E premte, 19.04.2024, 10:01 AM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Censura, gazetaria e regjimit dhe zgjedhjet fiktive

E enjte, 25.10.2007, 12:19 AM


Marionetat po i zëvendësojnë Kushtetutat e Ligjet diskriminuese të Titos me Kushtetuta e Ligje diskriminuese të Ahtisarit

GJENERATA E VJETËR DHE E MESME I DI SE SI REGJIMI TITOIST ORGANIZONTE “ZGJEDHJE E LIRA” PËR GJYSËM SHEKULLI NE ÇDO 4 VITE DHE NE ATO GJITHMON “ME 99% TË VOTAVE FITONIN” TË NJETAT FËTYRA TË PAFËTYRA.

Nga Besnik Prishtina

Në makinerinë propagandistike të diktaturës të ish regjimit titosist të Beogradit gjithmonë rolë kryesore kanë pasur gazetarët e regjimit. Ata e kanë arsyetuar politikën destruktive, veprimet plaçkitëse ekonomike, terrorin gjyqësor dhe veprimet kriminale policore ndaj popullit ton.

Gjatë asaj kohe detyra e tyre ka qenë që para opinionit të brendshëm dhe të jashtëm të krijojnë një përshtypje të një “manifestimi kombëtar” ku njerëzit “të lirë e me gëzim marrin pjesë në zgjedhje” ku zakonisht nuk kishte zgjedhje por votime të kudrave që i kishte zgjedhe e emëruar vet Partia, gjegjësisht KQ i LKJ dhe filialet e saja të pushtetit në njësitë federale.

Gazetarët shqipfolës të regjimit trumbetonin “barazinë nacionale” edhe kur Populli Shqiptar i Kosovës nën sundimin e ish RSFJ ishte futur me dhunë. Pra, kundër vullnetit të vet, ishte ndarë nga trungu Amë dhe ishte futur nën sundimin e tri republikave sllave. Trajtohej si “pakicë nacionale” edhe pse ishte populli i tret më i madhi numerikisht në ish RSFJ. Edhe pse kishte një territor me shumë pasuri natyrore ai po jetonte në shkallën me të ulet të zhvillimit e të standardit ne gjithë ish RSFJ, si pasoj e shtypjes dhe shfrytëzimit ekonomike të tjerëve në kurrizin e ti! Burgjet jugosllave kurrë nuk mbeten pa të burgosur politikë shqiptar, dhe megjithatë mësuesit dhe nxënësit e Mahmut Bakallit e Azem Vllasit thonin në kohën e Titos se “...kurrë nuk ka qen Kosova me e lirë se sot...”!

Edhe tani kur disa dhjetëra mija ushtar, police e agjent të huaj me një administrata autokratike po e mbajnë Kosovën qendrore nën diktaturën e vet, përsëri ky lloj e soj sorollopi i politikaneve servile krekosen me deklarata se “... Kosova është e lirë...” dhe se ata janë për integrime me NATO dhe me BE, si dikur që thonin baballarët e tyre për “integrime” me Traktatin e Varshavës dhe me ish Bashkimin Sovjetik.

Ata e dinë mire se brena NATO dhe BE Populli Shqiptar ka Shtete mike (si SHBA, BM dhe RFGJ e tj.), por aty ka edhe shtete armike (si Greqia, Sllovakia, Rumunia e tj.) dhe ka mundësi që aty të integrohen edhe shtete tjera armike (si Rusia, Serbia, Mali i Zi, Mqedonia e tj.) me të cilat ne nuk do të pranojmë kurrë kurfar integrimi.

Kosova nuk do ti pranon kurrë kufijtë ”ndërkombëtar” brenda territorit të vet kombëtar dhe kurfar “misioni mbikëqyrës” të BE, përveç të një Përfaqësie Diplomatike si tera Përfaqësitë tjera të huaja në vendin ton. Pos Misonit të OKB i cili ka qen për mbikëqyrje i pranishëm ne vendin ton, nuk ka mundësi as kush pa pëlqimin e vendit ton të ketë trupa te veta ushtarake, policore e agjenturore e civile brenda territorit ton nga 10 Dhjetori 2007.

Por, marionetat mendojnë se me rrenat e mashtrimet e radhës do të mund të e vazhdojnë me avazin e vjetër. Po. Se ata nuk munden të e shohin Kosovën të integruar me shtetin Amë Shqipërinë dhe pa pranin e ushtrive e policive të huaj, sepse për kësi lloji politikanesh e vetmja garanci që ata të mos përgjigjen për politikën e vet mafioze dhe e vetmja garanci që ata të qëndrojnë në pushtet është qëndrimi i Kosovës nën sundimin e huaj. Mu edhe për këtë organizohen zgjedhje të tilla fiktive për të krijuar njëfarë ligjimiteti formal.

Tani kur mbi Populli Shqiptar të Kosovës po shtrëngohen kufitë armiqësor të ish republikave dhe kur brenda saj po prehen kufitë e ri të “decentralizimit” dhe kur populli i ynë po shpronësohet nga territori i vet nacional i cili po shpallet “multietnik” nga sundimi i huaj dhe kur Kushtetutat e Ligjet e Titos po zëvendësohen me Kushtetuta e Ligje të Ahtisarit. Tani kur me Planet e Ahtisarit po bëhen përpjekje qe përmes do simboleve e himneve të huaja të falsifikohet edhe identiteti nacional shqiptar i Kosovës. Tani kur Kosovës ju ka imponuar një sundim autokratik globalist me monedhe të BE. Tani kur Kosova është vuarë ne një burg kolektiv të vizave të atyre vendeve që te ne Kosovë kanë marshua me njësi tankiste pa e marr pëlqimin ton fare e nga ne kërkojnë viza edhe për turizëm. Tani kur ata e kanë demolua ekonomin tone nacionale, bazën sociale dhe perspektiven zhvillimore. Tani kur BE pasi e çarmatosi dhe e demoloi UÇK po ju organizon Gjyqe ndaj ushtarëve të UÇK kur për dëshmitar kundër tyre thërrasin ata oficer me duar të përgjakura e politikan serb si dhe spiujt e tyre qe e kanë organizuar dhe zbatuar gjenocidin ndaj popullit ton. Tani kur ata po pregaditen të e publikojnë aneksimin e Kosovës si koloni e BE. Gazetarët e regjimit vazhdojnë te i bëjnë thirrje popullit qe të vazhdon të beson në rrena dhe që të merr pjese në zgjedhjet fiktive të OSBE për legalizimin e do institucioneve kukulla të regjimit të huaj që u krijuan në mardhaje jashtëmartesore mes UNMIK-ut dhe marionetave vendore nga te cilat linden do krijesa të parakohshme qe vetëm me qëndrim në inkubator të OSBE vazhdojnë të vegjetojnë si institucione legjitime. Sepse populli ato institucione nuk i njeh!

Të tilla institucione dhe ato vendime qe ato i kanë marr brenda këtyre 8 viteve dhe që do ti marrin edhe në të ardhmen si pas diktatit të diktatorëve autokratik të huaj, Populli Shqiptar nuk do ti njeh dhe nuk do të i zbaton.

Ata që vazhdimisht shtihen si miq të Popullit Shqiptar dhe në anën tjetër nuk e njohin të drejtën e ti në VETËVENDOSJE, ata janë miq të rrejshëm dhe ne mundemi edhe pa ta. Populli Shqiptar nuk është vetëm sepse me te është e Drejta dhe edhe vet Zoti dhe ne do të fitojmë.

Populli Shqiptar i mbijetoi Perandorit Bizantine, Romake, Osmane, i mbijetoi edhe mizorin e dyndjeve të fiseve barbare sllave dhe okupimet e shumta të agresorëve të ndryshëm dhe do të e mbijeton edhe Perandorinë Globaliste të Bashkimit Evropian i cili do të përfundoi ashtu si përfundoi ish Bashkimi Sovjetik.

Këtë shkrim do të e dërgoi te të gjitha mjetet e informimit publike, por që tani e di se censura staliniste e makinerisë propagandistike të BE nuk do të i lejoi gazetarët e regjimit që të e botojnë në faqete e veta. Censura e BE do të funksionoi njësoj sikur ndodhi kur u vranë 6 Shqiptar ne Demonstrata ne Gostivar para 10 viteve dhe në mjetet e informimit publik BE nuk u tha as një fjale për krimet e policisë Maqedone ndaj Shqiptarëve Kështu veproi censura në BE edhe për krimet e Serbisë për 4 vite luftë në Bosnje e Hercegovine në pranin e trupave të OKB nga shtetet anëtare të BE.

Edhe për krimet e Policisë se BE nga Rumania të 10 shkurtit 2007 BE vazhdoi te heshtë dhe të mos distancohet nga ato krime. Tani BE po pregaditet që vrasësit rumun ne uniforma të Policisë të i rikthen në Kosovë ne “misionin e BE” për “mbikëqyrje”. Ata mund të kthen në Kosovë por kurrë të gjallë më nuk do të mund të dalin nga Kosova.


GJENERATA E VJETËR DHE E MESME I DI SE SI REGJIMI TITOIST ORGANIZONTE “ZGJEDHJE E LIRA” PËR GJYSËM SHEKULLI NE ÇDO 4 VITE DHE NE ATO GJITHMON ME 99% TË VOTAVE FITONIN TË NJETAT FËTYRA TË PAFËTYRA, NË MESIN E TE CILVE ISHIN SHUMCA DHËNDËRUSHË JUGOSLLAV. NDËRSA TË TJERËT ISHI FAREFIS DHE RRETH MIQSOR I TYRE! TANI AGJENTURA PROAMERIKANE PO ZËVENDSOHEN ME MARIOENTA PROBASHKIMI EVROPIAN I CILI GJITHNJË E MË TEPËR PO E MERR FIZIONOMINË E ISH BASHKIMIT SOVJETIK NE KONTINENTIN E VJETËR TË EVROPÊS. ATA SHQIPFOLËS QË FAMILJET E VETA I KAN BËR “MULTIETNIKE” KAN PËRSËRI SHANSËN TË HYN NË PUSHTET KOLONIAL SI MARIONETA TË MIQVE TË VET TË HUAJ. POR, EDHE PËR SA KOHË ATE E DI VETËM ZOTI.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora