Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Kenga - Sirena e fillimit te luftes se pare fetare ne Iliri!

| E hene, 08.03.2010, 10:59 PM |


Kenga - Sirena e fillimit te luftes se pare fetare ne Iliri!

Nga Ilir Dardani

A e pate videon e kenges per kryeterroristin islamik, vellain tone ne islam, njeriun me te kerkuar ne bote, Bin Laden, kenduar mjaft bukur nga vellezerit e mi shqiptare?!
Per te bere kete perle te muzikes shqiptare dhe arabe eshte dashur shume pune.
Tekst mbreslenes. Vokal i mrekullueshem. Muzike qe ngjall te vdekurin. Rrofte Islam Allahu! Allah Ykber!

Per te prodhuar superhitin e vitit eshte dashur:

Nje kengeshkrues/poet
Nje (apo me shume) Hoxhe si kompozitor
Disa djem te rritur ne nje ambjent shqiptaresh myslimane
Nje mjeshter incizimi
Nje specialist videosh/kompjuteri

Nuk eshte dicka casti, por eshte menduar gjate dhe punuar ne te gjate.

Sikur kombi yne te perbehej vetem nga artiste te tille ne do ishim shuar dhe bota perendimore do kishte bere aktin me human ne histori.

Nuk do te flas me perbuzje kete here, edhe pse perbuzja eshte e merituar gjithmone.
Do flas si me vellane.

Tashme e dime se islami erdhi me shpaten e pushtuesit osman. Heroi yne Kombetar, te cilin fatkeqesisht e kemi tradhetuar (sinqerisht vellezer), Gjergj Kastrioti (se bashku me vellezerit e tij) luftoi 25 vjet kunder tyre ne trojet tona. Humbem shume jete nga dora e prijesit te ushtrise osmane, Sulltan Muratit, i cili fatkeqesisht eshte shnderruar ne zot dhe ka xhamite e tij krenare ne trojet tona dhe qe ne to luten vellezerit tane shqiptare.
Pas ikjes se Gjergjit u dorezuam, jo nga mikpritja, por nga pamundesia per t’i bere balle shtazes pushtuese.
Gjate pushtimit te gjate ne (myslimanet – une JO me) nderruam gjithcka tonen, emrat e mbiemrat, kulturo-fene, ndame edhe varret nga vellezerit tane te krishtere sepse gjetem rehati prane shpirtrave te ushtareve pushtues.
U bashkuam edhe me ushtrine pushtuese (ne te shumten e rasteve jo me deshiren tone) dhe luftuam dore-per-dore me pushtuesin tone per te pushtuar vende e vrare njerez per interesat e pushtuesit tone.
Kur kjo perandori ra, merite te madhe per renjen e saj kishte Rusia (ta injorojme per nje cast Rusine e mevonshme), shqiptaret ishin pa asnje shkolle shqipe. Ishin populli me injorant i Ballkanit. Per 500 vjet na rjepen lekuren dhe kjo ishte normale sepse pushtuesi nuk vjen per te miren tende, por tragjedia me e madhe ishte se na rjepen shpirtin, te cilin ende nuk e kemi sheruar.
Clirimi nga osmanet solli krijimin e kombit (fatkeqesisht nje cope shtet), por paguam perseri kushtueshem nga shpirti i rjepur i yni.
Ishte e pafalshme mos-largimi nga islami, mos-nderrimi i emrave dhe kthimi tek vetja, qe diten e pare pas ikjes se hordhive osmane.
Pak nga historia e pak nga aktualiteti ne u beme kombi me i urryer ne Europe. Pasojat i dime dhe ende nuk kemi perfunduar me pagesen.

Pas vdekjes se komunizmit (zyrtar) ne Shqiperi e Dardani (ne disa vise shqiptare ende vazhdon) ne u ndjeme te lire, por as liria pas shume gjaku e vuajtjesh nuk do te mjaftonte qe ne te kthenim dinjitetin e humbur.

Mungesa e luftes fetare mes shqiptareve tregon se sado qe osman islami i ka hyre ne gjak shqiptarit, ai prape e ka ruajtur nje pike te veten, si kujtese te perhershme, e cila here pas here shfaqet gjithe nostalgji per vetveten.
Edhe pse te ndare nga pushtuesit 500 vjecare, ne arritem te mbetemi si ata (fatkeqesisht, kuptohet sepse duhej te ishim vetvetja), por nuk shkuam me larg.
Sot e kaluam Anadollin dhe nuk u ndalem as ne Sahara. Sot jemi endacake (kuptohet jo te gjithe) ne kerkim te se zezes tone, te cilen do e gjejme se shpejti, nese nuk ndihmoni te gjithe shqiptaret.

Ushtaret amerikane, bijte me te mire te Amerikes nga pertej Oqeanit erdhen dhe rrezikuan jeten e tyre (nuk po permend miliona dollare shpenzime, plus edhe pas luftes) per te shpetuar shqiptarin tone.
Sot, per hir te nje pushtimi te gjate e teper te dhimbshem, ne urrejme dhe duam vdekjen e shpetimtareve tane.

Si perfundim:

Te gjithe e dime se ku shkollohen hoxhallaret tane. Ata shkojne njerez atje, ose te shumten gjysem-njerez, por qe kthehen djaj te shitur, te cileve ju intereson xhepi i tyre i fryre dhe nje ‘’zot i ri’’, teper i frikshem e i (a)llahtarshem per njeriun normal, sic eshte kryeterroristi islamik, nena e urrejtjes nderkombetare, Osama Bin Laden. Me kthimin e tyre fillon poeti te thure vargje, kompozitori kompozon e kengetari kendon! Me kete kenge fillon edhe historia e re e shqiptareve, te cilet, e perseris: per hir te nje pushtimi, jane ne prag te luftes se pare fetare.

Nese nuk e ndihmojme veten do i harrojme masakrat turke e serbe dhe tragjedine came. Do i harrojme Deshmoret e Kombit Agim Ramadanin e Adem Jasharin dhe do ringjallim njeheresh Heroin Tone Kombetar Gjergj Kastriotin se bashku me Sulltan Muratin.
Une kam lindur per te qene ne krahun e heroit tim. Ejani te gjithe tek zemra juaj Gjergj Kastrioti, pastaj Sulltani do tmerrohet i vetem dhe do largohet pergjithmone nga trojet tona.

Larg Hoxhe Sulltanit. 

Gjergj Kastrioti pret nipat e tij…