E premte, 19.04.2024, 02:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Ferit Ramadani: Hiroshima ime Shqipëri!

E enjte, 18.03.2010, 10:40 PM


Ferit RAMADANI


Hiroshima ime Shqipëri!

(Kujtim per Gerdecin!)

Sa nisën bulzat të të sjellin blerimin
e kënga të jehojë për ne : Nënë Shqipëri !
Ustallarët e krimit e ndozën fitilin
të bëhesh feniks që bleron në hi!

Sa shekuj në përballje me zjarrin
Edhe sa shekuj - do të keshë tiranë ?
Ata prej qielli të erdhën jetë të të marrin !
- E tash - nga nëntoka të shpërthyen vullkanë !

Kush harton plane të të hapë plagë
dhe vdekjen kush ta vari kurorë?!
Mizorisht misteri - të derdhi flakë,
shkrum e hi të bëhesh në orë !

Të hapën plagë, vdiqën dhe u plaguan
shqiptarët e tu - që i përkulen uratës!
Do të bëhesh më e fortë se të gjithë luftuan 
t'i shpëtojnë zjarrit, t'i shpëtojnë mandatës!

Shqipëri o Hallemadhja jonë e agimit
edhe kjo gjëmë të lindi trima...!
Ec në shekuj - t'ia shkruash rrëfimit
Se kalove tmerrit si Hiroshima...! 


E SHTRENJTA - SHQIPËRI E SHENJTË !

(Për të rënët në Gërdec)

Më gulon shpirti nga plaga që t'u shtua
nga flaka e zjarri që hi të bënë !
E shtrenjta - Shqipëri e shenjta ime
Të dua siç e do fëmija një nënë !

Jam shumë i vogël s'mund të bëj më tepër
në kurtha robërie shtati më vyshket !
Se : Më lindën dhe vdiqën prindërit të robëruar,
kufirit në Qafë Thanë - akoma teli gjembor s'i ndryshket !

Na vrasin , burgosin e na përndjekin 
ata që mbetën në shekuj tiranë,
i kanë futur në hapsirën tënde djajt
dhe mizorisht nga nëntoka të vranë !

Një muaj sa e bëri Pavarësinë Kosova
Një muaj tiranët krijuan strategji !
Nuk duruan! Se gëzimin që e pashë, dëgjova,
e kthyen në zjarr, shkrum e hi!

Janë të tmerrshëm ustallarët e krimit
gjithkah kanë vënë spiranca detonimi !
Ata s' bëjnë gjumë e nuk u dhimbset
E shuajnë çdo gjë , t'mos bëhet Bashkimi!

17 mars 2008 , Uskanë


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora