E diele, 07.03.2021, 08:39 AM (GMT)

Lajme

Engjëll Koliqi: Martohet me të fejuarin kosovar të shoqes dhe dënohet nga gjykata

E merkure, 17.03.2010, 09:45 PM


Në Precenico, afër kufirit italiano-slloven sheshohet edhe një turp:

MARTOHET ME TË FEJUARIN KOSOVAR TË SHOQES DHE DËNOHET NGA GJYKATA

Në këtë rast turpi nuk është bërë për interes vize as lejeqëndrimi, por për dashuri karakteristike

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Dje, më 16 mars në gazetën e Triestes “Il Piccolo” ishte një histori interesante dhe e jashtëzakonshme dashurie, mes shtetasit kosovar Ilir P. dhe një të reje italiane, që kishte përfunduar në Gjykatën e Triestes. Siç shkruan gazeta, ngjarja kishte ndodhur në vitin 2008, më sa vijon:

Dy të rinj kosovarë ishin dashuruar në dy vajza vendore dhe po kalonin me to. Bile edhe ishin fejuar, me të gjitha ceremonitë. Për njërin çift nuk kishte edhe shumë probleme, por çifti tjetër s’e bënte dot martesën, sepse vajza ishte ende minorene, pa i mbushur 18 vjet.

E fejuara minorene e kishte lutur shoqen e saj, që të shkojë në Prishtinë e të kurorëzohet me të fejuarin e saj, meqe ajo si minorene s’e bënte dot. Qëllimi ishte krejtësisht i thjeshtë: vetëm e vetëm që i dashuri i saj – Iliri të mund ta merrte shtetësinë italiane e të jetonin të qetë në Precenico (afër Sezhanës). Shoqja e saj Wania G. – siç shkruan gazeta e përmendur e edhe agjencia e lajmeve “Trieste Live”, në vitin 2008 kishte shkuar në Prishtinë që të kurorëzohet me Ilirin, ashtuqë ai pastaj të mund të merrte shtetësinë italiane dhe të kthehej në Precenico e të jetojë me të fejuarën e tij minorene.

            Kishin shkuar në komunë dhe ishin kurorëzuar. Familja e Ilirit kishte bërë edhe dasmë dhe kishin ftuar shumë nga farefisi. Mirëpo që në ditën e dasmës kishte plasur sherri. Familjarët që nuk e dinin qëllimin e kësaj martese, kërkuan që Wania të jetë nuse e vërtetë e Ilirit. Ishin të kota shpjegimet e saj që kjo ishte vetëm martesë formale, sa për të marrë shtetësinë Iliri dhe se një shoqe e saja ishte në të vërtetë nusja e Ilirit. Pas shumë diskutimeve me familjarët e Ilirit, “nusja” Wania, që të nesërmen kishte shkuar në Konsullatën italiane në Prishtinë dhe kishte bërë një autodenoncim, duke treguar rrjedhën e vërtetë të  ngjarjes së kësaj historie të jashtëzakonshme. Ata kishin bllokuar procedurën e dokumenteve të Ilirit. Wania, e zhgënjyer dhe e penduar për këtë mirësi për dashurinë e shoqes së saj ishte kthyer në Precenico. Ishin zënë dhe ishin hidhëruar me shoqen e saj.

            Mandej hyn në këtë histori të jashtëzakonshme edhe prokuroria e Triestes dhe e akuzon Wanian për martesë false me qëllim të favorizimit të emigracionit klandestin në Itali. Ishin të kota orvatjet e avokatit të saj Pietro Volpe, që duke e përdorur autodenoncimin e saj në Prishtinë ta mbronte Wanian. Gjykatësi Luigi Daimatti, ditë më parë, e dënoi Wanian me gjashtë muaj burgim, me mundësinë për ta larë me pagesë parashë.

            Shoqja e saj nuk deshi t’i përgjigjet për këtë sakrificë financiare, prandaj marrëdhëniet e tyre miqësore janë shpartalluar. Ajo, mbasi kishte mbushur 18 vjet kishte shkuar në Prishtinë, e kishte bërë kurorëzimin me Ilirin dhe i kishin rregulluar dokumentet. Siç thonë mediat e sipërpërmendura, Iliri tashmë ka ardhur në Precenico dhe jeton me të dashurën e tij. Edhepse jetojnë afër dhe takohen gati se çdo ditë, çiftet në fjalë nuk kanë më miqësi, bile kur rastësisht takohen në rrugë, shikojnë shtrembër palën tjetër ose kthejnë kokën n’anën tjetër. Në dashuri dhe për dashuri ndodhë edhe kjo. E pabesueshme por e vërtetë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora