E premte, 19.04.2024, 01:17 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Një jetë "Shami zeza" po zëmër bardha, i la emigracioni

E marte, 30.10.2007, 07:04 PM


Nga Dhimitër Xhoga

Romane të tëra janë shkruajtur për këtë temë gjurmëlënëse të historisë së familjes shqiptare e për më tepër të trevave të jugut, ku varfëria ka qënë e skajshme. Ishte ajo varfëri që i detyronte djemtë e asaj ane, të mërnin rrugët e kurbetit për të siguruar jetesën famijleve të tyre, atëhere me traditën, ktheheshin martoheshin në vëndlindje dhe i linin bashkëshortet në vëndlindje kryesisht. Një ndër shkrimet më të arrirërë është; "Strëmbeci historia dhe taditat" nga Shefqet A. Saliu, shkraar me përgjegjësi e kopetencë.

Dy surresh;Vangjelia dhe Dhorja bija të Varvarë dhe Lilo Kristos, autoktonë banorë të Pëllumbarit rrëzë Nemërckës, aty buzë Vjosës tëk vau i Iliarit, bri Postenanit që e ndan nga Shqeria dhe Dangëllia emermadhe e histori bërëse. Shpesh Pëllumbari me fushën e Iliarit, quhet "zëmra e rrëzës me Carshovën kryeqëndërr të saj.

"Rrëzjotë" i quajnë tërë banorët e fshatrave, përfshirë në atë zonë, në rjedhjen e sipërme të Vjosës, nga hyrja në kufi , me Biovizhdën fshat, përfshi tërë qëndrat e banuara deri në Petran e qytetin e Përmetit.

Këto dy bija, nëna, deri gjyshe të kësaj treve, me trashëgimi nga Peruejtë mijëvjecarë me Lëkurësin , fshat nga më të herëshmit , si shkruan Shefqet A. Saliu, përgjithësojnë fatin e gruas së kësaj zone, që e ka mbajtur gjallë në jetë të jetëve. Të njohësh historinë e jetës së tyre, përfton rrespekt të përjetshëm sa dhe detyrim, për ti përgjithësuar se e meritojnë.

Po kush ishin nënë Vangjelia dhe Dhore Kristo!?

Vangjelia bija e Lilos dhe Varvarës , lindur në 1905, atje në Pëllumbarin rrëzë Papingut majë, pas vëlla Stefanit, 15 vjet para saj, ritur e plakur rugëve të kurbetit nga Athina në Stamboll, ku dhe krijoi familje e qëndroi një jetë… Ajo pa mbushur të 16-tat vite, martohet me Peci Janon nga Strëmbeci, me të cilin bashkëjetoi; vetëm sa ngjirizi të vetmen pasardhës; vajzën Aleksandra,me të cilën do të kalonte një jetë. Peci, i shoqi buzëqumësht bërë baba, me gëzimin se la një trashëgimtar pasardhës pa ia parë mirë sytë, mori rrugët e mërgimit, vënd i padëgjuar deri atëhere; Australinë tej oqeaneve. Histori e dhimbëshme. Pasojat e kësaj ndarjeje fatkeqe të detyruar, nga gjëndja e rrëndë ekonomike e kohës, kur shqipëria përpëlitej në vitet e para të pavarësisë dhe pasojave të luftës së parë botërore, do ti hiqtë Vangjelia. Ajo veshi që në rininë e saj shaminë e zezë, shënjë e një gruaje mërgimtari…E rriti të voglën Leke, si e thërresin shkurt, (sot është gjyshe 80 vjecare, mes Tiranës rrethuar me nipa e mbesa), me mundime të mëdha, fal pëkujdesjes të baba Lilos dhe vëllait të saj Jorgji, (provuar dhe ky emigracionin e atyre viteve, nga nxorri mësimin: "jetohet vetëm në trojet shtërgjyshore…". Pati fatin e madh pasi vajza rritur si sorkadhe dhëmbeli, e bukur e hijëshme sa dhe e zgjuar, trime dhe bujare, martohet me Lambi Budo, që sia gjeje të dytin në tërrë rrëzën, atje në Zhepë, "myzeqeja e rrëzës. Megjithse jetonte që vitet e para të rinisë tij në Tiranën e atyre viteve lufte, zgjodhi këtë pëllumbëshë për bashkëshorte, me të cilën kaloi një jëtë, gëzuar nga dy ëngjëj fëmijë trashëgimtarë djalë e vajzë. Fati i buzëqeshi dhe Vangjelisë, tashmë gjyshe, me të cilët lidhi jetën me të bijën dhe i rriti mes Tiranë, mbesën Liri dhe nipin Maksi, sot kuadro të larta rrethuar me nip e mbesa. E ëmbël e dashur me të gjithë komshijtë e parë të asaj lagjeje në qëndër të Tiranës, Vangjelia në vitet e luftës N. Clirimtare, do të radhitej në gratë revolucionare, krah Aretisë , gjak të At Stath Melanit e shoqeve ilegale partizane, e do të mbështeste luftën guerilase, deri në pjesmarjen në atë ngjarjen e madhe të Pezës, ku shpinin ushqime dhe informacione për luftëtarët e lirisë së pritëshme. Shtëpia e Llambi Budos me Aleksandrën nuse, me këtë nënë trime, do të kthehej në qëndër strehimi për luftëtarët, si dhe për gjithë të ardhurit nga rreza. Kjo deri në vitet e vona të pas clirimit, ku gjenin mbështetjen për cdo gjë. Ambasadë e Rrëzës e quani të tërrë rrëziotët atë shtëpi, me nikoqire nënë Vangjelinë.

Më të dhimbëshme ditë do të përjetonte në pleqërinë e saj, kur pa pritur e kujtuar, " ubë i gjallë" i shoqi Peci, një jetë në Australi, jetuar me kujtimet e vëndlindjes dhe sytë e vogëlushës Aleksandër, lënë dy vjecare, u kthye në atdhe. Do të ishte kjo vajza e tij, që nuk la gur pa lëvizur deri ambasadave, për të gjetur se babai i saj jetonte. Erdhi viti 1976, viti fatlum për të, për të jatin dhe nënë Vangjelinë, vit që solli në atdhe "të humburin për 53 vite me radhë; Peci Jano (Kriston) nga Australia. Ditë me të vërtet e shënuar jo vetëm për Aleksandrën tashmë rrethuar me nipër e mbesa, por dhe për Vangjelinë, një jetë pa bashkëshortin në shtëpi. E pa besueshme po ndodhi kështu:

Teksa Aleksandra në trysninë e kohës, priste në aeroportin e Rinasit të jatin, parë vetëm në ato fotografitë e rinisë tij, nënë Vangjelia hiku nga shtëpia, se i vinte sa keq dhe rëndë, të takohej tashmë plakë 71 vjecarë me ish bashkëshortin, jetuar vetëm dy vite bashkë. Caste prekëse përjetuam të gjithë sa ishim prezentë në atë takim të pa përshkrueshëm.

Xha Peci, shkuar buzë-qumësht në emigracion, kthehej e gjente vajzën, tani gjyshe, plot me nipër e mbesa. 53 ditë jetoi pa ta në emigracoin. E pabesushme po kështu ndodhi; u nda nga jeta të 53-tën ditë të kthimit në atdhe. Pesëdhjet e tre ditë, mbetur të skalitura në familjen Budo dhe Kristo nga Tirana në Strënbec e Pëllumbarin e asaj rrëzë ku lindi dhe u rrit vetëm 14 vjet (më 1893 kishte lindur. )53 ditë jetoi në atdhe, dhimje për të gjithë sa e njohën.

Për mua, si mik i asaj falije( mbesa e Aleksandrës, u bë gruaja ime) ruaj kujtimin më të dhimshëm, peng lënës; "Nisesha për në zborr ushtarak si bëhej atëhere dhe shkoj për tu përshëndetur me të. Nuk e gjeta e nga që më mbeti peng, nga reparti, duke përfituar se kjo familje kishte telefon në shtëpi, i bie telefonit. E pa pritur, degjoj një zë të qetë burri si të kuvëndonte me një fëmijë e ta përkëdhelte. Sa i theksoj, "jam burri Natashës", ( kështu me thërrisnin mua "dhëndërit " në atë fis)ma ktheu: "Ou ! Dhimua, dhëndërri ynë, si po ja kalon, më thanë je në stërvitje në ushtëri, të lumtë. Unë po përgatis drekën për të gjithë, se ata kanë dalë në një sebep. Kam bërë ama, një cumlek me qepë të thata, si andej nga rrëza, dhe po pres mishin e pjekur në hell, nga dhëndër Llambi. Kur do të vish, pjesën do të ta ruaj?" më thotë dhe për fat të këq telefoni lidhur nga linja ushtarake u pre. Kaluan dhe dy ditët e mbetura të zborrit e teksa kthehem në shtëpi, (e kishim karshi njëri tjetrit, aty tek ato pallatet buzë lanës, sot pranë A.T.Sh.së,) direct e tek ajo e Llambit, ku bujtëte, i miri gjysh Peci. Në shkallë Befasohem. Shoh një tabelë mortore ku lexohej më të mëdha: -"Peci Jano (Kristo) 83 vjec ndërroi jetë, Familja " …

Një e papritur sa dhe e dhimbëshme, pas asaj bisede që më mbeti dhe sot në mëndje si refren i një dhimbjeje të madhe.

U përcoll në banesën e tij të përjetëshme atje në Strëmbecin e tij të dashur një jetë ëndërruar jashtë atdheut me nderime të mëdha e meritonte. Ai në atë moshë, mori vendimin e rrallë "Do të kthehem në atdhe pa le të vdes". Dhe ashtu i ndodhi. Dhimbje morëm të gjithë po nënë Vangjelia i përmbidhte të tëra. Jetoi ditët e fundit të pleqërisë, si një jetë të tërë, rrethuar me miq e dashamirës të zëmrës, po një gjë përsërishte në atë fund jete: " më erdhi sa të më lëndonte ato plagë të jetës, jetë me burrë e pa burrë, që na ndau kurbeti i zi". Dhe la amanet: "Më varosni atje tek lisi majë kodrës së pëllumbarit, të shmallem me vitet jetuar larg tij, sa dhe me rrininë time". Dhe nënë Dhorja, të njëjtin fat kishte si e motra dhe për më keq. I shoqi, shkuar dhe ai në kurbet pas tre muaj lindjes së vajzës Poli, syrgjynisur pa u kthyer kurrë. As varrin nuk ia dinë ku i ndodhet, pas një jete peripeci rrugëve të kurbetit, Greqi -Amerikë e gjetkë. Keq i vjen së mirës Poli, sot rrethuar me nipa e mbesa, që nuk e njohu babanë. 93 vjet jetoi me nënë Dhoren, aty në Zhepë rrezë majës së Papingut, ku prehet e qetë. Dhorja, la me të vërtet emër si bijë Pëllumbariote nga Kristot.... Ja pse hapa kompjuterin dhe siglova këto histori të dhimbëshme të këtyre dy nënave heroina, që meritojnë më shumë të flitet e shktuhet për to, sinonim i asaj jete thuajse të shumë nënave tona, që pas viteve të prapshtë të pas 90tës, po përsëritet më dhimbshëm. Atëhere nga varfëria; tani nga qeverria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora