Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Vendim i ngutshëm dhe i dëmshëm për pensionistët e Kosovës

| E premte, 12.03.2010, 11:00 PM |


Vendim i ngutshëm dhe i dëmshëm për pensionistët e Kosovës

Nga Hilmi Saraçi*
            
Të nënçmuar dhe të harruar

Për pensionistët e Kosovës është shkruar dhe është folur mjaft , jo vetëm në mjetët e informimit publike , por edhe nëpër takime dhe biseda , për jetën dhe gjendjen e vështirë të tyre, me shumë halle dhe varfëri të skajshme  - më shumë se çdo shtresë e shoqërisë tonë . Statusi i tyre, si pensionistë, nuk është zgjidhur, edhe pas dhjetë viteve të çlirimit. Kerkesat e tyre për realizimin e pensionëve nuk po hasin në mirëkuptim të duhur nga organet institucioneve shtëtërore (Qeveria)  dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare . Ka munguar dhe mungon angazhimi i vërtetë institucional - shtetëror, sepse kurgjë nuk është bërë në zgjidhjen e problemit të tyre (pensionistëve) deri më tani . Ata me punën e tyre, deri në dyzetëvjeçare, kanë dhënë shumë për vendin , për shoqërinë tonë  dhe për afirmimin tonë kombëtar, Punëtorët, sidomos minatorët e Trepçës pensionistë, ishin të parët që kundërshtuan  suspendimin e kushtetutës së Kosovës nga Millosheviqi. U ngujuan në zgafellë në horizontin e njëmbëdhjetë në grevë urie. Ata i treguan botës mbarë së nuk pranojnë diskriminimin dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve që filluan të ushtrohen ndaj tyre , në veçanti gjatë sundimit të  Millosheviqit.. Vepra e tyre patriotike sikur është harruar.  Nuk mjaftojnë ndihmat minimale  që marrin në vend të pensionit..As ndonjë përkujdesje e vogël që bëhët ndonjë herë ndaj disa  penzionistëve të varfër skajshmërisht, prandaj nuk duhet të harrohen dhe të anashkalohen pensionistët... 
Disa kontakte në formë të sqarimit dhe të analizës me  Qeverinë  dhe bashkësinë ndërkombëtare  nuk sollen përmirësim të gjendjes së pensionistëve, për statusin si pensionistë .Përpjekjet dhë angazhimet  në këtë drejtim  janë të domosdoshme  për përmirësimin e gjendjes së tyre të vështirë.Në këtë mënyrë  do të shpresonin pensionistët se ndoshta do të dalë diçka për zgjidhjen e statusit të tyre si pensionistë, më në fund…                     
Megjithatë pensionistët janë të harruar dhe të lanun pas dore . Këtë duhet përseritur dhe theksuar pa ndonjë rezervë të veçantë. Parat e tyre (fondin pensional) thonë se i ka grabitur Serbia . Kurkush nuk përpiçet të gjejë forma dhe rrugë për këthimin e tyre.. .
 Vështirë është të kontaktoshë  dhe të bisedoshë me pensionistët (invalidët e punës), sepse në këtë rast nuk di njeriu si të veprojë , pasi nuk diktojnë mundësit individuale për zbutjen e gjendjes së tyre të vështirë .Ata janë në gjendje të mjerueshme  , të shtyer në moshë , të sëmurë  dhe të paaftë  për të siguruar kafshatën e gojës. Ndihmat që marrin, nuk u mjaftojnë  për barna , pasi që shumica prej tyre janë të sëmurë . Kurkush nuk u hap derën për t’i vizituar si jetojnë  dhe si gjallërojnë . Shumë prej tyre kanë vdekur duke u përballë  me jetën e mjerueshme , pa e realizuar të drejten e tyre  për pension…

Partia e Pensionistëve të Kosovës shpresë e vetme për pensionistët 

Duke parë se kurkush nuk po qanë hallin e penzionistëve, ka rrjedhë ideja për formimin e  partisë se tyre politike -  Partia e Pensionistëve të Kosovës ,duke shpresuar se ndoshta me formimin e partisë së tyre do të fillojë zgjedhja e statusit të tyre si pensionistë. Për këtë nismë të qëlluar të  gjithë pensionistët u gëzuan shumë , por edhe shumë të tjerë, sepse më në fund nuk do të jenë jetim ,do të dalë dikush që do t’i mbrojë dhe do t’i qajë hallet e tyre - do të inicojë çështjen e pensioneve dhe   të drejtave të pensionistëve.. . Mirëpo çka ndodhi?  U krijuan, pa pritur e pa kujtuar, dy parti politike për pensionistët. Në vend që grupi inicues për formimin  e partisë  së dytë të kontaktojë dhe të analizojë rrjedhën e formimit të parties së pare (Partia e Pensionistëve të Kosovës) , e formuar në janar të këtij viti dhe të jenë kompakt dhe të bashkuar në konsoludimin e organëve udhëheqëse qendrore, e pastaj edhe të degëve të formuara nëpër qendrat komunale ,ata (nismetarët e partisë së dytë) filluan si për inat  të veprojnë dhe  të  përqarë të fajsojnë njera tjetrën për situaten e krijuar, sidomos kjo e fundit fajson  PPK-në, që “nuk është konsultuar me shoqatën e pensionistëve , por ka formuar partinë pa pelqimin e tyre”…  , prandaj ia dalin që të formojnë  dhe ta regjistrojnë partinë  e re  me emrin” Partia e Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës”. Kjo nuk kishte për të pasur kurgjë të keqe sikur të ishte në dobi të pensionistëve. Mendoj se  kjo është një nismë e ngutëshme dhe e paarsyeshme , sepse do ta pengojnë njëra tjetrën gjatë antarësimit dhe punës., me angazhime  të veçnta propoganduese në pengimin e njera tjetrës- në realizimin e të drejtave të  pensionistëve..
                          
Fushë e vogël për gara partiake

Në janar të këtij viti pas disa konsultimeve dhe analizave nga iniciativa e disa pensionistëve nga Qendra, u formua Partia e Pensionistëve të Kosovës, e cila u zotua se do të luftojë për të drejtat e anashkaluara të pensionistëve, për statusin e tyre si pensionistë . Kështu  filloi mbarë dhe  me rregull kjo nismë e arsyeshme dhe e qëlluar. Kështu filloi formimi i degëvë  nëpër qendrat komunale me një pjesëmarje dhe interesim të madh. U zgjodhen organët punëdrejtuese,  kryesitë dhe kryetarët e degëve që filluan aktivitetin e tyre me vullnet dhe angazhim të veçantë.Mirëpo çka ngjau?  Në vend që të merren vesh dhe të jenë të përbashkët-të  përkrahet formimi i PPK-së, disa “ udhëheqës të vetquajtur të disa  shoqatave të pensionistëve të Kosovës”, refuzuan bashkëpunimin dhe formimin e kësaj partije , prandaj  këto ditë formuan partinë e tyre të re , me një “emer të ri” Partia e Pensionistëve dhe të Invalidëve të Kosovës,. I kanë shtuar fjalën “invalidëvë” për ta regjistruar më lehtë. KQZ-ja pa u bazuar se është formuar një parti e penzionistëve në janar të këtij viti  dhe se është e tepërtë për një parti tjetër, ajo sipas rregullave demokratike e ka regjistruar edhe këtë parti e cila do t’i vështirësojë punën  e mbarë të PPK-së në të ardhshmen, prandaj fushëveprimi është i vogël për gara të dy partive të pensionistëve të Kosovës dhe për fituesin e njerës prej tyre …
    
Vrap i pamatur dhe i dëmshëm për pensionistët e Kosovës

 A ishte e arsyeshme të veprohet në këtë mënyrë , të formohen dy parti dhe të rrahin gjoks para opinionit të gjerë  dhe antarësisë, gjoja se do të punojnë  në dobi të pensionistëve? Pa dyshim, ky mendim  nuk qendron, sepse ata më tepër kanë të bëjnë me interesat personale  dhe me inatët që kanë  disa “ liderë të vetëquajtur për zgjidhjen e problemeve të pensionistëve të Kosovës”, se sa për të ndihmuar çështjen e penzionistëve  Këta “Lider të vetquajtur” që disa vite me radhë janë të angazhuar nëpër shoqata të pensionistëve, në të shumten e rasteve të vetëzgjedhur në krye të këtyre shoqatave , kanë pasur përfitime ,përveç pagave që kanë marrë rregullisht nga antarësia, kanë pasur edhe nga burime të tjera që  dispononin shoqatat e pensionistëve . Prandaj këta nismetarë për formimin e partisë së dytë të pensionistëve, si duket janë  friksuar se me zgjedhjen e Partisë së Pensionistëve të Kosovës nga njerëz që me përkushtim do të punojnë për të drejtat e pensionistëve dhe nuk do të shkojnë sipas qefeve dhe  urdhërave të këtyre “liderëve të vetshpallur” , kanë vrapuar me  nguti dhe në dëm të pensionistëve të Kosovës, kur kanë regjistruar partinë e dytë të pensionistëve ...
 Formimi i dy partive të pensionistëve ka krijuar të antarësia e gjerë e pensionistëve dhe jo vetëm të pensionistëve  paknaqësi, mjegulli dhe ftohje  në udhëheqësinë qendrore të pensionistëve të Kosovës, të cilët në vend që të jenë të bashkuar dhe të organizuar sa më mirë për mbrojtjen (realizimin) e të drejtave të pensionistëve , ata “liderët e vetëquajtur” qysh në fillim nuk janë pajtuar për formimin e Partisë së Pensionistëve të Kosovës, duke treguar  se nuk janë për zgjidhjen  problemeve dhe të drejtave të pensionistëve, por për interesat e tyre personale , për t’u zgjedhur në një të ardhshme  deputet në parlamentin e Kosovës, respektivisht në zgjedhjet lokale deputet i  KK-së . Ata me këto qendrime të treguara (mendoj më tepër për ata që formuan partinë e dyte të pensionistëve), si duket, nuk do të angazhohen për fatin e pensionistëve , por  për interesat e tyre personale, sidomos për pagat e majmë që do t’i marrin si deputet, në të ardhshmen, nese antarësia do t’u jep besimin (votën). Prandaj formimi i dy partive të pensionistëve të Kosovës është një vendim i ngutshëm, i paarsyeshëm dhe i dëmshëm për pensionistët e Kosovës … 
                                                         
*Autori është shkrimtar dhe publicist i pavarur