E enjte, 25.04.2024, 11:52 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Qindra gra shqiptare në Staten Island, New York, u mblodhën për të festuar festat e 7-8 Marsit

E hene, 15.03.2010, 10:57 PM


Qindra gra shqiptare në Staten Island, New York, u mblodhën për të festuar festat e 7-8 Marsit.

Nga Këze Kozeta Zylo 

Kryesia e Organizatës së Gruas “Zëri Ynë” po vazhdon traditën e saj për të festuar ditën e Mësuesit dhe ditën e Gruas.
Ka kohë që kjo festë organizohet në “Crystal Room”, në Staten Island, në një mjedis të këndshëm dhe të bollshëm, megjithëse edhe pse i bollshëm, prapë pjesëmarrja e shumtë e grave na detyron për të gjetur një mjedis edhe më të madh në të ardhmen.
Fjalën përshëndetëse e mbajti presidentja e organizatës së gruas “Zëri Ynë” znj.Leunora Abdulai.  Ajo i uroi të gjitha gratë për këto ditë simbolike dhe tha se të gjitha ne i presim me dashuri këto festa të bukura të Kombit tonë.  Ajo falënderoi të gjitha mësueset shqiptare dhe gratë e shquara aktiviste në Diasporë që po punojnë me dashuri e pasion për të mbajtur gjallë dhe këtu në Diasporë kulturën dhe traditat e lashta shqiptare.
Ndërsa znj.Shqipe Biba, gruaja e palodhur e Diasporës, themeluese e disa organizatave, njëkohësisht dhe e organizatës “Motrat Qiriazi”, ftoi në skenë një grup fëmijësh për të kënduar dhe recituar shqip.
Ndjeva trishtim në shpirt, kur znj.Shqipe Biba i pyeti fëmijët që të këndonin dhe recitonin shqip, ndërkohe ata iu përgjigjën njëzëri se do të këndonin vetëm anglisht, dhe se Himinin e Flamurit Shqiptar nuk dinin ta këndonin në shqip.  I vështroja dhimbshëm dhe me vëmendjen më të madhe, ndërkohë bisedonim me miket e ardhura në këtë mbrëmje festive, për detyrat që na dalin si nëna, si shqiptare, që të mundohemi me të gjitha mënyrat, duke harruar edhe sakrificat, që të mos i lemë fëmijët e lindur në Diasporë, pa i mësuar dhe pa e folur gjuhën e të parëve tanë, gjuhën e ëmbël shqipe.  
Ajo iu bëri thirrje gjithë grave shqiptare qysh nga skena e cila tha:  “Motra dhe nëna të nderuara, cojini fëmijët në shkollën shqipe që është hapur këtu në Staten Island, vetëm atehere ju do të kini bërë detyrën karshi Kombit, një detyrë nga më të shenjtat, që të mos harrohet gjuha shqipe!
Më vonë u lexua dhe çmimi i mirënjohjes për organizatën e gruas “Zëri Ynë” dhënë nga Kryesia e Lidhjes në Botë, Skandinavi me drejtues z.Ibrahim Egriu.
Në çertifikatën e mirënjohjes shkruhej:  “Kryesia e Lidhjes Shqiptare në Botë, Skandinavi falënderon organizatën e gruas “Zëri Ynë” për angazhimin dhe bashkëpunimin me Lidhjen Shqiptare në Botë, Skandinavi.
Dhënia e çertificatës kryesisë së organizatës së gruas “Zëri Ynë” u prit me duartrokitje të nxehta nga qindra gra që morën pjesë në këtë ditë festive kaq të bukur.
Të gjitha gratë u argëtuan nën tingujt e muzikës së lehtë dhe më së shumti të muzikës tradicionale.
E gjithë veprimtaria u filmua nga kameramani z.Skender Pali dhe do të transmetohet nga TV ALBA LIFE në New York, me president z.Qemal Zylo.
SI, New York
Mars, 2010


(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora