E enjte, 25.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Editorial

Ramiz Dërmaku: Arsimtarëve shqiptarë në Gjermani

E marte, 09.03.2010, 10:56 PM


ARËSIMTARËVE  SHQIPËTARË  NË  GJERMANI

JU  LUMTË  SE  KENI  BËRË  NJË  PUNË  TË MADHE  KOMBËTARE  DHE  ATDHETARE.
            
Nga Ramiz DËRMAKU
              
Është  koha e fundit që MASHT- së dhe institucionet tjera të republikës së Kosovës, të marrin hapa konkret për zyrtarizimin e shkollës plotësuese shqipe në Gjermani dhe diasporë.

Në munges të literaturës shqipe, ditë më parë i lexova për herë të dytë monografin "Shkolla shqipe në Gjermani", 2002 ( të autorëve: Rexhep Hamiti, Sejdi Gashi, B.Sadiku e Sami Thaqi ) e " Drita e Diturisë" ( të autorit Çerkin Bytyçi ) si dhe dorëshkrimin e monografisë së Hamza Halabakut " Vrunduj Kujtimesh ". Këto monografi i lexova me vëmendje e dashuri të madhe.Gjatë leximit të këtyre librave unë posë që ndjeja një kënaqësi shpirtërore, shumë shpeshë më kujtoheshin vizitat që ua kisha bërë disa shkollave plotësuese shqipe që punonin në Gjermani. Më kujtoheshin bisedat e ngrohta të arsimtarëve tanë të cilët duke e dashurë me shpirtë profesionin e tyre, sakrifikuan çdo gjë për hapjen dhe funksionimin e shkollës plotësuese shqipe në diasporë, për përfshirjen e të gjithë fëmijëve të mërgimtarëve tanë si dhe për mbrojtjen e tyre nga asimilimi. Që në fillim të këtyre rreshtave ju themë , Ju lumtë se me të vërtetë keni bërë një punë të madhe kombëtare e atdhetare, për zhvillimin e mësimit plotësues me fëmijët shqipëtarë në diasporë. Të gëzohem aq shumë kamë  edhe një arsye të madhe sepse profesionin e arsimtarit e kam dashur dhe e dua akoma edhe sot. Gjatë qëndrimit tim në Gjermani pjesën më të madhe të kohës dhe shkrimeve të mia ia kam kushtuar shkollës plotësuese shqipe, sepse e kamë ditur rolin dhe rëndësin e shkollës plotësuese shqipe në mërgim. Çdo herë kur i vizitoja shkollat plotësuese shqipe më dukej se kryeja një punë të vockël dhe kënaqesha me sukseset dhe rezultatet e shkollës plotësuese shqipe, në edukimin, arsimimin, dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi. Kolegë të nderuar me punën tuaj të palodhur jo që mbrojtët fëmijët e mërgimtarëve tanë nga asimilimi, por ua shtuat vullnetin dhe dashurinë ndaj Atdheut, të cilin pjesa dërmuese e fëmijëve nuk e kishin vizituar vite te tëra. Ju arsimtarë të nderuar krahas kushteve e rrethanave të vështira që jetonit në gyrbetë, ju punuat me përkushtim, vullnet dhe dashuri të madhe për edukimin e arsimimin e fëmijëve të mërgimtarëve tanë. Krahas mësimit të rregulltë që fëmijët e bashkëatdhetarëve tanë bënin në shkollat gjermane, ju arritët të krijoni bindje, tua shtoni dashurin e vullnetin edhe ndaj shkollës plotësuese shqipe, t'ua mësoni gjuhën amtare, historinë kombëtare, muzikën , kulturën, gjeografinë, pasurit natyrore të Kosovës, Shqipërisë dhe trojeve tjera etnike shqipëtare . Ju duke e parë se në Gjermani për çdo ditë shtohej numri i mërgimtarëve tanë e me ta edhe ai i fëmijëve, ju kurrë nuk pushuat së vepruari për hapjen e shkollave plotësuese shqipe, përfshirjen e fëmijëve në to si dhe zyrtarizimin e shkollës plotësuese shqipe në disa republika të Gjermanisë. Shumë nga ju arsimtarë të nderuar falë vullnetit dhe dashurisë së madhe që kishit ndaj arsimit dhe çështjes kombëtare, krahas punëve të rënda që kryenit në Gjermani (disa), me përkushtim të madh u angazhuat edhe në përfshierjen e të gjithë fëmijëve në shkollat plotësuese shqipe. Qëllimi juaj ishte që fëmijët shqiptarë të nxiten dhe motivohen për të mbajtur lidhje të përhershme me vendlindjen e me atdheun e tyre. Falë punës suaj vetmohuese u zhvillua mësimi plotësues në shkollat shqipe në diasporë, ndonëse i përcjellë me sfida të mëdha, pa dyshim u dëshmua si digë e fortë kundër asimilimit të brezit të ri i cili rritej në diasporë. 
Disa fëmijë të bashkatdhetarëve tanë kishin lindur në Gjermani, e pjesa dërmuese në trojet etnike, të rritur largë vendlindjes, jetonin me ëndërrat se një ditë do ta shohin atdheun e tyre. Janë shumë e shumë ndjenja, emocione, dhimbje, sakrifica ne të cilat kaluat ju, por kurrë nuk u dorëzuat kur ishte ne pyetje arsimimi dhe edukimi i fëmijëve tanë në diasporë. Janë një mori faktesh e argumentesh të cilat ua shtojnë krenarinë ju dhe shkollës plotësuese shqipe në diasporë. E dijmë se gjatë punës suaj, ju jeni ndeshur me lloj lloj problemesh por falë vullnetit, guximit, dhe vendosmërisë suaj ato i tejkaluat ashtu si është më së miri. Eshtë për t'u çmuar edhe kontributi i subjekteve arsimore të Gjermanisë dhënë mësimit plotësues në shkollën shqipe, të cilat krijuan parkushte të volitshme duke ofruar lokalin shkollor, mjetet mësimore,e ne disa  republika edhe pagat mujore.Pa këtë mësim fëmijët e tyre nuk mund të kenë të ardhme të ndritur. Vetë tubimi i nxënësve në një klasë ku flitet e mësohet shqip ka atë magjepsinë e vet, nxit tek nxënësit ndjenjën e atdhedashurisë e të afrimit ndërmjet tyre. Ju arsimtarë të nderuar posë që au mësuat fëmijëve tanë shkrim leximin, falë punës suaj arritët që të merrni pjesë (pra ta përfaqësoni Kosovën- shqiptarët) në shumë gara sportive, muzikore, recitative, kuize të diturisë, të merrni pjesë në shumë festa të qyteteve ku veproi shkolla plotsuese shqipe. . Eshtë koha e fundit që MASHT-së, ta merr nën mbikqyrje edhe sektorin e shkollimit të fëmijëve tanë në diasporë. Ministrija e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë duhet të mbajnë evidencë të plotë të fëmijëve, të sigurojë planprogramet mësimore e tekstet shkolllore dhe t'i paguaj arsimtarët në ato vende-shtete ku ata punojnë. Në monografitë tuaja të ilustruara me fotografi e tabelarë të shumtë, me flamurin kombëtarë, fytyrat më markante të popullit tonë, veshje kombëtare, pasurit natyrore, momumentet historike etj, etj, flasin kjartë për punën tuaj vetmohuese dhe dashurin e zjarrtë ndaj arsimit dhe çështjes kombëtare. Më kujtohet një thënje e mësuesit Lekë Preçi, citoj : " Mësimi plotësues në gjuhën shqipe për mërgimtarët tanë është i nevojshëm aq sa edhe buka që që e han dhe uji që e pijnë ". Ju njisojë si rilindasit tanë,si nësuesit e parë të shkollës shqipe,njisoj si Migjeni ynë, po shkrini të gjitha energjitë tuaja që shqiptari të mposhtë barbarizmin e të lufton asimilimin. Kosova jonë dikur e rrethuar, e mbushur me gjeneralë të ushtrive të huaja, sot po lulëzon-pasurohet me koka të afta intelektuale të cilat dijnë dhe dojnë ta ndertojnë Atdheun. Arsimtarë të nderuarë, populli e diaspora jonë kurr nuk do ta harrojë kontributin tuaj, skrificën tuaj, energjitë tuaja që derdhet e po derdhni akoma edhe sot për edukimin dhe aresimimin e fëmijëve të mërgimtarëve tanë. Ju jeni rilindasit tanë të rinjë të ditëve tona.Ju jeni shpresa jonë e madhe.Dhe ne mërgimtarët kurrë nuk do të ju harrojmë, por me nderë e respektë do të ju nderojmë. 
Mësuese e mësues, ju përulemi përherë, ndersa ju mërgimtarë të mi, ju bëjë edhe një thirrje: Ta ndihmojmë shkollën plotësuese shqipe, sepse kjo sot është tani shkollë e vërtetë shqipe. Ti shkruashë këta reshta për sukëseset e shkollës plotësuese shqipe në Gjermani, e mos të shkruash emërat e disa mësuesëve do  të bësh një gabim të madhë.Mirëpo t’i cekësh edhe emërat e të gjithëve është shumë.Në mesin e mësueseve-ve unë do të cekë. Çerkin Bytyçin, Lekë Preçin, Idrishahe Bytyqin, Hatixhe T. Ramadanin, Hamza Halabakun, Sylejmon Aliçkaj,vullenterin - Mal Myrtaj, Kemajl Qallaku, Rexhep Hamiti, ,Sejdi Gashi..etj.

Punuar me 7.03.2010
Weingarten-Gjermani                                  


(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora