Nga Pierre-Pandeli Simsia
|
Pierre-Pandeli Simsia |
Kush jeton në Sh.B.A. dhe i është dhënë mundësia të aplikojë për t'u bërë qytetar amerikan, ka mësuar se, një ndër 96 pyetjet e testit, është të flasësh për Flamurin Amerikan; kush janë ngjyrat e tij, çfarë tregojnë yjet në flamur, sa yje, sa viza ndodhen në flamur...
Kush nga aplikuesit ka fëmijë që kanë mbaruar shkollën në Sh.B.A. apo edhe nga ata, që fëmijët e tyre janë akoma në vazhdim të shkollës, janë më me "fat", sepse e kanë mësuar prej kohësh këtë pyetje. Janë fëmijët ata që e dinë më parë këtë, pasi Flamurin Amerikan e kanë mësuar që në klasën e parë. Pasi i ke mësuar këto pyetje, menjëherë të shkon mendja te Flamuri ynë Kombëtar dhe ndihesh pak në "siklet" t'ua shpjegosh saktë fëmijve tanë kur këta të pyesin: Pse shqiponja mbi flamur është me dy koka"? Mundohemi t'ua shpjegojmë atyre me metodat e ndryshme, ashtu siç na e kanë thënë edhe neve, pasi akoma nuk ka një përkufizim të përbashkët.
Kjo pyetje gjithmonë ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, sidomos të nxënësve të shkollave, pasi nuk ka një përgjigje konkrete të botuar, sidomos në tekstet shkollore.
Vite më parë, një ish mësuesi im në shkollën tetëvjeçare i është përgjigjur kësaj pyetje: "Shqiponja është me dy koka, sepse vigjëlon nga të gjitha anët". Me këtë shpjegim prej mësuesi, u njohëm ne me këtë pyetje për vite me radhë, ndërsa një tjetër përgjigje e mëvonshme do të na i ndëronte këtë mendim.
Mendoj se përgjigjen e saktë të kësaj pyetjeje duhet ta japin historianët
tanë në bashkëpunim me Ministrinë e Arësimit, e cila të jetë e botuar në
tekstet shkollore e të mësohet që në klasat fillore.