Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Abdullah Prapashtica: Bojkoti i zgjedhjeve

| E diele, 28.10.2007, 11:57 AM |


VOTA KUNDËR KËTI SISTEMI PSEUDODEMOKRATIK E DEMAGOGJIK ËSHTË BOJKOTIMI

Nga Abdullah Prapashtica

Ata që kanë besua në “Marrëveshjen e Rambujesë” të1999 kanë pas arsye me marr pjesë në zgjedhjet e zhvilluara në tri vitet e para, pasi kanë besuar se pas tri viteve do të mbahet REFERENDUMI në të cilin Populli i Kosovës do të e shprehte vullnetin e vet për të ardhmen e vet!

Mosmbajtja e referendumit zbuloi se fjala është për një tradhti me përmasa ndërkombëtare dhe se zgjedhjet e më vonshme dhe shtyrja e vazhdueshme e statusit ishin dhe janë vazhdim i asaj tradhtie! Vazhdim i kësaj tradhtie është vazhdimi i pa afat i “mbikëqyrjes” ndërkombëtare dhe të “institucioneve të përkohshme lokale” të zgjedhura si pas shijes se tyre. Vazhdim i kësaj tradhtie është çarmatosja e UÇK e demolomi i Ushtrisë dhe armatimit në Republikën e Shqipërisë dhe armatosja e ushtrive sllavo-greke. Vazhdimësi e kësaj tradhtie është sabotimi e bllokimi i integrimeve kombëtare shqiptare dhe përpjekja imponim të integrimeve e rigjenerimit te ish Jugosllavisë përmes te “Ballkanit Perëndimor” dhe integrimet kolonialiste euro-atlantike. Vazhdim i kësaj tradhtie është shkatërrimi i infrastrukturës të Kosovës që e pruri mjerimin social, shëndetësor, arsimor, kulturorë, ekonomik dhe degjenerimin politikë e moral. Vazhdimi i kësaj tradhtie është anarkia e programuar e cila sistematikisht po i shkatrrën pasurit shoqërore e natyrore të Kosovës. Vazhdim i kësaj tradhtie është Pakoja e Ahtisairit e hartuar nga BE/OSBE e cila e mohon të drejtën e Popullit Shqiptar të Kosovës për të shpreh vullnetin e vet për VETËVENDSJE dhe me të cilin bëhen përpjekje të imponohet si “vullnet i Kosovës” legalizimi i kufijve “ndërkombëtar” brenda Atdheut ton dhe copëtimet tjera si dhe shpronësimin e Popullit Shqiptar nga territori i vet etnik ku ai është autokton. Të gjithë ata shqiptar që po marrin pjesë në këtë tradhti ndërkombëtare janë përgjegjës para historisë!

Lista e fakteve të kësaj tradhtie ndërkombëtar është tepër e gjatë për ti numëruar në një artikull, prandaj këtu mjafton të thuhet se kapaku i këtyre tradhtive “shtesë” është edhe vet farsa mbajtjes së “zgjedhjeve të lira” me 17 nëntor 2007 të organizuara nga OSBE/BE e rezultatit i të cilave është i parapërgatit në Bruksel e në Moskë e Beograd, pavarësisht se a del apo jo, Populli në këto “zgjedhje” të tyre. Ky mashtrim i radhës nuk është një rutinë e thjeshtë që do të e vazhdon komën politike për Kosovën, por një komplot i përgatitur deri ne detale për të nxitur një kaos brenda shqiptar me përmasa vëllavrasëse që koj pastaj të përdorët si argument se “shqiptarët nuk janë të aftë të kenë shtet dhe se ata duhet dikush nga jashtë ti qeverisë”!


Për këto arsye vete BOJKOTIMI i pjesëmarrjes në këto zgjedhje nuk është e mjaftueshme për tu mbrojtur nga ky komplot i qarqeve reaksionare antishqiptare ndërkombëtare. Sepse ata do të i qojnë deri ne fund planet e veta dhe do të krijojnë “lider” marioneta dhe institucione kukulla për mes të cilave do të zbatojnë politikën e vet antishqiptare dhe atë para opinionit të brendshëm e të jashtëm do të e prezantojnë si “vullnet i Popullit të Kosovës”!

Prandaj, është e nevojshme që kundër këtyre “zgjedhjeve te 17 nëntorit 2007” të organizohet një peticion mbarëkombëtar kundër këtyre zgjedhjeve me vendime te çarta se:

1. Zgjedhjet mund të mbahen vetëm pas përcaktimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës si pas parimit të drejtës së popujve të dekolonizuar në VETËVENDSOJE, ku qartë do të dihet se:

a) kush do votoi që Kosova të lirohet nga sundimi i huaj dhe të bashkohet me shtetin Amë Shqipërinë dhe

b) kush do të votoi për mbetjen e Kosovës nën sundimin e huaj;

2. Zgjedhjet e lira mund të mbahen vetëm atëherë kur në Kosovë nuk është i pranishëm as një formacion (i huaj ushtarak e policor dhe as ndonjë formë tjetër e pranisë që ushtron diktat) dhe me kushtet konkrete qe i cakton vet Kosova dhe që janë në përputhje me normat ndërkombëtare;

3. Zgjedhje e lira mund të mbahen si pas ligjeve e rregullave që i miraton vet populli në një referendum dhe ku qartë do të përjashtohen nga pjesëmarrja edhe në zgjedhje edhe në pjesëmarrje ne kandidim edhe në votim e të gjithë atyre që në të kaluarën i kanë shërbyer sundimeve të huaja kundër interesave kombëtare;

4. Zgjedhjet e lira mund të mbahen vetëm pas regjistrimit të saktë të popullsisë autoktone – si të asaj pjese që gjendet brenda vendit si të asaj pjese që me terror shtetëror e me dhunë është detyruar të shpërngulet nga trojet e veta që nga viti 1878 e deri me sot dhe

5. Zgjedhjet e lira mund të mbahen vetëm kur populli ne një referendum të posaçëm do të deklaron vullnetin e vet se për çfarë forme të qeverisej së brendshme do të përcaktohet. Gjegjësisht a do të dëshiroi të jetoi ne sistem:

a) monarkist - mbretëror,

b) sistemi monist, në pushtetin e “demokracisë njëpartiake” ku një parti e ushtron pushtetin në emër të popullit përgjithmonë pa e pyetur fare popullin për dëshirat e ti apo në;

c) sistemi pluralist në pushtet të “demokracisë shumë partiake” kur partitë politike e ushtrojnë pushtetin në emër të popullit pa e pyetur fare popullin për dëshirat e ti apo në

d) sistem demokratik ku populli qeveris vetveten si pas parimeve të demokracisë autentike kombëtare dhe ku vet populli i zgjedhe liderët e vet drejtë për së drejti!

Ky organizim për mbrojtje nga farsa e “zgjedhjeve të lira” të OSBE/BE mundet të realizohet me organizimin e vet qytetarëve në Bashkësitë Lokale horizontalisht dhe vertikalisht në nivel të Komunave dhe në nivel të Kosovës në pranin edhe të përfaqësuesve të shteteve mike që i kanë zyrat e veta diplomatike ne Prishtinë, me 16 Nëntor 2007 ose me 18 Nëntor 2007 ose edhe me 28 Nëntor 2007!

Në përfundim të thuhet edhe fakti se Zvicra nuk merr pjesë as në BE dhe as në NATO dhe deri para pak viteve nuk ka qenë as e anëtarësuar në OKB dhe megjithatë ka qen shtet i njohur ndërkombëtarisht, sepse nuk ka pritur nga të tjetër që të ia lejojnë shpalljen e shtetit e të bashkimit të ti, as të ia sjellin as të ia mbrojnë lirinë e as të ia mbajnë shtetin me asistencë të huaj, por me punën e vet të vendosur e serioze Zvicra i ka bë që te e njohin edhe miqtë edhe armiqtë! Mu për këtë Zvicra dhe Izraeli duhet të jenë shembuj për zgjedhjen e Çështjes së pazgjedhur Shqiptare në Ballkan. Për të arritur deri te këto qëllime të larta Populli Shqiptar duhet të e organizoi një revolucion paqësore të ngjashëm me atë që e organizoi Populli Gjerman, me të cilin u përmbys diktatura e Honekerit dhe u arrit bashkimi i dy Gjermanive në një shtet unik.