E enjte, 25.04.2024, 09:07 PM (GMT+1)

Editorial

Nue Oroshi: Rrapi shekullor dhe pacërkat e proletarizmit vehabist

E hene, 15.03.2010, 11:00 PM


RRAPI SHEKULLOR DHE PACËRKAT 
     E PROLETARIZMIT VEHABIST

Nga Mr.sc. Nue Oroshi

Shpeshëherë kam dëshirë që me qetësinë dhe akullin e ftohtë të mendjes t‘i shkruaj rreshtat, që  asesi mos të bijnë pre e ndonjë ngutije të përshpejtuar. Ka ditë që në të gjitha trojet Etnike Shqiptare dhe në Diasporë sulmohet atdhetari, prifti, kombëtari dhe ambasadori i pashpallur i popullit shqiptar në shtetin tonë mik, në Amerikë, i përndritshmi dom Anton Kçira.
Ka kohë të gjatë që mendoj ta shkruaj një reagim rreth këtyre ngjarjeve jo të favorshme që u gjend e po gjindet kombi im shqiptar, në këto ditë ku po luftohet në mes të mbrojtjes së identitetit kombëtar - drejtë vlerave Perëndimore – Amerikano - Evropiane, apo hudhjes në humnerë të këtyre vlerave kombëtare, siç po bëjnë disa partizanë të proletarizmit vehabist, që mjerisht drejtimin e politikës shqiptare dëshirojnë ta orjentojnë drejtë shkrepave të Azisë, drejtë atyre vendeve ku shqiptarët nuk i lidhë asgjë. Rrapi Shekullor është pikërishtë atdhetari Dom Anton Kçira. Ai për rreth  katerdhjetë e tri vjetë qëndroi besnik dhe i pathyer idealit kombëtar dhe fetar. I brumosur me atdhetarizem, prifti i kombit dhe i fesë, prifti i besës dhe i burrnisë Dom Anton Kçira, asnjëherë gjatë tër jetës së tij nuk ishte lëkundur por si një rrap shekullor ju kishte prirë proceseve kombëtare për katër dekada me radhë, dhe jo rastësisht Kisha ku shërbenë Dom Anton Kçira, në Michigan te Detroitit, ishte ambasada e parë ku pushonin dhe e merrnin bekimin të gjithë presidentët, liderët, ushtarakët, kryeministrat, dhe të gjithë atdhetarët shqiptarë që vizitonin Amerikën. Para se të hynin në kishë ata qmalleshin me Gjergjin e Kastriotëve, e si në kujtime ju fliste përpara rapsodi:

“Kisha e Lezhës asht tuj dridhë
Gjergji trimat tu na i thirrë
Po na i thrretë e u ka qu Fjalë 
Nanë Kosovës Zotë me i dale”

E pasiqë këta liderë kombëtarë parakalonin para Gjergjit të Kastriotëve, aty ballhapur i priste një pasardhës i Gjergjit të Kastriotëve, i priste Dom Anton Kçira, ky burrë vigan dhe i papërkulur ndaj shumë stuhive, që kaluan në fundshekullin që e lam dhe fillimshekullin që po e jetojmë. Pasiqë ne historianët bazohemi në fakte shkencore, kësaj radhe në mesin e shumë letrave dhe telegrameve që ka dërguar Dom Anton Kçira për mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe popullin shqiptar në trojet e Arbrit, po i japë vetëm dy prej tyre. Një dërguar popullatës së Drenicës, në vitin 1998, dhe tjetrin dërguar Papës Gjon Pali II, në vitin 1999, ku ndër të tjera ai do të shkruan:

Michigan, 03.12.1998

Popullit të Drenicës me Ju ndajmë dhimbjen Tuaj
Komuniteti Shqiptarë i Detroitit në Michigan

Me keqardhje po percjellim ngjarjet brutale dhe barbare te Serbisë në territorin e Drenicës në Kosovë. Kjo vepër brutale në kët kohë kur gjithë bota gëzonë lirinë e njeriutë,ndërsa populli martir kosovar,të cilët nukë kanë të drejtë asë të lindinë si njerëz,asë të jetojnë si njerëz tjerë të planetit që gëzojnë liritë e jetës. Dënojmë agresionin barbar të Millosheviqit, i cili tregon përseri se nukë ësht ngopurë me gjakunë e pafajshëm,të popullit në Bosnje, por tash kësaji bishe gjakpirse i duhet përseri,gjaku i pafajshëm i popullit të ndershëm shqiptarë në Kosovë. Vallë deri kurë do ti lejonë bota këta gjakpirës të ngrihen dhe të shkrryhen ne gjakun e pafajshëm. Duket se ne shqiptarët jemi bër për botën si lepujtë,në të cilët gjithkushë ka mundësi për të bër eksperimente të ndryshme me ne. Në emër të Komunitetit Shqiptar të Detroidit me rrethe,e ngrejmë zërinë kundër padrjetsive që i bëhenë popullitë shqiptarë, kohëve të fundit në këto troje. Lusim Perëndinë që tju japë forcë dhe tju ngushlloi ato familje, që po humbin antarët e familjes si dhe shtëpitë në kët kohë dimri. O zot i madhërushëm që je për mbarë njerzimin, dhe askujt nuk i mban krah,siq bën bota sotë me dredhitë e veta të poshtra e te pasinqerta,duke përkrahë të keqen, siq perkrahinë Millosheviqin tashë sa vite në luftën e Bosnjës, e cila ka qenë turpi i mbarë botës.Ky aktë brutal ësht i drejtushëm kundra mbarë njerzimitë,edhe kundra teje o Zot i madhnushëm. Se qdo sulm kundra njeriut ësht i drejtuar edhe kundra teje, se ti e ke krijuar njeriun. Ne sot po lutemi që Presidentit të Amerikës, dhe Presidentëve të Evropës tu hapësh sytë e  zemrës,që të shohinë djallëzitë e politikës serbomadhe se nuk ësht pyetje terrorizmi, por atë e pengon lindshmëria, dhe për kët ai zhvillon agresion ushtarak kundër fëmijëv të moshës 12 vjeqare dhe grave shtatzëna, ashtu sikurse doli nga statistika e të vrarëve.O zot pranoji ato Shpirtëra,që dhanë jetën në mbrojtjen e jetës dhe forcoji familjetë e ngushllume, jepi paqë zemrave të lënduara, forcoje dhe mbroje popullinë e Kosovës,se edhe ai ësht si tër bota tjetër krijesa jote o zot.
Dom Anton Kçira famullitarë i kishës së shën Palitë në Detroit, Michigan, SHBA.

Ndërsa atdhetari Dom Anton Kçira duke parë ndikimin e madh që e ka Vatikani në politikë, ai i drejtohet me një letër edhe Papa Gjon Palit II, që, edhepse ai është Papë, duhet përkarhur NATO, në mbrojtje të popullit shqiptarë, ku ndër të tjera shkruan:

Papa Gjon Palit II
Qyteti i Vatikanit
Romë  Itali 
Warren ,3.29.1999

Shenjtëria Juaj:

Ne po ju shkruajmë me respekt dhe perulje për tju kërkuarë lutjetë dhe mbështetjen tuaj për ti dhën fundë spastrimit Etnik në Kosovë. Siç e dini forcat serbe po hakmerren në luftë te tmerrshme të spastrimitë etnikë kundër popullatës civile, dhe të shqiptarëve në Kosovë. Civilët po vriten në masë, shtëpitë po digjen dhe liderët e tyre po vriten. Megjithse sulmet nga forcatë e NATO-s, kunder pozicioneve serbe dhe mungesa e verifikusve ndërkombëtarë, i kanë bër këto akte më të mundshme.Ne jemi të bindurë se forcatë serbe do kishinë vazhduar,të kryeninë akte të tilla genocidi ne Kosovë edhe në mungesë të veprimitë të NATO-s. Misioni i NATO-s ësht ti jap fund akteve të genocidit në Kosovë dhe të sigurojë një ambjent paqsor, kështu që bota të mundë të adresoji krizen humanitare atje.Me respekt ju kërkojm mbështetjenë tuaji për misioninë e NATO-s.
Me respekt meshtari Anton Kçira.

Solla para jush, të nderuarë lexues, vetëm këto dy dokumente të shkruar nga Dom Anton Kçira për mbrojtjen e trungut Arbërorë. Ai, aty nuk e lën pa e përmendur edhe popullin e Bosnjës, se është viktimë e terrorizmit te Millosheviqit. Dhe para se të përfundoi me pjesën e parë të këtij shkrimi për rrapin shekullorë, apo Dom Anton Kçiren, do tu bëjë një analizë të shkurtër edhe fjalëve të thëna nga a,i gati tani e tre vjetë më parë. Këto fjalë të Dom Anton Kçirës thënë në dëshpërimin e thellë të tij për shkak të marrjes pjesë te disa shqiptarëve në përgaditjen e një akti terrorist kundër ushtrisë Amerikane, ju ngjajnë namëve që shpeshherë prindërit tanë e kanë përdorur me rastin e ndonjë zemërimi të thellë,qoftë edhe me femijët e tyre, të cilët kanë bërë ndonjë gabim të rëndë. E Nëma e prindërve tanë ndaj djalit apo vajzës në momente dëshpërimi ishte e rëndë, e prinderit nemnin fëmijët me këto fjalë: ”Zoti të vraft”,”Zoti ta Marroft fytyrën”,”Ma mirë qiri i fiktë se sa i flliqt”. Prandaj fjalët e Dom Anton Kçirës s’ishin azgjë tjetër përpos një namë ne rastet e zhgënjimit të thellë.

Pacërkat  e Proletarizmit Wehabist

Nuk munda t’i pagëzoj ndryshe këta përqarës të kombit shqiptar përveçse Pacerka të Proletarizmit Wehabist. Pse proletar Wehabist. Është për tu quditur, se shumica nga këta proletarë Wehabistë janë ata të cilët në regjimet komuniste Titiste dhe Enveriste, ishin shërbëtorë të djallit, mefistofilitë, dreqit dhe të mallkuarit. Ata sikur dje edhe sot ja kanë shitur trupin dhe shpirtin dreqit.Ata dje ishin nëpër funksione të ndryshme, qoftë si korespodentë të Gazetës Zëri i Popullit në Shqipëri ,apo ish redaktorë të gazetës Komunisti në Kosovë, por edhe funksione të ndryshme në dëm të kombit shqiptar, me një fjalë, janë zvarranikë që janë kapur dhe kapen në çdo lekurë pa e zgjedhur fare.
Pse nuk po ju japë emra këtyre Partizanëve të Proletarizmit Wehabist. Sepse ata dihen vetë, ata vetë paraqiten me shkrimet e tyre antikombëtare dhe përqarse deri në palcë. Ata janë ish ateistët e djeshëm që sa mundën vranë e prenë shqiptarë me orjentim Evropian dhe pro Amerikan, dhe pas ardhjes së Demokracisë në Shqipëri dhe çlirimit të pjesërishëm të Kosovës, ata nuk  u burgosën por u  sistemuanë siç është më së miri. Një pjesë kërkuanë azil në Evropë dhe Amerikë, kinse sikur të përndjekur dhe e fituanë atë, ndërsa pjesa tjetër thithnin projekte nga më të ndryshmet, ku një pjesë e tyre u lidh edhe me Wehabizmin. Lidhja e tyre me Wehabizmin bëri që ata të fillojnë ti shkaktojnë shumë dëme, së pari islamizimit tradicional të shqiptarëve, e më pas edhe prishjes së mardhënjeve nderkonfesionale të shqiptarëve. Por një gjë duhet ta dinë këto Pacerka të Proletarizmit Wehabist, se ata kurrën e kurrës nuk do të mund ta realizojnë skenarin e Beogradit, të Rusisë dhe të Azisë në Kosovë, por Kosova do të mbetet tokë Shqiptare, dhe do ta thellojmë edhe më shumë tolerancën ndërfetare, kurse juve Pacërkave të Proletarizmit Wehabist do tju themi stop.A ka gjë më trishtuse, kur vetëm sa në Google ta shkruanë emrinë e Dom Anton Kçirës dhe aty dalin zëra shqipfolës, duke e sharë Priftin në nanë, duke bërë montazhe të kokës së priftit atdhetar, me kokën e kriminelit Millosheviq, me kokat e derrit dhe shkojnë aq largë saqë nëpër rrugët e Prishtinës, këta proletarë të Wehabizmit, vendosin postere me trupin e qenve dhe kokën e Dom Anton Kçires. Kjo është trishtuse, e pa pranushme për shqiptarët pavarësisht se cilit religjion i takojnë. Këta proletarë të Wehabizmit harrojnë se vetëm disa kilometra largë Prishtinës gjemon Mitrovica e ndarë, e nëpër tokën pjellore të Kosovës serbët ndërtojnë enklava të reja. Kurse ata mirren me atdhetarin Dom Anton Kçirën, këtë burrë të madh të kombit, që nuk munden ta lëkundin nga vendi asesi pacërkat e proletarizmit Wehabist. 
Kam menduar gjatë për kët titull dhe vendosa perfundimisht për të tillin që ta lë, duke kujtuar një dialog gjatë veprimtarisë time kombëtare dhe një reagim që e kishte bërë një kolupuq i ri ndaj neshë, që tani me ishim bukur gjatë nëpër aktivitete kombëtare.

Një mik i imi ju kishte përgjigjur atij Kolopuqit grindavec, duke i treguar ngjarjen e Pacerkës dhe lisit.”Një fshatar e kishte mjellë një Pacerkë afër një lisi shekullorë. E kishte plehëruar mirë dhe për disa muaj Pacerka e mbulon lisin. Pasiqë i dual në maje lisit, ja tha edhe këto fjalë. E more Lis ti qe dy mijë vjetë qëndron në këtë tokë dhe unë vetëm për disa muaj hypa përmbi ty. Lisi i foli vetëm dy fjalë duke i thën: Ta presim vjeshtën. Kur vjeshta erdhi ra bryma e par, pacërka u tha dhe fshatari i mblodhi lozet e saj dhe e gjuajti në koshin e plehrave, ndërsa lisi vazhdonte kryelartë të qëndroj stoikisht. Ai kolupuqi e mori përgjigjen e merituar. Me kët dua të them, se Dom Anton Kçira do të qëndroi si një Rrap shekullorë, i pathyer, i papërlyer dhe i papërkulur, kurse së shpejti pacërkat e proletarizmit wehabist do të gjuhën në koshin e plehrave. 

Toleranca fetare tek shqiptarët i ka rrënjët thellë në tokën Arbërore

Kësaj radhe po sjellim vetëm disa dëshmi të ndryshme të tolerancës fetare tek shqiptarët, që i ka rrënjet thellë në tokën Arbërore. Kur pushtuesit Osman beheshin gati, që me forcën e armëve ti kthejnë në islamizëm gjashtë fshatra të komunës së Prizrenit, Caparcin, Shpenadin, Velezhen, Smaqin, Serbicen, Trepeticën, stërgjyshi im i ndjerë, Nrec Kol Gjon Oroshi, i cili ishte i shquar si udhëheqës i komiteve në rajonin e Prizrenit, i mobilizoi këto fshatra në luftë kundër pushtusve Osman, për të mbrojtur kombin e fenë, është për tu shenuar një rast i fort i tolerancës vellazërore në mes të dy feve në këtë rast, ku Rrust Kabashi nga Kabashi i Prizrenit, i qonë fjalë në Prizren udheheqësve Osmanli, se në qoftëse merrni ndonjë veprim të tillë pritat e para i keni në Korishë dhe Kabash nga luftëtaret emi, se këta janë vëllezërit e gjuhës dhe gjakut tim Arbnorë.Ndërsa rasti i dytë ka ndodhë pikërishtë në fshatin Sallagrazhdë të Komunës së Therandës (Suharekës).
Presioni për të ndërruar fenë, i kishte bërë fshatarët e këti fshati me sanksione  të ashpra ekonomike. Ata nuk kishin të drejtë që të shkojnë dhe të bluajnë as në mulli. Ata filluan që ti ziejn kokrrat e misrit duke vendosur që të vdesin të gjithë dhe fenë nuk e ndërrojn. Duke parë këtë gjendje Rrust Kabashi i qonë fjalë udhëheqsit të këti fshati, Ded Shabanit, duke i thënë kështu: “O Ded Shabani, mos ha kokrra po eja e bluaj në mulli timin, në Kabash”. Ndërsa kjo tolerancë  në trojet Arbërore ka qenë edhe më e theksuar në veprimtarinë kombëtare të Nacionalizmës shqiptare. Njëri ndër udhëheqësit e GLP (Grupit te Lidhjes se Prizrenit) Gjokë Spaqi, kishte deklarue për bashkvuajtësin mulla Maliq Bali Gashin këto fjalë:”Për gjak të Krishtit për Mulla Malën e derdhi gjakunë e djalit”.
Ndërsa Ibrahim Grainca në burgun e Mitrovicës së Sremit ,i kishte dalë krah vazhdimisht Mark Gashit, një atdhetari shumë të njohur nga Karadaku i Preshevës, ku disa shpirtshitur e akuzonin për laraman, kurse pushkatimi i Gjon Serreqit me të cilin Ibrahimi ishte vellazëruar për këtë dhe, për jetën e amshushme mund të krahasohet me vajtimin e Gilgameshit për mikun e ti Enkidun.
Edhe më domethënës është fakti, se Ndue Përlleshi (Edhe pse vetë kishte dalë nga rrethimi) u kthye dhe u flijua te Ura e Bardhetit, për të shpëtuar mikun e tij të idealit Elez Myrtën e Batushës. Kështu ai u bë jo vetëm hero i pakontestushëm, por edhe njëri ndër më besfortët e kombit. 
A ka vlerë dhe kënaqësi më të madhe se kjo? Këto mesazhe duhet të prekin ndërgjegjën e disave të cilët po mundohen ta zbehin këtë xhevahir të qmuar të kombit tonë, mirkuptimin vëllazëror ndërkonfesional, të ruajtur e të kultivuar me shekuj ndër shqiptarët. Kjo qe nyje që na bashkoi, na bëri shumë më të fortë ndaj armiqve të kombit dhe truallit tonë etnik. Andej, edhe sot na nevoitet më shumë se kurrë, ta kultivojmë, ruajmë dhe çmojmë këtë element vlerdhënës për kombin.Prandaj, fjalët dhe veprimet e një pjese të vogël të vëllezërve të mi shqiptarë, të gjuhës dhe gjakut të besimit islam kundër orjentimit pro perëndimor të kombitë tim shqiptar, më sjellë në mendje fjalët e mikut të madhë të shqiptarëve Lord Bajronit, i cili thoshte: “Qeshem në punë të njerzve veqë pse smuj me kja”.


(Vota: 51 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora