E shtune, 20.04.2024, 08:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Shteti vartës dhe shfaqja e muskujve

E enjte, 11.03.2010, 11:49 PM


Shteti vartës dhe shfaqja e muskujve

Nga Gjon KEKA*

Ajo çka është duke ngjarë në shtetin e mbykqyrur të Kosovës ditëve të fundit tregon qartë se Kosova më shumë i ngjanë një vendi ku prodhonë skandale dhe errëson proceset e saj drejt së ardhmes ,se sa që mbanë në qendër të vëmendjes rregullimin dhe forcimin e brendshëm të shtetit ,zhvillimin ekonomik,dhe përgaditjen e rrugës së saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike.Po ashtu Kosova respektivisht liderët e institucioneve të saj po luajnë me fatin e popullit dhe të ardhmen e tyre,po e cenojn stabilitetin që ka krijuar bashkësia ndërkombëtare duke filluar nga SHBA,BE dhe NATO ,ku në këtë mënyrë po i shembin të gjitha përpjekjet e historisë së popullit të Kosovës për liri ,pavarësi dhe demokracisë,pastaj të ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare e cila e liroi popullin e Kosovës nga zgjedha e represionit serb.

Duhet theksuar se liderët e institucioneve të Kosovës janë njerëz pa vizion gënjeshtar dhe iluzionista të mëdhenjë si dhe njerëz me dy faqe ne fjalë,ata mendojnë se Kosovën e kanë çliruar të vetëm dhe janë dora e parë që duhet të punojnë në zhvillimin e vendit, ata nuk e din se populli sakrifikoj për lirin dhe pavarësinë e vendit ,poashtu ishim tepër me fat që kishim një komb të madhë dhe të fuqishëm që na përkrahi që ky popull të heq zgjedhen e rëndë të represionit serb ,pra ishte SHBA me aleatët e saj dhe NATO që i dhanë fund këtij represioni të egër duke e vendosur Kosovën në mesin e popujve të lirë të botës ,gjithashtu janë po këta kombe dhe organizma ndërkombëtar që po e ndihmojnë Kosovën ende në rrugën e saj të shtetndërtimit dhe të proceseve tjera.Lidershipi i institucioneve të Kosovës duhet të kuptoj se edhe pas shpalljes së Kosovës shtet të pavarur ,ajo ka nën ombrellë një formë të kujdestarisë ndërkombëtare që ka ardhur si rezulat dhe që ka si bazë të drejtën ndërkombëtare ,kjo kujdestari apo mbykqyrje ndërkombëtare ndihmon dhe mbështet Kosovën si një shtet i dobët dhe i ri në rrugën e ndërtimit të institucioneve qeverisëse demokratike, ato të sigurisë e rendit ,pastaj të rrugës së zhvillimit ekonomik dhe proceseve drejt integrimit në familjen europiane. .

Ndërsa çështja e detyrave dhe të drejtave në mes të shtetit të mbykqyur të Kosovës dhe organizmave ndërkombëtar janë të varura kryekëput nga kushtet e mëparshme që janë lidhur pastaj traktateve të lidhura(1999 dhe më pas pakoja gjithpërfshirëse për statusin e Kosovës e emisarit special të OKB-s Marti Ahtisaari 2007) dhe kushteve nën të cilat shtetet e tjera e kanë njohur protektoratin në shtetin e mbykqyrur të Kosovës gjë që pikërisht këto shtete janë ato që e ndihmuan Kosovën dhe tani po e mbështesin në rrugën e saj drejt ardhmërisë së përbashkët euroatlantike.Në kuadër të kësaj ishte pikërisht Kosova ,politika dhe populli i saj që e kërkoj mbështetjen dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe ishin po këta organizma ndërkombëtar që ndihmuan dhe e shpëtuan popullin e Kosovës nga rreziku i çrrënjosjes,poashtu ishin pikërisht politikanët dhe populli që kërkonte dhe që bënë edhe traktatin ,vënë kushtet të përbashkëta për protektoratin ndërkombëtar në Kosovë,kjo ishte kërkuar dhe u bë e mundur fatmirësisht ,sepse ishin të njohura rreziqet edhe pas çlirimit nga pangopësia nacionaliste e politikës së shtetit serb ndaj popullit shqiptarë të Kosovës.Bashkësia ndërkombëtare është vendsour në Kosovë si forcë e fuqishme politike dhe e sigurisë për ta ndërtuar së bashku shtetin e mbykqyrur të Kosovës si dhe për ta bërë të vetëdijshëm këtë shtet që ta mbaj në duart e saj fatin dhe ardhimrinë e saj .Pasi është vendosur ky protektorat me marrvëshje dhe vullnetin e përbashkët e reciprok tregon se këto organizam të fuqishëm ndërkombëtar ndajnë së bashku më institucionet vendore një pjesë të sovranitetit dhe të përgjegjësisë duke bërë të mundur kështu kontrollimin e disa nga punët e këtyre të fundit.Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një ushtrim të përbashkët të sovranitetit të shtetit dhe ndërtimit të tij drejtë rrugës së një shteti demokratik e sovran dhe të integruar në strukturat euroatlantike ,prandaj shteti i mbykqyrur i Kosovës është një shtet vartës deri në kohën e përmbushjes së detyrimeve të përbashkëta ndërkombëtare që janë zotuar në mënyrë reciproke palët.Duhet nënvizuar se në Kosovë kemi një shumëllojshmëri marrëdhëniesh e palësh por edhe një kontroll dhe asistencë e sigurisë ndërkombëtare(KFOR) që në mënyrë tipike është mbrojtja më e mirë e sovranitetit të Kosovës dhe asistenca civile(EULEX,ICO etj etj ) përkrahëse e madhe e çështjeve të marrëdhënieve të jashtme ,duke nënkuptuar kështu se vetë Kosova i ka dhënë njërën dorë bashkësisë ndërkombëtare që ta menaxhoj një pjesë të përgjegjësisë dhe të kujdeset për rrugëtimin e këtij vendi të sapo dal nga lufta dhe të sapo bërë shtet .Ajo çka Kosova nuk duhet të harroj në asnjë mënyrë është se ajo ka filluar jetën e saj si shtet jo më shumë së dy vite dhe se është çliruar nga prangat serbe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare respektivisht mbështetjes së SHBA dhe NATO-s ku më pas u vendos ky protektorat i cili ka një rëndësi të madhe për imazhin e Kosovës,prestigjin,mënyrën e funksionimit të brendshëm,lidhjet historike dhe etno-kulturore,zhvillimin ekonomik,procesin e integrimit të Kosovës në familjen eurotalnatike etj etj.

Bashkësia ndërkombëtare dhe e sigurisë është një faktor i rëndësishëm në lidhje me proceset e rimkëmbjes së rajonit respektivisht tërë ballkanit pas luftërave të tmerrshme që ka kaluar,ajo është në këtë rajon si rezultat i krijimit të kushteve që në këtë rajon të mbillet demokracia ,të krijohet një paqe dhe stabilitet i qëndrueshëm dhe të trasohet rruga e ndërtimit të shteteve juridike e demoratike dhe të fillohet procesi i rrugës së integrimit të këtij rajoni në strukturat euroatlantike.

Sidoqoftë lojërta e tilla tepër të rrëzikshme dhe pothuajse teatrale të institucioneve të Kosovës duke treguar muskujt në mënyrë të panevojshme në ditën e manifestimit të epopesë së Uçk-s janë sinjal i keq dhe një pasqyrë jo e mirë karshi bashkësisë ndërkombëtare e cila është ruajtëse e stabilitetit në Kosovës dhe e cila mbështet në bazat e marrëveshjes e që ne fakt institucionet e Kosovës i thyen brenda një dite duke treguar muskujt e panevojshëm dhe pa asnjë ndikim,sepse sot do të mund të shtrohej pyetja e madhë për Kosovën se vërtetë kujt iu treguan këto muskuj në ditët e manifestimit të epopes së Uçk-së dhe pse pikërisht në këtë ditë?(...)

Dhe krejt në fund askush nuk mund ta detyroj shtetin e mbykqyrur të Kosovës që të mos sillet si shtet në ndërtim dhe që ka si aspirat bashkimin ne familjen e kombeve dhe atë euroatlantike,por do të ishte e udhës sikur institucionet dhe lidershipi i shtetit të mbykqyrur të Kosovës të sillej si shtet demokratik ndaj qytetarëve të saj duke e përmbushur vullnetin e tyre dhe kërkesat e tyre të domosdoshme dhe legjitime ,duke zhvilluar ekonominë,duke shtrij kushtetutshmërinë dhe rendin edhe në veriun e Mitrovicës,dhe aspektet tjera brenda shtetit.Por siç mund të vërjem lidershipi i Kosovës jetëon diku në maje të aifelit duke harruar qytetarët dhe nevojat e tyra si dhe vullnetin për të jetuar në harmoni ,paqe ,liri të plotë dhe mirëqenje për të gjithë si dhe angazhimin për të quar në vendin e tyre testamenti e dëshmorëve të lirisë dhe atyre që kanë kontribuar në rafshin politik dhe intelektual të hedhjes së themeleve të shtetit,demokracisë dhe lirisë së Kosovës.

Ndërkaq është gjithashtu e udhës që institucionet e Kosovës në vend se të tregojnë muskujt brenda të zhvillojnë muskujt e diplomacisë dhe të jenë më aktive duke u fokusuar në çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, edhe nga vendet që kanë bërë që BE-ja të jetë e ndarë.karshi statusit të ri të Kosovës siç janë ;Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Pastaj po këto institucione të shtetit të mbykqyrur të Kosovës në vend se të tregojn muskujt duhet që të punojnë më shumë në ngritjen dhe veshjen e dinjitetit të qytetarëve e jo zhveshjen e tyre nga të drejtat dhe vlerat e tyre ,sepse vetë institucionet e Kosovës duhet të tregojnë aftësit e tyre shtetërore duke punuar në shërbim të qytetarëve të saj dhe në plotësimin e vullnetit të tyre vullnet ky legjitim dhe i rëndësishëm.Kështu që tani në këtë kohë në Kosovë më shumë po pllakoset nje fytyrë e rrezikshme që në vetvete prodhonë kriza dhe luftëra civile,fytyrë kjo që ka burmin nga pakënaqësia e popullit ndaj institucioneve dhe lidershipit të saj të cilët i kanë gjunjëzuar qytetarët në varfëri të skajshme dhe po e bëjnë vendin një sahar të tmerrshme dhe një fushë ku korrin vetëm klanet ,partitë në pushtet dhe ata që jetojnë në majen e pushtetit ,ndërsa ata(populli-qytetarët) që i kanë ngritur ata(pushtetarët) kanë mbetur me gishta ne gojë dhe duke rënkuar ditë e natë nga marrëzit që prodhon politika dhe politikanët e zgjedhur.Sidoqë të jetë Kosova ,institucionet dhe lidershipi i saj duhet të kuptojn se shtetit i mbykqyrur i Kosovës ka ende për të lundruar gjatë nën protektorat ndërkombëtar sepse proceset dhe mënyra e futjes së demokracisë dhe ndërtimit të shtetit demokratik e juridik kërkon punë të mëdha ,fjalë të pakëta .angazhim maksimal,zhvillim ekonomik ,social,kulturor etj etj.(...)

Duhet thënë qartë e jo gënjyer qytetarët e Kosovës ,se shteti i mbykqyrur i Kosovës ende nuk është zot i vetvetës ,ajo ende nuk ka aftësi dhe mundësi ta mbaj në duar fatin dhe ta ndërtoj ardhmërinë ,prandaj në mënyrë që të arrihet kjo,duhet që shteti i mbykqyrur i Kosovës të rrënjos demokracinë në themelet e institucioneve të saj të ketë bazë të një ekonomie të qëndrueshme,të ndërtoj një shtet demokratik dhe juridik modern ,si dhe të bëjë një transformim të thellë në vetvete,vetëm pas kësaj ajo mund të tregoj muskujt dhe të hyj në proceset e rrugëtimit të saj drejtë integrimit në sistemin e unionit europian dhe ecjes së saj krah zhvillimeve të shteteve demokrattike bashkëkohore.

*Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare


(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora