E marte, 23.04.2024, 08:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: S’të lejoj m’i ba shumë vjet!

E merkure, 17.03.2010, 09:26 PM


S’TË LEJOJ M’I BA SHUMË VJET !

Joni i vogël  nji ditë
Te gjyshja shkoi për vizitë
N’dhomë i pa në fotografi
Kur gjyshi e gjyshja kishin qenë të ri.

Ua, kjo këtu je ti,  gjyshe!
Po atëherë paske qenë ndryshe!
Atëherë paske qenë e mirë *
Hiç pa rudha në fytyrë!

-Gjyshe, pse tash dukesh  kështu, 
Du vërtetë me m’ tregu?
-Kur isha e re rrudha s’ kisha
Këto vijnë nga vjetët, të pastë gjyshja!

-A do t’tregoj si ndalen vitet?
Në  ditëlindje, kur torta qitet, 
Fiki qirinjtë shpejt e shpejt 
Dhe  kështu vitet, ndalen krejt!

Edhe gjyshi me m’pasë dëgju, 
M’i ba shumë vjet s’e kisha leju
Pra, ty s’të lejoj m’i ba shumë vjet
Gjithmonë e re ti du me mbetë!
_______________
* lexo: e bukur


Sami  ISLAMI
Londër,  14 mars 2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora