E premte, 19.04.2024, 02:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Doli nga shtypi libri më i ri i shkrimtarit dhe publicistit Bedri Tahiri

E hene, 15.03.2010, 10:40 PM


Të nderur lexues e bashkëpunëtorë të ZSH!
Ditë më parë doli nga shtypi Monografia ”Abdyl Krasniqi–frymëzues brezash” e autorit Bedri TAHIRI, e cila, siç kuptohet edhe nga vetë titulli i kushtohet atdhetarit, krijuesit dhe të veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, z. Abdyl Krasniqi, babait të Heroinës Xhevë Lladrovci- Krasniqi.
        
          Bedri Tahiri u lind në Galicë të Drenicës më 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.
        Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare- historike- dokumentare- publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese  shkencore. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

        Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime dhe ditar lufte.
Deri sot, pa i përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:

          Azem Bejtë Galica, 1995
          Përmendorja që mungon, 1997
          Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998
          Adem Jashari- legjendë e legjendave (u  ribotua nëntë herë), 1999
          Përjetësia, 2000
          Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001
           Drenica- një shekull trimëire  (u  ribotua tri herë),  2002
           Përtëritja, 2002
           Flakadanët e lirisë1, 2004
           Drejtësia në sprovë, 2005
           Azem Bejtë Galica (botimi i  dytë i  plotësuar), 2005
           Flakadanët e lirisë 2, 2oo6
           Nga Shqipëria në Shqipëri, 2oo7,
           Flakadanët e lirisë 3, 2007 dhe
          Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i nëntë i plotësuar), 2008,
          Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2008, 
          Abdyl Krasniqi- frymëzes brezash, 2009

       Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në bashkimin tonë kombëtar. 
       Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast. Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit tonë shoqëror. I ka të gatshme për botim edhe disa libra në dorëshkrim: 

        Fehmi e Xhevë Lladrovci- të pandarë edhe në përjetësi,
        Përmendorja që mungon (botim i dytë i plotësuar),
                  Përshtypje nga Franca,
                  Dierncimi (Tregime dhe novela)
                  Për Flamurin kuqezi  etj.

         Ditë më parë doli nga shtypi libri “Opusi krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun Gjocaj e Xhavit Aliu.
         Ky është libri i tij i shtatëmbëdhjetë.

Me autorin mund të kontaktoni përmes postës elektronike: bedri_tahiri@yahoo.com


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora