E enjte, 25.04.2024, 02:34 AM (GMT+1)

Mendime

Pierre-Pandeli Simsia: Kur fëmijët nuk e njohin shqiponjën e flamurit

E merkure, 24.10.2007, 06:42 PM


Nga Pierre-Pandeli  Simsia 

Pierre-Pandeli Simsia
Kush jeton në Sh.B.A. dhe i është dhënë mundësia të aplikojë për t'u bërë  qytetar amerikan, ka mësuar se, një ndër 96 pyetjet e testit, është të flasësh  për Flamurin Amerikan; kush janë ngjyrat e tij, çfarë tregojnë yjet në flamur, sa yje, sa viza ndodhen në flamur...
Kush nga aplikuesit ka fëmijë që kanë  mbaruar shkollën në Sh.B.A. apo edhe nga ata, që fëmijët e tyre janë akoma në  vazhdim të shkollës, janë më me "fat", sepse e kanë mësuar prej kohësh këtë  pyetje. Janë fëmijët ata që e dinë më parë këtë, pasi Flamurin Amerikan e  kanë mësuar që në klasën e parë. Pasi i ke mësuar këto pyetje, menjëherë të  shkon mendja te Flamuri ynë Kombëtar dhe ndihesh pak në "siklet" t'ua shpjegosh  saktë fëmijve tanë kur këta të pyesin: Pse shqiponja mbi flamur është me dy  koka"? Mundohemi t'ua shpjegojmë atyre me metodat e ndryshme, ashtu siç na e  kanë  thënë edhe neve, pasi akoma nuk ka një përkufizim të përbashkët.
Kjo  pyetje gjithmonë ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, sidomos të nxënësve të shkollave, pasi nuk ka një përgjigje konkrete të botuar, sidomos në tekstet  shkollore.
Vite më parë, një ish mësuesi im në shkollën tetëvjeçare i është  përgjigjur kësaj pyetje: "Shqiponja është me dy koka, sepse vigjëlon nga të  gjitha anët". Me këtë shpjegim prej mësuesi, u njohëm ne me këtë pyetje për  vite me radhë, ndërsa një tjetër përgjigje e mëvonshme do të na i ndëronte këtë  mendim.
Mendoj se përgjigjen e saktë të kësaj pyetjeje duhet ta japin  historianët
tanë në bashkëpunim me Ministrinë e Arësimit, e cila të jetë e  botuar në
tekstet shkollore e të mësohet që në klasat  fillore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora