E shtune, 20.04.2024, 03:16 AM (GMT+1)

Mendime

Pierre-Pandeli Simsia: Cdo behet me ish maturantet?!

E enjte, 25.10.2007, 05:11 PM


Nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia
Fillimi i vitit te ri shkollor i gjeti te gezuar dhe me buzen ne gaz gjithe nxenesit e shkollave. Ajo buzeqeshje u ndje me teper tek ata vogelushe, qe u ulen per here te pare ne bankat e shkolles ne klasen e pare dhe tek ata nxenes, te cilet kane kaluar 11 vitet e shkolles mes ankthit dhe gezimit dhe qe ne ate fillim viti te ri shkollor u ndjehen me te pjekur dhe me te lumtur. Jane ata nxenes qe vete jeta i ka vene emrin : Maturante. Jane ata nxenes, qe, pasi te mbarojne kete vit mature,do marrin dhe ate, dokumentin, qe i verteton pjekurine e moshes, qe nga te gjithe quhet :Deftesa e Pjekurise, ose Diploma e Matures. Eshte ajo diplome, qe pas nje "lufte" te gjate per te nxjerre mesatare te larte, duhet te jete nje "arme"e forrte(se per kohen qe jetojme, kesaj arme i ka rene vlera), per te vazhduar studimet me tej, kudo qofshin ato studime, brenda apo jashte vendit. Pavaresisht se numri i kerkesave te maturanteve qe kerkojne te vazhdojne studimet e larta numerohen me mijera,ata qe e kane ate fat e te gezohen jane me te paket ne numer.Kjo humbje qe nuk i lejon ish maturantet te vazhdojne me tej, ka dhe kjo sekretin dhe enigmen e saj, gje te cilen nuk do doja te beja komente ne lidhje me kete, por nje gje eshte fakt se, keta "humbes", me nje brenge te madhe ne shpirt, nuk bejne gje tjeter, vecse sillen rrugeve te qytetit. Ndoshta dhe ajo diplome mature qe e mbajne ne shtepi u duket e tepert dhe e pa vlere. Po ku mund ta gjejme kete pergjegjesi per gjithe ata ish maturante qe sillen rrugeve?! Me te drejte prinderit edhe u thone: "Kaq ishte detyra jone, tani cani vete ne jete" dhe keshtu eshte.Po ku te cajne dhe me se? Shteti u ka mbyllur rrugen edhe klandestineve, gje te cilen nuk do ta deshironim kurre dhe nuk u ka hapur deren e punes te punojne. Ku mund ta gjejme pergjegjesine per gjithe ate mase te madhe djemsh e vajzash te shkolluara te papune? Ku mund te trokase gjithe kjo Rini, pervec se ne deren e madhe te shtetit? Po shteti valle c'po ben? Vetem nje thirrje doja ti beja shtetit: Shteti im! Ke perpara vetes ate qe te ushqen me gjak te ri, ate lule te bukur qe te jepe freski. Hapi deren e punes te punoje te jetoje dhe te shijoje jeten, ajo qe do jete neser perfaqesuesi yt, keta njeres te lumtur qe sot quhen Rini...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora