disa dorëshkrime dhe unë kam bërë gabim që i kam dorëzuar. Im atë ka pasur mbaruar për gjuhë –letërsi dhe gjuhë të huaja, dhe Teologji.
-Ju keni bërë edhe nëj libër për bashkëshortin tuaj,pse e morët këtë insiativë?
-Këtë insiativë e kam marë sepse edhe për historinë e cirkut ne kemi bërë një punë kolosale. Rrallë breza mund ta bëjnë.Asnjë nuk ka shkruar për ne. Dëshira ishte që të mos humbisnin gjithë këto vlera qoftë për Skënderin qoftë edhe për cirkun.Ne kemi qenë një trupë dinjitoze. Ne kudo në botë nderonim vendin.
- Po sot si është niveli i cirkut i Shqipërisë?
-Nuk mund ta shaj, të rinjtë punojnë me pasion, dhe arritjet e tyre janë të kënaqëshme.Por rezultatet tona kanë qenë shumë më të larta se sa këto sot.
-Në Kinë nuk shkuat vetëm për specializim, shkuat edhe për diçka tjetër?
Në cirkun qëndror të Pekinit, dhe shkuam vetëm për specializim për cirkun.Ne shkuam tetë veta Telati, Tina Shkurti, Vitore Sallaku, Skënder Sallaku,Bujar Bodinaku, Arjan Miluka, Bajram Kurti. Ne në Kinë shkuam si delegacion kulturor dhe ne na çuan në të gjithë cirqet e Bashkimit Sovjetik dhe atëherë qëndruam 4 muaj.
-A ke ndonjë peng që të ka ngelur në gjithë këtë periudhë të cirkut?
-Tek filmi cirku në fshat më hoqën për punë biografie. Peng tjetër unë nuk kam sepse unë kam punuar edhe si petagoge. Kam qenë nga të parët që hapëm studion e cirkut.Kjo ka qenë pjesë e cirkut.Në cirk elementi ri ka qenë gjithmonë pranishëm.Ne në këtë drejtim kemi dhënë një kontribut shumë të madh për vite me radhë.Unë edhe tani vonë kam qenë me rrogë aty në studion e cirkut dhe kjo më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme.Sot një pjesë e mirë e artistëve janë nxënësit e mi, dhe flasin me dashuri dhe unë i kam dashur me gjithë shpirt.
-Ky tranzicion ka nxjerrë në pah cilësitë e tjera si poezinë,publicistikën, a jeni mbushur sërishmi si në kohën e mëparëshme me një punë tjetër?
-Për arësye të moshës unë e ndjej veten të kompletuar.
- Po me politikë a jeni munduar të mereni ndonjëherë?
-Asnjëherë.Më janë afruar, por unë nuk kam qenë dakort kurrë sepse politika ka dy faqe.
-Jeta shqiptare është shumë e vështirë  në këtë tranzicion, ka divorce të jashtëzakonëshme, kush është mendimi juaj për bashkëjetesën?
-Ne jemi me tradicionalen që familja është e shenjtë.Unë nuk e konceptoj dot bashkëjetesën.Bashkëjetesa nuk është ajo që do të të mbaj. Ajo është një zvarritje e jetës.Sot koncepti ka ndryshuar, por risku është gjithmonë mbrapa. Karakteri i njeriut nuk ndryshon. Unë nuk e konceptoj dot bashkëjetesën.
-Tek familja juaj a je grindur ndonjëherë keq me Skënderin, a keni shfaqur shenja xhelozie me njëri tjetrin?
-Nuk ka familje pa grindje.Po të thuash që nuk jam zënë kjo është rrena më e madhe e vitit. Skënderi ka qenë gjithmonë xheloz, por unë jo.
-Si ështrë raporti juaj me librin?
-Kemi qenë gjithmonë lexues shumë të rregullt mbas librit.Edhe atëherë kur merrja lekët e 15-ditëshit unë 500 lek libra do të bleja.Librin e kam pasur një pjesë të shpirtit. Kur isha e vogël mbaj mend se kam pasur një bibliotekë shumë të madhe. Libri ka qenë  një gjë e shenjtë për mua gjithë jetën.
- Po gëzimi më i madh i jetës suaj?      
Gëzimi më i madh në këtë periudhë janë nipërit.Ata të falin jetë dhe dashuri.Përsa i përket anës morale kam pasur fatin që babai im të bëhet nder i kombit. Kjo u bë nga shoqata e të persekutuarve me drejtues Besim Gjonin. U bë një ceremoni në Presidencë. Neve na dhanë titullin për babain si nder  Kombit.Kjo ishte shumë emocionale


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora